Aktualitet

Lufta ndaj pasurive të paligjshme/ “Goldfinger” sekuestron 3 milion euro asete

Policia e Shtetit, njofton se vijon operacioni “Goldfinger“, për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019.

“Në vazhdim të operacionit “Goldfinger“, i zhvilluar më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri, Drejtoria Hetimore Qëndrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre”-, njofton Policia e Shtetit.

“Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia”-, vijon njoftimi.

“Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë: Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës; 1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit; Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro”-, bëhet me dije nga Policia e Shtetit.

“Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre. Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave”-, vijon njoftimi.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave”-, bën të ditur Policia e Shtetit. /atsh

Lufta ndaj pasurive të paligjshme/ “Goldfinger” sekuestron 3 milion euro asete Read More »

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim përballet me Senatin

Kandidatja për ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019 në orën 14:30 me orën tonë në senatin amerikan.

Lajmi për zhvillimin e seancës dëgjimore me Yuri Kim është publikuar në faqen zyrtare të Senatit amerikan.

Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues prej majit 2018, pas largimit të ambasadorit Donald Lu dhe aktualisht drejtohet nga zv/ambasadorja, e ngarkuara me punë Leyla Moses Ones. /atsh

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim përballet me Senatin Read More »

Basha-Serwer: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE

“Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, u shpreh sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e pritjes së profesorit Daniel Serwer.

Kryetari i PD-së Basha shprehet se “Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës”.

“Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët”, shprehet ai.

Daniel P. Serwer është një Profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve si dhe drejtor i Programit të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins si dhe një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C. /atsh

Basha-Serwer: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE Read More »

Parashikimi i motit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mori për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta.

Parashikohet mjegull e mjegullinë në mëngjes dhe në mbrëmje përgjatë luginave dhe në bregdet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-4m/s, në bregdet deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/24 diell
Kukës 9/20 diell
Lezhë 10/24 diell re
Dibër 8/20 diell
Durrës 12/24 diell re
Tiranë 13/25 diell
Elbasan 12/26 diell
Berat 6/26 diell
Vlorë 11/25 diell re
Korcë 6/20 diell
Gjirokastër 5/24 diell
Sarandë 14/24 diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Ahmeti: Evropa është trazuar për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtar i plotë në NATO, ndërsa, në nëntor ose në pranverën e ardhshme, do të debatohet dhe do të hapet negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ahmeti i bëri këto komente gjatë Kuvendit zgjedhor në në Gostivar, ku theksoi se është trazuar e tërë Evropa për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave dhe se ky është një proces i pashmangshëm.

Duke folur mbi kuvendet zgjedhore të cilat i zhvillon BDI, e të cilat janë nga fundi, Ahmeti drejtoi mesazh për ata që marrin pozita në parti: “Betejat e reja që vijnë duhet luftuar”.

“Gjithandej ku shkojë mbahen Kuvende që ua kanë zili të gjithë, kjo është vlerë, kulturë, patriotizëm e atdhetarizëm. Supë më supë, të gjithë bashkë të punojmë e të luftojmë në betejat e reja që na vijnë. Nuk do e kemi lehtë! Vijnë situata të cilat kërkojnë angazhim e trajtim, intelektual, energji të forta”. /KosovaPress/

Ahmeti: Evropa është trazuar për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave Read More »

Nëna e Kostandinos Kacifas thirrje për ha.kmarrje në Bularat: “Vorio Epiri është grek! Th.yjini turinjtë, v.ritini tra.dhëtarët”

“Th.yjini turinjtë, vr.itini tr.adhëtarët!”, ka qenë thirrja e nënës së Kostandinos Kacifas pas meshës së mbajtur një vit pas vr.asjes së minoritarit grek.

Ajo ka bërë thirrje ekst.remiste për h.akmarrje ndaj v.asjes së Kacifas, ndërsa ka reaguar ashpër edhe për kthimin e disa qytetarëve grekë në doganat shqiptare.

“Pse i ndaluan njerëzit që të vijnë?! Thy.jini turinjtë, vr.itini tr.adhëtarët! Të marrim ar.mët të lu.ftojmë për gj.akun e tim biri! Nuk ka qeveri këtu, Vorio-Epiri është tokë greke. Ne jemi grekë, do lu.ftojmë dhe asgjë nuk na ndalon. Jam krenare për ty biri im”, janë disa nga fjalët që ka thënë nëna e Kacifas.

Kujtojmë se Kacifas doli i ar.matosur në mes të Bularatit një vit më parë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orë përp.lasje me RENEA-n, ai u vr.a në shkëmbim zj.arri. 35-vjeçari rezultoi të ishte një përkrahës i ideve ekst.remiste të krijimit të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë.

Nëna e Kostandinos Kacifas thirrje për ha.kmarrje në Bularat: “Vorio Epiri është grek! Th.yjini turinjtë, v.ritini tra.dhëtarët” Read More »

Kurti: Më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatim i marrëveshjeve

“Ne duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme, edhe në aspektin e ekonomisë, Shqipëria dhe Kosova të bashkërendohen sa më shumë sepse sinergjia që mund të kemi nuk është shfrytëzuar sa duhet”, deklaroi sot kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për mediet, ku informoi mbi takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se “u diskutua për çështjet që i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështjet mes dy vendeve tona”.

“Shqipëria dhe Kosova jo vetëm që do të kenë mbledhje të përbashkëta qeverie, por do t’i kenë më shpesh dhe do të kenë zbatimin e marrëveshjeve, që është edhe pjesa më e rëndësishme”, tha Kurti.

Ai shprehu besimin se “mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti që e gëzojnë të gjithë”. “Prandaj ne duam të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova dhe Shqipëria t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më, më të varfërit, më të papunët më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan”, tha Kurti.

I pyetur mbi Minishengenin Ballkanik, Kurti tha se “pres që të shoh një tekst se çfarë është ekzaktësisht”. “Më shumë më ngjan me një ide se sa me projekt. Pra duhet ta shohim projektin në letër. Tani për tani është në nivelin e idesë”, tha ai.

Lidhur me propozimin për krijimin e një Ministri Shteti në secilën qeveri për marrëdhëniet mes dy vendeve, Kurti tha se “kemi diskutuar për çështjet dhe temat që do të bashkëpunojmë, ndërsa organikogramat e qeverive vijnë më pas, në fillim është substanca dhe më pas edhe forma që duhet të marrë”.

I pyetur mbi marrëdhënien me Kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se “ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara”. “Jemi njerëz të ndryshëm, jemi politikanë të ndryshëm dhe duam të bashkëpunojnë në mënyrë që dallimet që kemi, ose mospajtimet që kemi, kurrsesi nuk bën që ta rrezikojnë bashkëpunimin tonë. Sepse fundja ne nuk jemi dy persona të veçantë, por jemi dy funksione për të cilët qytetarët tanë presin që të bashkëpunojmë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për fillimin e bisedimeve me Serbinë, ndërsa theksoi se ato do të udhëhiqen nga ai, si Kryeministër i Kosovës.

“Periudha konkrete për fillimin e bisedimeve nuk mund të përcaktohet tani, pasi ne kemi nevojë për dialog me Brukselin, për dialog me Beogradin, duhet ta përgatisim mirë dialogun. Unë pres që të takohem me pasardhësin e Mogherinit, në mënyrë që të përcaktojmë parimet se si të ecim përpara dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë. Për marrëveshjen me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia se Kosova”, tha ai.

Kurti u shpreh se “ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe dialogun e ardhshëm me Serbinë do ta udhëheq unë si Kryeministër i Kosovës”.

“Së pari kemi dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. Unë mund të parashikoj se ky dialog do të fillojë para zgjedhjeve në Serbi që janë në pranverën e vitit të ardhshëm, por nuk mund të prisni marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi. Ne vendosim substancën, përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën duhet të ndryshojë Serbia, që është shumë më prioritare se sa afatet e ndryshme kohore”, tha Kurti.

I pyetur mbi tarifën 100% me Serbinë, Kurti tha se “me qeverinë e re zëvendësohet me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë”. /atsh

Kurti: Më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatim i marrëveshjeve Read More »

Sali Berisha habit me përgjigjen – A do mbetesh në histori?

Mbrëmjen e kësaj të premteje ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

I pyetur nëse beson se një ditë do të mbetet në histori, lideri historik i së djathtës befasoi me përgjigjen.

“Ajo ç’ka mund t’u them të gjithë atyre që na dëgjojnë, është se nuk kam punuar qoftë një orë apo ditë të vetme për historinë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha habit me përgjigjen – A do mbetesh në histori? Read More »