Aktualitet

“Rama të lutem qëndro”, pankarta gjigante në Vlorë

Partia Socialiste mbylli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, në një miting madhështor të qytetin e Vlorës.

Por ndërkohë që kryeministri Edi Rama mbante fjalimin, në një pallat pranë sheshit ku po zhvillohej mitingu përmbyllës i fushatës është shpalosur një pankartë gjigante në mbështetje të tij.

“Rama please stay (Rama të lutem qëndro)” shkruhet në gjuhën angleze në pankartë./atsh

“Rama të lutem qëndro”, pankarta gjigante në Vlorë Read More »

Opozita le ta shikojë tërmetin këtu në Vlorë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Vlorë theksoi, duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga “Bild”, se tërmetin e përmendur nga Gjiknuri, tani opozita po e shikon nga televizioni.

“T’ju them tani dy fjalë për Vlorën. Në katër vite kemi bërë shumë punë. Unë ju garantoj se siç unë nuk kisha parë gjë akoma, edhe ju nuk keni parë gjë akoma, me çfarë do bëjmë ne, në katër vitet që do vijnë”, – tha Rama.

“Publikuan përgjimet. I publikuan nga Gjermania, zemra e Europës, partneri ynë kryesorë në rrugën e Integrimit. Ishte dhe Damiani në përgjime, që thoshte tërmet, tërmet e duam në Dibër, tani ato që na shohin nga Tv, do ta shohin tërmetin këtu në Vlorë”, – theksoi Rama.

“Përgjime e publikuara janë të bëra në vitin 2016, përgjime të mbajtura në kasafortë si minë me sahat për të hedhur në erë Shqipërinë. Përgjime që duhet të ishin hetuar, por jo. ato u mbajtën si minë me sahat që katër karnavalet e politikës shqiptare ti hidhnin për ti vënë zjarrin Shqipërisë, duke marrë për budalla popullin shqiptarë. Populli shqiptarë mund të ketë prapambetje, por për politikë s’ka popull në Europë më politikan se shqiptarët”, – theksoi Rama.

“Dua t’ju them shumë sinqerisht me zemër në dorë, pavarësisht të gjithave, këta na kanë bërë dhe një dëm tjetër shumë të madh. Kur shumica dhe qeveria nuk kanë një shumicë sfiduese, një opozitë që të lë pa gjumë se është detyra e politikanit të dalë para popullit, kush nuk del para popullit e pëson si këto karnavalet e Haxhi Qamilit, pasi ta pësojnë këto, s’do ta çojë askush ndërmend dhe populli shqiptarë do bjerë rehat njëherë e mirë”, – nënvizoi Rama./atsh

Opozita le ta shikojë tërmetin këtu në Vlorë Read More »

Mbyllja e fushatës në Vlorë, Rama: Më të mirë se ne nuk ka, nuk ka pasur, as nuk do të ketë(foto)

Partia Socialiste mbylli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit me një miting madhështor të qytetin e Vlorës.

“Më të mirë se ne nuk ka, nuk ka pasur, as nuk do të ketë”, – tha Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se “po të ishte sot këtu Saliu, do të thoshte në Vlorë u mblodhën 2 milionë, por në fakt nuk janë aq, por 20 mijë, bio nga Vlora e historisë, jo turistë”./atsh

Mbyllja e fushatës në Vlorë, Rama: Më të mirë se ne nuk ka, nuk ka pasur, as nuk do të ketë(foto) Read More »

Basha: Më 30 qershor, të ngrejmë zërin si qytetarë të denjë europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se, 30 qershori do jetë hapi fatal për rrëzimin e Ramës.

Në konferencë për shtyp, Basha tha se e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. “Ajo luftohet me këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë. Këtë ka bërë Partia Demokratike dhe unë, personalisht, çdo ditë, për gjashtë vjet rresht”, – tha Basha.

“Në rrugëtimin tonë në opozitë prej 6 vitesh, ne kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që sot do të doja t’i kishim bërë ndryshe, por ka diçka që është e padiskutueshme: Përkushtimi ynë ndaj kauzës dhe interesit publik, kurajo dhe këmbëngulja jonë përkundër çdo vështirësie. Udhëtimi ynë nuk ka qënë i lehtë, ka qënë i vështirë. Nëse ka patur ndonjë periudhë që e ka treguar këtë gjë janë 6 muajt e fundit. Vendimi për të djegur mandatet Ka qenë vendim shumë i vështirë dhe përgjegjësi e madhe”, tha ai.

Basha u kërkoi qytetarëve që “Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve – të çdokujt që ka ngritur zërin, të çdokujt që ka protestuar, që ka denoncuar, që ka kritikuar, që është distancuar nga ky regjim. Së dyti, duhet të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 vjetëve, më të qartë se kurrë gjatë këtye 6 vjetëve, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe”.

Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës. Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë”, tha ai./atsh

Basha: Më 30 qershor, të ngrejmë zërin si qytetarë të denjë europianë Read More »

Njihuni me Yuri Kim, ambasadoren e re amerikane në Shqipëri

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të emëruar Yuri Kim of Guam në pozicionin e rëndësishëm të administratës së tij si ambasadore të Jashtëzakonshme dhe të Plotëfuqishme në Republikën e Shqipërisë, njofton Shtëpia e Bardhë në faqen e saj në internet.

Kim është një diplomate karriere pranë Shërbimit të Jashtëm Amerikan, me gradën Konsull dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet të Europës Jugore.

Ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës për Studime në Diplomaci në Departamentin e Shtetit, kryetare e stafit për zëvendëssekretarin e Shtetit dhe drejtoreshë e Zyrës për Sigurinë Europiane dhe Çështjet Politiko-Ushtarake.

Gjithashtu, ajo ka shërbyer si asistente speciale për ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet në Azinë Lindore dhe Paqësor, si dhe ka qenë anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si këshilltare politike në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad, Irak si dhe në ambasadën e SHBA-së në Ankara, Turqi.

Kim është shkolluar në Universitetin e Pensilvanisë dhe atë të Kembrixhit.

Ajo flet gjuhët koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke. /atsh

Njihuni me Yuri Kim, ambasadoren e re amerikane në Shqipëri Read More »

Pas 30 Qershorit, nuk do kemi parti politike që ëndërrojnë të fitojnë pushtet duke djegur mandate

Kryeministri shprehu bindjen se pas zgjedhjeve të 30 qershorit do të krijohen parti të tjera politike në vend.

Në një intervistë televizive nga Vlora, Rama tha se “unë nuk mendoj se pas 30 qershorit do të shuhet Partia Demokratike. Patjetër që Partia Demokratike do të dalë shumë e rrënuar nga kjo histori, por do të duhet të reflektojë dhe të organizohet për tu rikthyer si një alternativë e besuar”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, nuk ka për të parë më Shqipëria skena të padenja, si në kohën kur ishte opozita në parlament. Sjelljet e opozitës mund ta kenë dëmtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por kjo mbetet për t’u parë. Por nuk ka ndodhur në botë që një palë t’i imponojë rregulla të pashkruara palës tjetër”.

“Këtu jemi në kushtet që nuk i kemi kundërshtarët në garë dhe nuk mund të fajësohet pjesa që bën garë. Shqipëria pse ka institucione që vlerësojnë vlefshmërinë e dekreteve, sot ka zgjedhje në 30 qershor”, – tha Rama. //atsh

Pas 30 Qershorit, nuk do kemi parti politike që ëndërrojnë të fitojnë pushtet duke djegur mandate Read More »

Goro: Investime të shumta për krijimin e brandit të Himarës turistike

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, Jorgo Goro u shpreh sot gjatë takimit elektoral në këtë bashki se shumë ndryshime kanë ndodhur këto vite duke e bërë Himarën një atraksion turistik kryesor.

“Më kujtohet para disa kohësh që me Damianin prezantonim programin për të ndryshuar Himarën dhe s’më besohet që në Himarë kanë ndodhur gjithë këto investime, ndryshime për të rinjtë, për Himarën turistike”.

“Pata a një takim me disa turistë dhe më thanë që Himara po ndryshon çdo vit dhe po bëhen disa projekte dhe po bëhet më e bukur”, tha Goro.

“Himara çdo vit dhe po bëhet më e bukur. Kjo falë vizionit, falë skuadrës, falë njeriut, i cili di ta bëjë këtë punë, falë Edi Ramës. Çdo vizitë e ka kthyer në projekt dhe çdo projekt e ka kthyer në investim shumë të rëndësishëm për bashkinë e Himarës.

“Sot jam këtu falë mbështetjes së tij, falë mbështetjes së PS. Falë asaj që ai më bëri pjesë të skuadrës së tij për ta bërë Himarën vend turistik siç e meriton. Projekti i ri i këtyre 4 viteve do të jetë investime kudo për ta kthyer Himarën në një produkt të ri që të gjithë investitorët, të gjithë himarjotët të dalin në tregun e turizmit me brandin e ri me brandin e Himarës”, tha Goro.

“Ne himarjotët, pjesa më e madhe jetojmë në Amerikë jetojmë në Europë dhe e dimë shumë mirë sesi mund të vish në pushtet. Dhe në pushtet mund të vish vetëm më votë. Ne këtë e dimë shumë mirë dhe kushdo që mundohet të pengojë uraganin himarjot për t’i dhënë votën PS, do të dështojë. Ne mbështesim në 30 qershor Edi Ramën”. /atsh

Goro: Investime të shumta për krijimin e brandit të Himarës turistike Read More »

Të gjithë do të bien në gropën që i hapën Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se opozita nuk do të mundet të pengojë dot hapjen e negociatave dhe drejtësinë.

Duke folur në takimin elektoral në Himarë, Rama tha se “këta mund ta kenë dëmtuar Shqipërinë sot për sot, përkohësisht, për të marrë në tetor negociatat për anëtarësim. Por nuk e ndalojnë dot. S’kanë shans ta ndalojnë dot”.

“Shqipëria do të ulet në tavolinë me BE dhe Shqipëria do hapë bisedimet. Dhe bisedimet fillojnë me drejtësinë. Dhe BE do t’i thotë Shqipërisë OK keni bërë reformën në drejtësi bravo, po bën vetingun bravo. Tani na trego pak funksionon sistemi i drejtësisë i barabartë për të gjithë. Ju që doni të hyni në familjen tonë. Në familjen tonë drejtësia është e barabartë për të gjithë. Drejtësia në Francë nuk pyet a je President a s’je President? Presidentët në Francë kanë qenë dhe janë në hetim dhe i nënshtrohen drejtësisë. Drejtësia nuk pyet në Itali a je kryeministër, a s’je kryeministër? Shkon atje dhe i nënshtrohesh drejtësisë. Drejtësia nuk pyet në asnjë nga vendet e BE dhe do duhet që Shqipëria të provojë që nëse do të bëhet vend i BE ka një drejtësi ku i gjati nuk e sheh do nga lart poshtë drejtësinë. I shkurtri nuk i fshihet do drejtësisë. I forti përpara drejtësisë është njësoj si i dobëti. Zyrtari i lartë përpara drejtësisë s’ka asgjë më shumë sesa njeriu i zakonshëm”, tha Rama.

Kjo, u shpreh Kryeministri, “është lufta jonë historike dhe ky është ai tërmeti që e kemi paralajmëruar që ditën e parë kur ne PS nisi këtë reformë dhe të gjithë ishin kundër. Që nga baba Xhikja tek Saliu, tek Xhuljeta, tek fallxhorja, tek të gjithë me radhë, kundër. Dhe u detyruan të vijnë të votojnë atje ndryshimet kushtetuese, kur ua futën partnerët të 4 këmbët në një këpucë. Votim i paharrueshëm. Gjithë ata burra atje. Kokën poshtë kartonin jeshil lart. Ja këta janë”.

Kjo, theksoi Rama, “është historikja e qeverisjes sonë, drejtësia. Përpjekja për të bërë shtet. Nuk bëhet shteti për një vit as për 5 vjet. Shtetet që ne shohim kur kalojmë detin janë bërë me qindra vjet. Procesi ynë do marrë shumë më pak kohë se sot jemi në mes të Europës dhe nuk kemi nevojë të shpikim. Mjafton të mësojmë dhe të adoptojmë atë që të tjerët e kanë bërë para nesh”.

“Dhe atyre që thonë, hë mo kjo reforma në drejtësi. E di unë shumë mirë. Ju ka ardhur në majë të hundës me ato karnavale dhe duan drejtësi. Në 30 qershor të shkojnë dhe ua zhysin votën siç e meritojnë ata. Dhe të jenë të sigurt që drejtësia, e ka thënë populli mund të vonojë, por nuk harron. Ndërkohë që drejtësia që ka vonuar për 30 vjet tani duhesh kujtuar dhe po vjen hap pas hapi. Do i shikoni. Hap pas hapi. Nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Jo të djegin KZAZ-të. Jo të bëjnë provokime e të flasin me dy standarde. Që të dalin të mbajnë ato fjalimet absurde që ne nuk e njohim 30 qershorin, po ne do rezistojmë. Po Edi Rama është plagosur për vdekje, po ne nuk duam konflikt. Këto lloj fjalimesh të një stili mafioz, me kode mund të vazhdojnë t’i mbajnë, por unë nuk e kam me ta. Ata e kanë marrë rrugën e tyre. Ata do të bien të gjithë në gropën që i hapën Shqipërisë. Donin ta fusnin Shqipërinë në gropë për të marrë peng zgjedhjet për të krijuar kaos. Duke shpërndarë nëpër botë fotografitë e shëmtisë së tyre që organizonin atje në Bulevard me punonjësit e bashkive sikur të ishte një revolucion me djegie. Duke bërë që njerëzit që mezi e kanë pritur këtu sezonin turistik të fitojnë më pak këtë vit për shkak të atyre”, tha Rama.

Unë, theksoi Rama, “e kam pikërisht me këta njerëz, e kam me demokratin më ekstremistë të Himarës, nuk e di kush është fare. Që nuk ushqehet nga SHQUP-i. Nuk ha përsheshin e Lulit siç e hanë ata që i kanë veshët si parafango. I keni parë si i kanë veshët. E keni parë atë Salianjin, sikur ka tre kokë. Një kokë edhe. E kam me demokratët që hapin dyqanin këtu. Hap dyqanin në mëngjes. Me demokratët që kanë hapur shtëpitë dhe i vijnë ato e-mailet që na falni po për arsye të situatës ne duhet të anulojmë rezervimin. Çfarë i thoni gruas ju demokratët ekstremistë kur shkoni në darkë në shtëpi dhe ju thotë ajo shiko se sikur nuk po vijnë aq sa duhet të vinin. Si i thoni ju gruas? Mi ka marrë lekët Luli. Apo ja kam falur lekët revolucionit. Si i thoni ju?”

“Është shumë e thjesht. Vajtja mbas berihajt. Rama ik e Rama ik dhe unë mbeta duke ikur. Dje isha në Fier. Sot erdha këtu.Do iki në Vlorë. Këtë punë kam. Po këta që shkojnë si mbas berihait. Hajdeni të shtunën se do e rrëzojmë. Pastaj më rrëzojnë këndojnë dhe himnin, fitore, fitore, fituam, fituam. Ra, ra, ra. Iku, iku, iku. Vjen e hëna ou. Mblidhen ta rrëzojmë prapë. Pastaj pasi nuk rrëzohet prapë. Thonë po sikur të mblidhemi në darke se mbase e ka fajin orari. Keni parë ju njerëz që mblidhen natën për të bërë rrëzime qeverish ja këta janë”, u shpreh Rama.

Duke folur për presidentin Meta, Rama tha se, “ai i 5-s së mëngjesit nuk u zgjua për të dalë në zyrë, ai nuk ka fjetur fare. Kur nuk fle në 5, ha paçe me Fahri Balliun. U bë Presidenca si ajo pica telefon 24 orë. Pres në 5 të mëngjesit thotë se jam i shqetësuar për kombin. Ha paçe Ilir me Fahriun. Kafen turke merre kokërr këto ditë, deri të dielën se iku kjo punë. 30 qershori është aty, është i popullit, jo i partive. Partitë kanë detyrë të dalin para popullit kur duan të zgjidhen. Populli zgjedh. Nuk ka këtu ta kthejmë botën përmbys që partitë të zgjedhin popullin. As që partitë vendosin se kur do ti zgjedhë populli”./atsh

Të gjithë do të bien në gropën që i hapën Shqipërisë Read More »