Aktualitet

Qytetari denoncon restorantin që lëshonte faturë në gjuhë të huaj, Denaj: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Ecuria me kuponin është shumë pozitive në të gjithë vendin, po ka ende plot tregtarë që duan të rrezikojnë me pasojat”, deklaroi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila zhvilloi një inspektim në bizneset në Himarë në kuadrin e operacionit kundër informalitetit.

Ajo falenderoi çdo qytetar që denoncon, çdo rast të mos lëshimit të kuponit tatimor.

“Së shpejti gati do të jetë edhe aplikacioni për smartfonët në mënyrë, që së bashku ta bëjmë të papërmbajtshëm sulmin me zero tolerancë ndaj abuzuesve”, theksoi Denaj .

“Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu. Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili përsa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duhet të ekzistojë”, u shpreh Denaj.

Ministrja tha se, “fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor”.

“Në radhë të parë një falenderim për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët të cilët denoncojnë. Në fakt denoncimi vjen si një mjet, i cili ndodh pasi qytetari ka kërkuar kuponin dhe ai nuk vjen. Kemi pasur dhe raste të tilla që duhet të kërkojmë dy herë kuponin kur kërkojmë një shërbim dhe besoj që ka sjellë dhe një farë shqetësimi tek qytetari që e ka denoncuar”, shtoi Denaj.

“Në radhë të parë faleminderit për denoncimin. Kërkoj edhe një herë që këtë denoncim ta bëjnë në të gjitha mënyrat, qoftë në rrjetet sociale, në Facebook, por edhe tek aplikacioni i ri Stop Informalitetit, cili do të jetë këtë fundjavë i përdorshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha i kërkojmë të gjithë bizneseve të heqin dorë nga ekzistenca e kuponëve të tjerë. Në çfarëdo lloj gjuhe të jenë ato fatura nuk do të zëvendësojnë kurrë faturën tatimore. Është shumë e rëndësishme që biznese të cilët kanë shkelje të mëparshme në sistemin tatimor të mos përdorin më këto fatura, pasi janë në monitorim dhe do jemi çdo javë këtu për të kuptuar nëse ka ndryshuar sjellje dhe janë futur në rrugën e ligjit, apo do të vendosim masa deri tek ato më ekstreme në bllokim. Edhe njëherë kërkojmë të mos arrijmë në këtë situatë. Kërkojmë që bizneset në të gjithë sektorët edhe të hotelerisë dhe të turizmit në aspektin e restoranteve dhe bareve, të kenë mundësi të respektojnë ligjin 100%. Njëkohësisht është kërkuar që të inspektohet edhe gjatë natës. Ju do të jeni sot dhe në ditët në vijim, deri në fundjavë dhe do të përsërisni atë në frekuencën tuaj”, u shpreh Denaj.

Ministrja bashkëbisedoi edhe me inspektorin e tatimeve të zonës, të cilin e pyeti sesa inspektime janë kryer në zonën e Himarës dhe kush janë rezultatet e deritanishme.

“Domethënë, ne në ditët që kryejmë inspektimet, bëjmë 6 deri në 8 inspektime në ditë. Domethënë, gjithmonë kur ka problematika inspektimet bëhen në cilësinë e bllokimit. Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara”, tha inspektori.

Ministrja pyeti nëse inspektimet “ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?”

“Po, nga java e kaluar në këtë javë dhe xhiro ditore, se ne kontrollojmë dhe xhiron ditore, është goxha në rritje dhe numri i punonjëseve në shtim. Xhiron ditore e shikojmë nga sistemi”, u përgjigj inspektori.

“Po dhomat i kontrolloni në raport me vendosjen e një transparence me listën e çmimeve dhe atë të reflektuar te kuponi”, pyeti më tej ministrja Denaj.

“Po, po. Dhomat jo që kontrollohen me listën e çmimeve, po kontrollohen dhe deklarimet. Subjekti mund të thotë që kam pesë dhoma të zëna, kontrollohen dhomat e lira, nëse janë vërtetë të lira apo jo. Kontrolli bëhet i imtësishëm në pjesën e dhomave, tek të gjitha edhe tek punonjësit”, tha inspektori.

Ministrja pyeti nëse “kanë evidenca të shkeljeve në rajonin e Himarës, në zonën e Himarës?”.

Inspektori u shpreh se, “kemi pak a shumë në lidhje me subjektet e paregjistruara, domethënë që vazhdojnë akoma. Gjatë javës që kaloi unë kam bërë tre bllokime të subjekteve të paregjistruara dhe vazhdojmë akoma kontrollin”.atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/391525888169576/?t=0

Qytetari denoncon restorantin që lëshonte faturë në gjuhë të huaj, Denaj: Zero tolerancë ndaj abuzuesve Read More »

Klosi: Pasuria e jashtëzakonshme e malit të Tomorrit nuk mund të shkatërrohet për biznes

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i shoqëruar nga zv.ministrja Ornela Çuçi vizituan të rinjtë pjesëmarrës në shkollën verore, ngritur për studentët e Smile Albania në Drimadhes.

Gjatë fjalës së mbajtur me të rinjtë, Klosi theksoi se pjesëmarrja e tyre nuk është vetëm një eksperiencë e mirëfilltë punësimi në shërbim të promovimit të turizmit në Shqipëri, por edhe një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisit.

“500 studentët që u përzgjodhën për projektin Smile janë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme për të bërë atë që është qëllimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit promovimin e turizmit, të zonat tona natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Besoj ajo që keni bërë në këto 5 ditë të shkollës së verës këtu në Turtle kamp që është një nga kampet më të famshme është një përvojë, që në auditoret e universiteteve do të ishte e vështirë të realizohej”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me të rinjtë e Smile Albania, në kampin veror në Drimadhes.

Për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pasurive tona natyrore, ministri mori shembull malin e Tomorrit, ku foli me të njëjtat tone për vendimin e gjykatës administrative, që refuzon shpalljen e tij zonë të mbrojtur, por ku me rezerva mbajti edhe një qëndrim për shoqërinë shqiptare.

“Ne duam shumë që mjedisi të jetë i mbrojtur, të jetë i pastër por besoj që akoma shoqëria shqiptare nuk ka kuptuar thelbin, nuk e ka kuptuar që mjedisi është i përbashkët , është një pasuri që duhet ta mbrojë gjithsecili nga ne. Ne kemi beteja të vërteta në jetën e përditshme në Shqipëri ku mjedisi vazhdon të konsiderohet një pasuri e askujt, ku ndërtimi i disa guroreve në malin e Tomorit shndërrohet në një debat kombëtar ndërkohë që duhet të jetë një debat fare i injoruar nga shoqëria. Nuk mund të bëhet pafundësisht biznes mbi pasuritë kombëtare, nuk mund të shkatërrohet një pasuri kombëtare aq e madhe sic është Mali i Tomorrit, mali olimpik shqiptar vetëm për të bërë një biznes gurore”, u shpreh ministri Klosi.

Ai shtoi se në kuadër të paktit për universitetin, MTM ka zgjedhur një rrugë të re komunikimi, jashtë zyrave dhe universiteteve. “Duam që këtë konsultë ta bëjmë me studentët dhe studentët ta bëjnë me qytetarët. Është koha të refuzojmë që jemi shoqëri që nuk mbrojmë pasuritë tona të mëdha natyrore si Mali i Krujës apo i Tomorrit, të bëjmë luftë të ashpër për emancipim të biznesit që të mos dëmtojë pasurinë e përbashkët, tema diskutimi që ne duam ti bëjmë më çdo student që ka zgjedhur të jetë pjesë e projektit Smile, 2 muaj që do të shërbejnë jo vetëm për promovimin e turizmit, por edhe për edukimin mjedisor të të rinjve”, -tha ministri Klosi.

Mbrojtja e parqeve kombëtare, zonave të mbrojtura, e atraksioneve turistike, eliminimi i përdorimit të plastikës, kujdesi për të mos ndotur mjedisin, parandalimi i ndotjes detare janë disa nga çështjet e trajtuara gjatë shkollës verore, ku morën pjesë 500 studentë të Smile Albania, punimet më të mira të të cilëve, sipas zëvendës ministres së Mjedisit Ornela Çuçi, do të vihen edhe në zbatim.

“U përzgjodhën 10 projektet më të mira që kanë qëndruar në këtë kamp për 5 ditë dhe kanë punuar me modulet e përgatitura nga profesorët por edhe me trajnime individuale në mënyrë që këto ekstrakte të zhvilloheshin në punime reale dhe në projekte që mund të jetëzoheshin në vendin tonë për të parandaluar ndotjen detare. Projektet janë disa llojesh; ka projekte që kanë të bëjnë vetëm me kërkimin shkencor, ka projekte t cilat kanë të bëjnë me inciativa të cilat mund t’u shiten bashkive apo bizneseve për të qenë shumë më miqësisht mjedisorë. Është me rëndësi që studentët të kenë rol aktiv në të gjitha nismat mjedisore të MTM”,- tha Çuçi.atsh

Klosi: Pasuria e jashtëzakonshme e malit të Tomorrit nuk mund të shkatërrohet për biznes Read More »

Moti,ja si do të jenë temperaturat

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë i kthjellët dhe me vranësirat të pakta përgjatë relieveve malorë në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 diell
Kukës 17/32 diell re
Lezhë 20/34 diell
Dibër 15/30 diell re
Durrës 22/33 diell
Tiranë 22/35 diell re
Elbasan 21/36 diell re
Berat 18/35 diell
Vlorë 22/33 diell
Korçë 15/30 diell
Gjirokastër 16/35 diell
Sarandë 22/34 diell/atsh

Moti,ja si do të jenë temperaturat Read More »

Alo, policia? Babai kaloi dy herë me semafor të kuq!

Duke parë babain e tij të kalonte semaforin me dritë të kuqe dy herë radhazi, një pesëvjeçar vendosi të merrte situatën në dorë dhe të thërriste shërbimet e urgjencës, njoftoi policia gjermane.

Operatori policor në rajonin verior të Bavarisë pranoi thirrjen pasi dëgjoi në telefon zërin e një fëmije.

Pesëvjeçari i shpjegoi policisë se babai i tij kishte thyer rregullat dy herë.

Zyrtari i policisë arriti të bindte fëmijën se dërgimi i një makine policie nuk ishte i nevojshëm për këtë rast./atsh

Alo, policia? Babai kaloi dy herë me semafor të kuq! Read More »

Interneti i shpejtë/ Hapet gara për operatorët celularë, tender ndërkombëtar

Në datën 9 shtator të këtij viti do të çelet gara për dhënien nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të dy autorizimeve të tjera për të drejtat e përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz për operatorët celularë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka miratuar hapjen e tenderit ndërsa është njoftuar zyrtarisht se tenderi do të zhvillohet me procedurë të hapur ndërkombëtare dhe AKEP ka bërë publik edhe njoftimin për mbajtjen e këtij tenderi.

Ky proces synon nxitjen e investimeve për zhvillimin e internetit të shpejtë për të përmirësuar infrastrukturën digjiitale në vend si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në të gjithë territorin e vendit. AKEP do të hapë garën për paraqitjen e ofertave nga kompanitë e interesuara në datën 9 shtator 2019.

Në të njëjtën kohë nga realizimi me sukses i këtij procesi për dhënien e 2 të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz, synohet të sigurohet një e ardhur e konsiderueshme, që do të shkojë për buxhetin e shtetit.

Vlera minimale e pranueshme për ofertuesit për dhënien e një autorizimi individual për përdorimin e frekuencave në brezin 800 MHz, të jetë jo më pak se 7.44 milionë euro dhe ofertuesit të cilët do të ofrojnë një çmim më të ulët se kjo vlerë do të s’kualifikohen.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përdorimi i Internetit në Shqipëri vijon të rritet dhe komunikimi në internet nga rrjetet celulare është rritur me 15 herë në pesë vitet e fundit.

Numri total i përdoruesve të rrjeteve celulare me akses broadband në internet për vitin 2018 ishte rreth 2.6 milionë, ndërsa numri i përdoruesve aktivë, përdorim të internetit në tre muajt e fundit, rreth 1.8 milionë./atsh

Interneti i shpejtë/ Hapet gara për operatorët celularë, tender ndërkombëtar Read More »

Prestigjiozja britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike, mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë

Me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta kulturore, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend turistik i preferuar për turistët e huaj si edhe vijon të renditet nga mediet e huaja ndër vendet që nuk duhen humbur për t’u vizituar.

Si një destinacion turistik i njohur nga shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Kryeministri Edi Rama uroi sot Mirëmëngjes me një artikull të revistës prestigjioze britanike të udhëtimeve ”Condé Nast Traveller”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 10 mes 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë.

“Mirëmëngjes dhe me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve Condé Nast Traveller, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

”Mund të mos jetë ende ‘Kroacia e re’, por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes”, shkruan ”Condé Nast Traveller”.

”Gjithmonë do të gjendet ndonjë aventurier i guximshëm, i gatshëm për të qenë i pari. Kështu pra, në Alpet e virgjëra shqiptare, Katerina nga Bruklini dhe partneri i saj shqiptar menaxhojnë një shtëpi në fermë me pesë dhoma të quajtur “Hotel Rilindja”, një oaz komod mes majave dhe livadheve, ku gjatë mbrëmjeve ka festa me mish dhie të pjekur dhe troftë rezervuari të freskët”, thekson revista.

”Ose mund të shkoni në Rivierën Shqiptare për rërën e artë dhe ujin e kthjellët mes ngjyrës blu dhe të gjelbër që lag limane të thepisura. Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz që kanë ikur nga Tirana – por, në shtator ata janë përsëri në punë, ndërsa moti vazhdon të jetë Mesdhetar dhe Adriatiku i ngrohtë”, shton ajo.

Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes 25 destinacioneve kryesore të botës për turizmin, ku përfshihen mes të tjerash edhe Stambolli, Buenos Airesi, San Franciskoja, Polinezia Franceze, Japonia, Lisbona, Ibiza, Nju Jork, Siçilia, Korfuzi, Santorini, Budapesti dhe Barcelona./atsh

Prestigjiozja britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike, mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë Read More »

Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Sipas Kreut të Shtetit, moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”, është shprehur presidenti Meta.

Moszgjidhja, ka nënvizuar Meta, “i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.

“18 tetori po afron”, ka theksuar presidenti Meta./atsh

Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet Read More »

Me ligjin e ri të vijës bregdetare, zaptuesit e plazheve nuk do guxojnë të sfidojnë më qytetarin dhe shtetin

Në të gjitha zonat bregdetare vazhdon me rimte të larta aksioni për rivendosjen e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa pamje nga ky aksion në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës ku Policia e Shtetit, ndërsa thekson se “ligji i ri për vijën bregdetare do të sigurojë që zaptuesit e plazheve të mos sfidojnë më qytetarin dhe shtetin.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, thekson Rama.

Policia e Shtetit njoftoi sërish sot se operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/659407891238861/?t=0

Me ligjin e ri të vijës bregdetare, zaptuesit e plazheve nuk do guxojnë të sfidojnë më qytetarin dhe shtetin Read More »