Aktualitet

Meta: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave se, “çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta”.

“Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka theksuar ai.

“Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave”, është shprehur Meta. /atsh

Meta: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari Read More »

Qeveria nuk udhëton me “Business Class”, shtëpia në Surrel e deklaruar në çdo detaj

“Qeveria jonë e ka marrë vendimin që vitin e parë të mandatit dhe nuk udhëton me ‘Business Class’”, ndërsa shtëpia ime në Surrel është një banesë individuale si e të gjithë shqiptarëve të tjerë e deklaruar në çdo detaj me çdo faturë”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Në aktivitetin e organizuar për prezantimin e programit dyvjeçar të qeverisë, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj po ashtu në kohë reale edhe pyetjeve të dërguara nga qytetarët.

Rama iu përgjigj një qytetari i cili e pyet se si i duken kryeministrit udhëtimet me “Business Class” me avion, të gruas të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Presidentit, si dhe për ‘vilën’ e tij në Surrel.

“Fatkeqësisht jetojmë në një kohë kur secili thotë menjëherë atë që i vjen ndër mend dhe koha për të menduar është shkurtuar në minimum. Koha për të dyshuar dhe verifikuar është shkurtuar në minimum, nuk mund të presësh të dyshojnë dhe verifikojnë qytetarët kur vetë mediat nuk dyshojnë dhe nuk bëjnë verifikime, pavarësisht se kush mund të jetë axhenda e tyre. Vila ime në Surrel?! Cila vilë në Surrel?”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ne kemi bërë një inventar së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në funksion të një programi për të ndihmur familjet që jetojnë në shtëpi shëmbëlltyrë e mjerimit”.

“Bëhet fjalë për ato shtëpitë që bëjnë lajm, ato që kur shfaqen në rrjetet sociale bëhen virale dhe që bëjnë treçerekun e komentatorëve të thonë kjo është Shqipëria. Në fakt inventari që kemi bërë tregon se këto shtëpi në të gjithë territorin e vendit janë 1600 e ca. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit që janë ndërtuar në Shqipëri?”, tha Rama.

Kryeministri tha se janë gjysmë milionë shtëpi me 2, 3, apo 4 kate që kanë qenë produkt i punës në pjesën më të madhe të tyre.

“Ajo vila ime në Surrel ka një formë të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët, por në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptarëve është një banesë individuale e një familje shqiptare më shumë dhe kaq. Për të gjithë ata që kanë hedhur pa fund baltë lidhur me këtë mund të them vetëm që shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj me çdo faturë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “unë do të isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të bien dakord që të bëjnë një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin”, tha Rama.

Sa i përket “Business Class, Rama tha se “qeveria jonë e ka marrë këtë vendim që vitin e parë dhe nuk udhëtoj me “Business Class’ me përjashtim të rastit kur 198 cm e mia duhet të spostohen përtej oqeanit, për të mos dal i paketuar bashkë me shtyllëm time kurrizore”, tha Rama. /atsh

Qeveria nuk udhëton me “Business Class”, shtëpia në Surrel e deklaruar në çdo detaj Read More »

Elbasani qyteti i parë që shpalli pavarësinë, Balla: Akt historik që i parapriu 28 nëntorit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideroi sot një akt historik shpalljen e Pavarësisë më 25 nëntor 1912 në Elbasan, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane.

“Elbasani ishte qyteti i parë që shpalli Pavarësinë më 25 nëntor 1912. Kjo është data në të cilën u shpreh nga udhëheqësia e Elbasanit përkrahja dhe mbështetja ndaj Ismail Qemalit në nismën e ndërmarrë prej tij për organizimin e Kuvendit Kombëtar në Vlorë”, tha Balla.

Në këtë datë, sipas tij, “shpallja e pavarësisë iu dërgua me telegram Vlorës ku thuhet se: “Gjithë populli ynë, myslimanë e të krishtenë, me nji za kan pranue independencën e Shqipnisë”.

“Ky ishte një akt historik që parapriu Shpalljen e Pavarësisë së vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali”, tha Balla./atsh

Elbasani qyteti i parë që shpalli pavarësinë, Balla: Akt historik që i parapriu 28 nëntorit Read More »

Parashikimi i motit për çdo qytet

Moti sot parashikohet i vranët dhe me intervale me diell.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore në jug dhe qendër.

Në majat e maleve në verilindje e lindje parashikohet reshje bore.

Mjegull e mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, dhe kryesisht ne bregdetin jugor 18m/s, që do të shoqërohet me valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 10/12 re shi diell

Kukës 6/7 re shi diell

Lezhë 11/14 re shi diell

Dibër 5/7 Re shi diell

Durrës 13/17 re shi diell

Tiranë 12/16 re shi diell

Elbasan 14/16 re shi diell

Berat 10/18 re shi diell

Vlorë 17/19 re shi diell

Korçë 6/18 re shi diell

Gjirokastër 7/11 re shi diell

Sarandë 13/15 re shi diell.

Parashikimi i motit për çdo qytet Read More »

Gjonaj me delegacionin e FMN-së: Forcimi i shtetit të së drejtës, i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Rëndësia që ka forcimi i shtetit të së drejtës në zhvillimin ekonomik, ishte një ndër çështjet kryesore që u dikskutua në një takim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Jan Kees Martijn dhe delegacionin e ekspertëve.

Ministrja Gjonja priti në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë delegacionin e FMN-së. “Patëm mundësi që në këtë takim ta njihnim së afërmi delegacionin me reformën që kemi ndërmarrë në sistemin e drejtësisë”, tha Gjonaj.

Lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave, korniza ligjore e Shërbimit Përmbarimor si dhe gjykimi i çështjeve tregtare ishin të tjera tema për të cilat ministrja Gjonaj informoi delegacionin e FMN-së./atsh

Gjonaj me delegacionin e FMN-së: Forcimi i shtetit të së drejtës, i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik Read More »

Policia holandeze u prish ëndrrën tre shqiptarëve,u nisën drejt Anglisë

Tre shqiptare kane tentuar te kalojne ile galisht nga Holanda drejt Britanisë së Madhe por kane deshtuar.

Ata u arrestuan nga policia holandeze gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës ndërsa ishin duke fjetur në një hyrje në Keizer Wilhelmstraat në IJmuiden teksa prisnin më pas të ngjiteshin në kamionin që do ti dërgonte në ishull.

Sipas mediave, shqiptarët kishin hapur mbulesën e kamionit me mjete të ndryshme, ndërsa më herët shoferët që qarkullonin në port, kishin denoncuar praninë e personave të dyshimtë.

Për të parandaluar ngjitjen fshehtas të tyre, ata i kishin vendosur kamionët me kurriz në pritje të tragetit nga Anglia.

Pas arrestimeve, porti u mbyll për një kontroll të imtësishëm, por pasi nuk u konstatua njeri në mjete kamionët u lejuan të vijojnë rrugën.

Policia holandeze u prish ëndrrën tre shqiptarëve,u nisën drejt Anglisë Read More »

A rrestimi i ‘Zogut të Tiranës’ – Ironia e gazetares: P.olicia ka me ç’të krenohet në bilancin e fundvitit

Ditën e sotme, a rrestimi i Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, nën ak uzën e përfshirjes në një rrjet pr stitu cioni, pushtoi mediat vizive dhe portalet në vend.

Por lidhur me këtë ngj arje re agon edhe gazetarja e Ora News, Beti Njuma.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo iro nizon Policinë e Shtetit për “su ksesin” e rradhës.

“Amin që ka zogj Tirone që policia të zbardhë detaje të rënd ësishme (pa i nxjerrë Klod Lala dhe Tan Hoxha) dhe të ketë me ç’të kr enohet në bilancin e fund vitit.”, iro nizon gazetarja.

Kujtojmë këtu se Hermes Nikaj dhe tre persona të tjerë janë pra ngosur, pas një het imi për ‘shfrytëzim prost itucioni’ dhe pr ostitu ticion në qendrat estetike dhe clubet e natës.

Po ashtu dys hohet se ‘zogu i Tiranës’ ofronte edhe shërbimin es kortë dhe se bënte dhe or gji. Me dije është bërë edhe se në momentin e ar restimit Nikaj ishte në një dhomë hoteli me një 47-vjeçar

A rrestimi i ‘Zogut të Tiranës’ – Ironia e gazetares: P.olicia ka me ç’të krenohet në bilancin e fundvitit Read More »

Ja çfarë thotë horoskopi,parashikimi për secilën shenjë

Dashi
Zemra juaj e thyer nuk është shëruar, sepse ende shpresoni se ish-i juaj do të vijë duke u zvarritur drejt jush dhe do të kuptojë se ishte idiot që të la të shkosh. Ndonëse mund të mos e pranosh me zë të lartë, arsyeja e vërtetë pse nuk ke ecur përpara plotësisht është sepse një pjesë e jotja nuk e do këtë, një pjesë e jotja do të presë dhe të shohë nëse personi që ju th eu zemrën do ta kuptojë që e teproi!

Demi
Ju “s’jeni shëruar” sepse vazhdoni të mendoni gjërat e bukura të lidhjes tuaj të fundit dhe ato mbizotërojnë mbi të këqijat. Marrëdhënia juaj përfundoi për një arsye dhe ju pëlqen ose jo, ka marrë fund. Me siguri kaloni bukur bashkë, por filloni të mendoni për arsyet pse lidhja duhet të mbaronte. Kujtojini vetes pse nuk funksionoi.

Binjakët
Ju keni pritur që dikush tjetër të vijë ta shërojë zemrën tuaj, por shërimi i vërtetë fillon nga vetja. Zemra juaj nuk do të shërohet duke u hedhur nga një lidhje në tjetrën dhe s’mund të mbështetesh tek njerëzit e tjerë për të përmirësuar problemet me veten. Puno me veten fillimisht, sepse dikush tjetër nuk mund t’ju dojë nëse nuk mund t’i doni mbrapsht dhe do të jeni të aftë të ktheni dashurinë kur zemra juaj të jetë gati.

Gaforrja
Nuk keni dalë jashtë zonës tuaj të rehatisë që prej lëndimit. Keni ndenjur në vend dhe nuk keni ecur përpara, sepse ndiheni rehat aty ku jeni, por meritoni më shumë se thjesht rehati. Meritoni të qeshura dhe gëzim dhe lumturi të vërtetë dhe nuk po i gjeni, sepse gjithçka kërkoni është të nidheni ok.

Rrezikoni dhe do të shikoni që do të ndiheni më mirë se thjesht mirë. Marrja e rreziqeve është e frikshme, por tejkalimi i frikës është ajo që ju ndihmon të rriteni, mësoni dhe gradualisht të shëroheni.

Luani
Ju ende nuk i keni kuptuar dhe pranuar gabimet tuaja. Nuk keni pse ndiheni keq apo fajtore për gabimet që keni bërë, por të paktën duhet t’i pranoni. Të gjithë e menderosim nga hera në herë dhe ti nuk bën përjashtim. Mbaj përgjegjësi për gjërat që ke bërë gabim dhe kjo do të ndihmpojë të ecësh përpara.

Virgjëresha
Ti s’mund të lesh të shkojnë të gjitha gjërat që ke bërë gabim. Je i ashpër me veten dhe kështu ke qenë gjithmonë, por gabimet që ke bërë në lidhjen tënde të fundit nuk e meritojnë të gjithë këtë vëmendje që po i jep. Fale veten për gjithçka që ke bërë gabim dhe kupto që të lejohet të gabosh. Nuk je njeri i keq sepse ke gabuar. Je njeri dhe gabimet janë të paevitueshme. Gjithçka mund të bësh është të pranosh gabimet që ke bërë dhe të përpiqesh të mos i përsërisësh.

Peshorja
Ju nuk keni kaluar mjaftueshëm kohë me veten. E rrethoni veten vazhdimisht me njerëz sepse ju tmerron ideja e të qenit vetëm, por të ndejturit vetëm s’do të thotë domosdoshmërisht që jeni të vetmuar. Ka një diferencë të madhe mes të dyjave. Kjo mund të ndihmojë zemrën tuaj të shërohet. Zhytuni thellë në ndjenjat tuaja dhe jepi kohë vetes për t’u menduar.

Akrepi
Ti vazhdon të gënjesh të gjithë rreth vetes që ke kaluar gjithçka, por s’e kupton që thjesht po gënjen veten. Ke bindur veten se ke ecur përpara thjesht sepse nuk do të përballesh me ndjenjat që lidhen me marrëdhënien tënde të mëparshme. Ndjenjat e tua janë shumë të ngjashme me problemet e tua, nuk do të zhduken derisa të përballesh me to. Njih ndjenjat që ke rreth asaj lidhjeje që të theu zemrën dhe përpiqu të kuptosh arsyen pse i ke.

Shigjetari
Ti mendon se duke ia mbathur do të zgjidhësh gjithçka. Je bredharak dhe kështu ke qenë gjithmonë, por të presësh që një vend të shërojë zemrën tënde të thyer mund të jetë e tepërt. Mund të fluturosh në të gjithë botën, por s’mund t’ja mbathësh nga një zemër e lënduar.

Bricjapi
Zemra jote e thyer nuk është shëruar sepse je shumë krenar për të pranuar që është thyer. Je një person serioz dhe nuk të pëlqen të shprehësh hapur dobësitë e tua. Fakti që u përpoqe të dashurosh është një triumf në vetvete, sepse duhet kurajo për të hapur zemrën dhe duhet forcë për të pranuar që dikush ta ka shkatërruar.

Ujori
Ti vazhdon të pyesësh veten pse. Pse mori fund lidhja? Pse ai/ajo bëri këtë dhe pse ti e bërë atë? Çdo ‘pse’ për të cilat pyet veten lidhen me të shkuarën dhe kjo po ju ndalon të shihni potencialin për dashuri në të ardhmen. Po shuani çdo mundësi që të bëni përpara me jetën tuaj, sepse nuk keni gjetur përgjigjet që po kërkoni nga e shkuara. Boll i bëtë vetes pyetje që ju ndalojnë të ecni përpara.

Peshqit
Zemra juaj e thyer nuk është shëruar, sepse prisni që fati të rregullojë me magji jetën tuaj dashurore. Shërimi kërkon punë dhe këtë s’mund ta bëjë universi për ju. Ndërmerrni iniciativa dhe kuptoni se duhet ta shëroni ju veten para se bota apo ndokush tjetër ta bëjë.

Ja çfarë thotë horoskopi,parashikimi për secilën shenjë Read More »