Aktualitet

Nga jugu në veri/ Mbi 1 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri vetëm në muajin korrik

Shqipëria po shënon periudhën më të mirë turistike ndër vite, me një numër rekord vizitorësh që kanë “pushtuar” vendin nga jugu e deri në veri.

Shifrat zyrtare për muajin korrik 2019, dëshmojnë se turizmi po nxit një zhvillim të ri e të vrullshëm për ekonominë e vendit, bizneset e sektorët dhe konsumit në tërësi.

INSTAT bën të ditur se, në muajin korrik 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë shënuan 1.176.810 persona. Krahasuar me korrikun 2018, ky numër është rritur me 14,5%.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë 7 muajve të parë të 2019 arriti në 3.313.762, duke u rritur me 12,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në korrik 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5%, pasuar nga turistët nordikë, italianë, anglezë, polakë, çekë, amerikanë etj./atsh

Nga jugu në veri/ Mbi 1 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri vetëm në muajin korrik Read More »

Përhapja e zjarreve në qarqet Gjirokastër dhe Lezhë, Meta: Të merren të gjitha masat për të neutralizuar vatrat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Në një njoftim të Presidencës thuhet se Presidenti Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve./atsh

Përhapja e zjarreve në qarqet Gjirokastër dhe Lezhë, Meta: Të merren të gjitha masat për të neutralizuar vatrat Read More »

U transferua në Stamboll për kurim, 15-vjeçarja merr trajtimin e duhur mjekësor

Elona, 15-vjeçarja e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë është duke marrë trajtimın e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, shprehet se është duke e ndjekur rastin në përditshmëri.

“Në vijim të iniciativës së Qeverisë shqiptare dhe kujdesit personal të Kryeministrit Edi Rama për kurimin e Elonës 15-vjeçare në spitalin Universitar të specializuar ‘Marmara Pendik’ në Stamboll, Elona është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike”, thekson Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll.

“Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll është duke e ndjekur rastin në përditshmëri. Duke i uruar Elonës shërim të shpejtë dhe kthim në Shqipëri shëndoshë e mirë ne mbetemi në shërbim të qytetarëve tanë në çdo rast dhe çdo rrethanë”, shton Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll./atsh

U transferua në Stamboll për kurim, 15-vjeçarja merr trajtimin e duhur mjekësor Read More »

Tirana vlerësohet në edicionin e 40 të takimit për Miqësim Midis Popujve në Rimini

Tirana është përzgjedhur sërish si histori suksesi për transformimin në një qytet miqësor me fëmijët dhe mjedisin, në një nga aktivitetet më të rëndësishme të jetës politike, urbanistike dhe arkitekturore italiane që u mbajt në Rimini.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në edicionin e 40 të Takimit për Miqësi Midis Popujve, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të politikës, urbanistikës dhe arkitekturës nga Italia dhe vende të ndryshme të botës.

Në panelin me titull “Qyteti i sotëm, qyteti i së nesërmes”, krahas kryetarit të bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala dhe arkitektit të njohur Stefano Boeri, kryebashkiaku Veliaj solli sfidat me të cilat përballen sot qytetet si Tirana, për t’u bërë qytete më të jetueshme për të gjithë. Ai theksoi punën e madhe të bërë nga bashkia e Tiranës në shtimin e këndeve të lojërave në çdo lagje, ndërtimin e shkollave të reja, projektin ambicioz të Pyllit Orbital, ku deri në vitin 2030 parashikohet të mbillen 2 milionë pemë, por edhe një sërë projektesh të tjera infrastrukturore që janë realizuar në bashkëpunim me studio prestigjioze të arkitekturës në botë.

“Kemi bërë disa projekte të mira në Tiranë. Kur folëm për Planin Urbanistik në mandatin e parë, askush nuk mendonte se do mbaronim Bulevardin e Ri, që do fillonim shkollat e reja, ndaj këtë vit, më në fund, disa nga projektet që kanë filluar në traditën e vjetër të Tiranës të para 100 viteve me arkitektë italianë, po i vazhdojmë pas 100 vitesh. Kemi nisur punë për ndërtimin e shkollave të reja “Kristo Frashëri” dhe “Nënë Tereza”, dhe besoj se koncepti i shkollave 24-orëshe do të jetë ndoshta edhe e reja më e madhe e mandatit tonë të dytë. Kemi bërë shkollën “Kosova”, së shpejtim hapim shkollën “Servete Maçi”. Por, unë besoj se 17 shkollat e reja, do ta transformojnë vërtet realitetin e tyre”, – u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur te Bulevardi i Ri, ai theksoi se ajo që mbetet tashmë për t’u bërë është finalizimi i projekti me një tjetër shesh ceremonial. “Kemi një plan edhe për fundin e Bulevardit të Ri, që lumi i Tiranës të mos shihet si një vend ku derdhen ujërat e zeza dhe ndotja, por me qytetarët e ndërgjegjësuar ta mbajmë pastër ujin, si një element që mund të transformojë një komunitet. Dikur në ujin e Lanës hidhej çdo mbeturinë, derdhej çdo kanalizim, por me ndërhyrjen e Edi Ramës sot Lana është në fakt segmenti më i gjelbër i qytetit. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me Lumin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt, me miqtë e Abu Dabit, duke negociuar kredinë ose duke shtuar disa fonde në formë granti, do ta përfundojmë edhe atë projekt”, – tha Veliaj.

Si pjesë e strategjisë së Bashkisë së Tiranës për një qytet të qëndrueshëm, Veliaj theksoi se shumë shpejt do të nisë fushata e re e mbjelljeve të pemëve në Tiranë. “Në tetor do të fillojmë operacionin e Pyllit Orbital, ndaj ftesa është e hapur për të gjitha kompanitë, individët, kush ka ditëlindje ose përvjetorë për të kujtuar. Kemi mbjellë 250 mijë pemë, nga 2 milionë që kemi në plan deri në vitin 2030. Por, ky është një vit fantastik, tani që jemi ndërgjegjësuar me verën e nxehtë që ka bërë në Tiranë. Besoj se është një mënyrë jo vetëm për t’i bërë qytetit një qokë, ose për t’i bërë qejfin fëmijëve, apo për të kujtuar dikë me një pemë, por realisht për të shpëtuar të ardhmen tonë, duke i mbushur qytetet tona me gjelbërim. Këtë vit fushatën do ta hapim fushatën pak më herët, që të përfitojmë nga stina e shirave dhe ta mbajmë 6 muaj, për të thyer rekordin tonë të mbjelljes së pemëve”, shtoi ai.

Arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri vlerësoi punën e bërë nga bashkia e Tiranës për ta shndërruar atë në një qytet për njerëzit, para se të jetë një qytet për makinat. “Jemi të lumtur që morëm pjesë në një takim, i cili vlerësohet si një nga momentet më të rëndësishme të politikës italiane prej 40 vitesh. Kemi folur për qytetet, për të ardhmen e tyre. Ishte edhe Giuseppe Sala, i cili përfaqëson një tjetër qytet të madh europian, si Milano. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është mënyra sesi të dy kanë folur për qytetet si hapësira jetësore, kanë folur për njerëzit, për familjet, për fëmijët, për komunitetin. Kjo për të kuptuar se qytetet përbëhen nga njerëzit përpara se të bëhen për shtëpitë, pallatet, hapësirat”, tha Boeri. /atsh

Tirana vlerësohet në edicionin e 40 të takimit për Miqësim Midis Popujve në Rimini Read More »

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura dhe të shtunën

Ministria e Brendshme deklaroi sot se zyrat e aplikimit për dokumente identiteti (ID) do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunave, me qëllim që qytetarët dhe emigrantët të kenë më shumë mundësi aplikimi dhe njëherësh të kursejnë kohë të vlefshme.

Po ashtu, Ministria e Brendshme sqaron se zyrat e shërbimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit si dhe zyrat e Gjendjes Civile do të jenë gjithashtu të hapura të shtunave, duke krijuar kështu lehtësira për çdo shtetas që ka nevojë për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vit u skadojnë dokumentet e identitetit, të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, pasi që nga muaji tetor 2019, do t’iu kushtëzohet shërbimi nëse do të jenë të papajisur me kuponin e aplikimit. /atsh

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura dhe të shtunën Read More »

Mbështetja në bujqësi/ 962 fermerë aplikuan për subvencione në bletari këtë vit

Skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi, po nxisin fermerët të shtojnë investimet edhe në bletari nga viti në vit.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësorë dhe Rurale (AZHBR) bën të ditur se, gjatë vitit 2019 u rrit në 962 numri i fermerëve që aplikuan dhe u kualifikuan për subvencion në bletërritës në të gjithë vendin, kundrejt 600 aplikimeve që u regjistruan një vit më parë.

90% e fermave që kanë aplikuar kanë 100-150 koshere në zotërim dhe vlera e subvencionit të ofruar nga skema kombëtare arrin deri në 150 mijë lekë për fermë.

Nga prodhimi i mjaltit dhe nënprodukteve të tjera, fermerët sigurojnë fitime të kënaqshme. Por zhvillimi i eksporteve nga bletaria do të shtojë edhe më shumë të ardhurat për sipërmarrësit e këtij sektori.

Shqipëria për vetë florën e pasur që ka dhe kushtet e motit, ofron mundësi shumë të mira për prodhimin e mjaltit cilësor dhe me shije të veçantë.

Sot prodhimi dhe tregtimi i mjaltit është ende në nivele të konsumit të brendshëm dhe eksportohet vetëm në vendet e rajonit. Certifikimi i këtij prodhimi sipas standardeve europiane pritet të zgjerojë gjeografinë e eksporteve të mjaltit “Made in Albania”./atsh

Mbështetja në bujqësi/ 962 fermerë aplikuan për subvencione në bletari këtë vit Read More »

Më 2 shtator nisin regjistrimet në shkolla, certifikatë vaksinimi për klasat e para

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe ato të mesme do të startojnë vitin e ri shkollor më 16 shtator ndërsa regjistrimet do të nisin dy javë para fillimit të shkollës.

Në dy shtator është dita e parë e regjistrimeve për të gjithë sistemin. Deri në një ditë para fillimit të vitit shkollor, prindërit dhe fëmijët mund të paraqiten pranë shkollave të tyre për t’u regjistruar.

Për të gjithë ata prindër që do të regjistrojnë fëmijët në shkollë, është e nevojshme dorëzimi i disa dokumenteve. Për klasën e parë, prindërve iu duhet që të paraqesin vetëm certifikatën e vaksinimit, ose vërtetimin e vaksinimit nga qendra shëndetësore. Kështu që nëse nuk e kanë ata duhet ta marrin dhe ta paraqesin pranë shkollës së tyre dhe duhet të paraqesin vërtetimin e ndjekjes së kopshtit të fëmijës nëse fëmija ka ndjekur kopshtin dhe çfarë grupi ka ndjekur, grupin e parë, të dytë apo të tretë. Fëmijët që ndjekin klasat e tjera pra e dytë, e tretë, e kështu me radhë, duhet të paraqesin dëftesën e klasës paraardhëse. Edhe nxënësit e klasës së 10-të duhet të paraqiten në shkollën e zonës së tyre me dëftesën e lirimit.

Nuk janë të pakta rastet që prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të arsimohen në shkolla që nuk i kap zona e tyre e banimit.

Fillimisht, në gjashtë ditët e para të regjistrimit do të kenë përparësi fëmijët e zonës, vetëm nëse do të ketë vende të lira, atëherë do të kenë mundësi edhe fëmijët të cilët nuk i përkasin njësisë administrative ku ndodhet shkolla. /atsh

Më 2 shtator nisin regjistrimet në shkolla, certifikatë vaksinimi për klasat e para Read More »

“Panairi 2019”, promovim traditës artizanale dhe Sarandës turistike

“Panairi 2019” promovon mbajtjen gjallë të traditës artizanale dhe Sarandën si destinacion turistik.

Kështu u shpreh sot kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma në ceremoninë e organizuar në ditën e dytë të këtij panairi, i cila ka një kontribut të çmuar gjatë sezonit veror.

Në kuadër të “Panair 2019”, sot u ndanë certifikata dhe çmime për pjesëmarrësit dhe për prurjet me të mira në panair.

Duke prerë simbolikisht tortën e Panairit 2019, Gurma tha se “8 edicionet radhazi si dhe hapësira më publike që iu rezervua këtë vit Panairit 2019, tek Sheshi i Limanit janë shprehje e qartë e vlerësimit në rritje të këtij eventi nga Bashkia e Sarandës”.

“Uroj që punët tuaja të zgjojnë interes tek çdo vizitor, për të marrë, bashkë me mbresat e pushimeve, edhe suvenirin e tyre të pëlqyer, shumica e të cilëve janë të bëra me dorë dhe “Made in Albania””, tha Gurma./atsh

“Panairi 2019”, promovim traditës artizanale dhe Sarandës turistike Read More »