Aktualitet

Sezoni turistik forcon lekun ndaj valutave

Muaji gusht bashkë me pikun e sezonit turistik, ka sjell zhvlerësim të ndjeshëm të valutave në këmbim me lekun shqiptar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 120.82 lekë ose 0,34 lekë më pak se një ditë më parë, dollari amerikan humbi 0,31 lekë dhe u kuotua në vlerën 107.84 lekë. Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua ndjeshëm me 0,78 lekë dhe këmbehet me 130.16 lekë.
Aktorët e tregut shprehet se, luhatjet në tregun valutor janë të pritshme në gjatë sezonit veror, por sipas tyre, fluksi në rritje i turistëve rrit prurjet e valutës dhe reflekton forcimin e pozitave për lekun.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.84 -0.31
Euro EUR 120.82 -0.34
Poundi Britanik GBP 130.16 -0.78
Franga Zvicerane CHF 111.32 +0.15
Jeni Japonez (100) JPY 102.56 +0.33
Dollari Australian AUD 72.93 -0.72
Dollari Kanadez CAD 81.33 -0.47
Korona Suedeze SEK 11.28 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 12.09 -0.04
Korona Daneze DKK 16.19 -0.05
SDR SDR 148.37 -0.45
Ari(OZ 1) XAU 164769.81 +2,177.10
Argjend(OZ 1) XAG 1881.03 +36.83
Juani Kinez (onshore) CNY 15.26 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 15.19 -0.08
Lira Turke TRY 19.26 -0.45 /atsh

Sezoni turistik forcon lekun ndaj valutave Read More »

Sonte, dt.13 gusht, ora 20:30 në sheshin e Lungomares, artistë të mirënjohur të Estrades së Teatrit “Petro Marko” në “Show Veror 2019

Sonte, dt.13 gusht, ora 20:30 në sheshin e Lungomares, artistë të mirënjohur të Estrades së Teatrit “Petro Marko” në “Show Veror 2019 , me një program të perzgjedhur artistik me humor, parodi , kengë dhe kercime nga repertori më i mire i tyre.

Mos mungoni..!

Ejani te kaloni një mbremje vere të kendshme artistike ne Vlorë !

Sonte, dt.13 gusht, ora 20:30 në sheshin e Lungomares, artistë të mirënjohur të Estrades së Teatrit “Petro Marko” në “Show Veror 2019 Read More »

Josif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë

Kryeministri Edi Rama publikon opinionin e studiuesit dhe kritikut të artit, Josif Papagjoni i cili thotë se duhet të bëhet një godinë e re teatrore.

“Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit”, shprehet Rama ndërsa publikon qëndrimin e kritikut të artit.

Papagjoni deklaron se “kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri”.

“Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku”, thekson ai.

Duke vënë në dukje se duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet, Papagjoni shton se “njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistic”.

“ Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri”, deklaron kritiku I artit, Josif Papagjoni./atsh

Josif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë Read More »

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, mesazhi i zv.ministres për studentët që e kanë lidhur profesionin me mjedisin

Zv.ministrja e e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, ka uruar ditën e sotme Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke shpërndarë foton e Dorinës, një guidë e re dhe e mençur e cila ka pasion arkeologjinë e natyrën.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! Veçanërisht studentëve që kanë lidhur profesionin e tyre me mjedisin, u uroj të ruajnë përkushtimin e pasionin, të përvetësojnë dijet më bashkëkohore dhe t’i vënë në zbatim në mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit”, shprehet Çuçi.

Çuçi shprehet se, “me këtë foto të Dorinës, guidës së mençur, e cila rrezaton pasionin madh për arkeologjinë e natyrën, uroj të gjithë të rinjtë që punojnë dhe studiojnë me përkushtim, Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë. /atsh

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, mesazhi i zv.ministres për studentët që e kanë lidhur profesionin me mjedisin Read More »

Të rinjtë gjermanë, të impresionuar nga historia e Shqipërisë

Muzeu Historik Kombëtar u vizitua dje nga një grup të rinjsh gjermanë të shoqëruar nga të rinjtë shqiptarë të Diasporës.

Grupi i të rinjve, të shoqëruar nga Anduena Stephan, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Gjermani, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist.

Të rinjtë shprehën një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionuan shumë nga historia e Shqipërisë treguar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Pjesë e programit, përveç vizitës në Muzeun Historik Kombëtar, do të jenë dhe disa vizita në institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i Rinisë shqiptaro-gjermane përmes kulturave”, i cili organizohet nga Ministria e Integrimit të Landit të Veriut të Vestfalisë, Shoqata IDEAL e Diasporës dhe Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Gjermani dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, me qëllim njohjen me natyrën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare. /atsh

Të rinjtë gjermanë, të impresionuar nga historia e Shqipërisë Read More »

Pesë fotografë bashkëkohorë nismë për ta vënë Sazanin në hartën artistike kombëtare e ndërkombëtare

Sazani, ishulli dikur i militarizuar, sot muze i rastësishëm i rrënojave ushtarake, rizbulohet nga lentet e pesë fotografëve bashkëkohorë.

Ekspozita e titulluar “Sazan: No Man’s Land” (shqip “Sazani: Tokë e Askujt”), e cila u hap për publikun në Galerinë e Bregdetit, në Radhimë, Vlorë, eksploron dimensionet e ndryshme të ishullit mes punëve të Helidon Gjergjit, Dritan Hyskës, Gaime Melonit, Abi Shehut dhe Gerta Xhaferaj.

Ekspozita u pasurua nga ture të udhëhequra nga kuratorët si dhe aktivitete shoqëruese kulturore në ambientet e Galerisë së Bregdetit.

Dy kuratorët Elian Stefa dhe Niku Aleks Muçaj thanë se “No Man’s Land” është një reflektim vizual dhe përsiatje dokumentuese mbi të shkuarën dhe të tashmen e ishullit, duke i lënë hapësirë imagjinatës së publikut për një të ardhme të mundshme të Sazanit.

“Ekspozita do të udhëtojë edhe jashtë vendit për të treguar potencialin e ishullit dhe kontekstit unik që përfaqëson”, tha Stefa.

Sipas Muçaj, kjo ekspozitë është një përpjekje për ta vënë Sazanin në hartën artistike kombëtare dhe ndërkombëtare. “’No Man’s Land’ është fillimi i jetësimit të këtij misioni”, tha ai.

Fotografia pasqyron qasjet e ndryshme stilistike dhe analitike të secilit artist të ftuar, por formati dhe përmasat mbeten konstante, duke ekspozuar rregullin dhe estetikën ushtarake.

Artisti Helidon Gjergji e konsideron Sazanin një muze historik, natyror dhe ushtarak. “Është një muze i gjallë, ku objektet vdesin dhe lindin, transformohen dhe tjetërsohen, dhe për paradoks, tregojnë të vërtetën shumë më tepër se muzetë klasikë”, tha Gjegji.

Ndërsa fotografja Abi Shehu vëren se “shkretia e ishullit të pushton përkundër historisë së tij si një vend dikur i jetueshëm, ndërsa sheh gjurmë të njeriut të cilat kanë marrë formën e harresës”.

Krahas fotografive, harta origjinale të periudhave dhe fuqive të ndryshme paraqitën rëndësinë ushtarake të ishullit në detaje të hollësishme teknike. Po ashtu, u shfaq një intervistë me komandantin e ishullit për 15 vjet gjatë regjimit komunist, Naim Muho – dëshmi e cila skicon një fotografi më vete të jetës kur Sazani shënonte kulmin e tij.

Një instalacion i krijuar për të prezantuar Sazanin në relacion me Gjirin e Vlorës, solli një këndvështrim të ri mbi ishullin, përtej siluetës së zakonshme që shumica janë mësuar ta shohin.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në shtator dhe do të jetë e qasshme për publikun, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00./atsh

Pesë fotografë bashkëkohorë nismë për ta vënë Sazanin në hartën artistike kombëtare e ndërkombëtare Read More »

Menaxhoni stresin gjatë verës

Temperaturat e larta ndonjëherë na bëjnë të mendojmë për sezonin e verës, se si do ta kalojmë atë.

Por, ato që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa mënyra të efektshme, të cilat do ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.

Largoni çokollatat. Vera dhe ëmbëlsirat nuk shkojnë bashkë gjatë verës. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës.

Bëni shëtitje në plazh: 30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.

Provoni të bëni joga: Gjatë verës mund t’i bashkoheni grupeve të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.

Eksploroni natyrën: Shëtitjet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin. Lexoni gjatë qëndrimit në rërë: Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë det.

Ekspertët e ISHP-së thonë po ashtu, ruajta e qetësisë, qëndrimi aktivë, kujdesi për trupin
qëndrimi i fokusuar tek e tashmja, fikja e pajisjeve elektronike dhe fokusimi te personat e dashur, kryerja e aktivitete që ju pëlqejnë janë mënyra për menaxhimin e stresit gjatë stinës së verës. /atsh

Menaxhoni stresin gjatë verës Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe gjatë ditës së martë, në vend do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.

Fundjava shënoi edhe ditët më të nxehta të regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në qytetin e Elbasanit me 41.5°C.

Gjithashtu temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C.

Gjatë kësaj jave parashikohet mot i kthjellët ku përjashtim bën dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e Mërkurë) në zonën e veriut. Dita e Enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Temperaturat për datë 13 gusht parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 26/36 diell
Kukës 21/37 diell
Lezhë 28/38 diell
Dibër 21/36 diell
Durrës 25/34 diell
Tiranë 26/38 diell
Elbasan 25/41 diell
Berat 22/41 diell
Vlorë 24/38 diell
Korcë 21/34 diell
Gjirokastër 22/41 diell
Sarandë 24/37 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »