Aktualitet

Inxhinierja Bozo: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit

Inxhinierja e ndërtimit dhe profesoresha Luljeta Bozo, ishte e ftuar në një studio televizive për të folur rreth ndërtimeve në vendin tonë dhe tërmetit të fundit që shkaktoi një bilanc të frikshëm dëmesh dhe humbje jetësh njerëzore.

Inxhinierja e cilëson këtë tërmet si një ngjarje të rëndë edhe pse sipas saj kanë rënë tërmete të tjera të tillë më përpara por jo me të tilla bilance kaq tragjik. “Fuqia nuk ka qenë më e madhe se ajo e 1979, ai ishte me magnitudë 6.9 kështu që nuk mund t’ia vëmë fajin që çlirimi i energjisë ka qenë më i madh se 40 vite më parë”, – u shpreh Bozo.

“Është një cikël që e kanë sizmologët tanë, që kanë bërë punë të shkëlqyer, më parapara dhe tani por kanë bërë studime që kanë parashikuar një periudhë të përafërt 35-40 vjet të një eventi si ai i ’79. Por nuk qëndron problemi aty. Nëse para ’90 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, se të tëra na kanë ndodhur për shkak të ndërtimeve. Të shikosh ndërtime që kolapsohen në këtë formë është tragjike kur janë dhe të reja”, tha ajo.

Duke folur për zonën e ish-kënetës në Durrës, Bozo thotë se në atë zonë nuk duhet ndërtuar. “E para sepse ajo është nën nivelin e detit, e dyta sepse përbëhet nga dhera problematik që prishin strukturën e ndërtimeve në rast të lëkundjeve sizmike. Ajo është evidentuar nga gjeologët tanë dhe sizmologët si një terren i papërshtatshëm për ndërtim. Ajo një dhe plazhi i Durrësit, dy”.

“Pas 1990”, – thotë Bozo, “në ndërtim ka pasur një kaos të plotë. Me projektim u morën të gjithë, edhe ata që ishin të aftë dhe ata që ishin të paaftë. Të gjithë u bënë inxhinierë. Edhe në ato objekte që ishin të ndërtuara sipas rregullave, njerëzit kanë ndërhyrë në mënyrë katastrofike mbi godina duke prishur strukturën e mureve në katet e para që mbajnë gjithë ngarkesën. I kanë hequr për të bërë lokale, për të liruar hapësira. Nuk mund të heqësh asnjë centimetër mur pa pyetur atë që ka bërë llogaritjen që të jesh i sigurt për atë që po bën”. /atsh

Inxhinierja Bozo: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit Read More »

Rama takon trupat franceze të kërkim/shpëtimit dhe ato të inspektimit të gjendjes së godinave të dëmtuara

Kryeministri Edi Rama ka takua të premten në Durrës ekspertët francezë të kërkim-shpëtimit dhe ato të inspektimit të gjendjes së godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama gjatë bashkëbisedimit me ekspertët francez i ka falënderuar për kontributin që ata dhanë në shpëtimin e sa më shumë jetëve të qytetarëve gjendur nën rrënojë për shkak të tërmetit shkatërrimtarë.

Nga tërmeti i rënë humbën jetën 49 persona ndërsa u plagosën 731 të tjerë./atsh

Rama takon trupat franceze të kërkim/shpëtimit dhe ato të inspektimit të gjendjes së godinave të dëmtuara Read More »

“Edhe koha qan për ty o engjëlli im mbrojtës. 6-muaj pa humorin tënd, pa buzëqeshjen tënde,pa dashurinë tënde”

Sot 6-muaj pa buzeqeshjen,humorin,shakatë e tij.

Ndarja e parakohshme nga jeta e parodistit të Vlorës, Muhamet Liko ka prekur gjithë artin shqiptar dhe sidomos familjarët.

Ai la pas dy fëmijë si dhe gruan e tij.

Vajza e Metit, Alkida Liko së fundmi ka shkruar një mesazh të ndjerë në rrjetin e saj Facebook.

Mesazhi:

“Edhe koha qan për ty o engjëlli im mbrojtës. 6 muaj pa humorin tënd, pa buzëqeshjen tende, pa këshillat e tua, pa dashurinë tende. Të Dua Bushua im special! I pazëvendësueshmi im.” /M.A /laberianews

“Edhe koha qan për ty o engjëlli im mbrojtës. 6-muaj pa humorin tënd, pa buzëqeshjen tënde,pa dashurinë tënde” Read More »

Deputeti Vullnet Sinaj premton: “Veç rrogës, do të jap 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti”

Deputeti socialist dhe biznesmeni i njohur Vullnet Sinaj premtoi para pjesëmarrësve në Elbasan se do të dhurojë 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti shka tërrimtar i 26 nëntorit 6.4 i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 50 personave.

Përpara të pranishmëve, Sinaj shton se kushdo që është në gjendje të mirë financiare, mund të ndihmojë gjithmonë.

’Populli ka një shprehje: nga ai që ka, nuk vjen e keqja, por e mira.

Kryetarit i them, veç asaj rrogës do të të japë dhe 100 milionë lekë nga llogaria ime personale.

I lutemi Zotit të mos na vendosë bashkë më në prova të tilla kaq të rënda!’’, u shpreh Sinaj.

Deputeti Vullnet Sinaj premton: “Veç rrogës, do të jap 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti” Read More »

Të rinjtë Vlonjatë ndezin qirinj në Sheshin e Flamurit për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit

Të rinjtë Vlonjatë ndezin qirinj në Sheshin e Flamurit për viktimat e Durrësit, ata nderojnë viktimat e rënë nga tërmeti.

Ky është një veprim mjaft fisnik nga ta edhe i shtohet aktiviteteve të solidaritetit nga të gjithë qytetarët e vendit për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit.

Të rinjtë Vlonjatë ndezin qirinj në Sheshin e Flamurit për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit Read More »

“Une isha Lea. Isha nje vajze 8 vjeçe nga Durresi, qyteti me i bukur ne bote. Sot jam nje yll. Me i ndrituri nga te gjithe. Keta dy yjet anash meje, jane mami dhe babi im. Do ju ndriçojme gjithmone”

Nate e çuditshme sonte. S’po kam gjume. Qindra mendime po me vijne ne koke. Mendime nga me te ndryshmet, siç i ndodh shpesh te gjithe moshatareve te mij.

Ah, se harrova te prezantohem. Jam Lea, 8 vjeçe, nga qyteti me i bukur ne bote qe quhet Durres. Une shkoj ne klasen e trete dhe jam shume, shume kurioze. Pyes pafund per gjithçka ndodh perreth meje. Shpesh here mami merzitet nga pyetjet e mia te njepasnjeshme, por ne fund dorezohet dhe me jep pergjigje. Babi nuk merzitej asnjehere. Eh, babi im. Ai ishte me i miri i Durresit. Pse jo, me i miri i botes. Ka tre vite qe ai eshte ne qiell. Nga atje me shikon Çdo dite dhe me dergon puthje. Edhe une ia kthej. Çdo dite kur hyj ne shkolle, i dergoj nje puthje me duar. Era ia dergon puthjet e mia, jam e sigurt.

Me duket se nuk ju thashe, mami im eshte piktore. Ne shtepi jane gjithandej pikturat e saj. Shpesh here mami me thote se jeta eshte plot ngjyra te bukura e se une sa me shume do te rritem, aq me shume ngjyra do te shtohen. Ashtu siç i ka ndodhur asaj, qe tashme e ka jeten me te gjitha ngjyrat e botes. Mua mes tyre, kuptohet eee. Ne te vertete, nuk eshte krejt keshtu. Ajo qan e merzitet shpesh. E degjoj nganjehere kur flet me shoqet dhe thote se jeton vetem per mua.

Sa shume mendime paskam sonte. Mami po fle ketu prane meje. Sa e bukur eshte. Te gjithe e thone kete. Por kjo bukuria qe po fle ketu eshte vetem e imja. Duhet ta dini edhe ju kete. I afrohem dhe e perqafoj. E shterngoj dhe e puth te buza. Se ashtu puthemi ne çdo dite kur zgjohem, kur me le te shkolla, kur me merr dhe kur flej. Kater here jane? Po, kater qenkan.

Disa shoqe qeshin sesi me puth mami te buza. Sa budallaqe jane. Po eshte mami im ajo moj budallaqe. Me puth dhe e puth ku duam ne. Tamam budallaqe.

Ufaaa, sa mendime paskam sonte. Gjumi se nga me ka humbur. E di se ne mengjes kur te degjoj zilen, do fsheh koken poshte batanijes. Ai gjumi ne mengjes eshte gjithmone i bukur.

Thone se po numerove yjet, te vjen gjumi. Ja ta provoj. Nje nga ata yje eshte babi im. Kete ma ka thene mami. Por ne se dime se cili eshte. Kur te behemi edhe ne yje, atehere do ta shoh babin se do ta kem afer.

Disa yje qe shkelqejne me shume, jane femije qe kane shkuar ne qiell. Por une nuk kam qejf te shkoj femije. Pune e madhe se do te shkelqej me pak se te tjeret.

Prape s’po vjen gjumi. Ora ne mur ka kaluar 03.00. Ndoshta se besoni por une e njoh oren. Ja, 03.30, 03.40, 03,50…. 03.54….

Une isha Lea. Isha nje vajze 8 vjeçe nga Durresi, qyteti me i bukur ne bote. Sot jam nje yll. Me i ndrituri nga te gjithe. Keta dy yjet anash meje, jane mami dhe babi im. Do ju ndriçojme gjithmone.

“Une isha Lea. Isha nje vajze 8 vjeçe nga Durresi, qyteti me i bukur ne bote. Sot jam nje yll. Me i ndrituri nga te gjithe. Keta dy yjet anash meje, jane mami dhe babi im. Do ju ndriçojme gjithmone” Read More »

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët e zonës

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët !

Nga Hotel Tragjasi:

Te dashur miq, banore te fshatit Tragjas, Orikum dhe Dukat. Duke qene se hoteli yne ne keto dite te veshtira ka strehuar nje pjese te banoreve te prekur nga termeti ne Zonen e Durresit dhe Thumanes kerkojme sensibilizimin nga ana juaj per veshmbathje, ushqime dhe cfaredo gjeje qe mund te ndihmoni. Ndihmat mund ti dorezoni prane ambjenteve tona .

Nje pjese e ketyre ndihmave do te shkojne dhe per bazen e Emergjences Civile ne Vlore qe te bejne shperndarjen ne te gjithe hotelet e akomoduara.
Faleminderit per mirekuptimin.
/Hotel Tragjasi.

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët e zonës Read More »

I jepet lamtumira e fundit dy familjeve Cara e Greku, i pranishëm kryeministri Rama

Në Thumanë po zhvillohet ceremonia mortore e pjesëtarëve të familjeve Cara e Greku, ku familjarë dhe qytetarë të shumtë po u japin lamtumirën e fundit.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Lamtumirë! Asnjë ngushëllim për zemrat që dhembin e humbja nuk ka dert në dy familje në Thumanë, Caraj dhe Greku. Kurajë për të gjallët që në kujtime ruajnë të humburit nga ky tërmet i pabesë”, ishte mesazhi ngushëllues që përcolli kryeministri Rama.

Tre ditë pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë me magnitudë 6.3 Rihter sot po zhvillohet ceremonia mortore e dy familjeve, Cara dhe Greku të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e pallateve.

Familja Cara është një nga më të prekurat e kësaj fatkeqësie, pasi 7 anëtarë të kësaj familje kanë gjetur vdekjen në gërmadhat e pallateve të shembura.

Një vajzë e afërme e njërës prej familjeve ka takuar ndër të parat kryeministrin duke shpërthyer në vaj.

Vëllai i Albert Carës, të lënduarit i cili u nis sot për një trajtim më të specializuar drejt Italisë, teksa takoi kryeministrin nuk e fshihte dhimbjen.

“Zoti e kishte shkruar që dy të na i falte dhe 7 të na i merrte. Në momentin kur ngrihemi….. besoj se do t’a kalojmë Të lutemi për ata që janë gjallë. Dhimbje pa fund. Zoti na ka ndihmuar pasi tragjedia mund të ishte më e rëndë.”, shprehet ai.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, Alberti humbi komplet familjen e tij, bashkëshorten, 3 fëmijët (dy djem dhe një vajzë) dhe nusen e djalit, ndërkohë që humbën jetën edhe familjarë të tjerë të tij./atsh

I jepet lamtumira e fundit dy familjeve Cara e Greku, i pranishëm kryeministri Rama Read More »