Aktualitet

Meta në Samitin e SEECP: Kosova shtet sovran, duhet të trajtohet me respekt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore.

Në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit vuri në dukje se, “Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”

“Më lejoni të përgëzoj Kosovën për marrjen e Kryesisë së saj dhe t’i suksese gjatë mandatit në këtë detyrë. Kam besim se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me Trojkën e SEECP-së, do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, forcimit të dialogut politik si dhe përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në rajon”, tha Meta.

“Falë zgjerimit të NATO-s dhe integrimit në BE-së, rajoni mbetet i bashkëngjitur fort në arkitekturën më të suksesshme të sigurisë që ka njohur ndonjëherë Europa. Mund të thuhet pa frikë se kurrë më parë rajoni nuk ishte ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i sigurt. Të marrin për shembull hyrjen në fuqi së fundmi të marrëveshjes midis Shkupit dhe Athinës. Duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë e të vështirë dypalëshe, kjo marrëveshje shënon një hap të madh përpara në përparimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal. Ky është me të vërtetë një lajm i mirë”, u shpreh Meta./atsh

Meta në Samitin e SEECP: Kosova shtet sovran, duhet të trajtohet me respekt Read More »

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Alma Brati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Gjyqtaren e Shkallës së Parë, Alma Brati.

Brati ishte konfirmuar më herë në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) por Komisioneri Publik apeloi vendimin me argumentin gjyqtarja ka bërë “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë.

Në KPA u paraqitës prova të reja, të cilat kanë mjaftuar që trupa gjykuese të shkarkojë nga detyra gjyqtaren.

Brati ishte dhe kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, por u dorëhoq një ditë para votimeve./atsh

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Alma Brati Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës në të gjithë territorin.

Në mesditë e pasdite do të kemi shtim gradual të vranësirave, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në zonat malore në Veri-Verilindje vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 7 m/sek dhe në bregdet deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/ 34 Diell re
Kukës 20/31 Diell shi
Lezhë 21/33 Diell re
Dibër 17/30 Diell shi
Durrës 22/33 Diell
Tiranë 22/36 Diell pak re
Elbasan 21/34 Diell shi
Berat 17/36 Diell pak re
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 17/30 Diell re
Gjirokastër 15/37 Diell pak re
Sarandë 18/34 Diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Gjiri i Vlorës, destinacioni më i ri i garave ndërkombëtare të varkave me vela

Gjiri i Vlorës është zgjedhur këtë sezon si destinacioni më i ri i garave ndërkombëtare të varkave me vela dhe sporteve të tjera ujore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aktivitet, ku 24 veliera erdhën në Vlorë nga Brindizi duke përfshirë për herë të dytë itinerarin Vlorë-Orikum në etapat e regatës të tyre në Gjirin e Vlorës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga gjiri i Vlorës që këtë sezon është zgjedhur si destinacioni më i ri i garave ndërkombëtare të varkave me vela dhe sporteve të tjera ujore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Pushuesit dhe turistë e shumtë në Vlorë shijuan gjatë kësaj fundjave një pamje të mrekullueshme të Gjirit të Vlorës ku anijet me vela dhuronin një spektakël i cili ndërthurej mrekullisht me ujërat e kristalta që ky vend ofron.

Ky event gjithashtu bënë të mundur që Vlora të ketë për herë të parë turizëm elitar për një kategori të caktuar, varkat me vela. Në këtë edicion të dytë, ky event vjen me një itinerar të plotë dhe me risi./atsh

Gjiri i Vlorës, destinacioni më i ri i garave ndërkombëtare të varkave me vela Read More »

Braçe-Bashës: Lere aritmetikën, filloje nga abetarja

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij se shqiptarët mbështetën 85% opozitën.

“Aritmetike, mbledhje-zbritje, shumëzim-pjesëtim? Jo! Shkrim, këndim? Jo! Garë-konkurrim, zgjedhje? Jo! Çfarë çfarë, Reforma të thella me ty? Po si? Pa gjithë këto me sipër? Merru me veten kid!”, shprehet Braçe.

Po ashtu, Braçe ka reaguar edhe në lidhje me shkrimin e një pankarte në protestën e një dite më parë ku ishte shkruar me gabim drejtshkrimor fjala “Demokratike”.

“Filloje nga A-ja, abetarja, pastaj nga 0, numrat; Me tutje me fjalët e thjeshta që të arrish po munde tek ato me të vështira Liri, Barazi, Drejtësi e Barabartë!”, shprehet ai.

Në fund, Braçe shton se “patjetër edhe tek numri 85, produkt i aritmetikes tënde banale:100-40-22=85! Madje 85%!”./atsh

Braçe-Bashës: Lere aritmetikën, filloje nga abetarja Read More »

Vetingu në polici/ Publikohet lista u subjekteve që do t’i nënshtrohen Vetingut

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të realizojë fazën e parë të Vettingut në Policinë e Shtetit ka publikuar listën e punonjësve të policisë që do të marrin pjesë në shortimin që do bëhet prej këtij komisioni në kuadër të procesit të vlerësimit të figurës së punonjësit të policisë

Janë rreth 250 punonjës policie me grada të larta të cilët do të kalojnë të parët sitën e Vetingut.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i asistuar edhe nga Sekretariati Teknik përkatës po mbledh dhe përpunon informacionet nga institucionet publike dhe subjektet private për të bërë edhe ballafaqimin dhe verifikimin me çfarë është deklaruar ne deklaratat individuale Informacionet mblidhen nga të gjitha institucionet publike dhe subjektet private. Hartohen raporte specifike për secilin nga komponentët, pra integritet, pasuri dhe profesionalizëm, vihen në dispozicion në punonjësit në vlerësim që mund të japë shpjegime të mëtejshme, të bëjë observime apo të paraqesë kundërshtime dhe në fund diskutohen në një seancë dëgjimore të hapur për mediet dhe publikun. Deri në qershorin e ardhshëm pritet që të ketë përfunduar procesi për punonjësit e parë, ndërsa më pas për gradat më të ulëta. Faza e parë pritet të mbyllet në qershor 2020.

Plotësimi i vendeve për punonjësit e policisë që nuk do të kalojnë vetingun do të bëhet nga të diplomuarit e akademisë së sigurisë.

Sipas planifikimit dhe ligjit për vettingun në Policinë e Shtetit, të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës. Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisionit i jashtëm i përbërë prej 15 personash, që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, datë 5.3.2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përbëhet nga 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë. 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kanë ardhur nga konkurrimi i hapur, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë caktuar nga ILDKPKI. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është i organizuar në 5 trupa vlerësimi, me nga 3 anëtarë secila.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve ka për objekt: a) vlerësimin e pasurisë; b) kontrollin e figurës; c) vlerësimin e aftësive profesionale. Procesi i vlerësimit kalimtar bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.

Misioni i KJV-së është zbatimi i ligjit, duke garantuar transparencën e procesit të vlerësimit kalimtar, besueshmërinë tek qytetari, tek agjencitë e tjera ligj zbatuese, tek partnerët ndërkombëtarë, duke rritur cilësinë e Policisë, Gardës dhe Sh.Ç.B.A për më shumë siguri te qytetarët.

Lista e punonjësve të Policisë së Shtetit që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)

Nr Emër Atësi Mbiemër Pozicioni
1 Ardi Zenel Veliu Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
2 Aida Sharaf Hajnaj Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
3 Tonin Tom Vocaj Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
4 Gjovalin Bardhok Loka Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike
5 Eduart Sali Merkaj Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin
6 Idajet Luftar Faskaj Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare
7 Theodhori Stefan Gravani Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse
8 Arben Maman Saliu Drejtor i Drejtorisë Standarteve Profesionale
9 Rebani Kaso Jaupi Drejtor i Drejtorisë Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
10 Albert Abdullah Dervishaj Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik
11 Mitat Fari Tola Drejtor i Drejtorisë së Policisë Rrugore
12 Sokol Selam Bizhga Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale
13 Skënder Zef Doda Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit
14 Xhevahir Farik Karaj Drejtor i Drejtorisë së Kufirit
15 Shaban Qazim Nexhi Drejtor i Drejtorisë së Migracionit
16 Gëzim Man Goçi Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve e Kufirit dhe Migracionit
17 Nikoll Preng Rica Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
18 Janaq Filip Xhelili Drejtor i Drejtorisë së Mbështetjes Logjistike (I transferuar përkohësisht)
19 Bledar Shyqyri Çeliku Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve
20 Lutfi Haxhi Minxhozi Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare
21 Arben Col Dashi Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë
22 Pellumb Beshir Seferi Drejtor i Kabinetit te Drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit
23 Bujar Zenel Ahmeti Drejtor i Drejtorisë Forcës së Posaçme Operacionale
24 Ardian Lefter Çipa Drejtor i Drejtorisë Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë
25 Artan Pajo Shkëmbi Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore
26 Ernest Thoma Dimashi Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit
27 Arjan Sedat Rugji Drejtor i Drejtorisë së Protokollit
28 Andi Bahri Likaj Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit (I transferuar përkohësisht)
29 Xhevahir Selam Çeloaliaj Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore
30 Gledis Agron Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit
31 Xhafer Hasan Bajrami Drejtor i Drejtorisë së Financave

Lista e punonjësve të Gardës së Republikës që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)

Nr Pozicioni Emri Mbiemri
1 Komandant i Gardës Gramoz Sako
2 Zv/ Komandant i Gardës Besim Shabani

Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)

Nr Pozicioni Emri Mbiemri
1 Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku
2 Zv/Drejtor i Përgjithshëm Nuri Loca
3 Zv/Drejtor i Përgjithshëm Adriatik Ago
4 Drejtor i Drejtorisë së Hetimit Altin Curri
5 Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm Florian Sulejmani
6 Drejtor i Inspektimit dhe Ankesave Oltion Shehu
7 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë Arben Caka
8 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Durrës (Lezhë) Fatos Balla
9 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër) Edmond Papa
10 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan Korçë Dritan Darda
11 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Vlorë Gjirokastër Durim Sota
12 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier, Berat Arben Frashëri/atsh

Vetingu në polici/ Publikohet lista u subjekteve që do t’i nënshtrohen Vetingut Read More »

Rama thirrje Metës: Ndalo sulmet kundër përfaqësive diplomatike, Kuvendit dhe qeverisë

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje publike sot Ilir Metës që të ndërpresë çdo sulm kundër përfaqësive diplomatike të SHBA-së dhe BE-së në Shqipëri.

Gjatë debatit në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Rama i bëri thirrje Metës që të reflektojë dhe ta grumbullojë veten e shpërndarë e ta mbledhë brenda kornizës së përgjegjësive të kompetencave të tij”.

Po ashtu, ai apeloi kreun e shtetit të ndërpresë çdo sulm ndaj parlamentit, të cilin nuk ka dyfek presidencial që e cenon në legjitimitetin e vet, siç nuk ka dekret dhe molotov që ia shkurton mandatin e tij”.

“I bëj thirrje të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm politik kundër qeverisë të Republikës së Shqipërisë me të cilën duhet të sillet siç ia kërkon Kushtetuta jo siç ia urdhërojnë zërat e brendshëm të realitetit imagjinar ku është transferuar së fundi. Mirë do të ishte të ndalonte edhe përgojimin e figurave heroike të historisë së këtij vendi, sepse paralelizmat mes tyre dhe figurës së tij keqinformojnë brezin e ri dhe stimulojnë agresivitetin e injorancës ndaj shoqërisë dhe shtetit ligjor, por kjo mbetet sidoqoftë një vërejtje miqësore”, tha Rama.

Në përfundim, Kryeministri ftoi deputetët që ta votojnë ngritjen e komisionit hetimor për të mos e zhytur veten në batakun ku Ilir Meta kërkon ta zhysë në imagjinatën e tij këtë parlament. /atsh

Rama thirrje Metës: Ndalo sulmet kundër përfaqësive diplomatike, Kuvendit dhe qeverisë Read More »

ISHP, disa këshilla për të përballuar të nxehtin

Kur vera ka arritur kulmin me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 38 gradë celsius duhet patur kujdes nga rreziqet që vijnë. Për këtë Instituti i Shëndetit Publik rekomandon disa këshilla për të evituar të nxehtin, rrjedhimisht duke eliminuar edhe rreziqet.

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?

1-Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00. 2-Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura. 3-Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia. 4-Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius. 5-Freskohuni here pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.

6-Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje. 7-Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë. 8-Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta. 9-Ruajini ushqimet në frigorifer. 10-Shmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.

Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Mbani shtëpinë të freskët- Mbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.

Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.

Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes, etj.

Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.
Shmangni të nxehtët- Qëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë, veçanërisht gjatë natës. Në pamundësi për të mbajtur shtëpinë të freskët, shpenzoni 2-3 orë të ditës në mjedise të freskëta jashtë shtëpisë (p.sh. ambiente publike). Shmangni daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Shmangni aktivitetet fizike me intensitet të lartë nëse mundeni. Nëse duhet të bëni patjetër aktivitet fizik, atëherë shfrytëzoni orët e mëngjesit. Qëndroni në hije.- Mos lini fëmijët apo kafshët në një automjet të parkuar. Konsultohuni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë apo nëse gjendja juaj nuk përmirësohet. Mundohuni të mbani trupin të freskët dhe të hidratuar

Bëni dush me ujë të ftohtë.- Vishni rroba të lirshme, mundësisht me materiale pambuku ose linoje. Nëse dilni nga shtëpia mbani kapelë me strehë të gjerë dhe mos harroni syzet e diellit. Mundohuni të flini pa jastëk dhe të pambuluar për të mos akumuluar nxehtësi. Pini rregullisht lëngje por shmangni alkoolin, kafet e tepërta dhe sheqerin. Konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë. Shmangni ushqimet e pasura me proteina.
Ndihmoni të tjerët

Kontaktoni me familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë. Diskutoni për situatat e të nxehtit ekstrem me familjen. Gjithsecili duhet të dijë se si të zvogëlojë rreziqet shëndetësore në këto situata. Nëse ndokush që ju njihni është në rrezik, ndihmojeni atë të kërkojë ndihmë. Të moshuarit dhe të sëmurët të cilët jetojnë vetëm duhet të kontaktohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë mjekim, pyesni mjekun që e trajton nëse mjekimi që po merr ndikon në funksionimin normal të organizmit, e lidhur kjo me vapën; këtu kemi parasysh mekanizmat termorregullatore dhe balancën e lëngjeve në organizëm.
Nëse ju keni një problem shëndetësor

Mbani ilaçet në temperaturën nën 25°C ose në frigorifer. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo nëse merrni më shumë se një ilaç. Nëse ju apo dikush tjetër nuk ndihet mirë Kërkoni ndihmë nëse ndiheni i turbulluar apo i këputur, nëse keni dhimbje koke, gjendje ankthi apo etje shumë të madhe dhe të vazhdueshme. Zhvendosuni menjëherë në një mjedis të freskët dhe matni temperaturën e trupit.

Pini ujë apo lëng frutash për t’u hidratuar. Nëse njëri nga pjesëtarët e familjes ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë, dridhje të forta apo gjendje të fikti, lajmëroni menjëherë mjekun e ambulancës. Ndërsa prisni për ndihmë, zhvendoseni të sëmurin në një dhomë më të freskët, vendoseni në pozicion horizontal mbështetur në njërën anë, ngrini këmbët pak nga pozicioni horizontal, mundohuni ta freskoni duke e lagur me ujë dhe mos i jepni paracetamol. /atsh

ISHP, disa këshilla për të përballuar të nxehtin Read More »