Aktualitet

Policët e burgjeve, 100% me uniforma, Gjonaj: Standardizim, vlerësim dhe motivim

Ministria e Drejtësisë ka vijuar procesin e shpërndarjes së uniformave për të gjithë efektivët e burgjeve.

Ministrja Etilda Gjonaj, shprehet se në vitin 2018 fondi i uniformave ka qenë 177.342.000 lekë dhe në vitin 2019 ka qenë 106.823.952 lekë, shuma këto të cilat rezultojnë që të jenë më të lartat krahasuar me vitet e tjera.
Ndër të tjera, Gjonaj siguron se punonjësve të Policisë së Burgjeve po vijon t’i ofrohet vëmendja e nevojshme, duke siguruar se do të ketë standardizim, vlerësim dhe motivim të tyre.

“Hap pas hapi, vetë rezultatet tregojnë se politikat tona po i japin Policisë së Burgjeve një fytyrë të re duke pësuar një transformim të thellë dhe të panjohur prej vitesh. Ashtu siç kemi planifikuar, dialoguar dhe premtuar, vëmendja ndaj tyre do të vazhdojë të rritet maksimalisht deri sa të ekzistojë veç shenja e barazimit me efektivët e Policisë së Shtetit, si në aspektin logjistik ashtu edhe në atë financiar. Edhe pse trashëguam kushte të vështira, procesi i pajisjes me uniforma, është në prag të përfundimit për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Fondi i uniformave nga buxheti i shtetit prej 177.342.000 lekësh në vitin 2018 dhe prej 106.823.952 lekësh në vitin 2019, po jep fryte të kënaqshme për standardizim, vlerësim dhe motivim të punonjësve. Kemi edhe shumë rrugë përpara…”, tha Gjonaj duke përcjellë edhe disa imazhe të efektivëve me uniforma të reja. /atsh

Policët e burgjeve, 100% me uniforma, Gjonaj: Standardizim, vlerësim dhe motivim Read More »

Rivendoset drejtësia e munguar për një farmaci, Rama: Detyrën kam bërë

Kryeministri Edi Rama mori sot një tjetër mesazh mirënjohjeje nga qytetarët, për zgjidhjen e problemit dhe rivendosjen e drejtësisë në vend.

Në mesazhin drejtuar kryeministrit Rama, drejtuesit e një farmacie shprehin mirënjohjen ndaj autoriteteve shëndetësore për zgjidhjen e rastit të tyre ndërsa shprehen të gatshëm të kontribuojnë në përmirësimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri.

“Përshëndetje z. Kryeministër! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por nuk mund të mos ju falënderoj për atë çfarë bëtë për ne. Me siguri nuk e mbani mend rastin tonë, por në vija të përgjithshme ishte rasti i një farmacie, që prej gati 1 viti endej sa andej këndej për të gjetur të drejtën. Falë interesimit tuaj, znj, Manastirliu dhe këmbënguljes së drejtoreshës së FSDKSH znj. Dëgjoni, drejtësia u rivendos. Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për t’ju uruar suksese në punën tuaj të palodhur dhe në çdo rast mbetemi në dispozicion të kontribuojmë në përmirësimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri duke vënë në jetë sado të mundemi dijet dhe eksperiencën e fituar në Itali. Faleminderit”, thuhet në këtë mesazh.

Duke i uruar suksese e mbarësi, Kryeministri Edi Rama u shpreh: “detyrën kam bërë dhe më vjen mirë që është zgjidhur problemi”./atsh

Rivendoset drejtësia e munguar për një farmaci, Rama: Detyrën kam bërë Read More »

Parku i Viroit, atraksion turistik edhe për të huajt gjatë shtatorit

Parku i Viroit, 3 km larg Gjirokastrës, një nga zonat më të bukura të qytetit të gurtë, po tërheq vizitorë të shumtë vendas e të huaj edhe në shtator.

Gjatë ditëve të fundit dhjetëra kampera, nga vende të ndryshme të Europës kanë zgjedhur ta kalojnë natën në mjediset e Parkut të Viroit.

Në territorin e parkut turistët kanë mundësi të kalojnë kohën në baret e restorantet që funksionojnë pranë tij, si dhe të argëtohen familjarisht në natyrë.

Turistët kanë zgjedhur ajrin e pastër, mjedisin e këndshëm, që ky park ofron për të kaluar momente relaksi.

Për të gjithë këtë infrastrukturë çdo ditë janë të angazhuar punonjësit e Agjencisë së Pastrimit dhe Mjedisit të bashkisë së Gjirokastrës.

Peizazhet mbresëlënëse të këtij parku janë një mundësi e mirë për qytetarët dhe turistët. Mundësia e ecjes në këmbë apo me biçikletë anës së liqenit, por edhe shijimi i peizazhit shumëngjyrësh po tërheq gjithnjë e më tepër qytetarët, por edhe turistët gjatë sezonit sezonit turistik në këtë zonë, e cila është bërë pjesë e guidave turistike.

Të apasionuarit pas zhytjes kanë mundësi të eksplorojnë një burim, që mendohet se ka lidhje me 4 burime të tjera, Syri i Kaltër, Skotini, liqenin e Kallpaqit dhe Janinës.

Ndryshimet e kryera në parkun e ndodhur në veriperëndim të qytetit të gurtë, kodrat rreth tij dhe pamja piktoreske me liqenin dhe burimin e Mëmës së Viroit e bëjnë mjaft joshës këtë Monument Natyre, status të cilin e ka përfituar në vitin 1982 dhe vazhdon ta mbajë me krenari./atsh

Parku i Viroit, atraksion turistik edhe për të huajt gjatë shtatorit Read More »

Shtatori, muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjet malinje të gjakut/ Ekspertët: Njohja e simptomave, rritje e jetëgjatësisë

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik zhvilluan një diskutim në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë për kancerin e gjakut, në kuadër edhe të shtatorit, që njihet si muaji kundër kancerit të gjakut.

Gjatë takimit të zhvilluar, ekspertë theksuan rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës mbi sëmundjet malinje të gjakut.

“Le të luftojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi këto kancere me qëllim që të rrisim jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacienteve me kancerët e gjakut në sajë të trajtimeve me të mira e më aktuale. Të gjithë bashku ne mund ta mundim kancerin”, – bëjnë apel ekspertët e ISHP-së.

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjakut. Gjatë këtij muaji, synohet rritja e ndërgjegjësimit si dhe ofrimi i mbështetjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. /atsh

Shtatori, muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjet malinje të gjakut/ Ekspertët: Njohja e simptomave, rritje e jetëgjatësisë Read More »

Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar sot një nismë të re që siç bëri të ditur do të shpallet në 22 nëntor. Në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta dha edhe disa detaje lidhur me këtë nisëm të re.

“Më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”, – ka sqaruar Meta.

Gazetarja: Çfarë vendimesh pret të marrë Presidenti në rast se në 11 tetor Venecia ju gjenë në shkelje Kushtetuese, në 13 tetor nuk zhvillohen zgjedhje në bazë të dekretit që ju keni nxjerrë dhe në 18 tetor nuk marrim çeljen e negociatave?

Presidenti Meta: Për Presidentin tani ka dy data: është data 18 tetor për arsye, sepse kjo datë është tepër e rëndësishme. Në çdo rast do merret një vendim dhe apelimi im ka qenë, dhe është, që në çdo rast të ketë një “PO”. Në rast se do të jetë një po dhe pa kushte, kjo do të jetë një festë e madhe, por për gjithë rrjedhën e këtyre ngjarjeve të deritanishme, është e qartë që kjo po duket shumë ëndërrimtare sot.

Dhe në rast se do të jetë një “PO” me kushte, lutja ime për Bashkimin Europian është që të ketë kushte sa më të qarta dhe sa më specifike që përfshijnë të gjithë aktorët në këtë vend.
Duke filluar dhe nga Presidenti i Republikës, nga Parlamenti, nga qeveria, nga opozita, duke ju referua standardeve të Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të realizojë sa më shpejt, në mënyrë që çdo institucion të vihet para përgjegjësisë në raport me këtë objektiv kombëtar të të gjithë qytetarëve shqiptar, të cilët janë penalizuar padrejtësisht nga ky konflikt, nga ky antagonizëm i paprinciptë politikë.

Gazetarja: Nëse do ketë një “PO” ose një “PO” me kushte specifike siç thoni ju, në fakt a jeni optimist për këtë “PO”?

Presidenti Meta: Ne këtë “PO”-në e kemi pasur edhe vitet e kaluara, nuk është se na ka munguar optimizmi, por realisht nuk kemi patur një datë dhe situata është e vështirë që të themi që është përmirësuar, qoftë edhe në raport më zgjedhjet dhe jo vetëm kaq.

Edhe në raport me funksionimin e shtetit të së drejtës në vend, të respektimit të Kushtetutës dhe të kontrollit dhe të balancave të pushteteve, që është tronditur seriozisht. Ne shohim një shtet të propagandës apo një shtet të mazhorancës përballë shtetit të së drejtës, pra jemi gjithmonë në një betejë të shteteve paralele. Unë kam qenë, jam dhe do të jem një gjithmonë një President i shtetit të së drejtës.

Përsa i takon çështjes së Kushtetutës, duhet t’ju siguroj që për mua tani ka dy data. Data e parë është 18 tetori, pra unë, nuk do të lodhem më që t’u kujtoj partive që dekreti për 13 tetorin është në fuqi, apo që siç thotë qartë Raporti Final i OSBE/ODIHR: “mosbotimi në Fletoren Zyrtare nga ana e qeverisë, i dekretit të 13 tetorit, është i paligjshëm”.
Së dyti, për mua data tjetër përveç 18 tetorit është 22 nëntori, dita kur shqiptarët në vitin 1998 me referendum miratuan Kushtetutën, që natyrisht është sakatuar padrejtësisht që nga viti 2008 e në vazhdimësi.

Atë Kushtetutë të gjithë shqiptarët e kanë votuar me shpresën dhe besimin se ajo do të mbrojë dhe garantojë të drejtat themelore të tyre.
Ndaj unë më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Gazetarja: Kjo nismë do jetë si Presidenti i Republikës apo do t’i ktheheni betejës politike?

Presidenti Meta: Kjo është një nismë si President i Republikës, që e ka detyrim të kujdeset për të drejtat themelore të qytetarëve shqiptare, të mos pajtohet me asnjë institucion që i cenon ato. Gjithashtu të mos të pajtohet me gjithë institucionet që e kanë për të detyrë për t’i mbrojtur dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Dhe do të jetë një nismë, ku shumë surpriza të tjera do të shpalosen në kohën e duhur, pasi fokusi im tani është 18 tetori, për momentin nuk është 22 nëntori.

Por pas 18 tetorit fokusi do të jetë 22 nëntori dhe ky do të jetë një aksion i vazhdueshëm që, nuk ka lidhje me partitë dhe forcat politike. Por që do të përfshijë gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut që besojnë në demokraci, në rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka respektimi i të drejtave të njeriut në këtë vend, të institucioneve të pavarura dhe që nuk konformohen dhe nuk pranojnë këtë situatë mjaft kritike në të cilën ndodhen sot të drejtat e njeriut në vendin tonë.

Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë Read More »

Diçka super pozitive e pret në punë këtë shenjë të horoskopit

Demi

Nisja e ditës do ju shohë të lundroni në fushën e ndjenjave. Anën tuaj krijuese dhe të gjallë niseni në momentin e duhur si një as në mëngë. Në shumë situate do jeni të mençur, pozitivë dhe energjikë aq sa duhet.

Në dashuri, prezenca e Hënës në shenja do influencojë statusin tuaj: do jeni promotorë të ëmbëlsisë, pasioneve të çmendura dhe të gatshëm për të zhvilluar edhe ndonjë aktivitet bamirësie. Një buzëqeshje e sinqertë do mbetet e stampuar në fytyrën tuaj, sidomos nëse jeni çift dhe kjo do garantojë marrëdhënie të ngrohta me partnerin/en.

Nëse jeni single, do dini të kuptoni në ajër dëshirat apo pritshmëritë e njeriut që do donit ta kishit gjithnjë në krah. Me vendosmëri dhe bindje do arrish të krijosh një ditë të bukur për veten dhe për njeriun që interesohesh.

Në punë do përfshiheni në situate impenjative por me qëllimin për të arritur pozicione me pushtet apo prestigj. Inteligjenca juaj krijuese do ju shkundë, duke bërë që të shkoni drejt sukseseve të sigurta.

Diçka super pozitive e pret në punë këtë shenjë të horoskopit Read More »

Vlorë/ Terminali i ri i pasagjerëve në port me panele të energjisë diellore

Drejtori i “Portit Detar” Vlorë Admir Malaj, ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të Projektit PASSAGE- Interreg Europe, të organizuar në Livorno, Itali.

Drejtori i Portit të Vlorës, gjatë aktivitetit prezantoi disa nga projektet e “Portit Detar” Vlorë sh.a duke u fokusuar në risitë që janë implementuar në “Terminalin e Ri të Pasagjerëve” për reduktimin e emisioneve të CO2.

Përdorimi i energjisë diellore në terminalin e ri të pasagjerëve është hapi i parë në implementimin e planit të veprimit në kuadër të projektit Passage.

Terminali i portit të Vlorës ka standardet më të larta dhe ofron shërbim cilësor për qytetarët duke reduktuar kohën e pritjes. I mundësuar me kapacitetet financiare të vetë shoqërisë portuale, e bën një shembull të mirëmenaxhimit të fondeve shtetërore.

Sot ky terminal bën të mundur përpunimin e mbi 2500 pasagjerëve në ditë, duke e kthyer këtë port padyshim në pikën më të rëndësishme të turizmit në jug të vendit./atsh

Vlorë/ Terminali i ri i pasagjerëve në port me panele të energjisë diellore Read More »