Aktualitet

Nis puna për restaurimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kryen një vizitë inspektimi në ndërtesën e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.

Kjo vizitë u bë në kuadër të mbikëqyrjes së punimeve restauruese, në bazë të projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, mbas rënies së disa tërmeteve në qarkun e Korçës, që shkaktuan dëme në këtë monument të kategorisë I.

Punimet kanë filluar sipas parashikimeve me rrethimin e kantierit, ngritjen e skelerive, vendosjen e banerit dhe tabelës informuese.

Në vazhdim të punimeve dhe pas bërjes së sondazheve të parashikuara në projektin e restaurimit, punimet vijojnë dhe konsistojnë në ndërrimin dhe riparimin e suvatimeve të brendshme, ndërsa njëkohësisht kryhet edhe çmontimi i çatisë ekzistuese, për të lehtësuar punimet dhe më pas për t’u restauruar. /atsh

Nis puna për restaurimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë Read More »

Përfaqësues të lartë ndërkombëtarë nderohen me “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, i dorëzoi sot “Çelësin e qytetit”, koordinatorit të përhershëm të OKB-së, në Shqipëri Brajan J. Williams dhe ambasadorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillo.

“Nuk është më nevoja t’ju ftojmë në qytetin muze, ju e keni çelësin e tij”, nënvizoi në fjalën e tij Golemi. Një simbol të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, kishte zgjedhur edhe Brajan, për qytetarin e parë të Gjirokastrës.

Në takim Golemi vlerësoi mbështetjen e agjencive të OKB-së për kontributin e tyre në qytetin pasuri botërore të UNESCO-s.

Brajan u shpreh se, “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm u drejtohen të gjithëve. Sipas tij, çdo anëtar i komunitetit duhet të jetë i përfshirë në to për të lidhur qëllimet globale me komunitetet lokale”.

Ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo hodhi idenë “për ta kremtuar vitin 2020 si viti i Gjirokastrës”. Me qëllim promovimin e vlerave të qytetit muze, sipas tij, me Institutin Italian të Kulturës do të zhvillohen disa aktivitete që kanë në fokus turizmin. Ambasadori përmendi si shumë të rëndësishëm edhe misionin arkeologjik në luginën e Drinos.

Me motivacionin “Për kontribut të çmuar në mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për mirëpritjen, trajtimin e refugjateve dhe ngritjen e urave të harmonisë njerëzore në komunitetin vendor”, Golemi i dorëzoi përfaqësuesit të UNHCR në Shqipëri Pablo Zapata certifikatën e mirënjohjes. Takimi u pasua nga një sërë veprimtarish të tjera në qytet me rastin e javës së OZhQ-ve. UN Women Shqipëri, në bashkëpunim me INSTAT, bëri bashkë anëtaret gra të këshillit bashkiak dhe aktorë të tjerë duke u fokusuar te barazia gjinore dhe fuqizimi i grave./atsh

Përfaqësues të lartë ndërkombëtarë nderohen me “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës Read More »

Ditët e Trashëgimisë Europiane festohen nën temën “Art dhe Argëtim”

“Ditët e Trashëgimisë Evropiane”, një iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, janë ngjarjet kulturore më të festuara gjerësisht nga vendet e Evropës. Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë organizuan aktivitetin me titull “Art dhe argëtim”. Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua një sfilatë me veshje popullore të trevave të Shqipërisë, si të Mirditës, Tiranës, Malësisë së Madhe etj. Po ashtu fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës interpretuan këngë e valle të shumta tradicionale shqiptare.

Nuk mund të mungonte një nga aktivitetet më të sukseshme të Muzeut Historik Kombëtar, ai me titull “Arkeologu i Vogël”. Fëmijët morrën pjesë në zhvillimin e këtij projekti për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë. Fëmijët e QKKF-së vijuan me gërmimet dhe në përfundim, plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia e vizatuan objektet e zbuluara.

Aktiviteti i sotëm u pasurua me ekspozitën me vizatime nga fëmijët e talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, ku paraqiteshin objekte dhe pamje të ndryshme, pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. /atsh

Ditët e Trashëgimisë Europiane festohen nën temën “Art dhe Argëtim” Read More »

Reshjet e shiut, UK Vlorë patron rrjetin kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike”

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë pastroi gjatë dy ditëve të fundit pastrimin e rrjetit kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike”.

Sipas UK Vlorë, makeineritë e specializuara dhe telekamera, kanë evidentuar bllokime të rrjetit.

Punonjësit e kësaj ndërmarrje si pasojë e ndërhyrjeve të specializuara nxorën nga linjat, blloqe dhe mbetje të tjera inerte që i bllokonin ato.

UK Vlorë i bën thirrje qytetarëve dhe firmave të ndërtimit të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimeve, duke theksuar se përveç veprës penale që konsumojnë, ata bëjnë edhe një akt të madh kriminal ndaj një qyteti të tërë.

Punonjësit e UK Vlorë pasturan edhe linjat e kanalizimeve në zonë te pallatet dy katëshe në “Çentrale”./atsh

Reshjet e shiut, UK Vlorë patron rrjetin kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike” Read More »

Kryeministri Rama takon presidentin e SHBA-së

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të Sesionit të 74 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Kryeministri Rama publikoi sot një fotografi, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe Presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump.

Kryeministri Rama ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë punimeve të asamblesë Rama u takua me liderë të tjerë, mes tyre Presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis./atsh

Kryeministri Rama takon presidentin e SHBA-së Read More »

Ambasadori italian: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, negociatat duhen hapur tani

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur prej disa kohësh kushtet e saj për hapjen e negociatave dhe se nuk e kupton sepse vendosen kushte të tjera.

“Sa i përket hapjes së negociatave Shqipëria i ka përmbushur kushtet e saj prej disa kohësh tashmë dhe nuk e kuptojmë përse vendosen këto kushte të reja. Ne mendojmë se negociatat duhet të hapen sa më parë. Të hapësh negociatat nuk do të thotë që je pjesë e BE, por të nisësh një shteg, të cilin Shqipëria duhet ta ndjekë. E përgëzoj Shqipërinë që mori këtë hap drejt këtij shtegu. Ky është një shteg që do të ketë shumë detyrime për Shqipërinë dhe kërkon që të gjitha palët politike të jenë të angazhuara drejt këtij misioni të përbashkët”, – u shpreh ambasadori Cutillo në një prononcim për mediet nga Gjirokastra, ku po zhvillon një vizitë.

Ambasadori italian foli edhe për tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Cutillo u bëri thirrje partive politike të ulen për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos me Reformën Zgjedhore, ndërsa ka kërkuar t’i hapen negociatat Shqipërisë tani, pasi sipas tij, janë plotësuar me kohë kushtet.

“Për çështjet politike nga Italia kemi një pozicion shumë të qartë pasi ne pretendojmë zgjidhjen e çështjeve politike që vendi të ketë zhvillim. Sidomos kur vendi ka një objektiv siç është aderimi në BE zgjidhja e çështjeve politike është problemi kryesor. Prandaj përfitojmë nga rasti të ftojmë të gjitha partitë politike që të ulen së bashku në tavolinë për të zgjidhur problemet që kanë duke filluar nga reforma zgjedhore”, – tha ambasadori italian Cutillo.atsh

Ambasadori italian: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, negociatat duhen hapur tani Read More »

Topalli: As në ëndërr nuk e kam imagjinuar se në liri do kishte djegie mandatesh

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi dhe djegie mandatesh.

Topalli ishte e pranishme në Universitetin e Shkodrës ku ka mbajtur një fjalim për “Çmimin e Karrierës” që mori ditën e sotme.

Topalli ka bërë edhe disa komente politike ku është ndalur tek vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet.

Topalli është shprehur e surprizuar nga marrja e çmimit, pasi sipas saj kur bie nga pushteti zakonisht humbet edhe shansin për t’u vlerësuar dhe për t’u nderuar, por sipas saj, kurrë nuk e kishte imagjinuar se ditët e sotme të digjeshin mandatet dhe të mos kishte përfaqësim.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr nuk e kam imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi dhe djegie mandatesh. Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli.atsh

Topalli: As në ëndërr nuk e kam imagjinuar se në liri do kishte djegie mandatesh Read More »

Koçi: “Basha dështoi të bllokonte aprovimin gjerman për hapjen e negociatave”

“Basha dështoi me sukses të bllokonte aprovimin gjerman në favor të hapjes së negociatave”, – deklaroi sot në një prononcim për ATSH-në, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Duke komentuar vendimin e djeshëm të deputetëve të grupeve parlamentare të CDU/CSU, të SPD, pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Koçi tha se “kushtet e cituara nga vendimi i Bundestagut janë udhërrëfim i kuptueshëm dhe logjik”.

Sipas tij, “duket qartazi se Europa po e ndryshon marshin e integrimit drejt rritjes se shpejtësisë dhe shtimit të energjisë”.

“Përshpejtimi gjerman vjen në përputhje të plotë me interesin e Shqipërisë, rajonit, dhe vetë BE-së, por edhe të diplomacisë amerikane”, – tha ai.

Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur, tha Koçi, ndërsa u shpreh se “pengesë ka qenë ambicia politike e opozitës që kërkon pushtet me çdo kusht, qoftë kjo edhe në kurriz të integrimit europian”. /atsh

Koçi: “Basha dështoi të bllokonte aprovimin gjerman për hapjen e negociatave” Read More »