Aktualitet

Apelon për ndihmë, efektivët e Policisë Ura Vajgurore i blejnë librat 12-vjeçarit

Efektivët e Stacionit të Policisë Ura Vajgurore i blenë librat 12-vjeçarit, i cili kishte apeluar për ndihmë.

Policia e Shtetit njoftoi se punonjësit e Policisë, paraditen e sotme, kanë blerë librat, ia kanë dhuruar Seldit dhe i kanë uruar një vit shkollor sa më të mbarë dhe të suksesshëm.

“Ata i kanë premtuar Seldit se shtëpia e policisë Ura Vajgurore do të jetë gjithmonë e hapur për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tij në nevojë. Vogëlushi 12-vjeçar sot është paraqitur në shkollë, i gëzuar duke u përcjellë gjithë bashkëmoshatarëve të tij mesazhin se polici është miku më i mirë i tij”, shprehet Policia. /atsh

Apelon për ndihmë, efektivët e Policisë Ura Vajgurore i blejnë librat 12-vjeçarit Read More »

Riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

Në Rinas janë riatdhesuar 31 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë e Belgjikë.

Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe belge. Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero. Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX. /atsh

Riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika Read More »

Gjykata në Janinë shpall të pafajshëm Agim Kajmakun, reagon PD

Gjykata e Janinës e shpalli të pafajshëm Agim Kajmakun, alias Jorgo Toto. Gjykatësja Kristina Andoniun pranoi se i akuzuari nuk mund të fabrikonte paratë për të cilat Kajmaku u akuzua më 13 janar të vitit 2003. Këtë akuzë përdori edhe Partia Demokratike kundër tij.

Top Channel publikon vendimin e Gjykatës që shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim kajmaku. Vendimi i pafajësisë është dhënë nga Gjykata e Janinës. Kajmaku, me emrin Jorgo Toto akuzohej për veprën penale të falsifikimit të parave. Në procesin e zhvilluar në Janinë në datën 12 shtator 2019, i akuzuari Jorgo Toto, ose Agim Kajmaku është përfaqësuar prej avokatit të tij dhe pasi është shqyrtuar dosja, gjykata ka vendosur unanimisht se Jorgo Toto nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 janarit 2003 duke e shpallur atë të pafajshëm. Gjykatësja Kristina Andoniu pranoi se i akuzuari nuk mund të fabrikonte paratë e përdorura gjatë transaksionit dhe mundësitë e tij për të kryer këtë gjë ishin zero.

Edhe prokuroria pranoi se i akuzuari Jorgo Toto në asnjë rrethanë nuk kishte mundësi të fabrikonte por edhe të përdorte monedhat false pasi nuk ishte ne dijeni se transaksioni do të bëhej me para në dorë dhe jo nëpërmjet bankës siç kishte ndodhur në raste të ngjashme mes të akuzuarit dhe furnitorëve të tij.

Prokuroi pranoi edhe dëshminë e viktimës, i cili pavarësisht se denoncoi Toton, tha se nuk besonte se ai i ka dhënë me qëllim para të falsifikuara por edhe vete Toto ka rënë pre e mashtrimit.

Ndërsa avokati i Jorgo Totos, (Agim Kajmakut) sqaroi se për shkak të njohjes jo të mirë të gjuhës greke, kuptoi se procesi ndaj tij kishte mbaruar me lirimin e tij me janar të 2003 ndaj dhe nuk kishte informacion se duhet të paraqitej sërish në procesin ndaj tij pak muaj më vonë.

Lidhur me këtë vendim, reagoi sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi duke theksuar se gjykata greke konfirmoi të gjithë denoncimet e PD se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e Dekriminalizimit

“Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çështjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi”, shprehet Bardhi.

Ai tha se “Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjëherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të Dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë”./atsh

Gjykata në Janinë shpall të pafajshëm Agim Kajmakun, reagon PD Read More »

Gazetari i vrarë në diktaturë, Sula: Nis mbledhja e fakteve për gjetjen e varrit të humbur

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vazhdon punën për mbledhjen e të dhënëve për varret e humbura të të ekzekutuarve në kohë të diktaturës komuniste.

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka zhvilluar sot një bisedë me mbesën e Xhemal Farkës, një gazetar i rëndësishëm dikur, qe ende sot nuk i dihet varri.

“Historitë e përndjekjes politike në qytetin e Tiranës kanë një natyre te veçante. Kryeqyteti bëhet qendra e lëvizjeve të forta politike e shoqërore për instalimin e një sistemi totalitar që nuk pranonte pluralizëm idesh, nuk pranonte fenë, nuk pranonte pronën private ne qytet dhe fshat: pra që në përgjithësi kërkonte një transformim rrënjësor të shpejtë dhe me dhunë. Elita dhe nomeklatura komuniste instalohet në Tirane duke deligjitimuar banorët autoktonë qoftë politikisht, qofte ekonomikisht, qoftë moralisht”, tha ajo.

Më tej Sula shton se “Pasardhësit e këtyre familjeve me të drejtë pyesin veten për rrënjët e tyre dhe kërkojnë të vënë në vend, përmes të vërtetës, dinjitetin e mohuar të familjarëve të tyre: ti respektojnë ata duke iu kthyer emrin dhe reputacionin apo duke mos pushuar së kërkuari vendprehjen e fshehur, siç është rasti këtu i mbesës së Xhemal Farkës, një gazetar i rëndësishëm dikur, që ende sot nuk i dihet varri”. /atsh

Gazetari i vrarë në diktaturë, Sula: Nis mbledhja e fakteve për gjetjen e varrit të humbur Read More »

Një mijë mësues ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaron se 1000 mësuesit ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta, libra falas për 220.000 nxënës, kurrikulat e reja dhe librat shumë më të mirë janë disa nga rezultatet e politikave arsimore, çka sipas saj, kanë përmirësuar cilësinë dhe kanë përfshirë nxënësit vulnerabël në shkolla.

Shahini zhvilloi po ashtu edhe një bashkëbisedim me nxënësit e klasës së dhjetë në shkollën “Qemal Stafa”, me qëllim njohjen nga afër me pritshmëritë e tyre nga shkolla e mesme, si dhe marrjen e sugjerimeve për përmirësimin e punës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas saj, në dy vitet e fundit janë 34.000 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në Bosnjë-Hercegovinë, 32.000 më pak në Serbi apo 25.000 më pak në Kosovë.

“Të thuhet se rënia e numrit të nxënësve në Shqipëri është një dukuri që ndodh vetëm këtu, është populizëm i pastër dhe shpërqëndrim nga përpjekja e përbashkët për arsim më të mirë”, – thotë Shahini./atsh

Një mijë mësues ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta Read More »

Jeton prej 5 vitesh në Tiranë, australiania Lewis: Shqipëria një diamant për kulturën e peizazhin

Shqipëria është një diamant për kulturën, peizazhin dhe gjithçka tjetër.

Pikërisht kështu e përshkruan vendin tonë, australiania Aleksandra Lewis, e cila jeton prej 5 vitesh në Tiranë. “Vendi ofron shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen, deri te kultura e pasur dhe natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte”, – thotë ajo.

“Një prej gjërave të para që njerëzit më pyesin është që: nëse ti je nga Australia, çfarë bën këtu? Nëse do të më thonin që në 2004 kur unë fillimisht vendosa të vizitoj Shqipërinë se do të kaloja pesë vite të jetës time këtu, nuk do ta kisha besuar. Por, kjo është Tirana, kjo është Shqipëria. Më pushtoi si era dhe nuk më lëshoi kurrë”, – tregon Aleksandra.

Sipas saj, vendi nuk është shumë i njohur jashtë ndërsa ajo që njerëzit dinë është e gabuar ose e keqkuptuar. Dhe padyshim për australianen, Shqipëria është një vend pa probleme.

“Vendi ofron edhe shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen e deri tek kultura e pasur e natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte. Nga njohja e miqve nëpër kafene e deri tek peizazhet e bukura natyrore, është arsyeja e vërtetë pse ti do të qëndrosh në Shqipëri. Por gjithmonë ka një gjë të re për të parë që na bën të ndjehemi të huaj”, -përfundon australiania./atsh

Jeton prej 5 vitesh në Tiranë, australiania Lewis: Shqipëria një diamant për kulturën e peizazhin Read More »

Përmirësimi i shërbimit konsullor, qytetarët mund të raportojnë tek “Ambasada ime”

Shërbimi Konsullor, përmirësimi i tij dhe mbi të gjitha gatishmëria e ambasadave për t’iu përgjigjur në kohë të gjithë ankesave të qytetarëve shqiptarë në botë, është një ndër prioritetet e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ministri në detyrë, për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

“Pasi të shkarkoni aplikacionin Ambasada Ime, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre”, shprehet Cakaj.

Ministri në detyrë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para tyre në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

“Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejt në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz”, theksoi Cakaj./atsh

Përmirësimi i shërbimit konsullor, qytetarët mund të raportojnë tek “Ambasada ime” Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të vijojë i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare ne pjesën veriore dhe jugore.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim 1-8 m/sek e përgjatë bregdetit përkohësisht deri 12 m/sek.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/30 Diell re
Kukës 12/28 Diell re
Lezhë 13/30 Diell re
Dibër 12/27 Diell re
Durrës 17/30 Diell re
Tiranë 17/31 Diell
Elbasan 18/31 Diell
Berat 11/31 Diell
Vlorë 14/29 Diell re
Korçë 10/26 Diell re
Gjirokastër 10/31 Diell re
Sarandë 16/30 Diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »