Aktualitet

Moti ‘çmendet’, çfarë do të ndodh me temperaturat

Dita do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin si dhe ulje të temperaturave në të dyja ekstremet.

Sipas MeteoAlb, reshjet e shiut do të vijnë në formë shtrëngatash në jug dhe juglindje të vendit, ndërkohë që reshje shiu do të ketë edhe në pjesën tjetër të territorit.

Ja parashikimi i motit :

Dita e neserme, sjell rrebeshe shiu ne te gjithe vendin, me te dukshme ne zonat jugore-juglindore. Ne fundjave pritet permiresim i kushteve atmosferike duke ri-sjelle kthjellimet ne territor. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie duke u luhatur nga 9 grade C mengjesi deri ne 29 – 30 grade C mesdita.

Moti ‘çmendet’, çfarë do të ndodh me temperaturat Read More »

Kush është shitësja që u godit nga hajduti

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se grabitësi është Olti Janaq Caroshi, 45 vjeç dhe dyshohet se ka goditur me çekiç, 20 vjeçaren Anxhela Panxhi.

Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari ai e ka qëlluar më çekiç në kokë.

Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin. Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital.

Dëshmitarët thane se pasi kanë parë autorin që po largohej, një grup djemsh nga lokali përballë e kanë neutralizuar dhe kanë mbajtur deri sa ka ardhur policia.

Dyshohet se 54 vjeçari është i sëmurë mendor, por pavarësisht problemeve me shëndetin mendor punonte si mësues në Njësinë Administrative Paper.

Kush është shitësja që u godit nga hajduti Read More »

Hajduti tentoi të gr.abiste dyqanin,go.det shitësen me çekiç

Një person ka ten tuar të vje dhë një pikë shitjeje, por ka hasur rezistencë nga shitësja.

Personi që ka ten tuar gra bitjen e ka qël luar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se policia është vënë në kërkim të tij.

Shitësja, sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur e pla gosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori i ngjarjes të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve nar kotike.
Bëhet me dije se 30 minuta pasi u raportua një ten tativë vje dhje me dhu në në një pikë shitje ne Elbasan, policia ka identifikuar dhe pra ngosur shtetasin Alert Carroshi rreth 40 vjeç.

Ndërsa, shitësja e pla gosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet pa rrezik për jetën.

Hajduti tentoi të gr.abiste dyqanin,go.det shitësen me çekiç Read More »

Saimir Kodra: “Vajza ka vajtur me mision t’u tregojë gjithë këtyre derrave…”

Drejtuesi i emisionit “Stop”, në Tv Klan, Saimir Kodra, tha se studentja e shfaqur në videosk andalin me pedagogun Denis Himçi, kishte vajtur me mision t’u tregojë të gjithë pedagogëve të tillë se nuk funksionon më kështu.

“Vajza ka vajtur me misionin e plotë t’u tregojë të gjithë këtyre lloj derrave nëpër fakultete që nuk funksionon më kështu dhe të gjithë shqiptarëve që ky vend është kthyer në një gjysmëhale, o burrani ta ndryshoni ju/ata që kanë në dorë ta ndryshojnë dhe të bëjnë reforma a çfarë duhet të bëjnë. Vajza ka vajtur me misionin e qartë që si ky që mua më kërkoi afera sek suale, pra vajzës, por mund të qëllonte edhe që mund të kërkonte lekë. Ka pasur raste që edhe pa fund. Por vajza ka vajtur me misionin e qartë: nuk provokoi sepse kishte ustallarë që e këshillonin, më falni për mungesën e modestisë, që i thashë se duhet të jesh e veshur, dhe po ta shikosh videon është e veshur me xhinse dhe bluzë të trashë, edhe pse është fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut.”

Kodra tha se vajza ka vajtur për të sjellë këtu atë imazh që shikoni të gjithë dhe nuk ka aty alibi. “Aty është një profesor, i thënshin, me varëse floriri sikur shet rroba te gabi, me një fjalor debil dhe idiot.”

“Kjo histori duhet të shërbejë si kambanë alarmi që ta presim nga këtu e mbrapa, sepse do rriten vajza të tjera, do dalin profesoresha që mund të ngacmojnë ndonjë çun, se ndodh.”

Ndërsa avokatja Arnida Çapi tha se “Jemi para një kr imi, nuk ka fare rëndësi të diskutojmë nëse ka provokim apo s’ka provokim. Ne jemi përballë një fakti penal dhe një kr imi shumë të rëndë.”/tvklan

Saimir Kodra: “Vajza ka vajtur me mision t’u tregojë gjithë këtyre derrave…” Read More »

Dhimje dhe lot/Elona sot u përcoll drejt banesës së fundit.Fundjavë Ndryshe kërkon ndihmë për t’i ndërtuar shtëpinë e re familjes së saj

Vetëm pak ditë më parë lajmi që tronditi të gjithë anë e mbanë erdhi në familjen e Elonës e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në Turqi.

Elona sot u përcoll drejt banesës së fundit, e ndërsa familja e saj prej disa muajsh, nga halli i madh i vajzës kishte nxjerrë edhe këtë strehëz në shitje.

E ndërsa Fundjavë Ndryshe po përpiqet që me ndihmën e të gjithëve të ndihmojë familjen e saj për ndërtimin e një shtëpie të re.

Arbër Hajdari me anë të një postimi në rrjetin e tij social të ‘Instagram’ ka publikuar dhe më tej detajet rreth mënyrës sesi të gjithë mund të ndihmojmë këtë familje puntore e të urtë që jetojnë në zonën e Fushë-Krujës./

Dhimje dhe lot/Elona sot u përcoll drejt banesës së fundit.Fundjavë Ndryshe kërkon ndihmë për t’i ndërtuar shtëpinë e re familjes së saj Read More »

219 vende pune në administratë për ekselentët, Koçiu: Risia e thirrjes së dytë dhe profilet

“Kjo është thirrja e dytë që po zhvillojmë për vitin 2019 pasi të parën e kishim në fillim të këtij viti. Thirrja e dytë është hapur në 3 shtator dhe gjatë gjithë muajit kushdo që është i interesuar mund të aplikojë në platformën “punëtëmbarë.al”. Risia e thirrjes së dytë është se tashmë në platformë, mund të aplikojnë edhe studentë që kanë përfunduar studimet që nga viti 2015 dhe që plotësojnë kriterin kryesor, mesatare të studimeve nga 9 deri në 10″, u shpreh gjatë një interviste në studion e ERTV, Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu.

“Deri tani janë rreth 420 aplikime dhe thirrja do të jetë e hapur deri në 20 shtator. Vendet vakante janë 219. Thirrja do të hapet sërish edhe gjatë 2020. Administrata ka nevojë për juristë dhe ekonomistë, por edhe shkenca si inxhinieria, janë me interes. Kryesisht vendet e punës të lira janë në sistemet qendrore të ministrive të linjës, apo institucione si administrata doganore dhe tatimore, agjencia e menaxhimit të burimeve ujore ka hapur 18 vende pune”, tha Koçiu.

Drejtorja e DAP shtoi se në këtë thirrje të dytë, me pikë shtesë do të vlerësohen kandidatët që veç diplomës dhe listës së notave do të paraqesin edhe dokumentet që vërtetojnë përfshirjen e tyre në aktivitete ekstrakurrikulare apo skema vullnetarizmi gjatë kohës së studimeve.

“Në platformë duhet ngarkuar diploma, lista e notave me mesatare dhe tashmë përfshihen edhe aktivitetet ekstrakurrikulare, aktiviteti që studentët kryejnë në kohën kur janë në kërkim pune, pjesëmarrja në seminare, etj. Këto skema favorizojnë për të marrë më shumë pikë. Një element që shton pikë në renditje është edhe vullnetarizmi, kush është përfshirë në skema vullnetarizmi gjatë periudhës së studimeve ka më shumë shanse për t’u përzgjedhur. Masteri shkencor gjithashtu ka më shumë pikë dhe avantazh”, përfundoi Koçiu. /atsh

219 vende pune në administratë për ekselentët, Koçiu: Risia e thirrjes së dytë dhe profilet Read More »

“Valsi i lumturisë”, romani që provokoi debat në Paris mbi emigracionin

Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka është vënë në qendër të debatit “Emigracioni politik në Europë”, të zhvilluar në Paris, ku u diskutua mbi temën e ndjeshme të emigracionit europian dhe rastit shqiptar.

Mbrëmjen e kaluar, në kuadrin e ciklit të konferencave “Lexime europiane” Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës dhe njëkohësisht ish-ministre e Kulturës së Francës, Katerinë Lalymiere, zhvilloi një takim-debat marrë shkas nga botimi në Francë i romanit “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka, me temë “Emigracioni politik në Europë”.

Katerinë Lalymierë, Ylljet Aliçka dhe profesori i Universitetit “SciencePo”, filozofi Yannick Prost debatuan në prani të medieve dhe të ftuarve nga mjediset akademike franceze.

Lulymiere bëri një analizë të romanit duke evokuar me këtë rast sfidat e emigracionit në Francë dhe bëri një historik të shkurtër të Shqipërisë mbështetur në kujtimet e vizitave të saj në Shqipëri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Europës.

Sipas Yanick Prost, këshilltar pranë kryeministrit francez dhe profesori i Universitetit “SciencePo”, Franca dhe Europa kanë nevojë të rimendojnë aksionin e tyre e sidomos kontratën e tyre sociale, pasi kriza e madhe e emigracionit dhe demagogjitë politike ekstremiste rrezikojnë demokracinë dhe përgatisin terrenin për ardhjen e “Mbretërisë së Atilës”, fenomene këto mjaft mirë të trajtuara në romanin e Aliçkës.

Këshilltari i kryeministrit francez theksoi se artistikisht ky roman ka zbuluar edhe thelbin e emigracionit. Sipas tij, emigrantët ndiejnë mungesë të dyfishtë si në vendin e pritjes, dhe në atë të origjinës. Për këtë ai mori shembullin e familjes Popa tek romani.

Shkrimtari dhe ish-diplomati, Aliçka në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ”ky moment ishte ngjarje me rëndësi dhe nuk qe thjesht promovimi tek lexuesi, por ajo çka provokoi. Pra, romani im u bë shkas për ngritjen e një debati në instancat e larta që merren me problemin aktual të emigracionit. Botimi në Francë i këtij romani mbi aspektet shpirtërore e psikologjike të emigracionit u mor si model analize për të provokuar një debat më të gjerë mbi sfidat e emigracionit në përgjithësi”.

Me nostalgji Katerinë Lalymierë risolli në vëmendje tri vizita në momentet kyçe në historinë e Shqipërisë. Ajo kujtoi vizitat në 1991, 1997 dhe 1999. Ajo e cilësoi “Valsin e Lumturisë” një roman politik nga më të spikaturit, i cili sipas saj, u bë burim i këtij debati.

Aktiviteti u ndoq live nga kanali kryesor “Franceinfo”, kanal i parë radios në shtetin francez.

Romani “Valsi i lumturisë” mbështet në një ngjarje të vërtetë.

Në dhjetor të 1985-s gjashtë anëtarët e familjes Popa, hynë ilegalisht në Ambasadën italiane në Tiranë. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hynë në Ambasadën italiane duke u hequr si turistë dhe aty kërkuan menjëherë strehim politik. Shteti totalitar i kohës pësoi një tronditje të madhe nga ky gjest. I quan shtetasit e vet “kriminelë”.

Një gjë të tillë, cilido që kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar. Ngjarja që erdhi nga këta njerëz të thjeshtë, mori përmasa të paparashikueshme ndërkombëtare. Gjashtë anëtarët e familjes Popa, nga frika e dënimit, deklaruan se do të vetëvriteshin, nëse ambasadori italian i dorëzonte në duart e Sigurimit të Shtetit. Ata u mbrojtën për rreth 5 vjet në Ambasadën italiane, veprim që u bë shkak për tensionimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por edhe shkak për kthimin vëmendjes nga Shqipëria të ndërkombëtarëve. Ambasada italiane rrethohet me mbi 600 policë. Përtej brigjeve, televizioni italian transmetonte ngjarjen reale nga Tirana.

Romani “Valsi i lumturisë”, i shkrimtarit Ylljet Aliçka është botuar së fundmi në Francë nga shtëpia botuese “L’esprit du temps”, përkthyer nga Michel Aubry (Mishel Obri).

Në parathënien e këtij botimi në gjuhën frënge, shkrimtari Ismail Kadare shkruan ndër të tjera: “Një roman i shkruar me art dhe dinjitet”, ndërsa botuesi francez shkruan për këtë libër: “Një rrëfim jashtëzakonisht ironik dhe absurd, i frymëzuar nga një histori e rrallë, ku zbulohen dy botë, gjë e rrallë kjo për romanin tradicional. Është kjo qasje që e bën letërsinë e Aliçkës origjinale dhe njerëzore”.

Komisioni i çmimit “Ballkanika” ka përzgjedhur për vitin 2014 shkrimtarin Ylljet Aliçka me romanin “Valsi i Lumturisë” për të përfaqësuar Shqipërinë.

I shkruar para disa vitesh, ky roman është fitues i çmimit kombëtar “Pena e argjendtë” për 2012-ën, që ndan Ministria e Kulturës.

Shkrimtari Ylljet Aliçka përfaqësoi letërsinë shqipe në “Netët e letërsisë europiane 2012-2014”. Ai ishte përzgjedhur në projektin “10 shkrimtarë bashkëkohorë që prezantohen mes arritjeve të letërsisë së sotme europiane”. Ky është një projekt ndërkombëtar, partneritet i Bashkimit Europian me qytetet Brno, Bukuresht, Dublin, Lisbonë, Vilnius, Pragë dhe Wroclaw. /atsh

“Valsi i lumturisë”, romani që provokoi debat në Paris mbi emigracionin Read More »

Fëmijët dhe reklamat në ekran/ Koordinim i institucioneve në evidentimin e rasteve të shkeljes së Kodit të Transmetimit

“Fëmijët dhe reklamat në transmetimet audiovizive” ka qenë fokusi i diskutimit të stafi i zyrës së Komisionerit për Mbrotjen nga Diskriminimi në tryezë të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Diskutimi u përqendrua te koordinimi i institucioneve në evidentimin e rasteve të shkeljes së Kodit të Transmetimit si dhe mundësinë e organizimit të fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit me redaksitë audiovizive por edhe me vetë prindërit dhe komunitetin e fëmijëve.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë, përfaqësues të grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, nga OSHMA-të, organizatat jo qeveritare që kanë në fokus të punës së tyre liritë dhe të drejtat e fëmijëve, nga institucionet publike, ekspertë të fushës, etj. /atsh

Fëmijët dhe reklamat në ekran/ Koordinim i institucioneve në evidentimin e rasteve të shkeljes së Kodit të Transmetimit Read More »