Aktualitet

Viti i ri shkollor, nis mësimi në të gjitha bashkitë e vendit

Në të gjitha bashkitë e vendit ka nisur sot viti i ri shkollor 2019-2020.

Rreth 380 mijë nxënës në total në arsimin parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor, ndërsa për herë të parë në banka janë ulur rreth 24 mijë nxënës.

Qeevria shqiptare në shumë shkolla të vendit ka ndërhyrë për rikonstruksionin e tyre, në menyrë që ti ofrojë nxënësve kushte sa me dinjitoze.

Mat, institucionet arsimore hapin dyert për vitin e ri shkollor

Bashkia Mat ka hapur dyert e kopshteve, çerdheve dhe shkollave në të gjitha njësitë administrative për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, deklaroi sot se të gjitha institucionet arsimore në bashkinë Mat janë gati për nisjen e vitit të ti shkollor.

“Shkollat, kopshtet dhe çerdhet janë gati për të pritur nxënësit dhe fëmijët. Një pjesë e mirë e kushteve në shkolla janë përmirësuar, por ne jemi të vetëdijshëm që akoma kemi shumë për të bërë”, shprehet ai.

Po ashtu Malaj shton se “Dita e parë e shkollës për mua ka qenë gjithmonë plot emocion. Në fakt, ska si të jetë ndryshe kur në familje ke dy mësues. Por, nëse vitet e shkuara ky ka qenë një emocion personal, sivjet mbi të gjitha, ndjej përgjegjësinë e madhe për të siguruar për çdo fëmijë mundësi dhe kushte të mira për të marrë dije. Suksese në rrugën drejt dijes!”.

Tropojë, kushte më të mira mësimi për nxënësit

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Biberaj, uroi sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit te ri shkollor.

“Pushteti vendor në Tropojë do të jetë si asnjëherë pranë jush në plotësimin e kushteve sa më të mira për një vijim normal të shkollimit. Tropoja përveç tjerash ka pasur një traditë shkollimi e dije si asnjë trevë tjetër ndaj duhet ta zhvillojmë më tutje me përkushtim dhe investim”, – nënvizoi Biberaj.

Sipas tij, investimi për dijen është më afatgjati dhe më i sigurti për të ardhmen tonë.

“Tropoja e do dijen dhe përparimin ndaj të gjithë së bashku do ta kemi interes parësor shkollimin dhe përparimin e femijëve tanë”, tha Biberaj.

Berat- Kryebashkiaku Demo uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Në qytetin e Beratit ka nisur sot viti i ri shkollor 2018-2019. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo duke uruar suksese mësuesve dhe nxënësve tha se “uroj të arrini rezultate sa më të larta e të angazhoheni maksimalisht për të dhënë më të mirën tuaj në procesin mësimor. Ky është investimi i duhur që bëni për jetën dhe të ardhmen tuaj. Kjo është mënyra e vetme për të shpërblyer sakrificat e panumërta të prindërve tuaj, dhe t’i bëni ata krenarë për ju”.

“Të dashur mësues keni një mision të vështirë, por mjaft fisnik. Ndaj, ju uroj punë të mbarë e ju shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e madhe për gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur në formimin e brezave të rinj, që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë”, tha Demo.

Gjirokastër/ Prefekti Aliaj, investimi në dije dhe arsim, investim për të ardhmen

Në shkollat e qarkut Gjirokastër dhe në mbarë vendin filloi ditën e sotme viti i ri arsimor 2019-2020.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, uroi tё gjithё nxёnёsit, mёsuesit dhe prindёrit një fillim të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm.

“I urojmë mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor, me dëshirën që dituria e tyre dhe e librit të gjejnë strehim në mendjen e nxënësve dhe puna e tyre e shenjtë të realizohet si duhet. Urojmë edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke i kujtuar që sakrifica e bërë për t’i mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, – nënvizoi Aliaj.

Prefekti u shpreh se “urimi më i veçantë është padyshim për ata që sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, të cilët më këtë rast fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, për çka ju urojmë suksese. Investimi në dije dhe arsim, është investimi më potencial për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Dituria është e vetmja gjë në botë me vlerë, por pa çmim; e vetmja gjë që fitohet dhe nuk blihet. Ka shumë gjëra që presin për t’u mësuar, por shumë pak kohë për t’i mësuar, prandaj shfrytëzojeni secilin moment për të ndriçuar mendjen tuaj me dituri dhe, mbi të gjitha, mos harroni se ditët më të bukura janë ato në bankat shkollore”, – tha Aliaj.

/atsh

Viti i ri shkollor, nis mësimi në të gjitha bashkitë e vendit Read More »

Ruçi nga Fieri: Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve

“Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili përshëndeti sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës “Petro Sota”, Fier, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot rreth 42 mijë nxënës, të ushqyer nga dituria, pasioni dhe talenti i rreth 3.400 mësuesve, në 168 shkollat e qarkut të Fierit nisin takohen e ritakohen në vendin më të bukur në botë. Në shkollë, që merr jetë nga zërat e nxënësve, që zbukurohet nga bukuria juaj, që ndriçohet nga drita juaj, që fisnikërohet nga çiltërsia juaj”, tha Ruçi.

“Arsimi dhe kërkimi shkencor janë themelet e ndërtimit të së ardhmes, rruga kryesore e progresit dhe e përballimit të sfidave të integrimit euroatlantik, janë një e mirë publike, e cila realizohet nga arsimi publik, por edhe ai privat. Nuk ka një sektor tjetër ku publikja dhe privatja të jenë thirrur në një mision tërësisht e thellësisht publik: përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja”, theksoi Kreu i Kuvendit.

Ne, vijoi ai, “po ndërtojmë një sistem arsimor, i cili nuk jep vetëm dije e nuk krijon vetëm shprehi, por kultivon e konsolidon identitetin kombëtar, zhvillimin e intelektit, formimin kulturor dhe të vlerave qytetëruese e morale, edukon dhe krijon të bukurën, forcon vetëdijen e përgjegjësinë individuale, komunitare e shoqërore, shpirtin e sipërmarrjes dhe aksesin në teknologjitë e reja dhe inovacionin”.atsh

Ruçi nga Fieri: Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve Read More »

Këto shenja horoskopi nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep

Dëshiron të dish se cilat janë shenjat e horoskopit të cilat i pëlqejnë shumë lekët dhe të cilët kanë prirjen për tu bërë të pasur? Më poshtë po ju listojmë 3 shenjat, të cilat konsiderohen si më të pasurat ndër të gjitha shenjat e zoodiakut.

Vend i 1 –rë: Virgjëresha

Në listën e njerëzve më të pasur në botë, përfaqësuesit e shenjës së virgjëreshës janë në krye.Të lindurit e shënjës së virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, çka i bën ata të ecin gjithnjë përpara e të jenë ndër njerëzit më të fuqishëm në botë

Vendi i 2–të: Akrepi

Akrepat si natyrë i kanë shumë qejf paratë dhe nga na tjetër ata nga natyra nuk dorëzohen asnjeherë dhe nuk e pranojnë dot humbjen, çka i ndihmon ata të ecin përpara në punë dhe biznes pa dështuar. Ata gjithashtu nuk e falin konkurrencën dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të fituar.

Vendi i 3 –të: Bricjapi

Bricjapët në natyrë nuk kënaqen me pak dhe janë shumë këmbëngulës për të fituar shumë para. Por ashtu si virgjërsha, ata kursejnë shumë për gjërat e zakonshme por shpenzojnë dhe investojnë në drejtimet që ata i konsiderojnë me leverdi, çka i ndihmon të jenë të suksesshëm dhe shumë analitikë.

Këto shenja horoskopi nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep Read More »

Histori tr.onditëse/ Moment prekës mes nënës biolo gjike dhe birësueses së vajzës,”Të kam si motër”

Një histori tron ditëse, e para që vjen në vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” është zonja Xhemile 64 vjeç, jeton në fshatin Pishkash. Në vitin e dytë të shkollës së mesme, ajo mezi qëndronte në këmbë dhe i zihej fryma, vazhdimisht shtrohej në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Trupi ishte i mpirë, dhimbjet shtoheshin dhe ajo detyrohet të ndërpresi studimet.

Në moshën 27-vjeçare mbetet shtatzënë, sekretin ia besoi shoqes së ngushtë e cila u tregon prindërve të Xhemiles. Familja reagon keq dhe i thotë se nëse nuk e ab orton ajo nuk do të kishte më vend, por Xhemilja ishte në muajin e gjashtë dhe kishte rrezik, kështu e dërgojnë vajzën në Elbasan që të ishte larg tyre dhe syve të njerëzve.

Në 18 Tetor 1982 vjen në jetë një vajzë, Gjenovefa Allko. Ajo lindi e shëndetshme, por nuk kishin se ku të shkonin, pasi e ëma nuk mund të kthehej në familje, pasi qëndruan disa muaj në maternitet shkon në shtëpinë e fëmijës në Durrës, por e bindur se do të rikthehej për vajzën e saj. Deri në moshën 2-vjeçare ajo e takonte shpesh, por një ditë drejtoresha e këtij institucionit i thotë se vajza nuk jeton më, por pa i dhënë shpjegime. Xhemilja e tron ditur nuk e beson dhe shkon në gjendjen civile ku i thonë se vajza nuk ka vde kur. Humbet prindërit dhe gjithë jetën e ka kaluar e vetme.

Sashka vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”:

“Unë jam një nënë, si të gjitha nënat e tjera, por kam ardhur këtu për një motiv krejt ndryshe nga të tjerat. Sashka Jani, nga Mavrova e Vlorës, por jam rritur në qytetin e Durrësit. Kam përfunduar shkollën e lartë si ekonomiste dhe kam punuar në repart ushtarak si llogaritare e parë, aty njoha edhe bashkëshortin tim, me të cilin u martuam në vitin 70-të. Si rezultat i martesës unë nuk pata fëmijë dhe një ditë pas 5 vitesh vjen im shoq nga puna dhe në bisedë më thotë: “Përse martohet njeriu?”.

Unë e kuptova dhe i thashë se dihet për të krijuar familje, por të krijosh familje duhet fëmijë. Nëse ty të mungon kjo pjesë dhe unë nuk ta dhuroj dot se nuk kam mundësi, je i lirë të vazhdosh jetën tënde.

Nga ai moment nuk e kam dëgjuar më atë gjë prej tij. Merresha me aktivitete muzikore, në festivalin e Durrësit kam fituar çmimin e dytë. Po sikur të marrim një fëmijë i thoja. Të më falni për fjalën “befotrof”, unë them shtëpi e fëmijëve, por ai e kishte shumë të vështirë. Kam luf tuar shumë me jetën time. Një ditë ishte 8 Mars, unë e quaj ditën më të lumtur, sepse është dita që u bëra nënë. Nusen e vëllait e mora për të festuar me shoqërinë time, rrugës teksa ktheheshim i tregoj se shoqja ime e fëmijërisë që punonte infermiere në befotrof më ka rekomanduar për një fëmijë dhe nuk po më lë rehat, edhe kam qejf edhe s’kam, sepse nuk e di a do t’ia dilja, sepse unë jam edhe invalide, por mora vendimin ta merrja. Ne do ikim atje më tha, direkt në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Drejtoresha ishte shoqe me motrën time e cila ka mbaruar për ndihmës mjeke, më dëgjoi dhe më sjellin tre fëmijët e parë, dy çuna dhe një vajzë bionde. Unë gocën nuk e njihja dhe nuk e kisha parë ndonjëherë. Nuk janë këta ata që dua unë, më sjellin tre vajza të tjera, edhe ato mu afruan, por prapë e ndieja diçka. Sytë më mbetën tek një vajzë që nuk u afrua, rrinte në cep dhe bënte disa lëvizje me duart dhe në moment i thashë atë do të marr. Ajo nuk afrohej vetëm më shikonte, nuk lëvizte, shkova e mora. Çfarëdo të më ndodhi në jetë unë do t’i kushtojë jetën këtij fëmije me mish e me shpirt dhe ashtu bëra. Nuk isha gati dhe mendova ta merrja pak ditë më vonë, teksa ngjitej nëpër shkallë për t’u kthyer tek fëmijët e tjerë vajza ka qarë dhe ulërinte mami, mami. Në atë moment më ka rënë të fikët, shkova me nusen e vëllait në shtëpi, mora disa veshje dhe mora vajzën për të mos e kthyer më.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza jote?

Sashka: Vajza ime në dokumentacion e kishte emrin Gjinovefa, nusja e vëllait më thotë se i ndjeri bashkëshorti im i e kishte emrin Jorgo dhe më pyet a ke dëshirë ta vendosim emrin e vajzës Jonida? Unë u lumturova dhe nga ai moment e quajtëm Jonida.

Ardit Gjebrea: A more vesh gjë për historinë e vajzës?

Sashka: Po.

Ardit Gjebrea: Si ishte?

Sashka: Më thanë që një vajzë fatkeqe kishte dashuruar, lindi një ëngjëll dhe e la për hallin që kishte, jo se nuk e donte. Unë di që e ëma e saj quhej Xhemile Allkja, vajza ime kishte ditëlindjen 18 Tetor 1982, nuk e ndryshova, ndërsa emër dhe mbiemër i dhashë timin. Më parë dija që shkonte e vizitonte, unë bëra dokumentacionin, gjykata e Durrësit më ka ndihmuar dhe brenda një javë Jonida u bë vajza ime. E ëma ka shkuar për ta takuar pak ditë pasi e mora dhe i kanë thënë se vajza i vd iq. Ky është motivi që unë jam sot këtu për t’i thënë asaj nëne që Jonida, apo Gjinovefa e saj jeton dhe është mbretëreshë. Këtë kurajo që nuk e pata asnjëherë për t’ia thënë vajzës sime, por më ka shqetësuar për 35 vite që sa herë blija diçka të bukur për Jonidën time.

Ardit Gjebrea: Si ishte fëmijëria e Jonidës? Si e priti babai?

Sashka: Ky është edhe momenti më i vështirë i jetës sime, e mora vajzën dhe do takoheshim me burrin, më thotë nusja e vëllait që të vinte edhe ajo, por çfarëdo të ndodhi më mirë të jetë përplasja me mua se sa të dëgjosh ti, e falenderojë që ajo ishte pranë meje. Mora vajzën dhe shkova të takoheshim, ai harroi dhe mendoi se ishte djali i vëllait. Hajde tek xhaxhi i tha, por nuk e lejova do të sqarojë më vonë i thashë. Në fytyrë u zverdh. Nuk kam planifikuar asgjë, por kështu ndodhi, të lutem duro pak. Dy javët e para vajza ime qante dhe ulërinte, ndryshoi ambient, arrita humba 7 kg, është shumë nevrike, kam një vajzë të mrekullueshme, por hante dorën me dhëmbë, u çmenda. Një ditë në mëngjes teksa vajza flinte dhe i përgatita bukën bashkëshortit më thotë është gjyna se po qan çdo ditë merre çoje më mirë, ajo ngrihet dhe i thërret “Babi”. Ai u kthye e puthi dhe Jonidën nuk e çova.

Ardit Gjebrea: I ke treguar Jonidës historinë?

Sashka: Jo Ardit, nuk e kam pasur kurrë kurajon për t’ia treguar. Mendoja se duke parë ndjeshmërinë e madhe që kishte dhe nuk e besonte, ne kemi përjetuar një skenë që nuk e imagjinoi dot. Më pyet nëse këtu ka sekret mbi sekret. Unë i ngjaj shumë babit tim, mezi priste

Ardit Gjebrea: Ku jeton sot Jonida?

Sashka: Në Itali, prej 16 vitesh, atje isha edhe unë.

Ardit Gjebrea: Është martuar?

Sashka: Po, ka një djalë 18 vjeç. Kam një nip të mrekullueshëm që e kam rritur edhe atë vet.

Ardit Gjebrea: Jonida, sa vjeçe është sot?

Sashka: 37 vjeçe mbush në Tetor.

Ardit Gjebrea: Qenka martuar shumë e re atëherë?

Sashka: 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Cili është momenti që ju vendosët t’i tregonit Jonidës historinë?

Sashka: Ia tha bashkëshorti, është e drejta e saj, kur do t’ia thuash më tha. Babai i vet iku e mori sekretin me vete, pse ti nuk ia tregon më tha? Nuk kam kurajo, nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka Jonida që nuk ka ardhur në Shqipëri?

Sashka: Kishte 9 vite pa ardhur.

Ardit Gjebrea: Sot keni ardhur në studio që të ulërisni me të madhe për nënën e Jonidës, Gjinovefës, për t’i thënë që ajo jeton dhe është shumë mirë. Unë shpresoj që ajo të jetë duke na dëgjuar në këto momente.

Sashka: Ishalla, edhe unë këtë dëshiroj sepse Jonida e mori vesh të vërtetën, po të njohi edhe nënën.

Ardit Gjebrea i tregon Sashkës se të gjithë historinë e saj në anën tjetër të murit e ka dëgjuar një person, zonja Xhemile që është edhe nëna biologjike e Jonidës së saj.

Sashka: Jam shumë e lumtur Ardit.

Ardit Gjebrea: Xhemile e dëgjove? Ta ka mbajtur Gjinovefën në pëllëmbë të dorës.

Xhemile: Faleminderit.

Ardit Gjebrea tregon se Jonida është në Itali dhe i fton të dyja nënat të takohen. Të dyja të përlotura dhe shumë të emocionuara, Sashka i thotë “Të kam motër! Të dyja jemi një tani!”. /tvklan.

Histori tr.onditëse/ Moment prekës mes nënës biolo gjike dhe birësueses së vajzës,”Të kam si motër” Read More »

Itali/ Ak.sident,3 shqiptarë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Sipas mediave italiane një makinë ku udhëtonin 2 shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.

Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë me prognozë të rezervuar.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Itali/ Ak.sident,3 shqiptarë në gjendje të rëndë Read More »

Reforma në burgje/ Zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve për postet drejtuese

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua sot testimi me shkrim i kandidatëve për drejtues në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Ministria e Drejtësisë njoftoi se “pas verifikimit të kritereve ligjore për të gjitha aplikimet, sot u zhvillua testimi me shkrim i kandidatëve që synojnë post drejtues të një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

“Procedimi me garën e rekrutimit të efektivëve të rinj të policisë së burgjeve, u bë ashtu siç u veprua edhe me procesin e emërimeve në krye të IEVP-ve në vend, duke garantuar se do të jetë një proces transparent, meritokratik dhe me rezultate efektive në të gjithë sistemin penitenciar”, sqaron më tej Ministria e Drejtësisë.

Pas kësaj faze, kandidatët e kualifikuar do të kalojnë në procesin e verifikimit të figurës së tyre.

Reforma në burgje është një ndër prioritet kryesore të punës së Ministrisë së Drejtësisë, si një nga degëzimet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Nëpërmjet sistemit të ri të rekrutimit synohet krijimi i një trupe shërbimi në burgje me integritet moral dhe aftësi profesionale, për të përballuar sfidat e reja që paraqiten, për rritjen e sigurisë në burgje dhe përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të të burgosurve. /atsh

Reforma në burgje/ Zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve për postet drejtuese Read More »

Qytetarja mesazh Ramës dhe merr zgjidhje,“Të hënën fillon shkolla e vajzën nuk ma regjistruan te “Petro Nini”

Një qytetare nga Tirana i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama pasi nuk po arrinte të regjistronte fëmijën e saj në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë.

Në mesazhin drejtuar kryeministrit Rama dhe duke i kërkuar një zgjidhje, qytetarja thotë se prej 10 ditësh është paraqitur në shkollë për të regjistruar të bijën dhe në ditën e fundit i kanë mbyllur derën. Ndërkohë thotë ajo, në shkollë janë regjistruar disa vajza edhe pse nuk ishin banore të lagjes.

“Përshëndetje Kryeministër!Jam një prind.Vajza ime ka mbaruar shkollën 9-vjeçare te Konferenca e Pezës. Banoj te Stadiumi Dinamo.Kam 10 ditë që që shkoj të shkolla Petro Nini dhe nuk ma regjistrojnë, ndërkohë që I takon. Disa shoqe të saja janë regjistruar pa problem ndërkohë që nuk janë as banore të lagjes. Nxirrni justifikime të ndryshme për të mos ma regjistruar dhe sot në ditën e fundit ma mbyllën derën. Ndërkohë vajzën e kam të shkëlqyer me 10-ta. Nuk e di çfarë të bëj sepse të hënën fillon shkolla. Ju lutem më jepni një zgjidhje, kam besim tek ju”, shprehet qytetarja në mesazhin drejtuar kryeministrit.

Pasi problemi iu zgjidh, qytetari i shkroi sërish Kryeministrit duke e falënderuar: Fale minderit janë të pakta për zgjidhjen që më dhatë. Qofshi prind i lumtur.

Nga ana e tij, Rama i përgjigjet duke u shprehur se: “ S’ka nevojë për falenderime, detyrë dhe kënaqësi të ndihmosh këdoqoftë, po sidomos kalamajtë me 10-ta”.atsh

Qytetarja mesazh Ramës dhe merr zgjidhje,“Të hënën fillon shkolla e vajzën nuk ma regjistruan te “Petro Nini” Read More »

Kujtim Zuna, mjeshtri që mban të sigurt çadrën e Cirkut

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar sot historinë e veçantë të mjeshtri që mban të sigurt çadrën e Cirkut, Kujtim Zuna.

Ai është i fundit që lë çadrën. Të rrahurat e zemrës i normalizohen kur largohet prej aty edhe spektatori i fundit. I ka kontrolluar sa here kavot, edhe gjatë shfaqjes i sillet qark. Meraku është i madh. Jetët e 600 spektatorëve dhe gjithë artistëve varen prej tij. Dikur artist prestigjiator në Cirk, sot Kujtim Zuna është mjeshtër mekanik. Është ai që përgatit mjetet për artistët dhe përgjigjet për sigurinë e çadrës. Shkollën e kishte kryer për mekanik, por numrat e shpejtësisë ishin pasion i tij. Ishte kreativ dhe i shpejtë. E keni parasysh atë numrin, ku “magjistari” ndan trupin e një bukurosheje në mes? Do kishim dashur t’ua tregonim sekretin, por nuk po e prishim magjinë…

“Është një punë që kërkon të ushtrohesh gjatë, orë të tëra prova para pasqyre, interpretim, shpejtësi, vëmendje, durim…”, thotë Kujtimi, i gatshëm të ta improvizojë një numër në çast. Ndërrimi i sistemeve ndryshoi shumëçka për artin e po ashtu edhe për cirkun. Në kushtet e reja, Kujtimi e ndjeu veten më pranë zanatit të tij të kahershëm, por pa hequr dorë nga cirku. Pas 10 vitesh në skenë vendosi të dalë pas kuintash, të merrej me përgatitjen e veglave. “Që të mund të ndërtosh vegla të sigurta duhet që ta njohësh edhe vetë cirkun, të njohësh teknikat, ku duhet të vendosë duart artisti, që të mbajë ekuilibrin, si mund të bëjë më mirë vertikalen. Shpesh artistët të vijnë thjesht me një skicë dhe ti duhet të ulesh e të mendosh se si ta realizosh atë”. Njohja e cirkut e ndihmoi shumë në punën e tij, por siç thotë ai siguria duhet të jetë maksimale, ndaj edhe duhet të marrësh ca masa rezervë. “Pasi kontrolloj pjesën e jashtme, kaloj në pjesën e brendshme, rripat e sigurisë, vinçat… U bënë kaq vjet në punë dhe falë Zotit nuk kam pasur asnjë aksident”, thotë ai.

“Nuk duhet t’u besosh asnjëherë vidave. Unë gjithnjë i dubloj edhe me fije nailoni, që nëse vidat lirohen, artisti nuk rrezikon të bjerë”, tregon Kujtimi, ndërsa herë pas here bisedën na e ndërpresin artistë, akrobatë, muzikantë, që kalojnë atypari. “Është mjeshtër dhe shok i mirë”, thotë njëri syresh.

Punës nuk i kursehet dhe në ofiçinën e vjetër, nën një pjergull rrushi, e gjen përherë duke bërë diçka. Duke salduar një rreth, duke rregulluar një biçikletë, duke montuar trapezë… U bënë shumë vite që punon i vetëm në atë ofiçinë, ku kushtet nuk janë optimale, ashtu si në të gjithë cirkun. Por pavarësisht të gjithave ai vazhdon të punojë me pasion.

“Kjo punë do dashuri dhe disiplinë. Të vjen keq kur sheh të rinj të humbasin kohën kot, që nuk mbajnë trupin në formë, që nuk stërviten”.

Kujtimi ka parë pa dyshim ditë më të mira, kur cirku mbushej plot, numëroheshin rreth 60 artistë dhe zhvilloheshin turne në gjithë Shqipërinë. Ishte koha e Telat Agollit, Arben Shakës, më pas i regjisorëve Arjan Miluka, që sot është në Belgjikë dhe Pavli Sallatës, që realizonin shfaqje të mrekullueshme. “Shfaqjet ishin emocionuese, sidomos jashte Tiranës, ku publiku nuk kishte parë cirk. Na ndodhte që kur shkonim në ndonjë dyqan, kishim frikë të na shërbenin se mos u jepnim para të rreme. Publiku mahnitej nga shfaqjet tona”.

Sot, është 63 vjeç dhe shumë shpejt do të dalë në pension, por i ngjit strukturat mbajtëse të çadrës, si të ishte djalë i ri. “Për momentin e kam mundësinë për ta përballuar”, thotë ai, por është i ndërgjegjshëm se dy vite ikin shpejt. Meraku i tij është se nuk ka se kujt t’ia trashëgojë zanatin. Një punëtor i ri do të duhet të vijë, që ai ta mësojë. Nuk mund të ikë pa e ditur se jeta e artistëve është në duar të sigurta.

“Duhet të vijë ndonjë njeri i ri që të mësojë zanatin, të shohë si funksionon, të mësojë si saldohet, sepse varet jeta e artistëve aty. Të paktën duhet të bëjë nxënësin për një vit. Shumë shpejt dalin në pension edhe stërvitësi i kafshëve, edhe këpucari. Dikush duhet t’i zëvendësojë ata. Ne i dimë gjërat me sy mbyllur, por një i ri, jo, ndaj edhe ata duhet të vijnë sa më parë dhe të kuptojnë rëndësinë e punës.

Ndërsa dashurinë për cirkun ia ka trashëguar të birit, tashmë akrobat, i cili hodhi hapat e para në atë skenë, që fare i vogël, kur i ati bënte numra shpejtësie dhe ai përplaste duart gjithë gëzim. Ndërsa sot është ai që e duartroket dhe zemra i rreh fort tek e sheh që interpreton në veglat që ka realizuar ai… Kjo është magjia e trashëgimisë. /atsh

Kujtim Zuna, mjeshtri që mban të sigurt çadrën e Cirkut Read More »