Aktualitet

Zjarrfikësi hero nga Vlora, Luan Kapaj/Rama: Deri në frymën e fundit për frymën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një zjarrfikësi vlonjat, Luan Kapaj, i cili nuk ka reshtur gjithë ditën duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

“Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto kërkon shpjegim”, ka theksuar Rama.

“Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betony”, është shprehur Kryeministri Rama.

“E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit. HERO”, shprehet Rama./atsh

Zjarrfikësi hero nga Vlora, Luan Kapaj/Rama: Deri në frymën e fundit për frymën e fundit Read More »

Situata nga tërmeti/ Basha në Thumanë, falënderon njësitë speciale nga Kosova dhe Greqia

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e së martës, kampin e improvizuar në Thumanë, ku do të qëndrojnë banorët e pastrehë të Thumanës.

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Teatrin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”- theksoi Basha.

Duke falenderuar ekipin që kryen këtë operacion humanitar dhe gazetarët që po informojnë drejt publikun për fatkeqësinë natyrore, Basha i inkurajoi të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

“Kemi shpresë që një djalë 25 vjeçar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, – tha Basha.

Gjithashtu Basha takoi përfaqësues të njësive speciale të shpëtimit, të ardhur nga Kosova dhe Greqia për të na ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit në rrënoja.

“Ju falënderoj shumë për ndihmën. Ju jemi mirënjohës për angazhimin me zemër për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë me pajisjet e duhura dhe përkushtim të madh”, u shpreh Basha./atsh

Situata nga tërmeti/ Basha në Thumanë, falënderon njësitë speciale nga Kosova dhe Greqia Read More »

Bashkia e Tiranës miraton dëmshpërblimin për 507 familje

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën prej 507 familjesh që do të marrin shpërblim financiar për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre nga tërmeti i 21 shtatorit.

Këshilli Bashkiak miratoi vendimin “Për dhënien e ndihmës financiare”për plotë familje që kanë pësuar dëme ndërtimore si pasojë e tërmetit të dy muajve më parë, duke iu ardhur atyre në ndihmë për të rikonstruktuar banesat e tyre.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoj se përveç 507 emrave që u miratuan sot, shumë shpejt do të vijë edhe një listë tjetër familjesh që marrin dëmshpërblim.

“Mesa duket historia e këtij qyteti është që jo 1 herë apo 2 të rrëzohet, por 100 herë të rrëzohet prapë do të ngrihet në këmbë. Kështu që besoj se sfida për rikuperimin e mbi 500 shtëpive të dëmtuar është disa herë më e madhe se sa 21 shtatorit, por edhe një ngushëllim i madh, të paktën për Tiranën duke qenë se u kursyem nga jetët e njerëzve, mundet t’u japim kurajo për t’u thënë: Është keq, por ka edhe më keq. Tani që kemi jetën të fokusohemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Durrës dhe Thumanë dhe pasi të mbarojë shpëtimi do të shqetësohem për çdo tjegull, pllakë, tullë që duhet të vendosim. Vendimi më i rëndësishëm për sot është një vendim për 507 familje të cilat janë prekur nga tërmeti i datës 21 Shtator por edhe dhe tërmeti i sotëm. Na rezulton që tipologjia e familjeve që atëherë u prekën sërish sot janë prekur sërish sepse janë po ato shtëpi të ndërtuara po në atë mënyrë, po në ato kodra dhe vende të vështira në Tiranën periferike në po atë qerpiç në një vend që kishte rënë çatia sot kishte rënë komplet”, u shpreh Veliaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se familjet e tjera të cilave shtëpitë iu shkatërruan plotësisht dhe iu bënë të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit do të hyjnë në banesat e reja shumë shpejt.

“Ndërkohë që rreth 59 familje që ishin tashmë të rrënuara sot në fakt shtëpia e re ose shtëpia që është në ndërtim i bëri ballë edhe besoj që duke filluar nga kjo fundjavë do të futen 59 familje në shtëpitë e reja që janë bërë nga Bashkia e Tiranës dhe komuniteti i donatorëve”, tha Veliaj. /atsh

Bashkia e Tiranës miraton dëmshpërblimin për 507 familje Read More »

Solidaritet për familjet e prekura nga tërmeti, publikohen numrat e llogarive në bankat e nivelit të dytë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë fton të gjithë bashkëpunëtorët, shoqatat dhe bizneset të ofrojnë ndihmën e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga tërmeti.

Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur në dispozicion disa llogari bankare.

Në Durrës dhe Thumanë, Krujë, vijon operacioni i kërkim shpëtimit për nxjerrjen e personave të mbijetuar në godinat e shembura, si pasojë e tërmetit të rënë mëngjesin e sotëm.

Numrat e llogarive: “Kontribute vullnetare, emergjenca” në bankat e nivelit të dytë

Banka Credins

IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Banka Raiffeisen

IBAN ne ALL (Lek): AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945
IBAN ne EUR : AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945
IBAN ne USD: AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945

Banka ProCredit

IBAN ne ALL (Lek): 10-86135000-01
IBAN ne EUR : 10-86135001-02
IBAN ne USD: 10-86135002-03

Banka Kombetare Tregtare

IBAN ne ALL (Lek): AL44 2051 1014 3288 86CL TJCL ALLA
IBAN ne EUR : AL11 2051 1014 3288 86CL TJCF EURA
IBAN ne USD: AL55 2051 1014 3288 86CL TJCF USDA

Tirana Bank

IBAN ne ALL (Lek): AL47 2061 1183 0000 0108 2000 0011
IBAN ne EUR AL20 2061 1183 0000 0108 2000 0012
IBAN ne USD AL74 2061 1183 0000 0108 2000 0010

Intesa SanPaolo

IBAN ne ALL (Lek): AL37 2081 1008 0000 0020 2453 0701
IBAN ne EURO AL10 2081 1008 0000 0020 2453 0702
IBAN ne USD AL80 2081 1008 0000 0020 2453 0703

Union Bank

IBAN ne ALL (Lek): AL50 2141 1209 0111 1009 2516 0413
IBAN ne EURO AL40 2141 1209 0111 1009 2525 0221
IBAN ne USD AL66 2141 1209 0111 1009 2525 0141

OTP

IBAN ne ALL (Lek): AL86 2131 1013 0000 0000 0084 1534
IBAN ne EURO AL32 2131 1013 0000 0000 0084 1536
IBAN ne USD AL05 2131 1013 0000 0000 0084 1537

Banka Amerikane e Investimeve

IBAN ne ALL (Lek): AL38 2101 1012 0000 0000 0003 8968
IBAN ne EURO AL21 2101 1012 0000 0000 0007 1963
IBAN ne USD AL38 2101 1012 0000 0000 0004 8280

Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA)

IBAN ne ALL (Lek): AL60 2031 1003 2010 1520 1101 0928
IBAN ne EURO AL71 2031 1003 2010 1490 1101 0929
IBAN ne USD AL88 2031 1003 2010 1400 1101 0929

Gjithashtu edhe Qeveria shqiptare ka publikuar një listë të llogarive bankare në disa banka, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga tërmeti .

Solidaritet për familjet e prekura nga tërmeti, publikohen numrat e llogarive në bankat e nivelit të dytë Read More »

Turqia: Jemi pranë Shqipërisë

Turqia i ka shprehur ngushëllime Shqipërisë për personat që kanë humbur jetën nga tërmetit 6,4 ballë Rihter që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin në Shqipëri”.

“I përcjellim ngushëllimet tona të thella popullit shqiptar dhe familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e kësaj fatkeqësie. U urojmë gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia ashtu si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi është pranë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Më tej thuhet se nga Turqia do të mbërrijë me një avion ushtarak një ekip për kërkim dhe shpëtim dhe një ekip shëndetësor./atsh

Turqia: Jemi pranë Shqipërisë Read More »

Situata nga tërmeti/ Rama: Solidaritet i jashtëzakonshëm nga miqtë ndërkombëtarë, momenti që të jemi më njerëzor

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme disa nga të lënduarit nga tërmeti që janë të shtruar në spitalin e Traumës.

Në një prononcim për mediet, Rama tha se kjo tragjedi është edhe një moment për t’u bërë më njerëzor.” “Është një rast i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam gam gam dhe kemi harruar që jeta është pak më ndryshe se gam gami i përditshëm”.

Ai është shprehur se “sot ka qenë pa diskutim dita e të gjithë atyre njerëzve të zakonshëm që nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, uniformën e Zjarrfikëseve apo edhe uniformën e Trupave Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shëmbëlltyrë e një bashkimi kombëtar në dhimbje e në sakrificë. Kanë qenë të gjithë heronjtë e kësaj dite. Bluzat e Bardha që në ditët me diell i përgojojmë pa hesap dhe sot kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pa pushim në krye të detyrës për të shëruar jetë njerëzish, për të kuruar plagë të ndryshme”.

Për fat të keq, ka theksuar Rama, “bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuara nga rrënojat, ku ende shpresoj marrin frymë, njerëz që do i nxjerrim”.

“Ka qenë një ditë sa e rëndë aq e mbushur edhe me emocion edhe si rezultat i solidaritetit të jashtëzakonshëm të gjithë shqiptarëve, por edhe të miqve të këtij vendi që janë ngritur në këmbë me një frymë, që nga Italia në Greqi nga Franca në Turqi, nga Gjermania në Kroaci, miqtë në rajon, Mali i Zi, Serbia Maqedonia e Veriut, Rumania, Zvicra. Ambasadat që në ditët e fundit i kemi vënë në një shënjestër që na ka turpëruar të gjithëve. Sot që në mëngjes herët në emër të SHBA dhe vendeve të BE-së na kanë shprehur gjithë gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin. Kemi qenë menjëherë në terren të gjithë. Tani që flasim disa nga ministrat vazhdojnë të kqyrin ecurinë e përpjekjes këmbëngulëse dhe emocionuese të gërmimit në rrënoja”, ka nënvizuar Kryeministri Rama.

“Kemi komunikuar intensivisht dhe në fakt është sureale që të flasësh me presidentin e Francës kur je përballë një gërmadhe në Durrës, apo me kryeministrin e Greqisë kur je përballë një tjetre, apo të Italisë. E them për të treguar sa e madhe ka qenë gatishmëria”, ka theksuar Rama.

Nga ana tjetër, ka vijuar Rama, “po punojmë për atë që vjen nesër. Do të jetë ditë natyrshëm zyrtarisht zie kombëtare. Do të jetë një ditë për të filluar për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve që janë pa çati që janë në qiell të hapur sot dhe do ta kalojnë natën në tenda dhe që për shkak të traumës refuzojnë të futen qoftë dhe në një palestër. Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet, Durrës, Kavajë pa diskutim po të jetë nevoja dhe në Vlorë, Lezhë. Duke I vënë në dispozicion për familjet që s’kanë çati që s’mund ta kalojnë dimrin në tendë që duhe ttë merren , të trajtohen dhe të shërbehen, të ushqehen, të lahen, të gëzojnë një jetë sa më normale. Kjo nuk është një çështje ditësh, kjo nuk është një çështje javësh. Kjo është çështje muajsh”. Paralelisht po punojmë për mekanizmin e solidaritetit europian. Nuk janë vetëm vendet e Europës të gatshme që të ndihmojnë. Kemi dhe vende të tjera mike që po bisedojmë. Sepse duhet të rindërtojmë gjithçka. Duhet të rikthejmë njerëzit në shtëpi të reja, të forta dhe koha nuk pret.
“Por ju them të gjithëve duhet solidaritet, durim. Mbase ky është një rast për të kuptuar që kemi bërë shumë gam gam gam dhe jemi ëmsuar të qahemi dhe ankohemi shumë dhe kemi harruar që jeta është pak më ndryshe sesa gam gami i përditshëm. Unë ju siguroj se siç bëmë me të gjitha familjet në Korçë, Ersekë, do të bëjmë me të gjitha këto familje. Janë shumë. Është një sfidë vërtet shumë e madhe. Por çfarë nuk të vret të forcon, thoshte Niçja. Kishte të drejtë shumë. Ne do të dalim më të fortë nga kjo histori, por fatkeqësisht nuk do të dalim të gjithë, pasi disa prej nesh nuk janë më. Fjalët për të ngushëlluar familjet e tyre janë të vështira për tu gjendur. Kjo ëhstë jeta”, ka theksuar Rama.

I pyetur nëse do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, Rama tha se “është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë. Nuk e di kush jua ka mësuar që kjo është një pyetje që me të vërtetë ka kuptim sot. Çfarë do të thotë kjo? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë sot gjithë ky intensitet dhe solidaritet dhe volum pune dhe jam i bindur që në ditët në vijim nuk do të ndryshojë asgjë.
“Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha, përfshirë edhe këtë që po thoni ju. Nejse, ju jeni të pafajshëm në këtë rast. Të fajshëm janë ata që edhe në këtë ditë të sotme vijojnë të cysin tema që janë pa lidhje. Ne do i vlerësojmë të gjitha, por një gjë është e sigurt. Këta njerëz do të trajtohen në mënyrën më dinjitoze në çdo aspekt që nga nga strehimi, tek kthimi në shtëpi, tek krijimi i kushteve për fëmijët që mos braktisin asnjë ditë shkolle. Sot nuk kemi pasur asnjë sekondë për të menduar për aspektet formale. Kemi dhënë dhe po japim gjithçka. Ditën dhe natën. Nuk jemi Franca, Gjermania, as Greqia dhe Italia që kanë eksperienca të gjata në këto sfida. Por sot më lejoni të jem shumë mirënjohës dhe krenar dhe falënderuae për të gjithë ata që përmenda më lartë. Që sot janë njerëzit që kanë shkruar histori për shtetin shqiptar. Njerëz që në të përditshme s’i llogarit askush, por kanë bërë dhe vazhdojnë akoma tani që po flasim sakrificë dhe heroizma. Kjo është ajo që ka rëndësi sot” ka thënë Rama.
“Është një moment i rëndë. Është një krizë e madhe reale, jo artificial. Por është dhe një mundësi e mirë për të gjithë ne për t’u bërë secili pak më njerëzor, për të mësuar pak më shumë nga ky leksion jete, duke parë gërmadhat, duke parë lotët e atyre që sot janë më pak në familje dhe duke parë që kjo flamë ka goditur në të shumtën e rasteve në hallka shumë të dobta, tek më të varfërit. Këto janë gjërat që kanë rëndësi sot. të tjerat nesër”, ka deklaruar Rama./atsh

Situata nga tërmeti/ Rama: Solidaritet i jashtëzakonshëm nga miqtë ndërkombëtarë, momenti që të jemi më njerëzor Read More »

Dendias: Greqia mbështetje qeverisë shqiptare në këto momente të vështira

Ministri i Punëve të Jashtme, të Greqisë, Nikos Dendias deklaroi se, Greqia është një nga vendet e para, nëse jo e para, që ofroi ndihmë dhe njohuri teknike pas rënies së tërmetit në Shqipëri.

Ministri i Punëve të Jashtme, të Greqisë, Nikos Dendias dha një intervistë për televizionin ANT1 ku foli për situatën në Shqipëri dhe ndihmën e ofruar nga Greqia.

Ai theksoi se: “Në fillim shkova me Kryeministrin, z.Rama dhe Ambasadoren tonë këtu, znj. Filippidou, në Durrës. Shkuam drejt e në pikën e shembjes së ndërtesave, madje vëzhguam përpjekjet për të nxjerr viktimat”.

“Vendi ynë, me urdhër të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ka dërguar dy njësi të EMAK, të cilat tashmë po veprojnë. Greqia është një nga vendet e para, nëse jo e para, që ofroi ndihmë dhe njohuri teknike, sepse për fat të keq ne kemi përjetuar tërmete, siç e dini mire”, tha Dendias.

Ne, vijoi ai, “po bëjmë gjithashtu gjithçka që mundemi për të ndihmuar qeverinë shqiptare për të pasur kontakt me Bashkimin Europian, Autoritetin Europian të Mbrojtjes Civile, përmes Komisionerit të saj qipriot, z. Stylianidis, për të ndihmuar qeverinë shqiptare të trajtojë nevojat e mëdha në këto momente të vështira”.

“Ka pasur katastrofa të përhapura, shumë njerëz janë jashtë shtëpive të tyre në kampe në natyrë, brenda një stadiumi të ngritur nga qeveria shqiptare. Por, siç e dimë nga përvoja jonë, këto janë gjëra jashtëzakonisht të vështira për t’u trajtuar”, u shpreh ai.

“Tërmeti ishte shumë i madh, ishte rreth dhjetë milje larg bregut, në një thellësi të vogël nga sipërfaqja – kjo ishte ajo që më tha kryeministri shqiptar, me të cilin vizitova pikat e katastrofës. Në përgjithësi ka pasur një katastrofë shumë të gjerë në Shqipëri”, theksoi Dendias./atsh

Dendias: Greqia mbështetje qeverisë shqiptare në këto momente të vështira Read More »

Disa heronj të heshtur vazhdojnë të shërbejnë me zemër e përkushtim

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i konsideron heronj të heshtur, të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë, punonjësit e policisë, FA, personeli zjarrfikës, personeli mjekë dhe infermierë, vullnetarë, personel i ardhur nga vendet mike dhe gazetare që vazhdojnë të kontribuojnë më përkushtim për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe ardhur në ndihmë banorëve.

“Pas një nate të frikshme dhe të vështirë, pas një ditë po aq të vështirë, plot dhimbje, ankth, disa njerëz, heronj të heshtur vazhdojnë të shërbejnë me zemër dhe përkushtim”, shprehet ajo.

Po ashty, Hysi thekson se “ata janë punonjësit e policisë së shtetit, të forcave të armatosura, të emergjencave civile, personeli i urgjencës kombëtare shëndetësore, personeli zjarrfikës, personeli mjekë dhe infermierë, vullnetarë, personeli i ardhur nga vende mike, gazetarë dhe kameramanë. Mirënjohje dhe respekt për kontributin tuaj”./atsh

Disa heronj të heshtur vazhdojnë të shërbejnë me zemër e përkushtim Read More »