Aktualitet

800 jahte turistike vizituan Sarandën në janar-korrik

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

Në portin e Sarandës gjatë muajve janar-korrik të këtij viti vihet re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike.

Drejtoria e portit të Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në muajt janar-korrik të këtij viti kanë ardhur 800 jahte turistike, 163 tragete turistike dhe 26 kroçera”.

“Duke e krahasuar me 2018 ka rritje të numrit të jahteve, si dhe dyfishim të trageteve turistike, pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar porti i Sarandës u vizitua nga 665 jahte turistike, 98 tragete turistike dhe 21 kroçera”, – tha Statha.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh

800 jahte turistike vizituan Sarandën në janar-korrik Read More »

Restaurim i murit romak në parkun arkeologjik të Finiqit

Qyteti i lashtë i Finiqit, përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore.

Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë ka hartuar projektin “Konsolidimi i murit romak në banesën me dy peristile në parkun arkeologjik të Finiqit.”

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese-restauruese në monument.

Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën kombëtare Sarandë-Gjirokastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit.

Në qendër të fshatit, do të gjeni një rrugë të asfaltuar e cila do t’ju çojë në kodrën ku ndodhet parku.

Krahas monumenteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperiencë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës. /atsh

Restaurim i murit romak në parkun arkeologjik të Finiqit Read More »

Parashikimi i motit

Vala e të nxehtit e cila po përshkon Shqipërinë, ka sjellë temperatura të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të ndikojë vala e të nxehtit ku temperaturat në rang vendi parashikohet të jenë nga 35° deri 40°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet dhe në lugina në orët e nxehta të ditës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/39 diell
Kukës 22/36 diell
Lezhë 23/38 diell
Dibër 20/35 diell
Durrës 24/37 diell
Tiranë 24/39 diell
Elbasan 24/40 diell
Berat 18/40 diell
Vlorë 24/35 diell
Korçë 20/34 diell
Gjirokastër 20/40 diell
Sarandë 22/35 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Rama për dokumentarin e Rai 3: E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot humbje kohe dhe gazetari pa lidhje, dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës.

Sipas tij, shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.

“S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, thekson kryeministri Rama, ndërsa ka publikuar edhe qëndrimin e sotëm zyrtar të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me faktet e evidentuara në këtë dokumentar të medias italiane.

Ministri Lleshaj deklaruar se lufta kundër kanabisit është një bast i fituar për mazhorancën dhe se për këtë ka dokumente dhe shifra zyrtare, të cilat thekson se nuk janë evidentuar në asnjë pjesë të shkrimit. Ky dokumentar sipas tij, është një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Ministri tha se opozita ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin në pushtet./atsh

Rama për dokumentarin e Rai 3: E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari Read More »

Nisma e veçantë e deputetit të PS për një Shqipëri të pastër

Deputeti socialist, Ervin Bushati ka nisur një sfidë të re online në këtë sezon turistik.

Bushati ka ndërmarrë një nismë ku sfidon secilin që sheh mbeturina në mal, det dhe mjedis duhet t’i pastrojë ato.

“Mbrojmë Shqipërinë, natyrën mjedisin dhe plazhet tona të mrekullueshme. Pushimet janë të bukura por nëse nuk mbajmë pastër mund të shkatërrojmë”, shprehet deputeti Bushati.

Ai apelon që “të heqim mbeturinat sa herë shkojmë në det, në mal dhe në natyrë. Mos të dëmtojmë natyrën dhe të respektojmë Shqipërinë”./atsh

Nisma e veçantë e deputetit të PS për një Shqipëri të pastër Read More »

Blogu i njohur: Të lundrosh me jaht në Shqipëri

“Lundrimi me jaht nëpër Shqipëri mund të jetë me interes, pasi në portin kryesor të Durrësit është krijuar një mol i veçantë për jahtet. Ne ishim atje muajin që kaloi. Të gjithë ishin të përzemërt dhe mikpritës”, shkruan blogu i njohur “Med Sailing” për portin e Durrësit dhe lehtësirat e krijuara për jahtet.

“Ne përdorëm dokun në Sarandë, ku ka shërbim për anijet, brenda zonës së sigurisë. Kjo funksionoi, por të shkosh në Durrës me jaht dhe jo anije tingëllon tërheqëse. Ne u kënaqëm me të vërtetë në Shqipëri. Aty ka lehtësira për ankorimin e tyre si edhe energji elektrike. Ai është vend i sigurt dhe me masa sigurie në portat hyrëse”, shkruan “Med Sailing”, blog i njohur në fushën e turizmit.

Sipas këtij blogu, porti i Durrësit është një vend i mirë për të lënë anijet për udhëtime në brendësi të vendit.

“Ne u informuam nga agjenti ynë se mund ta linim anijen për më shumë se një javë edhe pa një njeri që ta ruante atë. Ne donim ta linim anijen për pak ditë për një udhëtim nëpër male. Kostot për të qëndruar në port janë 60 euro dhe 10 euro për natë për jahtet, pavarësisht madhësisë së tyre. Këto janë të ardhura të mira për Shqipërinë. Aktualisht, vendi tjetër i sigurt për të lënë një jaht për pak ditë, pa një njeri që ta ruajë, është në portin e shtrenjtë të jahteve në Orikum, 70 euro për një natë për një jaht 14 metra të gjatë”, shprehet blogu “Med Sailing” në artikullin e tij./atsh

Blogu i njohur: Të lundrosh me jaht në Shqipëri Read More »

Manastirliu mbledh Task-Forcën në Vlorë: Rrisim garancinë e shërbimeve për turistët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën e mbarëvajtjes së sezonit turistik në Vlorë.

Takimi u drejtua nga Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj dhe Ministrja Ogerta Manastirliu, me prezencën e drejtuesve të institucioneve të këtij qarku. Ministrja Manastirliu ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit maksimal për të rritur garancinë e shërbimeve ndaj turistëve, me qëllim zhvillimin e turizmit në vend, si një sektor strategjik.

“Rëndësi ka bashkëpunimi ndërinstitucional për të garantuar sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Për të hedhur bazat që çdo vit të garantojmë sigurinë për turistët dhe pushuesit. Për të zbatuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar turizmin në vendin tonë, si një sektor strategjik”, -u shpreh Manastirliu.

Manastirliu u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vijojnë gatishmërinë.
“Mbi 9700 shërbime shëndetësore janë ofruar në Qarkun Vlorë në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 200 raste referuar në spital.

Shërbimi ndaj qytetarit duhet të jepet në kohë dhe me cilësi. Shërbimi shëndetësor është shtuar këtë vit në sezon tursitik, pikërisht nga besimi i rritur i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor. Eshtë ulur numri i referimeve në spitale, sepse ofrohet shërbim cilësor në qendra shëndetësore”, -tha Manastirliu.

Nga 1 Qershori, mbi 37 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore dhe rreth 600 raste janë referuar në spital.
Manastirliu theksoi se institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë ketij sezoni turistik edhe sa i përket inspektimeve.

“Rreth 3400 kontrolle janë kryer nga Inspektoriati Shëndetësor, nga të cilat, mbi 700 vetëm në qarkun Vlorë, ku janë marrë masa administrative, paralajmërime, apo mbyllje te subjekteve për përseritje të shkeljeve. Nuk do të ketë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë ligjin” – tha ajo.

Duke theksuar vijimin e angazhimit sa i përket inspektimeve higjeno-sanitare, Manastirliu tha se aksioni i nisur duhet të kthehet në një sistem të integruar mes institucioneve për të garantuar sezon turistik të sigurt. /atsh

Manastirliu mbledh Task-Forcën në Vlorë: Rrisim garancinë e shërbimeve për turistët Read More »

Ambasadori i OSBE-së në Parkun e Divjakës: Ua rekomandoj të gjithëve

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Boschard ka vlerësuar ambasadorët e turizmit shqiptar, të rinjtë e “Smile Albania” për giudën në zonën e Lagunës dhe parkut të Divjakës.

Në vizitën e tij të tretë, ambasadori është shprehur se i pëlqen shumë kjo zonë dhe se e rekomandon për të gjithë vizitorët, qofshin ata të huaj apo vendas.

“Shumë faleminderit për guidën tejet interesante. Kjo është vizita ime e tretë në zonën e Lagunës dhe Parkun e Divjakës dhe çdo herë e shijoj më shumë ndaj edhe e rekomandoj për të gjithë”, -thotë Boschard.

Nga ana e tij, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur sfidën për të kapur 10 milion turistë në Shqipëri dhe për këtë është përgatitur një listë me problematika./atsh

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/723812704739228/?t=1

Ambasadori i OSBE-së në Parkun e Divjakës: Ua rekomandoj të gjithëve Read More »