Aktualitet

“BE të mbajë premtimin”/ Schulz: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I pranishëm në forumin ‘The Economist’ për Ballkanin Perëndimor mbajtur në Shkup, Schulz tha se “mendoj se personalitetet duhet t’i mbajnë premtimet, sidomos në jetën politike. Shpresoj që në tetor Këshilli do të vendosë për nisjen e bisedimeve, ashtu siç është premtuar”.

“Shpresoj që të mos ketë vonesa të mëtejshme”, theksoi ish-kryetari i PE-së, duke u shprehur i sigurt “për një votë PO më 15 tetor”.

“Duke marrë në konsideratë që Gjermania dhe Franca janë dakord, shpresoj që kjo do të sjellë një impakt pozitiv”, deklaroi Schulz nga Shkupi. /atsh

“BE të mbajë premtimin”/ Schulz: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Read More »

Kura me 12 thelpinj hudhra për largimin e peshës së tepërt

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.\
Përgatitja e Kurës me Hudhra
Përbërësit:

12 thelpinj të mëdhenj hudhre
Dy kokrra limoni
1 ½ l ujë
Si ta Përgatisni?

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.
AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.
Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.
Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.
AgroWeb.org ju këshillon që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.
Si ta Konsumoni këtë Kurë?

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.
Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht.

Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.
Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.
Shënim:

Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu./AgroWeb.org

*Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Kura me 12 thelpinj hudhra për largimin e peshës së tepërt Read More »

Aroni 2-vjeçar del nga rreziku për jetën, Rama: Mrekullitë ndodhin, ndjekim hap pas hapi rikuperimin

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot Aroni 2-vjeçar ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës.

Duke ndarë këtë lajm të mirë, Kryeministri Edi Rama nënvizoi po ashtu edhe përkushtimin e ekipit të mjekëve.

“Mrekullitë ndodhin. Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar. Rikuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24”, tha Rama./atsh

Aroni 2-vjeçar del nga rreziku për jetën, Rama: Mrekullitë ndodhin, ndjekim hap pas hapi rikuperimin Read More »

Reforma mjedisore – Nga 1 qershori 2020, Shqipëria pa qese plastike

Nga takimi i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantoi paketën antikorrupsion në mjedis.

Në takimin ku ishin të pranishëm zv.ministra të qeverisë, prefektët, përfaqësues të universiteteve ekspertë mjedisorë dhe donator, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përmendi rezultatet pozitive të deritanishme të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” duke theksuar se ka ardhur koha për ndryshime të tjera në mjedis.

“Thelbi i paketës është që të elemininojë gjithë hallkën burokratike që e çon administratorin e një biznesi në një raport të vështirë me shtetin dhe të kemi mundësi që të luftojmë për mbrojtjen e mjedisit, të sakrifikojmë për mbrojtjen e mjedisit por njëkohësisht të krijojmë të gjitha hapësirat që biznesi dhe qytetarët ta shikojnë mbrojtjen e mjedisit si detyrim karshi Shqipërisë turistike dhe gjeneratave që do të vijnë , por jo si detyrim karshi inspektorëve të mjedisit , apo si detyrim karshi zyrtarit që i kërkon çdo gjë por jo të vërtetën pra mbrojtjen e mjedisit”, tha ministri Klosi.

Kalimi i lejeve mjedisore online prej datës 1 mars 2020 është një tjetër masë që synon të presë kontaktet e biznesit me administratën.

“Nga data 31 dhjetor deri në 28 shkurt kemi gjykuar që këto leje të jenë të përbashkëta dhe të ecin paralelisht online edhe me letra dhe pastaj në 1 mars të 2020 aplikimi të jetë vetëm online dhe të kemi 0 kontakt nëpërmjet zyrave të Agjencisë së mjedisit me qytetarët dhe biznesin . Përfitimet janë shmangia e sorollatjes dhe humbja e kohës nga qytetarët, dokumentohet dhe arkivohet çdo komunikim dhe i gjithë procesi pa pasur aludim, atje ku zyrtari përgjigjet gjithmonë në kohë reale nëpërmjet komunikimit elektronik do të rritet efikasiteti në komunikim, eliminiohet subjektivizmi në vlerësimin e aplikimit pasi sistemi do të jetë vetëvlerësues”, u shpreh Klosi.

Klosi tha se, “janë 5.500 biznese të vogla që do të çlirohen nga lejet e tipit C “Me këtë vendimmarrje ne lirojmë plot 5500 operatorë të vegjël duke ia hequr detyrimin që marrin leje mjedisore , duke ia hequr një detyrim përsëri abuziv që të raportonin dy herë në vit kishin një ekspert mjedisor që shkonte u bërtiste dhe merrte tarifë sadoqoftë ajo pra të jenë drejtpërsëdrejti në komunikim me pushtetin vendor që i menaxhon i kontrollon, i trajton dhe me njerëzit që jetojnë atje. Nëse njerëzit nuk do të duan që të ngrihet një furrë buke ajo furrë buke nuk mund të jetë . Ky është thelbi, njerëzit duhet të jenë vendimmarrës dhe të mos jetë pushteti, administrata që gjykon gjëra të cilat janë shtuar vit pas viti”.

Ministri Klosi tha se vendimi i ushtrimit ose të jo një biznesi të vogël do të vendoset nga bashkitë edhe në rastin e zhurmave ku do të jetë policia që do të vendosë.

”Në qoftë se ky lokal do të lejohet nga komuniteti, nëse bashkia e gjykon që lokali nuk është i përshtatshëm atëherë nuk ka pse të ketë leje mjedisore që e mbron por duhet të ketë një kontroll shumë më të rreptë, të jenë forcat e rendit të cilat të respektohet orari dhe të ketë një vendimmarrje që e mbyll edhe janë forcat e rendit që kap shkeljet”, u shpreh ministri Klosi.

Ndalimi i prodhimit tregtimit dhe importimit të qeseve plastike është një tjetër vendim me të cilin Shqipëria do të jetë vendi i parë europian pa qese plastike prej datës 1 qershor 2020.

Reforma në mjedis është shtrirë edhe në ristrukturimin institucional duke reduktuar inspektoriatin shtetëror të mjedisit duke ia lënë kontrollin e paligjshmërisë i kalon forcave të rendit ku çdo shkelës duhet të gjykohet edhe për krimin mjedisor. /atsh

Reforma mjedisore – Nga 1 qershori 2020, Shqipëria pa qese plastike Read More »

Parashikimi i motit

Moti i kthjellët do të mbizotëroje për ditën e hënë në pjesën më të madhe të territorit duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Në zonën e Veriut dhe kryesisht Veriperëndimit mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/24 Diell shi
Kukës 13/25 Diell re
Lezhë 14/25 Diell shi
Dibër 11/24 Diell re
Durrës 18/28 Diell pak re
Tiranë 18/29 Diell pak re
Elbasan 17/28 Diell pak re
Berat 13/30 Diell
Vlorë 15/27 Diell
Korcë 15/27 Diell
Gjirokastër 14/27 Diell
Sarandë 18/27 Diell

/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Njihuni me parashikimin e horoskopit për punën, shëndetin dhe ndjenjat

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Ndikimi negativ i Saturnit mund t’ju bëjë paksa intrigantë. Nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, mos hezitoni të tregoni dëshirën tuaj për të përmirësuar gjërat. Nëse nuk do doni të bëni as lëshimin më të vogël, rrezikoni të krijoni grindje të panevojshme. Kjo javë pritet të jetë me fat për beqarët, të cilët mund të kenë takime interesante. Sa i përket aspektit profesional, nëse zgjedhjet që keni bërë ju duken të papërshtatshme për nevojat aktuale, atëherë do të jetë e nevojshme të bëni një hap pas. E thënë ndryshe, këtë periudhë duhet t’i kushtoni rëndësi maksimale buxhetit tuaj dhe ky reflektim do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.

Demi: Gjatë kësaj jave do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit. Do të ndjeheni shumë afër partnerit tuaj. Shfrytëzojeni këtë periudhë për t’i shprehur partnerit atë që ndjeni, duke kombinuar pasionin dhe ndjenjat . Edhe në raport me personat që ju rrethojnë, do të krijoni impakte pozitive. Ata që janë beqarë do të kenë mundësinë të takojnë dikë që do t’i magjepsë. Në aspektin profesional do të jeni nismëtar dhe dinamik. Gjithashtu, karizma dhe magnetizmi juaj do të kenë një efekt befasues për të tjerët. Ju do të bindni kolegët e punës që t’ju ndihmojnë të përfundoni projektet tuaja.

Binjakët: Kjo javë do të jetë përgjithësisht pozitive. Me Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj, në dashuri do t’u shkojë çdo gjë për mrekulli. Disponueshmëria që do të tregoni do të përmirësojë marrëdhënien tuaj me të tjerët dhe gjithashtu do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje për disa probleme të mëparshme. Këtë javë planetët nuk kanë asnjë efekt të drejtpërdrejtë në aspektin tuaj profesionale dhe situata pritet të jetë e qëndrueshme dhe pa tensione. Por kini kujdes: Saturni mund t’ju krijojë disa momente të sikletshme dhe mund të jeni në humor të keq në aspektin emocional. Këshilloheni të ruani qetësinë dhe mos të përfundoni duke shqetësuar kolegët në punë apo të afërmit tuaj. Tregohuni të kujdesshëm në menaxhimin e parave!

Gaforrja: Nëse dëshironi që në marrëdhënien tuaj të rikthehet pasioni, duhet të tregoheni të gatshëm të bëni disa lëshime ndaj partnerit. Në këtë mënyrë do të krijoni një klimë pozitive dhe të ngrohtë në lidhjen tuaj, si dhe do të shmagni konfliktet e panevojshme. Këshilloheni të mos “i hidhni shumë benzinës, zjarrit”, pasi mund të krijoni polemika, të cilat do të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Beqarët mund të kenë një takim të rëndësishëm këtë javë. Në aspektin profesional, prej disa kohësh ju duket sikur karriera juaj po ngadalësohet dhe çdo gjë po kthehet në rutinë. Por mos u shqetësoni, pasi me ardhjen e Mërkurit në shenjën tuaj, do t’ju rritet motivimi dhe ambiciet tuaja do të “ringjallen”. Këshilloheni të rishikoni disa projekte të vjetra, që mund t’i keni ndëprerë përkohësisht për shkaqe nga më të ndryshmet.

Luani: Kjo javë do të jetë pozitive për ata që kanë një lidhje dashurie. Pritet që pasioni të ndizet tek ju gjatë ditëve në vijim, gjë e cila do të ndikojë pozitivisht në lidhjen tuaj dhe do ta përforcojë më tej atë. Nëse do të ndjeheni nën presion, shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme. Në çdo rast, këshilloheni të tregoheni të durueshëm. Mund të përballeni me disa situata të pakëndshme në aspektin profesional. Hëna në disproporcion me shenjën tuaj, mund t’u shkaktojë vonesa në përfundimin e disa projekteve. Megjithatë, mos i humbni shpresat, pasi edhe nëse projektet tuaja finalizohen me vonesë, kjo nuk do të shoqërohet me ndikime negative në punë. Fillimi i tetorit do të rrisë tek ju dëshirën për të pasur sukses.

Virgjëresha: Në aspektin sentimental, jeni ju që zakonisht prisni shumë nga partneri juaj. Kjo gjë mund të çojë në lindjen e disa probleme në jetën tuaj në çift. Përpiquni të jeni sa më realistë dhe të mos jeni shumë kritik ndaj të dashurit tuaj. Në aspektin profesional, mund t’ju jepen mundësi të shkëlqyera për të ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit, ose të arrini të përmbushni disa synime në një kohë rekord. Ajo që duhet theksuar është fakti se rrethant do të jenë shumë të favorshme për ju, gjë e cila do t’ju mundësojë t’i arrini me lehtësi qëllimet tuaja. Gjithçka do të funksionojë pa probleme.

Peshorja: Në aspektin sentimental ndodheni në periudhë delikate, e cila mund të krijojë tensione dhe konflikte me partnerin, për shkak të mospërputhjes së disa mendimeve mes jush. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos lejoni që situata të dalë jashtë kontrollit. Për të përmirësuar situatën, thjesht duhet të tregoni mirëkuptim dhe tolerancë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes, pasi mund të zhgënjehen nga një aventurë. Përpiquni të mos jeni shumë impulsivë! Në punë mund të humbni durimin dhe qetësinë dhe mund t’ju duket sikur gjithçjka është kundër jush, për të komplikuar jetën tuaj. Mos u dekurajoni! Gjithçka do të zgjidhet së shpejti.

Akrepi: Nëse keni pasur konflikte me partnerin, ky është momenti i duhur për të dialoguar. Mos hezitoni të diskutoni problemet që ju shkaktojnë stres dhe tension me partnerin tuaj. Nëse nuk tregoheni bashkëpunues, mund të përballeni me një situatë të vështirë për t’u menaxhuar. Në punë do t’ju duket sikur keni gjithçka nën kontroll dhe do të ndërmerrni shumë angazhime. Kjo gjë mund të jetë “ngacmuese” për ata që ju konkurrojnë në punën tuaj. Nëse kohët e fundit keni zhvilluar projekte të mëdha në letër, tani do të keni mundësinë të nisni realizimin e tyre. Falë ndikimit pozitiv të Diellit dhe Marsit, do të jeni nën “pushtetin” e një energjie të madhe, e cila do të rrisë burimet tuaja dhe do t’ju ndihmojë të ndërmerrni iniciativa të guximshme.

Shigjetari: Kjo javë do të jetë përgjithësisht pozitive për shenjën tuaj. Ata që kanë pasur një konflikt në çift, do të kenë mundësi për ta zgjidhur shumë shpejt. Mërkuri pozitiv në shenjën tuaj do t’ju stimulojë edhe në aspektin profesional. Falë Mërkurit, do të jeni në gjendje të ndërmerrni hapa të rëndësishëm në karrierë, që kërkojnë guxim dhe ambicie. Gjatë kësaj jave do të keni në krah edhe mbështetjen e miqve tuaj. Mund të keni disa luhatje të vogla, deri në momentin që të vendosni përfundimisht se cilës gjë duhet t’i jepni përparësi dhe t’i kushtoni energjitë tuaja. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm me financat.

Bricjapi: Çiftet do të përjetojnë momente pasionante dhe të zjarrta gjatë kësaj jave. Po ashtu, edhe beqarët mund të përjetojnë emocione të forta, madje mund të kenë një takim të rëndësishëm, falë mbështetjes së Venusit. Prandaj, nëse zemra juaj fillon të rrahë fort, besojini ndjenjave tuaja dhe lumturia do të jetë shumë pranë jush. Në aspektin profesioanal, Marsi në anën tuaj, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të rëndësishëm se të tjerët. Meqenëse ky është planeti i energjisë dhe i luftës, nuk do t’ju mungojë dinamizmi apo guximi. Por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm që të mos shkoni shumë larg! Nëse do të tregoheni agresivë, kjo gjë ka të ngjarë të shqetësojë grupin tuaj të punës, të cilët mund të mos ju mbështesin më. Kushtojini vëmendje menaxhimit të parave dhe këshilloheni të minimizoni shpenzimet e panevojshme.

Ujori: Në aspektin sentimental, gjatë kësaj jave do të keni mundësi të njihni më mirë cilësitë e partnerit tuaj, edhe nëse mund të duken të papërfillshme. Do të ndjeheni të lumtur dhe të sigurtë që e keni atë në krah në momentet më të vështira, kur ju duket sikur askush nuk ju kupton. Ndikimi i Diellit do të jetë i favorizues. Për beqarët: Sharmi juaj do të jetë i papërmbajtshëm dhe shumë prej jush mund të takojnë dikë që mund ta bëni të marroset pas jush. Në aspektin profesional, do të përpiqeni në maksimum për të realizuar disa nga ambiciet tuaja. Vazhdoni në këtë rrugë: është rruga e duhur.

Peshqit: Këtë javë do të jeni në gjendje astrologjike, e cila do t’ju bëjë të ndjeheni në qendër të vëmendjes. Megjithatë, yjet ju këshillojnë të moderoni kërkesat tuaja, nëse dëshironi të ruani harmoninë e marrëdhënieve tuaja. Në aspektin profesional do të mbështeteni nga Urani, i cili do t’ju mundësojë të jeni në gjendje të punoni shumë dhe të jeni këmbëngulës në arritjen e synimeve që keni. Sidoqoftë, herë pas here, mund të ndjheni të dekurajuar për shkak të disa problemeve, të cilat nuk dini si t’i zgjidhni, gjë e cila do ta bëjë të vështirë të qëndroni të qetë. Por nuk ka vend për shqetësime, pasi shumë shpejt do t’i kapërceni pengesat dhe do të arrini realizimin e qëllimeve tuaja.

Njihuni me parashikimin e horoskopit për punën, shëndetin dhe ndjenjat Read More »

Tjetër tërmet godet Shqipërinë pas mesnate, ja ku ishte epiqendra

Nje tjeter lekundje termeti eshte regjistruar pas mesantes se mbremshme. IGJEUM raporton se ka regjistruar nje termet me magnitude 2.7.

Per fat goditja nuk ka qene e forte dhe nuk ka asnje raportim per deme. Epiqendra, ndryshe nga se fundi qe ka qene intensivisht ne Durres dhe zonat perreth, kete radhe eshte zhvendosur.

Sipas IGJEUM termeti ka pasur epiqender 19 kilometer ne Jug Perendim te Kukesit ne nje thellesi 26 kilometer.

Tjetër tërmet godet Shqipërinë pas mesnate, ja ku ishte epiqendra Read More »