Aktualitet

Ditët Europiane të Trashëgimisë nisin me “Mos u nxeh”

Muzeu i Fotografisë Marubi çeli siparin e aktiviteteve në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë.

“Ditët Europiane të Trashëgimisë” në Shkodër nisën në një formë të veçantë në muzeun e fotografisë “Marubi”. Protagonistë ishin fëmijët që u bënë pjesë e punëtorisë “Mos u nxeh”, një nga lojërat e njohura prej të gjithëve.

Mbi imazhet që identifikojnë trashëgiminë kulturore të Shkodrës , fëmijët gjurmuan mes ndërtesave, ngjarjeve, personazheve, gjëagjëzave, poezive e këngëve në një rrugëtim plot të papritura e entuziazëm në kujtesën historike të qytetit.

“Art dhe Zbavitje” është tematika e këtij viti që kërkon të na rikthejë në traditat më të hershme të argëtimit që kanë formësuar identitetin tonë europian.

Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore, një iniciativë e Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian, festohen nga miliona qytetarë europianë me një kalendar eventesh në përputhje me tematikën e përzgjedhur çdo vit. /atsh

Ditët Europiane të Trashëgimisë nisin me “Mos u nxeh” Read More »

Zingraf: Tryeza e parë për reformën zgjedhore, një hap në drejtimin e duhur

“Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur”, tha sot Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, ndërsa shpreh gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar në këtë proces.

“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithëpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.”, tha ai

Po ashtu, ambasadori Zingraf shprehet se “kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Për sa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, tha ai. /atsh

Zingraf: Tryeza e parë për reformën zgjedhore, një hap në drejtimin e duhur Read More »

Votimi ‘PRO’ i Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, reagon kryeministri Rama

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pas lajmit se grupi më i madh politik CDU SCU i Gjermanisë ka votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“LAJM I MIRE!

Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE🙏Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave😊

FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË🇦🇱🤝🇩🇪”, statusi i Ramës.

Top Channel

Votimi ‘PRO’ i Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, reagon kryeministri Rama Read More »

Nuk kanë të ndalur surprizat e motit, ja çfarë ndodh

Pas orësh të tëra me reshje të dendura shiu dhe me përmbytje në disa zona të vendit, më në fund lajme të mira nga moti.

Duke nisur nga e mërkura, reshjet e shiut do të ndërpriten duke ia lënë vendin kthjellimeve. Shirat do të jenë të paktë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

Kruja ka qenë qyteti më i prekur nga reshjet e rrëmbyra të shiut mbrëmjen e së hënës. Rreth 242 milimetër shi janë regjistruar në këtë qytet, duke shkaktuar përmbytje.

“Reshjet më intensive nisin nga Lezha në zonën e Elbasanit, ku kryeson Kruja me 242 mm reshje në 24 orë, pastaj vjen Shënkolli me 280 mm dhe Tirana 134.5 mm”, deklaron shefi i departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba.

Sipas tij, shqetësuese orët e fundit kanë qenë edhe shkarkesat elektrike.

“Rrezet rreth 32 km nga Tirana në Durrës shkohet në 1200 numri i rrufeve të regjistruara”, deklaron Zorba.

Por duke nisur nga e mërkura, kushtet meteorologjike do të njohin përmirësim.

“Gradualisht jemi drejt një përmirësimi të situatës. Reshjet sporadike nuk përbëjnë shqetësim. Deri në fund të javës do të ketë rritje graduale të temperaturave, ndërsa reshjet do të jenë të pakta”, shton ai.

Nuk kanë të ndalur surprizat e motit, ja çfarë ndodh Read More »

Horoskopi ditor

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës mund të hasni në debate si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Tensionet e lindura në një sferë mund të përcillen në tjetrën, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.

Demi

Kjo e mërkurë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni nevojë për të gjetur qetësinë e nevojshme. Nëse ndiheni disi të lodhur, bëni durim pasi rikuperimi nuk do të vonojë që të vijë. Keni nevojë që ti kushtoni më shumë kohë dashurisë. Mundohuni që të mos shqetësoheni, pasi periudha në vijim do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të Venusit dhe Diellit. Më në fund yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju rikthejnë në lojë, duke iu pasuruar me dëshirën për të qeshur. Fundjava që vjen do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë.

Gaforrja

Gjatë kësaj të mërkure mund të hasni në probleme të sferës sentimentale, të cilat do të shkaktohen për shkak të disa keqkuptimeve. Sa i takon punës, tregohuni të durueshëm, pasi fundi i vitit do të sjellë ndryshime mjaft të favorshme.

Luani

Dashuria është mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, por mos u fiksoni pas vogëlsirave, pasi mund t’iu dëmtojnë. Yjet do të jenë në anën tuaj dhe mund të bëni ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj.

Virgjëresha

Ju pret një e mërkurë pozitive, si për sa i takon dashurisë edhe ndjenjave. Mjaft të favorshme janë vendimet të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen në çift. Po ashtu yjet mbështesin takimet. Edhe sa i takon punës, kjo e mërkurë është ideale për të sistemuar disa gjëra.

Peshorja

Sfera profesionale do të ecë më së miri, pas pakënaqësive të muajve të fundit. Tashmë mundësitë nuk do të mungojnë. Sa i takon raporteve ndërpersonale, nuk do të jetë e lehtë që të gjeni një marrëveshje.

Akrepi

Duhet të mundoheni të bëni paqe me dikë me të cilin keni pasur diskutime. Ky është moment mjaft i favorshëm. Shpesh e ekzagjeroni në reagimet tuaja, por më tej pendoheni dhe doni që të jetë tjetri që t’iu kërkojë ndjesë. Këshillohet që të bëni një hap pas.

Shigjetari

Kjo është një ditë gjatë së cilës yjet ju këshillojnë që të lëvizni dhe të shfrytëzoni sa më mirë ndikimin e favorshëm të yjeve, sidomos në sferën profesionale. Sa i takon dashurisë, mos mendoni më për të kaluarën, pasi rikuperimi nuk do të vonojë të vijë.

Bricjapi

Kjo ditë do të sjellë përmirësim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, shkruan noa.al. Qielli do të jetë në anën tuaj, ndaj përfitoni për të vënë në jetë disa projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.

Ujori

Ju pret një e mërkurë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të shmangni debatet, kryesisht në dashuri. Do të jeni tejet të lodhur, ndaj përpiquni që të rikuperoni formën fizike, duke pushuar më shumë.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, ashtu si dhe dy ditët në vijim. Me gjasë do të përballeni me probleme në sferën profesionale dhe familjare, duke bërë që të ngarkoheni me stres. Do të ndjeni dëshirën, për të qenë të përkëdhelur dhe dashuruar.

Horoskopi ditor Read More »

Reagon fort Eni Cobani dhe premton gjyq,e akuzuan se merr para

Avokatja dhe prezantuesja e programit ‘’Shihemi në Gjyq’’ Eni Çobani deklaroi se do të përballet në gjyq me personin që e akuzoi se e ka zhvatur dhe mashtruar.

Nëpërmjet profilit të saj, Çobani nxorri dhe emrin e personit që e akuzon. Ajo quhet Erjona Muça. Avokatja e njohur këmbëngul se nuk e njeh denoncuesen e saj. Sipas Çobanit, ajo do t’i çojë para drejtësisë dhe mediat që përdorën këtë person për të shpërndarë këtë lajm.

Ditën e djeshme, një qytetare denoncoi avokaten Eni Çobani se e ka ofenduar në telefon për kritikat që shkroi për emisionin e saj. Përveç këtij rasti, qytetarja theksoi se kohë më parë, avokatja pranoi se do ta ndihmonte atë dhe të ëmën 80-vjeçare për të zgjidhur një çështje ligjore. Denoncuesja shton se Çobani u kërkoi 600 € shpërblim për zgjidhjen e problemit, por më pas asgjë nuk mori zgjidhje.

Postimi i Eni Çobanit:

Nuk doja të replikoja se ngarkesa ime e madhe e punës nuk më lejon të ndjek në çdo moment çfare thuhet e nuk thuhet nëpër portale, por telefonatat e miqve te mi më bën të lexoj një trrillim të madh publik.

Tani mqs ju doni pergjigjje une kete here nuk do ta le vetem me kete status por do te çoj ne gjykate kedo qe ka guxuar te shpif duke perdorur emrin tim pa pasur asnje informacion dhe mbi nje genjeshter te madhe nga nje faqe me kete emer qe as nuk e njoh dhe as kam pasur asnje kontakt.

Cudia me e madhe eshte se del dhe lakohet emri im dhe nga ana tjeter kush eshte personi qe pretendon per kete dem qe ja paskam shkaktuar nuk del.

Atehere po e nxjerr une: Erjona Muça nje njeri qe as nuk e njoh dhe as ka qene kurre pjese e ndonje ndermjetesimi per me teper ndonje e moshuar ne moshen 80 vjec.

Atehere te nderuar portale dashamir apo e kunderta emrin tim nuk ma ka bere asnjeri nga ju por ma ka falur Hysen Cobani babai im dhe une kam pergjegjesi dhe devotshmeri ne kryerjen e cdo detyre timen publike apo private se jam vajza e nje njeriu te madh qe ka lene gjurme ne kete vend.Une e kuptoj deshiren e marre te perfoljes, denigrimit dhe te marrjes me thashetheme te çdo lloj natyre por me emrin tim nuk luani dot.

Sado ju te mundoheni me emra te rreme,me tituj te cfaredolloji nuk do zbehni kurre ne asnje moment deshiren dhe vullnetin tim per te thene te verteten edhe pse kjo ka lenduar ca burreca qe skane as fuqine dhe as kurajon te dalin perballe dhe te flasin nese kane te drejte ose jo.

Me keto forma vetem me shtoni besimin qe po vjen dita per te bere drejtesi ne kete vend.Kush shan eshte i share, kush fyen ka fyer vetveten dhe kush shpif ka ligj dhe ka gjykate.Tani kush guxoi ta mbushi sot diten me emrin tim neser do perballet me ligjin dhe jo me Enin keshtu do mesoj ky vend te flasi me fakte dhe jo me shpifje te matet kur te permendi ca emra dhe keshtu do kemi me respekt per punen dhe devocionin njerzve qe vertet punojne ne kete shoqeri.

Ky emer dhe ata qe e perdoren kete njeri do thone te verteten para ligjit dhe besoj qe do tja percjellin kete lajm dhe publikut.Njerez mos harroni kete faqe se ndoshta zhduket per pak kohe mbas ketij publikimi.

Fundi i bashkëbisedimit

Reagon fort Eni Cobani dhe premton gjyq,e akuzuan se merr para Read More »

Shkreli: Shqiptarët po lahen çdo ditë, ne s’jemi Zvicra

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli pati një debat të ashpër me aktivistin Gjergj Bojaxhi në lidhje me furnizimin me ujë të Tiranës.

Sipas zotit Shrekli një nga problemet që ka Tirana është numri i lartë i popullsisë si dhe faji i njerëzve.

Ai theksoi se familjet shqiptare konsumojnë shumë ujë, pasi lahen ditë për ditë.

Artan Shkreli: Një familje shqiptare konsumon ujë sot disa herë më shumë se para 20 vitesh. E njëjta familje me të njëjtët pjesëtarë.

Gjergj Bojaxhi: Dmth fajin e kanë familjet shqiptare, ta marrim vesh?

Artan Shkreli: Sigurisht, ka rritje të standardit…

Gjergj Bojaxhi: Dmth shteti i merr taksat, por nuk jep ujë…

Artan Shkreli: Gjergj Bojaxhi u lante njëherë në javë në 1990,

Gjergj Bojaxhi: Jo faleminderit nuk lahesha njëherë në javë…

Artan Shkreli: Ok, ti ke qenë qeliza e çmendur që laheshe ditë për ditë.

Gjergj Bojaxhi: Dmth meqenëse unë kam qenë i pastër, kam qenë i çmendur.

Artan Shkreli: Një herë në javë laheshin të gjitha familjet shqiptare, veç familjes tënde

Në debat e sipër, teksa aktivisti Gjergj Bojaxhi kërkonte llogari për mungesën e ujit, Artan Shkreli tha: Ti nuk mund të më kërkosh llogari mua se standardi shqiptar është ky që është sot.

Gjergj Bojaxhi: Pse nuk e ke ti përgjegjësinë?

Artan Shkreli: Jo, nuk e kam standardin e zviceranëve unë. E kam më poshtë unë.

Gjergj Bojaxhi: Na thuaj cili është standardi që ti paske, ta dimë… Në ligj e ke standardin si në Europë./ Opinion

Shkreli: Shqiptarët po lahen çdo ditë, ne s’jemi Zvicra Read More »

Lufta kundër trafiqeve, qeveria angazhim në realizimin e prioriteteve

Lufta kundër trafikimit të personave vijon të jetë një nga prioritetet e qeverisë.

Për këtë qëllim, Ministria e Brendshme ka organizuar ditën e martë takimin koordinues të donatorëve Antitrafikim, të drejtuar nga zv/ministrja Rovena Voda, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Delegacionit Europian, Këshillit të Europës, UN, OSBE, IOM, GIZ, Ambasadës amerikane, angleze, gjermane, franceze, holandeze, suedeze, si dhe përfaqësues të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Në fokus të diskutimeve ishin pikërisht prioritetet e qeverisë shqiptare bazuar në “Planin Kombëtar të Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave 2018-2020”, bashkëpunimi mes organizmave ndërkombëtarë dhe strukturave shtetërore të cilat kanë në fushën e përgjegjësisë së tyre luftën kundër trafikimit të personave.

Nga pjesëmarrësit u shpreh angazhimi për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve dhe objektivave të qeverisë Shqiptare në këtë fushë, nëpërmjet implementimit të projekteve suportit financiar të tyre. /atsh

Lufta kundër trafiqeve, qeveria angazhim në realizimin e prioriteteve Read More »