Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Meta ka uruar qytetarët dhe klasën politike të Kosovës, të cilët sipas tij, i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë”, ka theksuar Presidenti Meta./atsh

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë Read More »

Lotaria Amerikane, Ambasada: Ja çfarë duhet të bëni nëse ju skadon pasaporta

-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që duan të aplikojnë në Lotarinë Amerikane.

Ambasada e SHBA thekson se aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00!

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve./atsh

Lotaria Amerikane, Ambasada: Ja çfarë duhet të bëni nëse ju skadon pasaporta Read More »

Moratoriumi i gjuetisë sjell në Nartë pelikanin më të rrallë në botë

Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, sjell në vendin tonë një nga shpendët më të rrallë në botë.

Listës së shpendëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, i është shtuar edhe 1 lloj i ri: pelikani rozë (Pelecanus onocrotoalus).

Pelikani rozë është një prej 8 llojeve të pelikanëve që ekzistojnë në botë dhe 1 prej 2 llojeve që hasen në vendin tonë, së bashku me atë që gjithkush e njeh: pelikanin kacurrel (Pelecanus crispus) apo shpendin më të madh në botë të ujërave të ëmbla.

Ndryshe nga pelikani kaçurrel, pelikani rozë nuk folezon në vendin tonë, ndonëse një koloni e shëndetshme e këtij lloji gjendet në anën greke të Prespës së Vogël dhe kësisoj mund të haset rëndom gjatë periudhës së folezimit edhe në anën shqiptare të liqeneve të Prespës në jug-lindje të vendit, në të cilat ushqehet.

Ndryshe nga pelikani kaçurrel, ky lloj është shtegtar (së paku popullata europiane) dhe dimëron kryesisht në Afrikë.

Në ligatinat bregdetare të vendit ky lloj është vrojtuar shumë rrallë dhe ky vrojtim mund të jetë i dyti (pas atij të Karavastasë në 2016) në 25-30 vitet e fundit.

Të dhënat e vitit 2018 dëshmuan se numri i shpendëve të ujit në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë./atsh

Moratoriumi i gjuetisë sjell në Nartë pelikanin më të rrallë në botë Read More »

“Çmendet” moti

Gjatë kësaj jave në vend parashikohet ndryshueshmëri e motit sipas stinës në të cilën ndodhemi.

Reshjet do të jenë të përkohshme.

Temperaturat do të qëndrojnë konstante deri në mesjavë, por gradualisht të enjten e të premten si rezultat i hyrjes së masave të ngrohta jugore, parashikohet të pësojnë rritje.

“Çmendet” moti Read More »

Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve ka folur para mediave pas rezultateve të votimit.

Ka shpallur fitoren e partisë së tij, teksa ka thënë se i gjithë angazhimi ja ka vlejtur, shkruan lajmi.net.

“Unë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës e shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë ai.

“Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo gjithçka ja ka vlejtur sepse për popullin tonë çka kemi bërë e kemi konsideruar si detyrë tonën”, ka shtuar ai.

“Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur dhe mundësitë e çuara dëm”, tha ai.

Teksa tha se që nga nesër do të fillojnë me angazhimet për formimin e Qeverisë së re.

Foli edhe për koalicionin e mundshëm me LDK-në.

“Sot, nuk do t’i kontaktoj, por qysh nesër do të vendos kontakt me LDK-në, që me subjektin që ishim në opozitë që ta kurorëzojmë ndryshimin”, tha ai.

Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes Read More »

Bashkimi që s’bëri fuqinë, Limaj e Pacolli

Nisma-AKR po del se përformuan shumë dobët në këto zgjedhje.

Nga rezultatet e deritanishme, këto dy subjekte kanë edhe më pak vota se Lista Serbe, shkruan lajmi.net.

Lista Serbe aktualisht ka 25 mijë e 508 vota në tërë Kosovën, teksa NISMA-AKR, 28 mijë e 211 vota.

Vlen të theksohet që ende s’janë numëruar të gjitha votat nga vendvotimet.

Bashkimi që s’bëri fuqinë, Limaj e Pacolli Read More »

Konvikti i vajzave në Vlorë, standarde të reja për 300 studente

Konvikti i vajzave, në qytetin e Studentit, në Vlorë, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë të tij, ku deri në fund të vitit do të mundësojë mjedise të reja funksionale, salla leximi dhe ambiente sportive.

Ndërtesa e amortizuar 5-katëshe i konviktit të vajzave, do të ruajë vetëm strukturën bazë, ndërsa gjithçka tjetër do të ringrihet rishtas si një mjedis modern dhe bashkëkohor për 300 studentet e saj.

Puna do të vazhdojë edhe me rindërtimin e plotë të konvikteve studentore në qytetin e Shkodrës dhe atë të Korçës./atsh

Konvikti i vajzave në Vlorë, standarde të reja për 300 studente Read More »

96,2% e qytetarëve të kënaqur nga shërbimi në sportelet e DPSHTRR

96,2% e qytetarëve të anketuar kanë qenë të kënaqur nga shërbimi në sportelet e DPSHTRR.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zhvilluar një anketim për periudhën shtator 2019, ku janë realizuar 511 telefonata rastësore në 13 drejtori rajonale për të matur perceptimin e publikut mbi kënaqësinë dhe cilësinë e shërbimit në sportelet e DPSHTRR.

Nga ky pyetësor ka rezultuar se nga 511 qytetarë të anketuar, 492 qytetarë ose 95,5% kanë qenë të kënaqur nga shërbimi ndërsa 3,7% nuk e kanë vlerësuar pozitivisht për arsye të ndryshme si: radha dhe koha e pritjes në sportel, shërbimi në sportel, mungesa e informacionit e të tjera.

“Mendimet e qytetarëve na ndihmojnë të përmirësohemi, ndaj na kontaktoni për të adresuar të gjitha ankesat, denoncimet, apo sugjerimet që mund të keni”, – thotë DPSHTRR, pas publikimit të rezultateve. /atsh

96,2% e qytetarëve të kënaqur nga shërbimi në sportelet e DPSHTRR Read More »