Aktualitet

Banori i Orikumit ka nje ‘THIRRJE’per te gjithe krahinoret qe jetojne jashte shtetit…!

I irrituar nga problematika e nderpretjes se energjise elektrike ne Njesine Administrative Orikum nje prej banoreve te kesaj zone ka reaguar me nje status ironizues drejtuar gjithe krahinoreve qe jetojne jashte Shqiperise. Ja cfare shkruan ai:

Për të gjithë krahinorët që janë jashtë shtetit, mos të kenë merak për familjarët në Orikum! Thjesht ska energji elektrike prej 5 orësh.. por do të vijnë së shpejti!

Banori i Orikumit ka nje ‘THIRRJE’per te gjithe krahinoret qe jetojne jashte shtetit…! Read More »

Lajm i hidhur! Mësuesja ndërron jetë duke shkuar në shkollë!Nxënësit prekin me dedikimin..!

Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti.

Etleva ishte duke shkuar në shkollë, si çdo ditë mëngjesin e së premtes kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

Lajm i hidhur! Mësuesja ndërron jetë duke shkuar në shkollë!Nxënësit prekin me dedikimin..! Read More »

Alarmante ne Vlore, rritet numri i te prekurve nga SKOLIOZA! Zbulohet arsyeja…!

Në Vlorë është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga skolioza. Grupmosha 10-15 vjeç janë më të predispozuar për të pasur probleme me shtyllën kurrizore me 40%. “Duke qenë se të rinjtë përdorin më shumë telefonin, të rinjtë nuk bëjnë aktivitete fizike…kanë probleme me frymëmarrje dhe nuk kanë një strukturë të rregullt”, thotë mjekja Meri Gjikaj.

Problemet vertebrale janë më të shpeshtat, thyerja, dhimbja apo gërryerja nga sëmundje si osteoporoza, skolioza apo artriti.

Mjekët bëjnë thirrje që t’i kushtohet një vëmendje më e veçantë këtij deformimi dhe të nxitojnë të nisin trajtimet në kohë, sidomos tek fëmijët dhe tek mosha e tretë.

Alarmante ne Vlore, rritet numri i te prekurve nga SKOLIOZA! Zbulohet arsyeja…! Read More »

aksident ne fier

Po vinte nga Vlora! Ja si humbi jetën inxhinieri në aksidentin e ndodhur në Fier

Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani i Lushnjes ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.

Të afermit e tij pohojnë se viktima po kthehej nga Vlora në orët e para të mëngjesit të sotem, në kilometrin e tretë ne aksin rrugor Fier-Lushnjë, teksa duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Po vinte nga Vlora! Ja si humbi jetën inxhinieri në aksidentin e ndodhur në Fier Read More »

5-vjeçarja rrëzohet në kopesht, dërgohet urgjent në spital

Një vajzë 5-vjeçare është dërguar në spital për të marrë mjekim pasi është dëmtuar në kopsht.

Mësohet se e mitura ka rënë aksidentalisht në ambientet e kopshtit dhe është dërguar për mjekim. Pasi mori mjekim, e mitura është dërguar në shtëpi me familjarët.

“Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj”, njofton policia.

5-vjeçarja rrëzohet në kopesht, dërgohet urgjent në spital Read More »

Makinat e vjedhura

Zbulohet skema! Ja si futen dhe shiten ne Shqiperi makinat e vjedhura jashte!

Trafikimi i makinave luksoze që vidhen në perëndim dhe sillen në vendin tonë me synim shitjen e tyre është kthyer në trend në vitet e fundit. Zakonisht shqiptarët vjedhin makinat luksoze që kushtojnë më shumë. Fillimisht ato pikasen dhe më pas nis plani për vjedhjen e tyre. Për ata shqiptarë që e kanë kthyer në zakon këtë mënyrë veprimi në perëndim, nuk është shumë e vështirë. Ka mënyra të shumta për të vjedhur në makinë, por më e shpeshta është përmes çelësave inteligjent.

Pasi e shtinë në dorë, plani i radhës është sjellja e saj në Shqipëri dhe shitja. I tillë ishte rasti i 15 nëntorit, që u godit nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Një 36-vjeçar u arrestua pasi për 9 mijë euro bleu një makinë “BMË” seria 5 që ishte vjedhur nga 2 persona të tjerë në Britani të Madhe, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri nga Rumania. Si ky rast, burime pranë policisë i thanë Report Tv se nga janari deri më tani janë në total rreth 25 makina që janë kapur vetëm në kryeqytet, të vjedhura jashtë dhe me synim shitjen brenda vendit. Makinat kanë rezultuar të vjedhura jo vetëm në Britani të Madhe, pore dhe Gjermani, Itali e shtete të tjera.
Por, çfarë skeme përdorin trafikantët e makinave luksoze?

Pasi janë vjedhur në perëndim, makinat i sjellin në rrugë tokësore deri në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. Për të kaluar doganën, trafikantët dorëzojnë një dokument sikur mjeti është marrë me qira, por që në fakt ka rezultuar të jetë fals. Pasi marrin dritën jeshile për të kaluar në tokën shqiptare, nuk përdorin me të njëjtin dokument qiraje, por përdoret një akt shit-blerje, po ashtu i falsifikuar, dhe dokumenti i zhdoganimit, për të targuar makinën.

Në rastet që kanë mundur të “gënjejnë” autoritetet ka rezultuar se menjëherë më pas makina është shitur tek persona të tretë, me qëllim humbjen e gjurmëve të origjinës se ku është vjedhur. Burimet thonë se ka pasur raste të personave që i kanë blerë këto makina dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni se më herët ka qenë e vjedhur, por që policia është dashur t’ia sekuestrojë, pavarësisht dëmit ekonomik që i është shkaktuar.

Zbulohet skema! Ja si futen dhe shiten ne Shqiperi makinat e vjedhura jashte! Read More »

Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm ‘Partizani’ ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive theksoi se Sali Berisha përpiqet që të gjejë shpëtim teksa përpiqet që të shmangë procedurat ligjore që i ka dërguar gjykata lidhur me hetimin që ka nisur ndaj tij për aferën e kompleksit Partizani.

“Janë tre elementë që duken në fushën e drejtësisë. E para, SHBA-të. E dyta, maxhoranca dhe i treti, fajtorët, të cilët janë Berisha me të tjerë. Unë s’e konsideroj të rëndësishme faktin që Berisha nuk do të shkojë atje. Për mua është një tentativë, sigurisht e dështuar, për një marrëveshje me qeverinë. Berisha tenton ose me qeverinë apo me ambasadën e SHBA që t’i japë një gjë, të shkëmbejë një gjë me të. Mendoj se Berisha deri tani ka shkëmbyer dhëndrin, por duke shkëmbyer dhëndrin me të drejtën, gaboi sepse u gjet vetë brenda qarkut.

Pranoi fajin, se është pjesë. E shikoni se tani nuk e përmend më dhëndrin sepse dështoi me atë. 17 kullat janë gjëja më e thjeshtë në krimin shtetëror në Shqipëri. Berisha pret Gërdecin, ku ka kryer 26 vrasje, pret 21 Janarin ku është ekzemplar në krimin shtetëror në të gjithë botën e bardhë dhe pret me siguri sinjale të tjera për kohët e thella. Po ajo që po kuptojmë tani është një gjë që tashmë ra miti Berisha. Këta ngritën një mit tjetër të procedurave, ra. Tani edhe miti që drejtësia nuk merret me të shkuarën.

Në drejtësi tradicionale, e cila vepron edhe në ditët tona, hapja e një çështje të kaluar, e hap tërë situatën e një drejtësie të munguar në të shkuarën. Aleks Nika është njeriu, që edhe pse i vdekur, po hap tërë kutinë e Pandorës ku janë kryer krime. Nuk ka më që SPAK s’do të pyesë më se kur ka ndodhur. Tashmë kjo gjë ka rënë, do të thotë se parashkrimi i krimit dhe procedurat me të cilat është mbajtur gjithë kohës qeveria Berisha, tani nuk funksionojnë më. “, u shpreh analisti.

Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm ‘Partizani’ ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës Read More »

Berisha: Jam më i fuqishëm se kurrë, socialistët po fshihen si minjtë!

“Berisha i tretë është më i fuqishëm se cdo Berishë tjetër gjeri më sot”. Kështu deklaroi sot Sali Berisha në fund të mbledhjes së grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit.

Tha se rezistenca do të vazhdojë dhe se socialistët po fshihen pas mbledhjeve online. “Komisionet hetimore do i nxjerrin të palarat, vendimet anti-ligjore dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin. Aksionin e keni shumë transparent.

Sot ju e patë…zhduken si minjtë prapa dixhitaleve. Numrat për grevë urie i kemi gati absolutisht që nesër, por do të merret vendimi në momentin e duhur. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet nga opozita”.

Foli edhe për takimet që ka nisur në bazë dhe mungesën e Gazment Bardhit. “Takimet janë të hapura për cdo deputet. Të jemi realistë janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin “opozita në veprim”. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion”.

Berisha: Jam më i fuqishëm se kurrë, socialistët po fshihen si minjtë! Read More »