Bota

Kandidati favorit per president te Frances kerkin bashkim kombetar kunder populistes Marine Le Pen!

[sgmb id=”1″]

Kandidati favorit për President të Francës, i pavaruri nga qendra politike Emmanuel Macron kërkon bashkim kombëtar kundër populistes Marine Le Pen, rivalja e vetme në balotazhin e ardhshëm presidencial të 7 majit 2017.

Në një fjalim para mbështetësve në Paris, Macron tha se dëshiron të mbledhë “mbështetjen më të madhe të mundshme” përpara balotazhit që zhvillohet pas rreth dy javësh.

Ai i vlerësoi mbështetësit e tij për një fushatë “që ndryshoi rrjedhën e vendit tonë”.

Macron kërkoi shpresë në Europë në vend të frikës, si një referencë kundër fushatës anti-evropiane të Le Pen.

Macron, një 39-vjeçar i cili nuk është zgjedhur asnjëherë më parë në ndonjë post, shfaqi një zemërim të hapur ndaj partive tradicionale dhe premtoi “transformime të reja” në politikën franceze.

Me një lëvizje shumë të pazakontë, Macron erdhi në skenën politike franceze bashkë me gruan e tij, Brigitte.

 

Kandidati favorit per president te Frances kerkin bashkim kombetar kunder populistes Marine Le Pen! Read More »

Goditet Kili nga nje termet 6.1 balle te shkalles Rihter.

[sgmb id=”1″]

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën qendrore të Kilit, pa shkaktuar viktima dhe as dëme materiale, njoftoi Zyra kombëtare e urgjencave (Onemi).

Tërmeti ndodhi në orën lokale 23:36 (02:36 GMT), rreth 48 kilometra në perëndim të portit Valparaiso dhe në një thellësi prej 10 kilometrash”, shtoi Zyra kombëtare e urgjencave (Onemi).

“Asnjë viktimë dhe dëme në shërbimet bazike dhe infrastruktura nuk u njoftua”, nënvizoi Onemi.

Goditet Kili nga nje termet 6.1 balle te shkalles Rihter. Read More »

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave greke patrulla të policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës, duke u gdhirë e diel. Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit Omonia.

Sipas burimeve nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç. Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.

Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.

Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik. Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të konsullatës së përgjithshme të Turqisë.

Pastaj ata u zhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së konsullatës.

Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË Read More »

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË, KAPEN 2 TË RINJ, NJËRI SHQIPTAR

[sgmb id=”1″]

Patrulla të policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës, duke u gdhirë e diel.

Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit Omonia.

Nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç.

Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.

Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.

Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik.

Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të konsullatës së përgjithshme të Turqisë.

Pastaj ata u zhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së konsullatës.

Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË, KAPEN 2 TË RINJ, NJËRI SHQIPTAR Read More »

VRITET NJË ZYRTAR I OSBE’SË NË UKRAINË

[sgmb id=”1″]

Një zyrtar i misionit të OSBE’së e ka gjetur vdekjen në lindje të Ukrainës.

Edhe ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e zyrtarit.

Krejt ngjarja tragjike ndodhi pasi një veturë e Policisë, me të cilën po udhëtonte zyrtari, ra në një minë tokësore e cila ishte e vendosur në pjesën e Ukrainës që kontrollohet nga forcat që janë pro Rusisë

VRITET NJË ZYRTAR I OSBE’SË NË UKRAINË Read More »

Gruaja shtatëzanë dhe burri i saj mbeten të bllokuar 24 orë në shkretëtirë

[sgmb id=”1″]

Një grua shtatëzanë dhe partneri i saj kishin mbetur të bllokuar për më shumë se 24 orë në shkretëtirën e Gibson në Australi, pasi mjeti me të cilën po udhëtonin u prish.

Burri 32 vjeç dhe gruaja shtatëzënë, 27 vjeç, po shkonin në Warburton.

Është dashur ndërthyrja e forcave të policisë të cilën me helikopter kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar çfitin. Ata u dërguan në spitalin Rajonal Broome.

Gruaja shtatëzanë dhe burri i saj mbeten të bllokuar 24 orë në shkretëtirë Read More »

Pamje nga “ferri” në Siri/ Fëmijë të përgjakur dhe të tmerruar pas një sulmi me bombë nga Rusia

[sgmb id=”1″]Pamjet e një fëmijët që ikën i tmerruar nga shtëpia e shkatërruar prej avionëve rus në zonën e Hama-s në Siri janë duke bërë xhiron e botës.

Daily Mail raporton se avionët rus në krah të diktatorit sirian Bahar Al Asad bombarduan me bomba-parashutë zonat e mbajtura nga rrebelët në Hama duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme edhe në civilë, përcjell Albeu.com.

Në video dëgjohet një burrë që filmon momentin e hedhjes së bombave si edhe tmerrin e fëmijëve duke u larguar nga zona e bombarduar. 

Bombat parashutë përdoren kryesisht kundër tuneleve të rebelëve pasi konsiderohen si më preçize krahasuar me të tjerat. Rusia po i përdor ato prej dy vitesh gjatë ndihmës që po i jep Asadit kundër rrebelëve.[sgmb id=”1″]

 

https://youtu.be/AoG3FXCwdt0

Pamje nga “ferri” në Siri/ Fëmijë të përgjakur dhe të tmerruar pas një sulmi me bombë nga Rusia Read More »

GREQI, KAPEN QINDRA KILOGRAMË DROGË

Policia greke ka zhvilluar disa operacione ndaj lëndëve narkotike në zonat veriore greke kufitare me Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare gjatë tre operacioneve në zonë e Janinës dhe Artës janë sekuestruar rreth 200 kilogramë marijuanë dhe arrestuar të paktën gjashtë persona.

Sipas policisë greke krahas shtetasve shqiptarë dhe grekë të përfshirë në trafikun e drogës janë ndaluar edhe shtetas austriakë.

Policia greke thotë se ka shtuar kontrollet në zonat kufitare me Shqipërinë ku kohët e fundit vijon me ritëm të shtuar trafiku i marijuanës. Brezi i kufirit tokësor nw kufirin jugor dhe juglindor shqiptar shërben si rrugëkalim i sasive të mëdha të lëndëve narkotike që u kultivuan vitin e shkuar në Shqipëri. Sipas hetimeve policore rrjetet e trafikut depozitojnë afër zonave ndërkufitare sasi të mëdha të drogës të cilat më pas transportohen përmes korrierëve për në brendësi të territorit grek.

Pak kohë më parë Policia shqiptare zbuloi rreth 12 tonë marijuanë në një zonë rurale në Përmet. Dyshohet se lënda narkotike ishte grumbulluar në një ish-depo të rezervave shtetërore ushqimore, për t`u transportuar drejt Greqisë.

GREQI, KAPEN QINDRA KILOGRAMË DROGË Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com