Aktualitet

Ansambli Popullor mbylli turin në Odesa të Ukrainës

Turi i koncerteve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore jashtë vendit u mbyll në qytetin Odesa të Ukrainës. Artistët e ansamblit përcollën një program të pasur për pjesëmarrësit në këtë koncert.

Më herët artistët e Ansamblit Popullor zhvilluan koncerte dhe në qytetet italiane, por edhe në Ukrainë gjithashtu u përcollën perlat e krijimtarisë sonë popullore.

Qyteti i Odesës ku është vendosur edhe një komunitet shqiptarësh e mirëpriti koncertin, që erdhi si përmbyllje e trajnimeve që Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës kryen më herët. Për publikun u soll një koncert me një program, që përmbante këngën dhe vallen e gjithë krahinave.

Bashkëpunimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me Agjencinë Kombëtare të Diasporës synoi njohjen e elementëve kulturor, antropologjik, historik dhe folklorik te më të rinjtë e komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Por sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, 2019 është viti që Ansambli Popullor dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës jetëzuan idenë e tyre për të qenë me vallet, këngët, muzikën dhe kostumet e traditës te diaspora. /atsh

Ansambli Popullor mbylli turin në Odesa të Ukrainës Read More »

Kredia për sipërmarrjet private u rrit me 3,2%

Rritja e kredisë për ekonominë po vijon më tej, e nxitur nga rritja e kërkesës së sektorit privat, normat e ulëta të interesit dhe ulja e raportit të kredive me probleme.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia për sipërmarrjet private shënoi një rritje vjetore me 3,2%. Të dhënat tregojnë se në fund të muajit shtator 2019, kredia dhënë biznesit privat arriti në afro 332 miliardë lekë.

Përveç rritjes së kredisë një ndikim të rëndësishëm ka pasur ulja graduale e efektit kredive të fshira nga bilancet. Që nga viti 2015, bankat kanë fshirë mbi 55 miliardë lekë kredi të humbura. Kjo ka ndikuar në uljen e raportit të kredive me probleme, por, nga ana tjetër, ka pasur një efekt gërryes në përmasën e portofolit të kredisë, për bizneset.atsh

Kredia për sipërmarrjet private u rrit me 3,2% Read More »

Parashikimi i moti në orët në vijim, ja surprizat

Përmirësim të kushteve atmosferike në orët në vijim.

Keshtu tha sinoptikania e “Meteoalb”, Adiola Bani, për “News24”, duke nenvizuar se reshjet e shiut do të largohen nga zonat perëndimore dhe bregdetare të territorit të vendit edhe gjatë ditës së nesërme, por do të vijojnë në skajin verior.

“Ka nisur një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, kryesisht në zonat perëndimore dhe zonat bregdetare të territorit shqiptar. Gradualisht, në orët në vijim do të kemi një kthjellim gradual të motit në zonat e ulëta, duke bërë që vranësirat të zhvendosen drejt zonave malore. Pjesa perëndimore e territorit shqiptar do të mbetet me mot të kthjellët.

Kjo situatë do të vijojë edhe ditën e nesërme, ku në zonat jugore dhe qendrore të territorit shqiptar ditën e martë nuk pritet të kemi reshje shiu. Mbetet vetëm skaji verior i territorit me problem të reshjeve të shiut edhe ditën e nesërme”, tha sinoptikania Bani.

Parashikimi i moti në orët në vijim, ja surprizat Read More »

Horoskopi/ Zhgënjim, padrejtësi dhe humbje qetësie

Java fillon fuqishëm me lidhjen e veshtire midis Marsit dhe Plutonit, te dy planetet do perpiqen te dominojne njeri mbi tjetrin.

Me takt dhe diplomaci duhet te ruajme ekuilibrin e atyre marredhenieve qe kane rendesi.

Ndjenja te veshtira do shprehen ne marredheniet personale dhe ato profesionale.

Dashi
Dite e veshtire ne ceshtje pune karriere apo ligjore. Po ashtu kujdes ne marredheniet nderpersonale dhe ne cift. Do kete perballje dhe antagonizem.

Demi
Do ishte mire te ruanit qetesine perballe ndonje provokimi qe shkaktohet ne nje ambjent pune apo ne ndonje udhetim apo plan pune

Binjaket
Sot do jete dite e veshtire per ceshtjet tuaja personale. Lidhja qe do i beni ndjenjave me parate do ju shkaktoj probleme

Gaforrja
Dita e sotme do tregoj qe bazat tuaja mund te lekunden ne nje ambjent ku ndjeheshit te fuqishem dhe te familjarizuar. Kujdes ne lidhje me ceshtje ligjore

Luani
Nje keqkuptim ne nje diskutim apo mesazh mund te behet shkak qe te prishen disa marredhenie te rendesishme me njerez te afert

Virgjeresha
Nje menaxhim jo i mire ne ceshtjet ekonomike do ju beje te ndjeheni te pafuqishem per te permbushur nje deshire tuajen ne kete periudhe

Peshorja
Probleme ne lidhje me ceshtje personale do dalin keto dite dhe ju duhet te ruani qetesine dhe dipllomacine. Ne te kundert mund te keni probleme

Akrepi
Psikologjikisht do ndjeheni nen presion dhe kjo do ju jap pak shanse per te vepruar ashtu si duhet. Qellimet jane me te forta dhe ju mund te beni gjithcka per t’i realizuar

Shigjetari
Do perballeni me nje thashethem apo nje ulje te reputacionit tuaj ne kete periudhe per shkak te abuzimit ne ceshtjet ekonomike.

Bricjapi
Ju duhet nje shtyse qe te filloni nje beteje qe e mendoni se e keni te fituar sidomos ne ceshtje pune dhe karriere. Megjtihate asgje nuk eshte e garantuar

Ujori
Duhet sa me shpejt te kuptoni ku jeni me te forte dhe cfare mund te beni qe te forconi marredheniet tuaja. Nje rruge per larg mund te anullohet.

Peshqit
Jeni ne nje moment qe sado qe te jepni shpirterisht e keni humbur mundesine te beni per vete dike qe e keni sulmuar apo bere padrejtesi.

Horoskopi/ Zhgënjim, padrejtësi dhe humbje qetësie Read More »

“Shqipëria punon tokën”, promovim prodhimit vendas

Panairi më i madh i bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 nëntor 2019, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot gjithë qytetarët që të mos humbin këtë event, që promovon produktet shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të mos humbur Takimin e madh të Bujqësisë që në datat 9-10 Nëntor mbledh në Sheshin Skënderbej, Tiranë, fermerët nga gjithë vendi me produktet e tyre më të mira, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Panairi i këtij viti vjen pas suksesit të vjetshëm, si eventi më i madh bujqësor dhe blegtoral në shkallë vendi, i cili sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Në këtë edicion pritet një pjesëmarrje më shumë se 659 fermerë që ishin vitin e kaluar nga e gjithë Shqipëria, e mbi 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki.

Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura./atsh

“Shqipëria punon tokën”, promovim prodhimit vendas Read More »

Pritej të përballej me Vetingun, jep dorëheqjen gjyqtari Agim Bendo

Agim Bendo, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, ka dhënë dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Siç njoftohet nga Këshilli i Lartë i Gjyqësor, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet si pikë e fundit të rendit të ditës, pikërisht projektvendimi “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, kanë nisur gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët në vijim pritej që gjyqtari të dilte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mbledhja e sotme e KLGJ ka në rend të ditës pesë pika. Fillimisht KLGJ do shqyrtojë raportin e informacionit periodik të Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën Prill-Qershor 2019. Më pas KLGJ, do shqyrtojë projektvendimin për trajnimin e magjistratëve, si dhe disa ndryshime mbi magjistratët udhëheqës. Po ashtu do verifikojë kushtet dhe kriteret ligjore të kandidimit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profil gjyqtar, të kandidatit Elis Dine. /atsh

Pritej të përballej me Vetingun, jep dorëheqjen gjyqtari Agim Bendo Read More »

Reshjet e shiut – Mamaj: “Po punohet për mbrojtjen e urës së fshatit Vanë në Delvinë”

Ura e fshatit Van në Delvinë, rreth 70 metër e gjatë është dëmtuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se ura është e bërë e pakalueshme dhe po punohet nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi, me bizneset private dhe kapacitetet e bashkisë të bëjnë mbrojtjen e urës nëpërmjet hedhjes së gurëve masivë”.

“Pas kësaj do të ndërhyhet me një vinç për të vendosur bazamentin që ura të bëhet e kalueshme”, – tha Mamaj.

Ura lidh 350 banorë të fshatit Van me rrugën nacionale.

Në lidhje me situatën e reshjeve në bashkitë e tjera të qarkut të Vlorës, Prefekti Mamaj bëri të ditur se “në bashkitë e tjera të qarkut nuk është shënuar asnjë problem dhe të gjitha rrugët nacionale dhe rurale janë të kalueshme”.

Vendi ynë është përfshirë sot nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë. Reshjet janë në formën e rrebesheve, stuhive dhe breshërit shoqëruar me shkarkesa elektrike./atsh

Reshjet e shiut – Mamaj: “Po punohet për mbrojtjen e urës së fshatit Vanë në Delvinë” Read More »

Ligji për Rininë/ Shahini: Rrit përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje

Gjatë seancës së sotme plenare Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) kërkoi votimin për “Projektligjin e Rinisë”, një ligj i cili për herë të parë do të krijojë mekanizmat për fuqizimin e plotë të rinisë.

Shahini tha se, “pas konsultimit me të rinjtë në gjithë Shqipërinë sot prezantoj një ligji i cili për herë të parë krijon mekanizmat për fuqizimin e plotë të rinisë në Republikën e Shqipërisë. 25% e popullsisë shqiptare janë të rinj nga mosha 15-29 vjeç. Këta të rinj përveç punësimit dhe shkollimit kanë nevojë edhe për aktivitete të tjera në jetën e tyre. Ata kanë nevojë të angazhohen për të mirën publike, të argëtohen dhe të shoqërohen si aktivitete që mundësojnë socializimin e tyre dhe që rrisin empatinë për të tjerët. Ata gjithashtu kanë nevojë të çojnë përpara idetë novatore që vetëm të rinjtë mund të kenë dhe që kanë impakt për gjithë shoqërinë”.

“Shkollimi dhe punësimi i të rinjve janë adresuar me ligje të tjera. Është pjesa e mbështetjes së organizimit rinor, përfaqësimit në vendimarrje dhe financimi publik i aktiviteteve rinore që rregullohen me këtë ligj. Ligji bën disa gjera që përpara nuk kanë qenë të mundura. E definon rininë si persona me moshën 15-29 vjeç, identifikon dy kategoritë e organizmit rinor që janë organizatat rinore të përbëra nga të rinjtë dhe organizatat për të rinjtë që janë organizata që zbatojnë projekte prej të cilave përfitojnë të rinjtë”, tha Shahini.

Ajo shtoi se, “për herë të parë mundëson financimin publik të këtyre organizatave. Këto organizata bashkarisht mund të themelojnë një organizatë përfaqësuese që mundëson realizimin e dy qëllimeve, gjithëpërfshirjen e të rinjve si dhe bashkimin e forcave të organizatave të ndryshme në mënyrë që Shqipëria të mund të përfaqësohet sa më mirë ndërkombëtarisht dhe të ketë akses në financime të ndryshme nga Bashkimi Europian”.

“Objekti i këtij ligji është mbrojtja e të drejtave të të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse, krijimi i kushteve për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve. Përcaktimi i funksioneve dhe kompetencave të institucioneve në nivel qendror dhe vendor si dhe bashkëpunimi me organizatat që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë”, theksoi Shahini.

Ajo vijoi se, “ligji është ndërtuar mbi disa parime bazë që janë shumë të rëndësishme, parimi i mosdiskriminimit, parimi i lirisë së organizmit dhe iniciativave rinore të vetqeverisjes së organizatave, parimin e mundësive të barabarta dhe garantimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikbërse në fushat që inkurajojnë zhvillimin e të rinjve”.

“Garantimi i pjesëmarrjes sigurohet përmes themelimit të dy institucioneve të reja që themelohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë. Është Këshilli Vendor Rinor pranë secilës bashki me përbërje nga të rinjtë e përzgjedhur nga vet organizatat rinore dhe do të ketë dhe përfaqësuese të institucioneve të tjera që merren me politika rinore në nivel bashkiak. Gjithashtu do themelohet dhe Këshilli Kombëtar Rinor me përbërje nga të rinjtë prap të përzgjedhur nga organizatat rinore dhe do ketë përfaqësues nga ministritë e tjera të cilët marrin vendime që prekin të rinjtë”, përfundoi ministrja Shahini. /atsh

Ligji për Rininë/ Shahini: Rrit përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje Read More »