Aktualitet

Dëmtimi i Urës së Vanës/ Prefekti Mamaj për ATSH: Për 48 orë do të jetë e kalueshme

Në Urën e Vanës, në Delvinë, e dëmtuar ditën e djeshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka nisur puna për rehabilitimin e saj.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili po ndjek nga afër punën në këtë urë tha për ATSH-në se “për zgjidhjen konkrete të rehabilitimit të urës po marrim masa që të kthehen edhe njëherë forcat xheniere, të cilat do të bëjnë çmontimin e urës dhe brenda 48 orëve të rehabilitohen këmbët e urës, ashtu siç i kërkon vetë standardi për urat bailey”.

“Ura e Vanës nuk është shqetësimi i këtij viti ka disa vjet që kjo urë shqetëson banorët dhe bashkinë. Nga qeveria janë marrë një sërë masash. Në krahët e urës dhe lumit janë ndërtuar penele nga Ministria e Bujqësisë që tregon angazhimin e qeverisë për mbrojtjen e tokës bujqësore, por edhe mundësinë për të investuar përfundimisht tek ura e Vanës”- theksoi Prefekti Mamaj.

Prefekti tha se jemi të angazhuar jo vetëm si bashki e prefekturë, por edhe bizneset e zonës për të kthyer qarkullimin normal të popullatës dhe mjeteve në urën e Vanës.

Bashkë me Prefektin Mamaj ura u inspektua edhe nga kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, e cila u shpreh se “”po mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë për ta bërë të kalueshme urën për banorët e fshatit Vanë”.

“Kemi hulumtuar në arkivat e bashkisë për të gjetur projektin e dikurshëm pasi nuk kemi mundësi për të bërë një projekt të ri. Nuk e kam gjetur. Megjithatë do të ndërtojmë një projekt të ri për ndërtimin e kësaj ure, që do ti japë patjetër zgjidhje përfundimtare këtij problemi kaq jetik për banorët e kësaj zone”, – tha Qilimi.

Ura lidh 350 banorë të fshatit Van me rrugën nacionale./atsh

Dëmtimi i Urës së Vanës/ Prefekti Mamaj për ATSH: Për 48 orë do të jetë e kalueshme Read More »

Ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani,surprizon nënën lot dhe përqafime

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar një video pr.ekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga misioni me Forcat e Ar.matosura.

Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë sapo ishte kthyer nga misioni i tij në Herat të Afganistanit.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë su.rprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni,”-shkruan Xhaçka.

Ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani,surprizon nënën lot dhe përqafime Read More »

Ish polici i FNSH tregon pse u detyrua të “s.piunonte” për h.ashashin

Personi qe shihni ne foton me lart eshte Ardian Loci, te cilin Policia e Shkodrës e arr.estoi pasi ishte shpallur në kërkim, nën a.kuzën e shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për ish-shoferin e FNSH-së, i cili akuzohet se ka dekonsioruar një aksion policie në vitin 2017, dhe për këtë u d.ënua me 1 vit e 10 muaj b u rg në Qershor të këtij viti nga ana e Gjykatës.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Loci nuk është një personazh i panjohur, të paktën për mediat, pasi gjatë kohës së ar.restimit të tij, ai nuk i pranoi asnjëherë ak.uzat, dhe do të sh.përthente në l.ot brenda sallës së gjyqit.
“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të së.murë dhe vajzën e sëm.urë po ashtu me së.mundje të keqe në kokë.

Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. S’kam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndjej veten shumë të rë.nduar aq sa të v.ras veten. Janë ak.uza te sh.pifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë.

S’kam patur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku nje thes miell se s’kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret, në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova ne shtëpi duke ngrënë buke më arr.estuan. Jam shume i zh.gënjyer me këtë që më është bere. Më falni për shqetësimin”, deklaronte Loci në 2017-tën.

Ish polici i FNSH tregon pse u detyrua të “s.piunonte” për h.ashashin Read More »

Sherr masiv te Universiteti Ekonomik i Tiranës

Sherr masiv te Universiteti Ekonomik i Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se tre të rinj janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Mësohet se ditën e djeshme dy persona kanë hyrë në ambientet e fakultetit dhe janë konfliktuar me studentët. Ndërsa ende nuk është i qartë shkaku.

Studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë.

Sherr masiv te Universiteti Ekonomik i Tiranës Read More »

Shqipëria turistike në Panairin Ndërkombëtar të Londrës

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, evenimentin më të spikatur botëror për këtë industri, i cili po zhvillohet në Londër, Shqipëria turistike ka stendën e saj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndodhet në Londër në World Travel Market, ku po ndjek nga afër një nga panairet më të rëndësishëm, në të cilin përfshihen të gjitha tregjet e botës në industrinë e turizmit.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi në ditën e parë të Panairit në stendën e Shqipërisë u takua me ministrin kroat të turizmit, Gari Cappelli dhe ministren spanjolle, Reyes Maroto.

“Në ditën e parë të Panairit Ndërkombëtar të Londrës (World Travel Market) në stendën e Shqipërisë, në takime me ministrin kroat të turizmit, Gari Cappelli dhe ministren spanjolle, Reyes Maroto. Bashkëpunim në fushën e turizmit, për të marrë eksperiencën më të mirë të dy vendeve në agroturizëm dhe zhvillimin e turizmit blu në Shqipëri”, -bëri të ditur Klosi.

Po ashtu, Klosi vuri në dukje se ka pasur interesim të madh pranë stendës së Shqipërisë në ditën e parë të Panairit të Londrës (World Travel Market) kur pala shqiptare ka prezantuar edhe strategjinë për turizmin e qëndrueshëm, me pjesmarrës tur operatorë të huaj dhe vendas, si dhe organizatat përgjegjëse për zhvillimin e turizmit.

Ky panair, që organizohet çdo vit në kryeqytetin britanik, është eventi më i rëndësishëm në industrinë e udhëtimeve. Ai konsiderohet si një nga ngjarjet e pritura dhe me më shumë interes për takimet “business-to-business” që prezantojnë në Britaninë e Madhe një gamë të gjerë të destinacioneve dhe sektorëve të industrisë, si dhe për profesionistët ndërkombëtarë të udhëtimeve.

Vendi ynë përherë e më shumë po promovohet dhe jashtë kufijve me anë të takimeve dhe panaireve të shumta që po zhvillojnë institucionet përkatëse ku fokus është prezantimi i aseteve të veçanta që vendi ynë ofron në turizëm. Ndërkaq, World Travel Market është një mundësi unike për gjithë biznesin global të udhëtimeve, për takime dhe bashkëpunime mes vendeve të ndryshme./atsh

Shqipëria turistike në Panairin Ndërkombëtar të Londrës Read More »

Shtatë fotografë të rinj prezantojnë punimet e tyre në Muzeun Kombëtar “Marubi”

Prej vitesh jetojnë dhe punojnë larg Shqipërisë, por u bashkuan dhe ekspozitën e tyre vendosen ta çelin në Shkodër.

Shtatë fotografë të rinj, me ndihmën e kuratorit të njohur francez Francois Cheval, prezantuan fotot e tyre me të veçanta, në mjediset e muzeut kombëtar “Marubi”.

Mesazhet që përcjellin 7 fotografët janë të ndryshme pasi edhe tematikat janë jo të njëjta por ata i bashkon ideja që rikthimi në vendlindje nuk është kurrë vonë dhe kontributi për Shqipërinë duhet të vazhdojë.

Ekspozita “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” do të qëndrojë e hapur në fototekën “Marubi” deri në muajin janar. /atsh

Shtatë fotografë të rinj prezantojnë punimet e tyre në Muzeun Kombëtar “Marubi” Read More »

Kuvendi miratoi ligjin “Për Rininë”, plotësohet kuadri ligjor ekzistues

Kuvendi i mbledhur sot në seancë plenare miratoi projektligjin “Për rininë” me 79 vota pro 23 kundër dhe 4 abstenim. Ky projektligj ka si qëllim përcaktimin e veprimtarive, të mekanizmave dhe të autoriteteve përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve dhe synon plotësimin e kuadrit ligjor ekzistues që ndikon tek të rinjtë si edhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proçeset politikbërëse dhe vendimmarrëse.

Për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës” në emër të grupit parlamentar te PS, fjalën e mori Elona Gjebrea e cila tha se projektligji ka për qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare në luftën kundër falsifikimit të monedhës nënshkruar në Gjenevë më 20 Prill 1929. Votimi i këtij projektligji u shty për seancën e radhës

Akti normativ nr. 2, datë 02.10.2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019” u miratua me 80 vota pro 25 kundër dhe 3 abstenim.

Akti normativ nr. 3, datë 02.10.2019, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar u miratua me 83 vota pro 22 kundër dhe 2 abstenim. /atsh

Kuvendi miratoi ligjin “Për Rininë”, plotësohet kuadri ligjor ekzistues Read More »

Gruaja shqiptare në luftën partizane, aktivitet i veçantë në Berat

Në kuadër të 75-vjetorit të Kongresit të I të Gruas Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të kontributit të çmuar të tyre, bashkia e Beratit zhvilloi një aktivitet të veçantë në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e zhvilluar tha se “nuk ka zhvillim dhe fuqizim social, kulturor, ekonomik e as politik, nëse nuk ka forcë gruaje, vajze, nëne që zhdërvjell një sistem tërësor principesh, kontributesh e vlerash transformuese për shoqërinë. Ndaj duhet të kuptojmë çdo kontribut të tyrin, si formësim i një memorieje përkatësie atdhetare, identitare për zhvillim të mëtejshëm”.

Demo theksoi se këto gra dhanë kontribut të çmuar për vendin e tyre, për familjet, për një gjeneratë të tërë që do të pasonte. “Jo më kot thonë: “Grua e fortë, shtëpi e fortë”, -përfundoi Demo. /atsh

Gruaja shqiptare në luftën partizane, aktivitet i veçantë në Berat Read More »