Aktualitet

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, kryetare zgjidhet Brisela Kadia

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, zgjidhet kryetarja e këtij Këshilli, Brisela Kadia me 42 vota pro, ndërsa dy prej tyre janë shpallur të pavlefshme.

Po ashtu në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj.

Kryetarja e Re e Këshilli Bashkiak i Shkodrës, Brisela Kadia deklaroi se në ushtrimin e detyrës do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

“Ndihem e nderuar të marrë këtë pozicion. Ky këshill, fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Në këshill, ftoj këshilltarët të bëjnë oponencën e atyre që janë jashtë këshillit. Do të punojmë për të gjithë. Kjo detyrë që më është besuar do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodrën dhe shkodranët”, ka thënë ndër të tjera Kadia.

Pas përfundimit të seancës së konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, mbështetës të PD-së kanë sulmuar anëtarët e këshillit që dilnin nga Universiteti ku u zhvillua mbledhja.

Deputeti Tom Doshi pasi u sulmua nga mbështetësit e PD në Shkodër theksoi për mediet se ata që nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.

“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”- ka thënë Doshi. /atsh

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, kryetare zgjidhet Brisela Kadia Read More »

121 milionë lekë investim / Dy laboratorë modernë për kontrollin e barnave

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po rehabilitohet dhe zgjerohet, duke mundësuar ngritjen e dy laboratorëve modernë për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së barnave që prodhohen dhe qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e rindërtimit të Agjencisë së Barnave, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vlerë 121.4 milionë lekë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm që kemi ndërmarrë sa i takon garantimit të sigurisë së barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të certifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend”,- tha Manastirliu.

Investimi në institucionin e vetëm kombëtar që ka në qendër të punës së tij kontrollin mbi sigurinë dhe cilësinë e barnave, ruajtjen dhe regjistrimin e tyre, pritet të përfundojë brenda vitit dhe në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të pajiset me aparatura moderne laboratorike.

“Dy laboratorët e rinj që do të pajisen me aparatura bashkëkohore për analizimin e barnave që regjistrohen për herë të parë në vendin tonë si dhe të barnave që janë në qarkullim, do të akreditohen, për të përmbushur standardet europiane të cilësisë”, tha Manastirliu.

Investimi parashikon ngritjen e laboratorit fiziko–kimik dhe atij mikrobiologjik, duke bërë të mundur garancinë e certifikimit të sigurisë dhe cilësisë së barnave, me analizimin e të gjithë gamës së barnave që tregtohen në vendin tonë dhe me kapacitete analizuese të përmirësuara.

Godina do të përfshijë një sportel të dedikuar me 2 poste ku bizneset do të kryejnë regjistrimin për barnat dhe pajisjet mjekësore. Do të ketë ambiente të posaçme (dhoma frigoriferike) per ruajtjen e mostrave dhe acideve. Si dhe dy laboratorë modernë për testimin e barnave dhe materialeve mjekësore.

Ky është një investim i rëndësishëm edhe për vetë volumin e punës së Agjencisë, e cila vetëm vitin e kaluar ka lëshuar mbi 53 milion pulla për barnat e prodhuara dhe ato që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Kontrolli mbi cilësinë dhe sigurinë e barnave që tregtohen në vend është në fokus të politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me përfundimin së shpejti të depos qendrore të barnave në QSUT dhe investimin në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të rritet në një standard të ri kontrolli mbi sigurinë e barnave që qarkullojnë në vendin tonë. /atsh

121 milionë lekë investim / Dy laboratorë modernë për kontrollin e barnave Read More »

Turistët vendas e të huaj “pushtojnë” Korçën për Festën e Birrës

Falë një organizimi të mirë detajuar nga bashkia, “Festa e Birrës” ka shndërruar Korçën në hapësirën masive të shesheve të tejmbushura, hoteleve, hosteleve e guest house-ve të gjitha të prenotuara nga të gjitha qytetet shqiptare e me shqiptarë nga gjithë bota, turistë e pushues të huaj dhe vizitorë nga vende të tjera.

Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili ka thënë se ajo që po ndodh është shndërrimi i një feste lokale në një traditë që sjell më shumë turistë në këtë qytet.

“Megjithëse mes – gusht, falë një organizimi të mirë detajuar nga bashkia, “Festa e Birrës” ka shndërruar Korçën në hapësirën masive shesheve tejmbushura, hoteleve, hosteleve e guest house-ve të gjitha të prenotuara nga të gjitha qytetet shqiptare e me shqiptarë nga gjithë bota, turistë e pushues të huaj, vizitorë e konsumatorë të festave nga vende të tjera. Për gati një javë shijohet birra dhe po aq festa, e vërtetë po aq sa Hashtagu i këtij këtij viti: Është festa e birrës. Nuk mund të mungosh”, ka thënë Klosi.

Ai ka theksuar se “mrekullia që po ndodh këto ditë në Korçë, nuk është as më shumë e as më pak: pikërisht shndërrimi i traditës në festë dhe i festës në traditë! “Birra Korça” me historikun e prodhimit prej 1928-ës si birra e parë shqiptare, si produkt i konsoliduar në tregun vendas e përtej, është pika e e fortë ku mbështetet kjo feste tashmë e shndërruar ne traditë e që rritet vit pas viti”.

Sipas ministrit, shndërrimi i kësaj feste në traditë është përpjekje që do të shtrihet në çdo qytet.

I cilësuar si eventi më i madh festiv në vend, Festa e Birrës mbledh çdo vit mijëra njerëz për të shijuar aromën e mrekullueshme të birrës së freskët.

Korça mund të konsiderohet një nga shembujt më domethënës të qyteteve shqiptare që shfrytëzojnë turizmin vjetor, kryesisht atë malor dhe kulturor. Me kapacitete të shtuara akomoduese dhe rritje të investimeve të brendshme, ky qytet po tenton që të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj./atsh

Turistët vendas e të huaj “pushtojnë” Korçën për Festën e Birrës Read More »

Ngjarja me turistët spanjollë/ Gjykata e Vlorës, “arrest me burg” për Kokëdhimën

Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Mihal Kokëdhimën, i cili dhunoi disa ditë më parë një grup turistësh spanjollë.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, 51-vjeçari do të qëndrojë në burg të paktën gjatë periudhës së hetimeve, nën akuzë për “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim të pronës”.

Avokatët e tij kërkuan masë më të lehtë se “Arrest me burg”, siç kërkoi prokurori Saimir Smaka. Mbrojtja ngriti pretendimet se nuk qëndron asnjë nga akuzat e ngritura, prandaj ai nuk duhet mbajtur në burg.

Avokatët kërkuan që Mihal Kokëdhima të lirohet me garanci pasurore deri në 3 mijë euro, ose një vlerë tjetër që ta përcaktojë gjykata.

Mihal Kokëdhima u arrestua tre ditë më parë nga policia, pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë./atsh

Ngjarja me turistët spanjollë/ Gjykata e Vlorës, “arrest me burg” për Kokëdhimën Read More »

Ëndrra dhe lule -Poezi nga Xhaneta Fisti

Ëndrra dhe lule

Lule të vesitura ngelen ëndrrat.
Dashurin e tyre aq shumë e këndojmë.
Kjo esencë që marrëm me frymë në ajër.
Që e përpunojmë as vetë se kuptojmë.

Ekstazë që ke dehur vena dhe zëmër.
E na shoqëron nga do që të shkojmë.
Pikëloti tashmë tharë e harruar.
Kjo zhurmë e gazuar qetësin peshon.

E dashurinë të gjithë e duam.
Këtë dhe foshnja vetë e disponon.
S’di nëpër hapa pse më vjen zbjaduar*.
E vetë humanin më abandonon.

Moj hija e shpirtit të lashtë të bekuar.
Ngelen mbas hallet e çfarë ke shkuar.
Fëmijët të gjithë që vdekja të muar.
Kanë zënë një vënd në zëmër shtrënguar.

Zëmrën të gjithë, jo s’më toksikon.
Kjo përcjell dashuri deri sa jeton.
Jo s’ kthehesh më e kaluar me naze.
Kam Gjuhëmëmën lëndina e oaze.

Ëndrra dhe lule -Poezi nga Xhaneta Fisti Read More »

Festohet në Dukat “Takim mes brezash”

Festohet në Dukat-Fshat me iniciatvën e Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ ‘Takimi mes Brezash’, festë kjo që zhvillohet çdo vit në muajin gusht.

Mbrëmja kaloi shumë bukur mes të ftuar dhe miqsh të ardhur nga çdo anë ku ata jetojnë e punojnë.

Mbrëmjen e zbukuroi edhe kënga labe e vallja popullore ku u përfshinë gjithë pjesëmarrësit, të rritur e fëmijë.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ nderoi edhe zotin Sofo Kuteli me titullin ‘Mirënjohje e Labërisë’ për përçimin e vlerave më të mira të zonës dhe mikpritjen e tij në punën 56-vjeçare si kuzhinier.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit në festën tonë dhe i ftojmë të vijnë çdo vit me qëllim që gjithë krahinorët, të vjetër e të rinj, të njohin njëri-tjetrin dhe kontribuojnë në vazhdimin e traditave të mira të fshatit tonë.

Miqësisht,
Kryetari i Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’
Selim Haskocelaj

Festohet në Dukat “Takim mes brezash” Read More »

Festohet në Dukat “Takim mes Brezash”

Festohet në Dukat-Fshat me inisiatvën e Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ ‘Takimi mes Brezash’, festë kjo që zhvillohet çdo vit në muajin gusht.

Mbrëmja kaloi shumë bukur mes të ftuar dhe miqsh të ardhur nga çdo anë ku ata jetojnë e punojnë.

Mbrëmjen e zbukuroi edhe kënga labe e vallja popullore ku u përfshinë gjithë pjesëmarrësit, të rritur e fëmijë.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ nderoi edhe zotin Sofo Kuteli me titullin ‘Mirënjohje e Labërisë’ për përçimin e vlerave më të mira të zonës dhe mikpritjen e tij në punën 56-vjeçare si kuzhinier.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit në festën tonë dhe i ftojmë të vijnë çdo vit me qëllim që gjithë krahinorët, të vjetër e të rinj, të njohin njëri-tjetrin dhe kontribuojnë në vazhdimin e traditave të mira të fshatit tonë.

Miqësisht,
Kryetari i Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’
Selim Haskocelaj

Festohet në Dukat “Takim mes Brezash” Read More »

Udhëtoni të sigurt në avion me beben tuaj

Udhëtimi me avion është një nga ato hapat që e mendoni 100 herë përpara se të vendosni kur bëhet fjalë edhe për foshnje.

Por, një udhëtim i tillë mund të bëhet gjithsesi, mjafton që të keni parasysh disa rregulla që duhet të ndiqni për ta bërë udhëtimin sa më të qetë.

Moshën e foshnjës suaj: Mjeku i fëmijës suaj mund t’iu ndalojë të kryeni disa udhëtime të panevojshme menjëherë pas lindjes. Foshnjet e kanë akoma në zhvillim sistemin imun dhe udhëtimi nga ajri mund të rrisë rreziqet të preken nga një sëmundje infektive. Nëse zgjidhni të udhëtoni me një foshnje lani duart sa më shpesh ose përdorni antibakterial dhe shmangni kontaktet me udhëtarë që duken të sëmurë.

Dëgjimi i foshnjës suaj. Ndryshimi i presionit në kabinë gjatë fluturimit mund të shkaktojë ndryshim në veshin e mesëm përkohësisht, duke sjellë kështu dhimbje. Për të ndihmuar në balancimin e presionit në veshët e foshnjës, jepini të pijë nga gjiri, biberoni ose jepini pajtuesin para ngritjes dhe uljes së avionit. Kjo mund të ndihmojë që të provoni kohën e ushqyerjes së fëmijës tuaj në mënyrë që ai ose ajo të jetë i uritur gjatë kësaj kohe. Nëse fëmija juaj ka pasur kirurgji të veshit ose një infeksion të veshit gjatë dy javëve të fundit, pyetni mjekun e tij ose të saj nëse është në rregull të fluturojë.

Niveli i zhurmave në kabinën e avionit janë shumë të larta, sidomos gjatë ngritjes. Konsideroni të përdorni pambuk, kufje që zhdukin zhurmën ose tapa për veshët për të limituar sa më shumë ekspozimin nga zhurma kështu foshnja e ka më të lehtë të flejë.

Frymëmarrja e foshnjës suaj. Gjatë fluturimit presioni i ajrit në kabinë është më e ulët se në tokë. Ky ndryshim i përkohshëm nuk përbën problem për fëmijët e shëndetshëm. Por nëse foshnja juaj ka lindur para kohe, ka probleme kronike me zemrën apo mushkërinë është mirë që në këto raste të konsultoheni me mjekun e fëmijës suaj.

Ulësja e sigurt e bebes suaj. Shumë nga ulëset e fëmijëve për makina janë të certifikuara edhe për udhëtimet ajrore. Megjithatë, linjat lejojnë që fëmijët të udhëtojnë në prehrin e kujdestarit gjatë fluturimit, Administrata Federale e Aviacionit rekomandon që bebet duhet të udhëtojnë të sigurt. Nëse zgjidhni të mos blini biletë për foshnjën tuaj, kërkoni një vend të lirë në avion nëse mund ta përdorni për të.

Mos u tundoni t’i jepni foshnjës mjekime pa recetë, që t’i zërë gjumi gjatë fluturimit. Kjo nuk është e rekomandueshme dhe ndonjëherë ka efekte të kundërt. /atsh

Udhëtoni të sigurt në avion me beben tuaj Read More »