Aktualitet

Qytetari nga Kosova, punonjës sigurie në zyrat e Kombeve të Bashkuara

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Kryeministri Edi Rama është takuar me një qytetar nga Kosova, që jeton dhe punon në SHBA si punonjës sigurie në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Në një video të publikuar Kryeministri Rama i shoqëruar nga qytetari nga Kosova shprehet: “Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”.

Edhe gjatë ditës së djeshme Kryeministri Rama në hyrje të hotelit ku po qëndron në Nju-Jork u takua me tri menaxhere që ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat i kanë kërkuar në gjuhën shqipe që të bënin një foto së bashku./atsh

Qytetari nga Kosova, punonjës sigurie në zyrat e Kombeve të Bashkuara Read More »

Cakaj nga Nju-Jorku: Takime në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE

Nga Nju – Jorku ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj lajmëron se fokusi i këtij sesioni punimesh do të jetë bashkëpunimi shumëpalësh në funksion të zbatimit të objektivave të platformës për zhvillim të qëndrueshëm 2030.

“Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet angazhimit të përbashkët kundër varfërisë së skajshme dhe ekstremizmit të dhunshëm, përpjekjeve për arsim më cilësor e zhvillim ekonomik dhe bashkërendimit të qëndrimeve për përballjen me ndryshimet klimatike”, – tha Cakaj.

Në takimet e shumta në Nju–Jork, fokusi do të jetë tek hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE në tetor ndërkohë që do të punohet edhe për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet të cilat akoma nuk e kanë bërë këtë.

“Marrë parasysh ambicien e Shqipërisë për të siguruar vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të delegacionit shqiptar do të drejtohet pikërisht kah sigurimit të mbështetjeve politike të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse për kandidaturën tonë. Shqipëria jo vetëm ka dëshmuar besueshmërinë e lartë në rrafshin shumëpalësh në përgjithësi por ofron edhe një program pothuajse të pazëvendësueshëm për vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në veçanti”, – përfundoi Cakaj./atsh

Cakaj nga Nju-Jorku: Takime në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE Read More »

Punë pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme

Situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë që përfshinë mbrëmjen e djeshme disa qytete të vendit është normalizuar.

Kryeministri Edi Rama solli sot disa foto nga ndërhyrjet që janë kryer pa ndërprerje në kryeqytet për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e punës që vijon pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme, ju uroj një ditë të qetë”, tha Rama.

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive përfshin dje Tiranën, Lezhën, Elbasanin e Shkodrën.

Sasia më e madhe e reshjeve u regjistrua në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0 mm, Tiranës 20.0 mm.

Kjo situatë u shoqërua edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek./atsh

Punë pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme Read More »

Lleshaj apel banorëve të prekur nga tërmeti: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është rikthyer në zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, ku përfshihen fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas të bashkisë Shijak. Ai shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe pushtetit lokal, dhe me këtë rast shpërndau disa pako me ushqime dhe veshmbathje për familjet më në nevojë.

Ndihmat e shpërndara janë kontribute vullnetare të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Me këtë rast, Lleshaj apeloi për familjet që kanë banesat më të dëmtuara, të zhvendosen përkohësisht në qendrat e përkohshme pritëse dhe Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

1 nga 5

Ministri Lleshaj u shpreh se “pas disa vizitave të para që zhvilluam në disa prej familjeve të prekura rëndë nga tërmeti në zonën e Shijak – Maminas, kemi ardhur bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme për t’i parë edhe njëherë tjetër, por edhe për të shpërndarë disa ndihma, të cilat u mblodhën në mënyrë vullnetare nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, me qëllim që të lehtësojmë sadopak dhimbjen dhe problematikën e madhe që ka prekur këta banorë”.

Sigurisht, theksoi ai, “kjo është një çështje emergjente dhe këto janë ndihma emergjente, por si zgjidhje përfundimtare që duhet të pasojë, ka nevoja të mëdha për evakuim, për një pjesë të familjeve, të cilat janë në shtëpitë e shkatërruara plotësisht si kjo që jemi këtu”.

“Unë ftoj qytetarët, të cilët ndodhen në kushte të tilla, të mundohen të gjejnë mundësi për të bashkëpunuar dhe për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi krijuar në Durrës. Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve. Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar”, u shpreh ai./atsh

Lleshaj apel banorëve të prekur nga tërmeti: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes Read More »

Moti me reshje të dendura shiu/ Autoriteti Rrugor informon për qarkullimin në akset kryesore

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur situatën e qarkullimit në akset kombëtare të vendit në kushtet kur mbrëmjen e së hënës ka pasur reshje të dendura shiu me stuhi dhe erë të fortë.

Sipas ARRSH-së, në Rajonin Verior të vendit, ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim. Të gjithë specialistët dhe kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë.

Në Rajonin Qendror ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës. Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.

Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishëm. Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.

Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.
Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.

Në Rajonin Jugor, ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës.
Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.

Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.
Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.
ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore./atsh

Moti me reshje të dendura shiu/ Autoriteti Rrugor informon për qarkullimin në akset kryesore Read More »

Rama: Askush s’do të mbetet vetëm

“Askush s’do të mbetet vetëm”, garantoi Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar situatës në familjen Stafaj në Picallë, në periferi të Tiranës, banesa e të cilëve tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit.

Kryeministri tha se “për fat të mirë Lenri 3 vjeçar dhe Samiu, gjyshi i tij, i pamundur fizikisht për të lëvizur vetë, si dhe e gjithë familja Stafaj në Picallë, larg në periferi të Tiranës, janë mirë dhe pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit”.

“Ogerta me Xhemalin, me ekipin e shërbimit social dhe strukturat vendore, bënë evakuimin e familjes në një qendër emergjence të përkohshme, në një strehë të sigurt, ku marrin edhe shërbimet e nevojshme sociale e shëndetësore”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri siguroi se “shtëpia e tyre është përfshirë në planin e rindërtimit dhe ata do të kthehen pas pak muajsh, në shtëpinë e rilindur falë mbështetjes sonë”./atsh

Rama: Askush s’do të mbetet vetëm Read More »

Basha në Durrës, duhet zbatimin i 5 masave për situatën pas tërmetit

“Të bëhet evidentimi i demit, të caktohet fond i posaçëm, të pezullohet taksa e ujit, pezullim i taksës së pronës dhe kredi të buta për biznesi”, ka theksuar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.

Po ashtu, Basha tha se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë, duhen zbatimin e 5 masat për situatën pas tërmetit

“Kërkojmë urgjentisht: Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara. Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, theksoi ai. /atsh

Basha në Durrës, duhet zbatimin i 5 masave për situatën pas tërmetit Read More »

1.55 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë vetëm në muajin gusht

1.55 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht 2019, duke shënuar fluksin rekord të vizitorëve të huaja që hynë në vendin tonë, përgjatë gjithë vitit.

INSTAT bën të ditur se, të dhënat zyrtare faktojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2019, janë 2.256.761. Krahasuar me Gusht 2018, ky tregues rezulton me rritje 6,4 %. Në Gusht 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 1.556.826, krahasuar me Gusht 2018, ky numër është rritur me 7,4 %.

“Ndërkohë numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është 4.870.588, duke u rritur me 10,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018” thuhet në publikimin e INSTAT.

Shifrat tregojnë për një ecuri të mirë të turizmit dhe një inertes në rritje të të hujave për vendin tonë si destinacion i preferuar i turizmit, ku gjeografia e turistëve nga vende të ndryshmetë botës është zgjeruar nga të katër kontinentet.

Sipas INSTAT përgjatë tetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 16,9 %, Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen të ndjeshme me 19,2 %, ndërsa shifra në rritje shënojnë turistët nga Gjermani, Italia, Polonia, Norvegjia, etj. Duke mos harruar fluksin në rritje intensive të turistëvenga Kosova.

Ndër trendet më të pëlqyera nga vizitorët huaj janë çmimet e arsyeshme, shërbimet me standarde në hotele, ushqimet tradicionale, dhe infrastruktura e përmirësuar.

Shtetasit nga Kosova kanë pasur rritje edhe këtë vit duke qenë turistët kryesorë që kanë vizituar vendin tonë. Në gusht hyrjet ishin 781 mijë me një rritje 16.5 për qind në raport me gusht 2018 ndërkohë që si 8 mujor rritja ishte 14.9 për qind më shumë se një vit më parë, citon INSTAT./atsh

1.55 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë vetëm në muajin gusht Read More »