Aktualitet

Firmat austriake, interes për të investuar në Shqipëri

Firmat austriake gjithnjë e më shumë të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi priti përfaqësues të disa firmave austriake, të cilët po zhvillojnë një vizitë informuese mbi potencialet e Shqipërisë.

Ministri Shalsi u shpreh se, ata ishin shumë të interesuar për turizmit në vendin tonë, një sektor që ka marrë vëmendje të lartë edhe falë medieve ndërkombëtare.

“Interesim gjithnjë në rritje i austriakëve për Shqipërinë. Advantage Austria organizoi një vizitë informuese mbi potencialet e Shqipërisë duke sjellë disa firma austriake, përfaqësuesit e të cilave i takova me kënaqësi në mjediset e Ministrisë. Ishte vizita e tyre e parë në Shqipëri dhe ishin shumë të interesuar për turizmit në vendin tonë, një sektor që ka marrë vëmendje të lartë edhe falë medieve ndërkombëtare”, thekson ministri Shalsi.

Ministri Shalsi shprehet se, “mundësitë që ofron Shqipëria për investim, si dhe atraksionet e saj bregdetare, malore, liqenore, lumore, si dhe sitet arkeologjike ishin në fokus të diskutimit”./atsh

Firmat austriake, interes për të investuar në Shqipëri Read More »

Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës

Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës.

Hodaj emërohet pak ditë pas furtunës së ndodhur në Kadastrën e Vlorës ku 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan nëpërmjet vërejtjeve, duke përmbyllur rrokadën në rradhët e këtij institucioni.

Elona Hodaj, vjen me nje background politik në rradhë e Partisë Socialiste, si kryetare e Fresh Vlorë, kandidate për deputete ,anëtare e Asamblesë Kombëtare të Ps, etj.

Hodaj ka mbajtur për rreth 10 vite postin e shefes së Kabinetit të Bashkisë së Vlorës dhe vitet e fundit ka drejtuar Fondin e Kujdesit të detyrueshëm shëndetësor.

Emri i Hodaj vjen në krye të këtij institucioni për të sjell një frymë të re në shërbimin ndaj qytetarëve, duke zëvendësuar Alteo Nazëraj, i cili qëndroi i komanduar në postin e drejtorit të institucionit pas shkarkimit të ish drejtorit, Florjan Almadhi.

Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës Read More »

Shqipëria rritje të fortë turistike, mbi 6 milionë në vit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Bari, Itali se “Shqipëria po përjeton një rritje të fortë turistike, po rritemi çdo vit. Në katër vitet e fundit praktikisht kemi dyfishuar numrin e turistëve, u nisëm nga 2,9-3,1 milionë në vit dhe tani jemi mbi 6 milionë në vit”.

Në fjalën e tij në forumin “Ekonomia blu e Mesdheut” në kuadër të panairit “Fiera del Levante”, në Bari, Itali, Kryeministri Rama theksoi se janë “shifra mjaft të rëndësishme, por edhe një sfidë për Shqipërinë, sepse duhet t’i përgjigjemi këtij fluksi me aftësi, mikpritje, infrastrukturë etj.”.

Kryeministri Rama u shpreh se “siç është e qartë që ka vetëm përfitim nëse bëhemi bashkë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike, sigurisht duke përfituar nga ky ridimensionim i saj, i rajonit të Pulias, që është kthyer sot në një destinacion gjithmonë e më tërheqës, në të gjitha nivelet e konsumatorit turistik, por duke shtuar edhe Shqipërinë që po përjeton një rritje të fortë turistike”.

“Dua të them në fund që ka shumë dëshirë nga ana jonë për të ushqyer këtë lidhje me Puglian, një dëshirë që na vjen natyrshëm, jo vetëm se ne e shohim Puglian sot si një rajon të njohur. Është e qartë se suksesi i Puglias është një sukses edhe i bazuar në ndryshueshmërinë e instrumenteve të përdorura nga ato të 10-20 viteve më parë”, – nënvizoi Rama.

Sigurisht, vijoi ai, për këtë ne kemi një respekt të madh dhe një interes për të lidhur edhe botët universitare, botët akademike, shërbimet shëndetësore.

Kreu i Qeverisë u shpreh se “në fund të fundit jemi shumë afër. Për të ardhur dje në Bari na u desh gjysma e kohës për të shkuar në Verona. Sigurisht e bëmë me avion dhe koha e harxhuar ishte sa gjysma e asaj që duhet për të shkuar nga Tirana në Vlorë. Pra shumë afër”./atsh

Shqipëria rritje të fortë turistike, mbi 6 milionë në vit Read More »

Hajdari: Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi sot se Reforma Zgjedhore po merr rrugë, ftesa për dialog me opozitën joparlamentare e mirëpritur nga palët dhe se po gjendet konsensues.

“Rezoluta njëzëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus”, shprehet Hajdari.

Po ashtu, Hajdari bënë thirrje për gjetjen e konsensusit mes palëve, pasi 90% e shqiptarëve.

“Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% e shqiptarëve janë për hapjen e negociatave”, shprehet ajo. /atsh

Hajdari: Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur Read More »

Qato paraqet dorëheqjen nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato i ka paraqitur sot dorëheqjen kryeministrit të vendit.

Përmes një reagimi zyrtar, Qato ka renditur arsyet e lënies së detyrës së saj.

“Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por, jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht”, – thotë Qato.

Më tej, drejtoresha e ARRSH sqaron se “me mirënjohjen e sinqertë për kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar. Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale”./atsh

Qato paraqet dorëheqjen nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Read More »

Ndryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Mbrojnë jetën e punonjësve të Policisë gjatë detyrës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke folur në Kuvend për projektligjin e kthyer nga presidenti Ilir Meta, për disa ndryshimet në ligjin për Kodin Penal, u shpreh se, ndryshimet e propozuara nga mazhoranca rrisin sigurinë e punonjësit të policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Lleshaj gjithashtu thekoi se ky pr/ligj i propozuar nga mazhoranca ua vështirëson qytetarëve marrjen e armëve, të cilat në vendin tonë, këto dekadat e fundit kanë shkaktuar shumë viktima. Ai nënvizoi se “këto ndryshime, kanë rëndësi për mbrojtjen e sigurinë e jetës së atyre punonjësve që i shërbejnë sigurisë sonë”

“Ne, nuk mund të lejojmë më që policët e Shqipërisë të vriten, të kanosen, të gjymtohen. Për këtë arsye ndryshimet e reja në Kodin Penal kanë parashikuar rishikim të masës së dënimit në drejtim të atyre personave që konsumojnë vepra penale në dëm të punonjësit shtetëror me theks të veçantë te punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha Lleshaj.

“Kryesisht goditje për shkak të detyrës dhe kanosja për shkak të detyrës janë ato vepra që do ndëshkohen më rëndë dhe për të gjithë ata që do ta tentojnë në të ardhmen, që nga nesër, duhet të bëjnë llogaritje me masa të rënda dënimi. Nuk ka më gjobë për ato që vënë dorën mbi punonjësit e policisë, por burg nga 1 deri në 5 vite, duke iu referuar dy veprave penale, goditja apo kanosja për shkak të detyrës”, theksoi Ministri Lleshaj.

“Besojmë se me këto masa do u japim punonjësve të policisë mbrojtjen e nevojshme, atë mbrojtje që u duhet atyre punonjësve për të kryer me profesionalizëm, përkushtim e përgjegjshmëri detyrën e tyre për të rritur sigurinë tonë të përgjithshme”, tha ministri Lleshaj.

“Gjithashtu ndryshimet e reja në kodin penal parashikon ndërhyrje në nenet që flasin për armëmbajtjen pa leje. Pas vitit 1997 Shqipëria është mbushur me armë të cilat kanë rënë në duar te qytetarëve, në dorën e civilëve”, tha Lleshaj.

“Për shumë persona 97’-ta u duket largët, pasi një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë lindur pas atij viti dhe nuk e dinë çfarë do të thotë realisht 1997-ta. Janë 1.3 milionë shqiptarë që kanë lindur pas vitit 1997. Pra një pjesë e madhe e jona nuk e di se çafër kanë ndodhur dhe për ata vlen të thuhet se 97-ta ka qenë viti i një tragjedie shumë të rëndë, ku ndër të tjera ndodhi dhe hapja e depove të ushtrisë, shpërndarja e armëve dhe me këto armë janë vrarë 224 punonjës të policisë. Me këto armë janë vrarë 6 099 qytetarë të Shqipërisë”, tha Lleshaj.

“Për të mos thënë që këto armë edhe janë trafikuar dhe në vende të tjera, duke ndihmuar, mbështetur krimin e organizuar dhe strukturat e tjera kriminale. Dënimet e dhëna ndaj personave që janë kapur me armë ka qenë i pamjaftueshëm. Vetëm gjatë këtij viti janë kapur rreth 900 armë, një vit më parë mbi 1000 armë”, vijoi ministri Lleshaj.

“Dënimet kanë qenë simbolike dhe në mjaft raste kanë munguar , por këto armë nuk përdoren për argëtim, por për krim në përgjithësi dhe ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë arsye kodi parashikon rëndimin ta masë së dënimit për të gjithë qytetarët që kapen me armë pa leje duke qarkulluar në rrugët e vendit. Dhe dënime do të nisin nga 5 vite dhe do përfundojnë me 15 vite në raste përsëritje”, tha Lleshaj.

“Ne, vijoi ai, gjithashtu përmes kodit penal rëndojmë dhe kushtet e marrjes së armëve me leje. Janë mbi 109 mijë armë me leje, kryesisht armë gjahu. Këto armë veç se kanë shkaktuar masakra të mëdha në faunën e vendit kanë shkaktuar dhe jo rrallë dhe viktima njerëzore dhe parashikojmë që në ligjin e ri për armët shtrëngojmë më tej kushtet dhe për armët me leje. Kjo do të thotë që armën në përgjithësi ta bëjmë një mall shumë vështirë të aksesueshëm për këdo, me qëllim, që të pengojmë, të ulim riskun për sigurinë dhe të mundohemi që sigurinë t’ja besojmë organeve të specializuara për të dhe jo çdo qytetari në vetë vete”, tha Lleshaj.

“Dhe së fundi, një nen tjetër i Kodit penal që ndryshohet ka të bëjë me pengimin e qarkullimit. Përgjithësisht është bërë një lloj mode në Shqipëri që kushdo që është I pakënaqur nga veprime të caktuara të administratës, qeverisë, apo gjyqësorit të ushtrojë një vetëgjyqësi moderne duke bllokuar rrugët si përgjigje ndaj vendimeve që dikush nuk i pranon dhe këtu ka ardhur koha dhe është bërë mirë që Kodi Penal parashikon qartësisht masat ndaj atyre që bllokojnë rrugët e vendit”, tha Lleshaj.

“Mentaliteti para shtetëror i vetëgjyqësisë për të bllokuar rrugët sa herë i je i pakënaqur me vendime të caktuara duhet të marrë fund, qytetari shqiptarë përfshi dhe politika duhet të kuptoj se zgjidhja e problemeve ka vetëm një derë dhe ajo është dera e drejtësisë. Ndërsa rrugët kanë një tjetër funksion, ti shërbejnë, lëvizjes së lirë të qytetarëve, ekonomisë, zhvillimit dhe ata që për arsye politike apo privat bllokojnë rrugët e vendit do përballen me masa të reja të parashikuara në kodin penal. Bllokimi apo pengmarrja e rrugëve nuk mund të vazhdojë më. Këto janë faktet dhe shifrat zyrtare që janë pas vendimit të mazhorancës për ta ndryshuar kodin penal. Të gjitha bëhen në favor të qytetarëve dhe përmirësimit të parametrave të sigurisë në vend dhe në funksion të ruajtjes së jetës së punonjësve të policës dhe zyrtarëve të tjerë që përballen me veprime të dhunshme gjatë ofrimit të shërbimit, këtu flas për mjekët e zyrtarët e tjerë”, tha Ministri Lleshaj.

“Në këto kushte unë mendojë se ska arsye që ne të përpiqemi ta kuptojmë motivin e presidentit për ta rikthyer projektligjin për disa ndryshime në kodin penal, por unë mendojë se ky kthim vlen për arsye se na jep mundësinë të ritheksojmë e të ripërsëritim dhe njëherë rëndësinë që ka ky projektligj për mbrojtjen e sigurisë së jetës së atyre punonjësve që i shërbejnë sigurisë sonë” përfundoi Lleshaj. /atsh

Ndryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Mbrojnë jetën e punonjësve të Policisë gjatë detyrës Read More »

Rriten me 13.4% eksportet bujqësore krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar

Në 8-mujorin 2019 eksportet bujqësore në vlerë u rritën me 13.4% krahasuar me 8-mujorin 2018.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat pozitive e tejet inkurajuese të rritjes dyshifrore të eksporteve bujqësore.

“Mirëmëngjes dhe me të dhënën pozitive e tejet inkurajuese të rritjes dyshifrore të eksporteve bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Rritja e prodhimit bujqësor shqiptar dhe nivelit të eksporteve nuk është e rastësishme. Politikat që janë ndjekur në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural po i japin frytet e tyre. Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut po jep rezultate.

Po kështu edhe mbështetja përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD, heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, heqja e TVSH-së për makineritë dhe investime të tjera në infrastrukturën ujitëse e kulluese./atsh

Rriten me 13.4% eksportet bujqësore krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar Read More »

Kuvendi shqyrton sot dekretet e presidentit për Kodin Penal dhe Akademinë e Shkencave

Kuvendi shqyrton sot në seancën plenare dy dekrete të Presidentit të Republikës dhe disa projektligje.

Kuvendi shqyrton Dekretin e Presidentit të Republikës “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi shqyrton sot Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi gjtihashtu shqyrton sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor me qasje programatike me shumë faza”.

Kuvendi gjithashtu shqyrton sot projektligjin “Për ndryshimet klimatike”.atsh

Kuvendi shqyrton sot dekretet e presidentit për Kodin Penal dhe Akademinë e Shkencave Read More »