Aktualitet

Metën kur e kap paniku, vetëm Doktorin mendon

Kryeministri Edi Rama u kujtoi qytetarëve në Vorë se e kishte parashikuar caktimin e një date të re zgjedhjesh nga Meta, për në datën 21 tetor, gjatë takimit në Vorë, pasditen e sotme.

“Dy shpjegime kam unë ose 21 i binte e hënë, ose fallxhorja e ka lexuar 2-in si dy ditë para ditëlindjes së Doktorit, se ka thënë 2 është dy ditë para ditëlindjes së njëshit, se Iliri njësh e ka Doktorin, po e kapi paniku vetëm Doktorin mendon. Në politikë është pacient i Doktorit”, – tha Rama.

”Zgjedhjet bëhen më 30 qershor dhe data e re është muhabet filxhani”, – tha Rama.

“Kur e parashikova te filxhani imagjinar datën 21, ishte akoma situata e tensionuar shumë për njerëzit, se unë e kam ditur si shkon kjo punë, se e kam thënë që jam tre lëvizje para. Mund t’ju them se data e re doli se nuk e ndalën dot, nuk e bllokuan dot, nuk e vranë dot 30 qershorin. E kuptuan shumë mirë që 30 qershorin e humbën dhe nuk mund të bëjnë dot asgjë nga ato që kanë menduar e imagjinuar, se mund të bënin”, – tha Rama. /atsh

Metën kur e kap paniku, vetëm Doktorin mendon Read More »

Lajmi i mirë i datës së re të Metës, më 30 qershor votimet do të jenë në qetësi

Kryeministri Edi Rama tha pasditen e sotme nga takimi elektoral në Vorë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit se me dekretimin nga ana e Presidentit të një date të re zgjedhjesh, ka edhe një lajm të mirë.

“E kuptuan që kjo lojë mbaroi. Lajmi i mirë i datës së re është vetëm një, që më 30 qershor votimet do jenë qetësi.

Mund të ketë ndonjë budalla këtu e atje që akoma s’e ka marrë vesh që kjo punë ka mbaruar dhe që data e re është muhabet filxhani, por të gjithë ata që e kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e dinë që 30 qershori është shuplakë historike ndaj gjithë karnavaleve të shtabit të revolucionit të mbledhur atje në Presidencë.

Të dalin të gjithë, socialistë e demokratë, e sidomos demokratët e t’i japin një mesazh Lulit që kështu nuk shtyhet dhe t’i japin mundësi PD të rilindë, ose të mbajnë Lulin dhe me rrenat e Lulit të jetojnë çdo ditë”, – tha Rama. /atsh

Lajmi i mirë i datës së re të Metës, më 30 qershor votimet do të jenë në qetësi Read More »

Rama: Në 30 qershor votë kundër karnavaleve të politikës

“Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 qershor, qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama.

Rama reagoi pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të dekretuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve vendore.

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës”, tha Rama./atsh

Rama: Në 30 qershor votë kundër karnavaleve të politikës Read More »

Masat për sezonin turistik, zv/ministrja Kuko inspektim në vijën bregdetare të Divjakës

Siguria gjatë sezonit turistik është në fokus të Ministrisë së Brendshme. Zv/Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka inspektuar të enjten, vijën bregdetare të Divjakës për të vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

“Siguria gjatë sezonit turistik në fokus të Ministrisë së Brendshme . Në një inspektim blitz në Divjakë për të parë masat e marra të cilat janë përgjegjësi ligjore e pushtetit vendor! Bashkë me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Policinë e Shtetit do të vijojmë inspektimet konstatimet në gjithë vijën bregdetare”, garanton zv/Ministrja Kuko./atsh

Masat për sezonin turistik, zv/ministrja Kuko inspektim në vijën bregdetare të Divjakës Read More »

Meta ka marrë drejtimin e opozitës, sa herë dështon Luli, ndërhyn ai

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Presidenti Ilir Meta ka marrë drejtimin e opozitës sa herë dështon Luli, ndërhyn Iliri, është fatkeqësi e madhe për institucionin”.

Në një takim me banorët e njësisë nr. 4 paraditen e sotme, Kryeministri Rama theksoi se “erdhi dita që Bujar Nishani të duket si Xhefersoni, habi e madhe. Kur ne bëmë marrëveshjen atëherë, që ishte marrëveshje e deklaruar nga të dy palët më kujtohet të nesërmen ata të Presidencës merrnin në telefon na dërgoni letrën më firmë të përbashkët që jeni dakord me shtyrjen një jave të zgjedhjeve që ishte brenda afatit të përcaktuar nga ligji zgjedhor dhe brenda kornizës kushtetuese, për të bërë këtë ndryshim e kërkonte me shkrim”.

“Ky tjetri hapni vendin se do hidhem, është habi e madhe i hodhi benzinë zjarrit me marrëzinë e shfirmosjes së vet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot e ka marre përgjigjen shume të qartë ajo histori nga kolegji zgjedhor se është Kolegji Zgjedhor, gjykata që vendos dhe është pa të drejtë ankimi askush nuk mud të vë në diskutim vendimin e Kolegjit Zgjedhor që vulos zgjedhjet”.

Duke komentuar takimin e sotëm të Presidentit Meta me kreun e opozitës Lulzim Basha, Rama tha se “mund të bëjnë ca të duan, por kjo s’ka asnjë rëndësi është nul, është kot këtu ka institucione nuk është çështja secili ka pjesën e vet. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës, por kur e lexon Kushtetutën në filxhan mund të fantazosh e të bësh”.

Sipas tij, Meta mund të marrë vendim t’i shpall luftë BE dhe SHBA-së, por të gjithë njerëzit e kuptojnë, pjesa dërrmuese e neverit, pjesa tjetër e kupton po ngaqë është në pozitë tifozlliku thotë hajt mos del ndonjë gjë, faktikisht është një marrëzi.

“Problemi me këta është mirë që u çmenden, por u çmenden të gjithë përnjëherë”, tha Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1145392442325496/?t=0

Meta ka marrë drejtimin e opozitës, sa herë dështon Luli, ndërhyn ai Read More »

Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet në 30 qershor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët e saj në vendin tonë se “Shqipëria do të mbajë zgjedhje në 30 qershor.

Në njoftimin për qytetarët e saj, ambasada amerikane thekson se votimi është planifikuar nga ora ora 07:00 deri ne 19:00.

Sipas përfaqësisë diplomatike të SHBA-ve në Tiranë, “zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki në Shqipëri”.

“Vendndodhja; Brenda dhe jashtë qendrave të votimit, qendrave të numërimit, zyrave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje në çdo bashki në 30 qershor. Ngjarja: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, janë përcaktuar për t’u zhvilluar në 30 qershor 2019. Votimet do të fillojnë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të zhvillohen në çdo bashki të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu, ambasada u kërkon shtetasve të saj të jenë vigjilentë rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore, të shmangin çdo zonë ku ka dhunë dhe të monitorojnë mediet.

“Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës./atsh

Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet në 30 qershor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë Read More »

SHBA, Italia dhe Britania me vëzhgues për 30 qershorin

Ambasada Amerikane në Tiranë, Ambasada Britanike, Ambasada Italiane i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri për akreditimin e vëzhguesve të tyre për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kërkesa e përfaqësive diplomatike të Amerikës, Italisë dhe Britanisë, drejtuar KQZ-së për akreditimin e stafit të tyre vëzhguesve mban datën 26 qershor.

Duke përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.

“Ju lutem më lejoni t’iu dërgoj anëtarët e stafit të Ambasadës për akreditim si vëzhgues dhe përkthyes afatshkurtër për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri. Faleminderit për punën që ju dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bëni përpara këtyre zgjedhjeve të rëndësishme”, thuhet në kërkesën zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Më herët, konkretisht më datë 19 qershor edhe OSBE, si institucioni i vetëm që merret me cerfifikimin e zgjedhjeve, ka kërkuar nga KQZ akreditimin e vëzhguesve të tyre për zgjedhjet që mbahen më 30 qershor. /atsh

SHBA, Italia dhe Britania me vëzhgues për 30 qershorin Read More »

Meta pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili pranoi ftesën për t’u takuar në presidencë.

Në Presidencë, Basha mbërriti rreth orës 09:00, takim i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në përfundim të takimit, Meta ka bërë të ditur se me kreun e PD-së diskutuan mbi krizën aktuale që po kalon vendi.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, u shpreh Meta.

Pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Meta ka pritur në takim edhe Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Meta ka ripërsëritur mesazhin se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, është shprehur Meta pas takimit.

Një ditë më parë, presidenti ftoi për dialog kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha në Presidencë./atsh

Meta pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë Read More »