Aktualitet

Niset drejt Arktikut ekspedita më e madhe shkencore

Ekspedita më e madhe shkencore, që është realizuar ndonjëherë në Arktik, nisi sot misionin ndërkombëtar njëvjeçar, për të studiuar pasojat e ndryshimit të klimës, veçanërisht të dukshme në Polin e Veriut, njoftoi instituti gjerman që udhëheq këtë iniciativë.

Në total, rreth 600 ekspertë dhe shkencëtarë planifikojnë të qëndrojnë me turne rreth 390 ditë mbi një akullthyese, që do të përshkojë rreth 2 500 kilometra. Ekipet do të përballen me 150 ditë natë polare dhe temperatura që mund të zbresin deri në -45 gradë celcius.
Ekspertët do të studiojnë atmosferën, oqeanin, detin e akullnajave dhe ekosistemin, për të mbledhur të dhëna, që do të tregojnë sesi ndryshimi i klimës ndikon në rajon dhe në botë./atsh

Niset drejt Arktikut ekspedita më e madhe shkencore Read More »

Lirshmëri lëvizjeje në Vlorë/ Bulevardi “Ismail Qemali”, frymëmarrje e re për qytetin bregdetar

Vjeshta edhe në qytetin e ngrohtë bregdetar të Vlorës po jep sinjalet e veta. Lëvizje të panumërta në çdo orar të ditës, makinat lëvizin qetë dhe shëtitjet për këmbësorët vijojnë gjatë gjithë bulevardit.

Ky i fundit me durim ka pritur prej kohësh, për të marrë hapësirën që meriton.

Sot bulevardi “Ismail Qemali” shtrihet mes për mes qytetit me një pamje të re, moderne të rikonstruktuar në çdo centimetër të tij.

Mban mbi vete mjedise çlodhëse, argëtuese dhe rreshta të tërë në gjatësi me gjelbërim dhe korsi për biçikletat, për të qëndruar në formë, sepse jo vetëm deti “kujdeset” për mushkëritë e qytetarëve.

“Punë e mirë, e rregullt e pastër”, – dëshmojnë banorët dhe vizitorët, duke vlerësuar deri në simetrinë e ndërtimit, hapësirën që është krijuar.

Ndihen të lumtur, sepse në vëmendje të projektit janë pikërisht ata, qytetarët.

Bulevardi në koncept iu ka dhënë lirshmërinë që kanë dashur prej kohësh, për të mos ecur më në rrugë kur është shumë ngushtë, për shkak të mbipopullimit (dhe mendoni gjatë sezonit të verës, fëmijë dhe të moshuar) ku duhet të shtyheshin në çdo metër me tavolina e karrige lokalesh.

Tashmë me trotuarë të gjerë, do të kenë mundësi të marrin kohën e tyre të vizitojnë dyqane për blerjet e sezonit, të pinë dhe një kafe por në rehatinë e tyre, sepse do të limitohet shpërndarja e bizneseve lokale.
Ndërkohë reduktimi i korsive të trafikut nga 2 në 1, ka krijuar mundësinë për zhvillimin e një pedonaleje përgjatë të gjithë bulevardit dhe 5 kalime të sigurta për këmbësorët.

Kjo nuk do të thotë që nëse je shofer, do të bllokohesh në trafik. Ose nëse je në një qytet tjetër duke lexuar për këtë projekt, po mendon se është e kotë: “nëse shkojmë, do rrimë tre orë në rrugë”.

Përkundrazi qarkullimi yt dhe i makinave të tjera do të lehtësohet, përmes lidhjes me Transballkaniken dhe Unazën e Re. Dy akse të cilat dhe gjatë këtij sezoni veror përballuan me sukses, fluksin dhe pasigurinë e shumëpërfolur gjatë tij.

I gjithë bulevardi është ndërtuar në vetëm brenda një viti. Monitorime dhe vlerësime të cilat kanë shoqëruar çdo proces pune. Tashmë të gjithë mund të kemi dëshmuar një pjesë të punimeve, për shkak të lëvizjeve në jug gjatë asaj periudhe.

Teknikisht në bulevard është punuar me nënshtresat në trup të rrugës, vendosjen e tubave të ujësjellësit në të dyja anët e saj, betonimin e të gjitha pusetave të ujësjellësit dhe të linjave rezervë.

Janë trajtuar 75.000 metra katrorë nga të cilat 8000 metra katrorë janë sheshe, 11.000 metra katrorë sipërfaqe parkimi për makina, biçikleta dhe 6 hapësira të reja për aktivitete publike.

Në të gjenden 5 lloje tonalitetesh të gurëve të përzgjedhur me origjinë shqiptare dhe kryesisht mbizotëron ngjyra gri dhe bezhë, tipike e gurëve të Malësisë së Vlorës.

Gurë të cilët janë shtruar në 4 modele mozaikësh të shpërndarë në një sipërfaqe prej 63.000 metra katrorë.

Kjo për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së origjinës, identitetit dhe në projekte moderne.

Një tjetër komponent thelbësor i projektit është gjelbërimi, ku dhe janë mbjellë 15 lloje të bimësh (pemë dhe ligustra), si dhe luleve tipike të zonës në një sipërfaqe totale prej 7450 metrash katrorë.

Bulevardi “Ismail Qemali” gjithashtu shërben dhe si një urë lidhëse, për monumentet historikë të Vlorës, që deri dje kanë qenë të ndarë dhe të palidhur, për të mbrojtur kështu dhe trashëgiminë kulturore, në prezantime për turistët në çdo sezon të vitit.

Për sa më sipër Vlora do të presë kështu fluksin e lartë të turistëve nga shumë shtete të botës që si çdo vit shpërndahen kuriozë, në të 4 anët e qytetit për të njohur më nga afër dhe për të dëshmuar “thesarin e fshehur bregdetar” për të cilin ditë pas ditë revistat dhe operatorët më prestiogjiozë turistike po sugjerojnë për ta vizituar.

Dhe tashmë vlonjatët dhe jo vetëm, do të kenë hapësira çlodhëse, shumëfunksionale për familjet e tyre duke shijuar jo vetëm plazhin e kristaltë, por një mobilim urban dinjitoz dhe bashkëkohor. /atsh

Lirshmëri lëvizjeje në Vlorë/ Bulevardi “Ismail Qemali”, frymëmarrje e re për qytetin bregdetar Read More »

Zvërnec/ Birdwatching, turistë vendas e të huaj njihen me shpendët e rrallë

100 turistë vendas dhe të huaj vizituan monumentin e natyrës “Ishulli i Zvërnecit”, pjesë e peizazhit të mbrojtur “Vjosë-Nartë”.

Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Vlorë, Nexhip Hysolakoj, tha për ATSH-në se “të shoqëruar nga punonjës të ADZM Vlorë turistët realizuan një shteg mjedisor brenda ishullit ku u njohën me vlerat natyrore dhe kulturore të tij”.

“Aktiviteti vijoi më pas në lagunën e Nartës, e cila renditet e dyta në Shqipëri për nga rëndësia dhe shpendët e ujit”, – tha Hysolakoj.

Sipas tij, turistët ushtruan birdwatching dhe u njohën me llojet e shpendëve të rrallë, flamingo dhe pelikani kaçurrel.

Laguna e Nartës ndodhet në veriperëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km2. Ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur.

Në këtë lagunë bën pjesë dhe Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ku veç të tjerave dallon nga Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e vogël dhe ku mund të shkohet përmes një ure të ngushtë druri për këmbësorë.

Laguna e Nartës shpeshherë vizitohet nga flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme./atsh

Zvërnec/ Birdwatching, turistë vendas e të huaj njihen me shpendët e rrallë Read More »

Përkeqësim i motit, nuk niset trageti nga Vlora drejt Brindizit

Përkeqësimi i kushteve atmosferike kanë bërë që trageti “ST Damian” të anulojë udhëtimin nga porti i Vlorës drejt Brindisit, Itali.

Njoftimi vjen nga porti i Vlorës, i cili njofton për situatën aktuale të motit.

“Kompania “Tnitsea Shipping LDA” me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri Agjencisë Detare “Gerveni Travel shpk ” njofton institucionet Portuale të Vlorës se trageti “ST Damian” nuk do niset sot në datë 20 Shtator 2019, për në drejtim të Portit të Brindisit për arsye të motit të keq. Trageti “ST Damian” do të niset nesër në datë 21 Shtator 2019, për në drejtim të portit të Brindisit normalisht sipas grafikut që kemi me Portin e Vlorës”, theksohet në njoftimin e portit.

Vendi ynë ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën jugore dhe pjesërisht atë qendrore./atsh

Përkeqësim i motit, nuk niset trageti nga Vlora drejt Brindizit Read More »

Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA: Demonstron pavarësinë në rritje të Gjyqësorit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë e konsideroi vendimin e një dite më parë të gjykatës për ish-ministrin Tahiri, si demonstrim të pavarësisë në rritje të gjyqësorit.

“Vendimi i djeshëm kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të Reformës në Drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”, shprehet Ambasada. /atsh

Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA: Demonstron pavarësinë në rritje të Gjyqësorit Read More »

Gjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar mbrëmjen e së enjtes akuzat e prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardit Mustafa, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj vendosi sot që Tahiri të dënohet me 5 vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjykata vendosi ta konvertojë këtë dënim në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 5 vite, ish-ministri nuk duhet të kryejë funksione publike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite.

Pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues, Tahiri tha për mediet se “më lanë edhe mua pa fjalë. Si gjykata më quajti përgjegjës për shpërdorim detyre se disa kushërinj të mi përdorën emrin. Të presim edhe unë jam kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha se nuk je trafikant, kriminale apo pjesë e një grupi kriminal, por meqë disa kushërinj përdoren emrin tënd shpërdorove detyrën”.

Ai deklaroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda./atsh

Gjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre” Read More »

Basha: Vendimi për Tahirin i turpshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi të turpshëm vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.

Basha tha se ky vendim konfirmon se Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin.

Sipas tij, vendimi i gjykatës provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës.

Kreu i PD-së tha se “përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi”.

“Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do t’i hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, tha Basha./atsh

Basha: Vendimi për Tahirin i turpshëm Read More »

Jepet vendimi për Saimir Tahirin

Gjykata për Krime të Rënda shpallë fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të vënë në hetim nga prokuroria në nëntor të vitit 2017 dhe vendos ta dënojë me 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre.

Me gjykrim të shkurtuar 3.4, dhe do kthehet në shërbim 3 vite dhe 5 vite të mos kryejë funksione publike. Për të organi i akuzës kërkoi 12 vite burg,që duke marrë parasysh faktin që procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ulet me 1/3 në 8 vite burg.

Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale ndërkohë që prej momentit të parë ka kërkuar pafajësi duke hedhur akuza për një proces gjyqësor të montuar dhe pa prova kundër tij. /shqiptarja

Jepet vendimi për Saimir Tahirin Read More »