Aktualitet

Rama: Barbari që goditi miqtë spanjollë para drejtësisë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar rastin e goditjes së turistëve spanjollë në jug të vendit si një akt barbar mbi kodin e mikpritjes shqiptare dhe uron që autori të mos i shpëtojë duarve të drejtësisë.

“Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve”, shprehet Kryeministri Rama.

Në vijim Kryeministri Rama shton se “mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë”.

“Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë”, thekson ai./atsh

blob:https://www.facebook.com/83cc8a09-49ea-4c2c-9670-e5ed4106c70e

Rama: Barbari që goditi miqtë spanjollë para drejtësisë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare Read More »

“Shpirt i lirë” – Poezi nga Marinela Velaj

“Shpirt i lirë”

Kush dhe çfarë jam në këtë Botë?!
Jam çfarë shoh apo çfarë ndiej?!
Këtë s’mundet kush ta thotë!
– Jam mister i pazbuluar!

Jam vërtet qenie njerëzore,
kam një trup me mish dhe kocka
por veç trupit që me sy shihet,
jam njē qenie që veç mund të ndihet!

E di, të çmendur do më pandehni
sapo këto rreshta ti lexoni
por përtej kësaj ndjesie
dhe dyshim do përjetoni!

Thellë në zemer do ta ndjeni
se kam sadopak të drejtë
s’jam e sigurt thjesht e di
se përtej kësaj Bote
do të jem një shpirt i lirë.

Nga ky “burg” një ditë do dal
dhe do endem në hapësirë
se me jetën ç’fitoj vallë,
jam njeri sikur të gjithë.

Por, veç shpirti do të vlej
kur nga kjo jetë të largohem
se një ditë baltë do të jem
dhe Tokës do ti ofrohem.

Drejt qiellit porsi shqiponjë
do lartësohet shpirti im,
më besoni s’dua tjetër
veç të endem në hapësirë.

Porsi zogu ne kafaz,
kyçur brenda në kraharor,
do shpërthej një ditë do plas,
si shqiponjë do fluturoj.

Njësh me qiellin do të bëhem,
do jem një ditë shpirt i lirë,
përmbi re do bëj sehir
Tokën që mbart trupin tim.

Kur të vij dit’ e bekuar
ndoshta do të jem harruar
por një ditë do më besoni
kur shpirtin tim të takoni.

Se në tokë mysfirë jemi
dhe së shpejti do largohemi,
kush të kundërtën mendon,
thjesht gabon se Egon çmon.

Kur të jem një shpirt i lirë
atëherë do të kem lindur
se këtë jetë e kemi hua
ndaj çdo gjë duhet paguar./ Marinela Velaj

“Shpirt i lirë” – Poezi nga Marinela Velaj Read More »

Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko solli sot në vëmendje talentin e piktorit të diasporës Dastid Miluka e cili vjen me ekspozitë nga kostumografia popullore shqiptare.

“Dastid Miluka është një piktor i talentuar shqiptar që jeton prej kohësh në Belgjikë, i cili vjen para publikut me një stil të veçantë e goditës”, shprehet Majko.

Po ashtu Majko vë theksin te thelbi i ekspozitës që është vendi i origjinës, Shqipëria.

“Me ekspozita këndej e andej kufijve, Miluka kësaj radhe i është përkushtuar një projekti ku punimet e tij do të jenë të frymëzuara nga ‘rrënjët’: vendi i origjinës, njerëzit e sidomos nga kostumografia popullore shqiptare”, shprehet ai. /atsh

Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës Read More »

Gjumi cilësor ndikon në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike

Gjatë natës trupi juaj djeg midis 300 dhe 400 kalori. Kjo pothuajse është e barabartë me sasinë e energjisë që harxhoni me një orë vrap. Ekspertët pretendojnë se gjumi cilësor mund të kontribuojë në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike. Nëse doni ta bëni atë të funksionojë, është e rëndësishme t’i përmbahen zakoneve të caktuara që mund të rritin metabolizmin tuaj në gjumë.

Ekspertët rekomandojnë të mbani temperaturën tuaj në dhomë gjumi rreth 18 ° C gjatë natës për të shpejtuar metabolizmin tuaj. Studimet kanë treguar se një mjedis më i freskët aktivizon qelizat yndyrore, të cilat janë përgjegjëse për termorregullimin. Kur flini në një dhomë të ftohtë, trupi juaj fillon të djegë më shumë energji për të ruajtur nxehtësinë. Kjo është arsyeja pse ju mund ta gjeni veten më të dobët në mëngjes.

Lëngu i rrushit ndihmon në djegien e kalorive falë një substance të veçantë të quajtur resveratrol. Kthen yndyrën e keqe të bardhë në yndyrë bezhë. Kur fle, trupi juaj përdor yndyrë bezhë për t’ju mbajtur të ngrohtë. Kështu që, të keni një filxhan lëng rrushi përpara se të shkoni në shtrat, do t’ju detyrojë të hiqni qafe yndyrat e tepërta në vend që t’i ruani ato.

Një orar i parregulluar i gjumit është i lidhur me shtimin e peshës së tepërt, thonë studimet. Normalisht është hormoni melatonin që na thotë se kur të shkojmë në shtrat. Ndihmon gjithashtu në aktivizimin e qelizave yndyrore që ndihmojnë në djegien e kalorive.

Nuk ka asgjë të keqe në të hani një ushqim të shpejtë dhe të vogël para se të shkoni në shtrat. Zgjidhni ushqime që janë të pasura me proteina, si kos , djathë me pak yndyrë, mish gjeli ose gjalpë kikiriku. Ata do të rrisin normën tuaj metabolike dhe do të ndihmojnë muskujt tuaj të rriten. /atsh

Gjumi cilësor ndikon në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike Read More »

Kroçera “MSC Musica” me mbi 3 mijë turistë “zbarkon” në Sarandë

Kroçera “MSC Mucia” po zbarkon pothuajse çdo javë në portin e Sarandës, duke sjellë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në bordin e kroçerës që erdhi dje nga porti i Pireut, Greqi, ishin 3 111 turistë nga Taiwan, Kinë, Tajlanda, Ukraina, Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, Rusia, Uruguaji, Zelanda e Re, etj”.

Turistët e huaj gjatë qëndrimit në Sarandë vizituan pikat turistike të qytetit, si Butrintin, Ksamilin, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, si dhe qytetin e Gjirokastrës.

Sipas portit të Sarandës, pas vizitës në Sarandë kroçera u drejtua në portin e Dubrovnikut, në Kroaci.

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike. Vetëm gjatë këtij viti në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera.

Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin shkurt të këtij viti të presë turistët e parë, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik ka një fluks të shtuar.

Saranda e njohur për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas e të huaj. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh

Kroçera “MSC Musica” me mbi 3 mijë turistë “zbarkon” në Sarandë Read More »

Ja si do të jetë moti në vazhdim

Moti sot në vendin tonë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë nga veriperëndimi – juglindje 1-8m/sek në bregdet deri në 15-20m/sek duke sjellë valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/29 Diell pak re
Kukës 15/25 Diell pak re
Lezhë 20/30 Diell pak re
Dibër 13/24 Diell pak re
Durrës 19/30 Diell pak re
Tiranë 20/33 Diell pak re
Elbasan 20/34 Diell pak re
Berat 16/32 Diell pak re
Vlorë 19/32 Diell pak re
Korcë 15/25 Diell pak re
Gjirokastër 18/33 Diell pak re
Sarandë 20/31 Diell pak re/atsh

Ja si do të jetë moti në vazhdim Read More »

Leja e Drejtimit në vetëm 30 minuta, Rama: Shërbime më të shpejta me standarde europiane

Shërbime më të shpejta me standarde europiane garantohen tashmë për qytetarët që duan të pajisen me Leje Drejtimi.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje faktin se nga 15 gushti 2019, kartoni i ri i Lejeve të Drejtimit lëshohet në vetëm 30 minuta.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër hap përpara në përpjekjen e pandalshme për shërbime më të shpejta e me standarde europiane për qytetarët, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Risia nis me Tiranën që ka 45% të numrit total të lejeve të drejtimit në vend, ose janë 48 mijë qytetarë përfitojnë çdo vit.

Në sajë të masave të marra shpejtohen 7 shërbime: Leje Drejtimi për herë të parë; humbje/vjedhje/shkatërrim/ dëmtim Leje Drejtimi; konvertim Leje Drejtimi; Leje Drejtimi për shtesë kategorie; ndryshim vendbanimi; ndryshim në gjeneralitete; rinovim Leje Drejtimi.

Po ashtu, rritet shpejtësia e shërbimit 720 herë. Në nëntor 2018 Leja e Drejtimit merrej për 15 ditë, ndërsa në gusht 2019 merret për 30 minuta, pa tarifë ekstra, më shpejt, më lehtë dhe më lirë./atsh

Leja e Drejtimit në vetëm 30 minuta, Rama: Shërbime më të shpejta me standarde europiane Read More »

Valdrin Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “Valdrin Pjetri ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD dhe çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel”.

“Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje”, vijoi Rama.

“Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit, s’mund të lërë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë”, shtoi Rama.

Jo vetëm kaq, por sipas Kryeministrit, “është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur”. “Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive”, tha Rama./atsh

Valdrin Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme Read More »