Aktualitet

Dosja “Babale”, Gjykata kërkon shoqërimin me forcë të Bardhit

Gjykata e Tiranës, në kuadër të shqyrtimit të dosjes “Babalja” ka kërkuar të martën që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të sillet forcërisht në seancën gjyqësore të radhës për dosjen në fjalë, pasi kërkohet nga prokuroria për të dhënë dëshminë e tij.

Prokuroria ka kërkuar në dy seancat e fundit praninë e Bardhit, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nuk është paraqitur. Për të dëshmuar është thirrur dhe prokurori, Besim Hajdarmataj, por ky i fundit i angazhuar në një seancë tjetër gjyqësore dhe nuk u paraqit. Për prokurorin në fjalë është kërkuar vetëm rinjoftimi i tij për seancën tjetër./atsh

Dosja “Babale”, Gjykata kërkon shoqërimin me forcë të Bardhit Read More »

Të rinjtë e “Smile Albania” pastrojnë rrugën nacionale Jergucat- Qafa e Muzinës

Të rinjtë e “Smile Albania” gjatë këtij sezoni turistik po përkujdesen jo vetëm të mirëpresin turistët me buzëqeshjen e mirëseardhjes, po ti ofrojnë atyre dhe ambiente të pastra për një turizëm.

Së fundmi të rinjtë e Smile Albania në Gjirokastër, Përmet e Sarandë nën drejtimin e zv.ministres së Mjedisit, Ornela Çuçi pastruan rrugën nacionale Jergucat- Qafa e Muzinës.

Gjithashtu ata shpërdanë çantat Smile për të gjithë vizitorët në monumentin e natyrës, “Syri i Kaltër” me qëllim nxitjen e përdorimit të materialeve të riciklueshme.

Nisma të tilla të ndërmarra në mënyrë vullnetare nxisin ndërgjegjësimin dhe të qytetarëve për të mbajtur mjedisin sepse një mjedis i pastër do të thotë më shumë turizëm. /atsh

Të rinjtë e “Smile Albania” pastrojnë rrugën nacionale Jergucat- Qafa e Muzinës Read More »

Programi “100 fshatrat”/ Infrastruktura në mbështetje të agroturizmit nga jugu në veri të vendit

Kryeministri Edi Rama tha se, deri në korrikun e ardhshëm kemi një volum domethënës investimesh me vepra publike dhe në infrastrukturë në dobi turizmit, produkteve bujqësore dhe programit “100 fshatrat” për agroturizmin.

Në konferencën për shtyp paraditen e së martës, Rama tha se, rivitalizimi i parkut të Lurës, Korabit dhe Shebenikut, zona me burime të veçanta mjedisore dhe resurse natyrore do të sjellë dinamikë të re zhvillimi ekonomiko-turistike në këto zona.

Gjithashtu projekti i rrugës Berat-Fier, (zona po potencial të lartë prodhimi bujqësor) është një aks në gjendje të mirë, por shumë i rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë.

“Paralelisht me këto rrugë nacionale ne do të vijojmë me rindërtimin e rrugëve dytësore nga Konispoli, Fieri, Elbasani, Korça etj, zona ku ka nisur zbatimi i programit “100 fshatrat” që mbështet agroturizmin, si fushë e rëndësishme që rrit të ardhurat ekonomike dhe gjeneron zonat rurale”, – u shpreh Rama./atsh

Programi “100 fshatrat”/ Infrastruktura në mbështetje të agroturizmit nga jugu në veri të vendit Read More »

Meta krijon forumin “Unë jam arbëresh”

Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet, të zhvilluar sot, ka lajmëruar krijimin e forumit të ri “Unë jam arbëresh”.

Presidenti Meta deklaroi se ky forum është i një rëndësie të veçantë, lidhur me kontributin që arbëreshët kanë dhënë për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot. Forumi do të përbëhet nga 5 anëtarë.

“Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’ krijohet me qëllim promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive si konferenca shkencore, veprimtari kulturore, artistike dhe sportive, takime ndërinstitucionale, promovimin e trashëgimisë dhe turizmit, nxitja, ruajtja dhe mësimi dhe përdorimi i gjuhës arbëreshe, forcimi i lidhjeve me shtetin amë, nxitja e studimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën e gjuhës dhe historisë arbëreshe, nxitja dhe binjakëzimi mes bashkësive shqiptare dhe komunave arbëreshe në Itali, nxitja dhe mobiliteti midis fëmijëve, nxënësve, studentëve në veçanti”, tha Meta.

Ai shtoi se çdo institucion, pjesë apo jo e kësaj nisme, individ, ent tjetër publik apo privat, është i mirëpritur të propozojë ide dhe veprimtari me qëllim arritjen e objektivave të këtij forumi.

“Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’ në mbledhjen e tij të parë do të zgjedhë anëtarë të Sekretariatit Ndihmës, që do të përbëhet nga 5 anëtarë të forumit. Ky sekretariat do të kryejë detyrat për organizimin dhe koordinimin e veprimtarive të iniciuara nga Institucioni i Presidentit të Republikës sipas kalendarit të veprimtarive të miratuara nga Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’”, deklaroi presidenti.

Meta tha se puna përgatitore për të kompletuar formalizimin e këtij vendimi do të vazhdojë edhe gjatë këtyre javëve, me vendimin përfundimtar do të njiheni në fillim të muajit shtator.

“Krijimi i Forumit ‘U’ jam Arbëresh!’ është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian”, deklaroi Meta.

“Jam sot para jush për t’ju njoftuar rreth punës së bërë deri tani nga ana ime si President i Republikës, për të formalizuar në fillim në shtatorit vendimin mbi ngritjen e Forumit ‘Unë jam Arbëresh’!

“Ky forum vjen me qëllim evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe, pra: gjuha, traditat, folklori, ritet fetare si një prioritet me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme dhe pasuri e çmuar, e lashtë dhe unike e trashëgimisë kulturore botërore gjithashtu, kam vendosur ngritjen e Forumit ‘U’ jam Arbëresh!’ si një strukturë konsultative, bashkërenduese dhe promovuese në përbërje të së cilës mirëpritet kontributi i institucioneve dhe ministrive”, tha Meta.

“Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’ krijohet nga Presidenti i Republikës dhe funksionon nën kujdesin e Tij me qëllim promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive si konferenca shkencore, veprimtari kulturore, artistike dhe sportive, takime ndërinstitucionale, promovimin e trashëgimisë dhe turizmit, nxitja, ruajtja dhe mësimi dhe përdorimi i gjuhës arbëreshe, forcimi i lidhjeve me shtetin amë, nxitja e studimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën e gjuhës dhe historisë arbëreshe, nxitja dhe binjakëzimi mes bashkësive shqiptare dhe komunave arbëreshe në Itali, nxitja dhe mobiliteti midis fëmijëve, nxënësve, studentëve në veçanti”, shtoi Meta.

“Çdo institucion, pjesë apo jo e kësaj nisme, individ, ent tjetër publik apo privat, është i mirëpritur të propozojë ide dhe veprimtari me qëllim arritjen e objektivave të këtij forumi. Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’ në mbledhjen e tij të parë do të zgjedhë anëtarë të Sekretariatit Ndihmës, që do të përbëhet nga 5 anëtarë të forumit. Ky sekretariat do të kryejë detyrat për organizimin dhe koordinimin e veprimtarive të iniciuara nga Institucioni i Presidentit të Republikës sipas kalendarit të veprimtarive të miratuara nga Forumi ‘U’ jam Arbëresh!”, vijoi ai.

“Po kështu dëshiroj të falënderoj për angazhimin e deritanishëm në çuarjen përpara të kësaj nisme: Profesor Nasho Jorgaqin, profesor Paskal Milon, profesor Neritan Cekën, profesor Tritan Shehun, profesor Shaban Sinanin, profesor Pëllumb Xhufin, profesorët e nderuar arbëreshë Francesco Altimari dhe Matteo Mandala. Po kështu edhe përfaqësuesit e shquar për dekada të arbëreshëve në Parlamentin dhe Senatin italian Mario Brunetti dhe Cesare Marinin, Aldo Marinon dhe shumë personalitete të tjera”, tha Meta.

“Por ndërsa puna përgatitore për të kompletuar formalizimin e këtij vendimi do të vazhdojë edhe gjatë këtyre javëve, me vendimin përfundimtar do të njiheni në fillim të muajit shtator. Krijimi i Forumit ‘U’ jam Arbëresh!’ është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian”, përfundoi Meta./atsh

Meta krijon forumin “Unë jam arbëresh” Read More »

Shtyhet deri në 15 shtator, afati për aplikimet për oficerë të Policisë Kriminale

Policia e Shtetit ka shtyrë deri në datën 15 shtator 2019 afatin për aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë.

Shtyrja e afatit lidhet me kërkesat e shumta, adresuar Policisë së Shtetit, për shkak të përmbylljes së diplomimit të një numri të madh studentësh në këto javë, që kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e Policisë.

Policia e Shtetit sqaron se në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Plotësoni formularin online në linkun: http://aplikime.asp.gov.al/apply

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është zgjeruar edhe mundësia për dorëzimin e dosjeve, ku veç Drejtorive Vendore të Policisë, aplikantët mund t’i dorëzojnë ato edhe pranë Komisariateve që janë pranë çdo njësie vendore.

“Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100. Kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, ekonomike (degët ekonomi, financë) ose në shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë)”, shprehet Policia e Shtetit. /atsh

Shtyhet deri në 15 shtator, afati për aplikimet për oficerë të Policisë Kriminale Read More »

Vlorë, 2100 udhëtarë vendas e të huaj me tragete vetëm fundjavën që lamë pas

Numri i pasagjerëve, emigrantë por edhe turistë të shumtë, që udhëtojnë drejt portit të Vlorës vijon të jetë i lartë gjatë ditëve të fundit të korrikut.

“Gjatë kësaj fundjave në Portin e Vlorës kanë ardhur rreth 2100 pasagjerë, 750 prej të cilëve janë turistë të huaj”, bën të ditur për ATSH-në drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj.

Autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe turistëve që hyjnë apo dalin përmes portit detar të Vlorës, duke hapur sportele shtesë.

“Gjatë sezonit të verës po punojmë me 6 sportele në terminal për përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe 3 për makinat”, thekson Malaj.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operojnë edhe anije turistike, të cilat nisen çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Porti i Vlorës është i dyti në vend për nga madhësia, pas atij të Durrësit./atsh

Vlorë, 2100 udhëtarë vendas e të huaj me tragete vetëm fundjavën që lamë pas Read More »

Meta letër institucioneve për tërmet apokaliptik në Ballkan

Në një letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron se një tërmet apokaliptik do të godasë Ballkanin.

Siç raportojnë mediet, Presidenti Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis.

“Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar i Athinës. Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, thuhet në letrën e Metës, publikuar nga mediet.

Sipas medieve, presidenti Meta kërkon informacion për paralajmërimin dhe për masat e mundshme, ndërsa thotë se është i gatshëm të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla? Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor? Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”, përfundon letra e Presidentit Meta publikuar nga media të ndryshme në vend./atsh

Meta letër institucioneve për tërmet apokaliptik në Ballkan Read More »

Altin Basha: Duhet një godinë e re për Teatrin Kombëtar

Regjisori Altin Basha u shpreh sot se, duhet një godinë e re për Tetarin Kombëtar, ndërsa pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda kësaj godine.

“Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët”, u shpreh ai.

Duke ndarë këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”./atsh

Altin Basha: Duhet një godinë e re për Teatrin Kombëtar Read More »