Aktualitet

Situata nga tërmeti/ Masa për lehtësimin e barrës psikologjike te fëmijët

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, u ndal në një aspekt themelor të situatës nga tërmeti që ka të bëjë me barrën e madhe psikologjike që vazhdon të rëndojë në çdo familje shqiptare, sidomos tek fëmijët.

“Kam marrë një pafundësi mesazhesh lidhur me vështirësitë që kanë prindërit për të qetësuar fëmijët. Është e domosdoshme të kërkojmë rrugët për t’u fokusuar te aspekti psikologjik, duke u përpjekur të përcjellim sa më shumë siguri, informacion dhe qetësi”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini që të kontaktoj me sa më shumë grupe mësuesish për të kërkuar që në ditët e para të rifillimit të shkollës fokusi të jetë tek lehtësimi i kësaj barre dhe te një alternim midis procesit normal të mësimit dhe komunikimit”.

“Duhet që në këto ditë, sidomos për më të vegjëlit, mësimi të kaloj në plan të dytë dhe shkolla të përdoret për të lehtësuar sa më shumë psikologjikisht njerëzit, duke organizuar biseda, lojëra, shëtitje të përbashkëta. Do të kemi kohë që të rikuperojmë orët e mësimit në kuptimin strikt të fjalës. Kjo është koha për të bërë sa më shumë në këtë aspekt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se çdo nxënës në zonat e prekura, nga klasat më të ulëta te klasat më të larta, ka nevojë për këtë asistencë njerëzore dhe për këtë komunikim njerëzor”.

“Duhet punë e madhe me takime me drejtuesit e shkollave, grupet e mësuesve për t’i kërkuar që në këto ditë të para të fillimit të mësimit të fokusohen te aspekti prindëror i rolit të tyre dhe të jenë sa më kreativ për të lehtësuar anën psikologjike dhe për të larguar fëmijët nga hija e frikës, pasigurisë dhe ankthit”, tha Rama./atsh

Situata nga tërmeti/ Masa për lehtësimin e barrës psikologjike te fëmijët Read More »

Rama: “Duhet durim, por do t’i rregullojmë të gjitha”

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në Kashar, për të parë nga afër banesat e prekura nga tërmeti.

Rama takoi banorë të Kasharit, si dhe pa nga afër gjendjen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Do ti rregullojmë të gjitha. Jemi mërzit pak por do t’i rregullojmë të gjitha. Kjo është çarja tipike që nuk bëhet më”, iu drejtua Rama, një banoreje të Kasharit, shtëpia e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Rama tha se “banorët duhet të zgjedhin vetë nëse do të jetojnë aty ku kanë qenë, apo do të bëhen me një shtëpi në Tiranë”.

“Ata që se kanë tokën është vështirë për ta rindërtuar shtëpinë në tokë tjetër. Kështu që ne do ta bëjmë të gjithën. E vetmja gjë që unë ju kërkoj është se duhet shumë durim. Ne po bëjmë maksimumin tani është momenti të qetësojmë njerëzit se çdo lloj krisje e çarje u duket sikur është fundi i botës dhe do shembet pallati. Nuk është e vërtetë sepse shumë nga krisjet e çarjet janë çarje muresh dhe nuk ka rëndësi, por edhe ato duan kohën e vetë. Rregullohen, por duan kohën e vet edhe ato. Prandaj kemi marrë ekspertë të huaj për të dhënë garanci që të jetë me vulë e firmë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se “ne e kemi shumë të qartë dhe atyre që janë të lidhur me bagëtitë dhe me tokën, ne nuk mund t’u themi dot ikni nëpër hotele”. “Do t’ju vëmë në dispozicion çadra që të mos hyjë i ftohti, shiu, të jenë me ndriçim. Shtëpi nuk janë, por për të kaluar një dimër sakrificash do ta bëjmë”, tha ai.

Rama iu përgjigj po ashtu edhe një banoreje të Kasharit, banesa e së cilës rrezikohej nga rrëshqitja e një bunkeri nga kodra. Rama i kërkoi banores që të bëjë durim dhe të zhvendoset në çadër deri sa të zgjidhet ky problem.

Kryeministri vlerësoi po ashtu punën e Policisë së Shtetit për përballimin e situatës nga tërmeti.

“Jemi shumë të kënaqur nga puna e Policisë, me përjashtim të një maskarai që na doli dhe na prishi të gjithë”, tha Rama, duke folur me drejtues të policisë në terren./atsh

Rama: “Duhet durim, por do t’i rregullojmë të gjitha” Read More »

Soreca: 50 inxhinierë të huaj për inspektim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigji Soreca tha sot nga Durrësi se për dy ditë do të vijë në Shqipëri, Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, përgjegjës për Mbrojtjen Civile Europiane dhe Ndihmën Humanitare, Janez Lenarčič.

Në një prononcim për mediat, Soreca tha se “ditën e mërkurë dhe të enjten do kemi në Shqipëri, komisionarin Janez Lenarčič cili do të diskutojë do flas me të gjithë autoritetet e duhura për të gjithë situatën”.

“Sot paradite ne kemi bërë një takime me të gjithë inxhinierë. Janë 50 inxhinierë ndërkombëtarë, teknik siç i quajmë ne apo të ndërtimit që kanë ardhur në Shqipëri. Është bërë kjo punë koordinuese mes tyre se si do të shpërndahen në teren. Megjithatë ne kemi në fakt ekspert të tillë që kanë ardhur nga Greqia, Turqia Franca, Italia po ashtu dhe vende të tjera si SHBA”.

Më tej Soreca shtoi se “po ashtu, do te kemi ekspert dhe inxhinier të tjerë të cilët do të arrijnë, pasi është e rëndësishme se qytetarët shqiptarë të kuptojnë se pasi të bëhet vlerësimi se cilat janë ndërtesat e sigurta dhe cilët jo”.

Ambasadori i BE Luigi Soreca ishte sot i pranishëm në Durrës, së bashku me kryeministrin Rama, për të parë nga afër situatën e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit, i cili dha një prononcim për mediat./atsh

Soreca: 50 inxhinierë të huaj për inspektim Read More »

Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Ilir Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit për mediat Tedi Blushi, i cili deklaron se mbledhja do të thirret në orën më të përshtatshme në varësi të situatës.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njofton Tedi Blushi./atsh

Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare Read More »

Shahini: Nga nesër mësimi në 9 qarqe, në Durrës fillon me 9 dhjetor dhe në Tiranë e Lezhë me 5 dhjetor

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha sot se shkollat do të fillojnë mësim në 9 qarqe, ndërsa është pezulluar në qarkun e Durrësit deri më datë 9 dhjetor dhe në qarkun Tiranë dhe Lezhë deri më 5 dhjetor.

“Sot Këshilli i Ministrave mori këtë vendim. Në Qarkun Durrës, Krujë dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri me 9 dhjetor. Në qarkun Tiranë, që përfshijnë bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë, qarkun Lezhë Kurbin dhe Mirditë, mësimi do jetë i pezulluar deri me datë 5 dhjetor, por po ruajmë mundësin që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera në rast se nuk sigurohemi që të gjitha shkollat janë të sigurta. Njoftimin nëse shtyhet mësimi për Tiranën dhe Lezhën do ta bëjmë me katër dhjetor. Në të gjitha qarqet e tjera nesër me 2 dhjetor fillon normalisht”, tha Shahini.

Po ashtu, Shahini shtoi se “që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Sipas informacioneve nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen”.

“Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella në 26 shkolla. Në Tiranë ka dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur, por jo të gjitha”, tha ajo.

“Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele, duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta”, tha ministrja./atsh

Shahini: Nga nesër mësimi në 9 qarqe, në Durrës fillon me 9 dhjetor dhe në Tiranë e Lezhë me 5 dhjetor Read More »

Traumat nga termeti, si te gjejme qetesine e humbur

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit që mori 51 jetë dhe la pas me qindra të plagosur dhe shkatërrim të madh, me siguri që ka për t’u mbajtur mend gjatë.

Përveç atyre që kanë marrë plagë dhe lëndime të shkallëve të ndryshme dhe që janë duke u trajtuar në spitalet e vendit, shqetësim paraqet edhe dëmi psikologjik që kjo ngjarje tragjike ka shkaktuar te njerëzit.
Mjekja psikiatre Arjana Rreli, në një intervistë për gazetën “Panorama”, ka folur për ndikimet që kjo ngjarje ka shkaktuar në shëndetin mendor të njerëzve që u prekën nga lëkundjet, por edhe tek ata që i panë pamjet përmes televizionit.

Rreli kërkoi një vëmendje të veçantë për fëmijët, të cilët sipas saj duhen mbajtur nën një vëzhgim të vazhdueshëm në praninë e specialistëve psikologë dhe punonjës socialë. Sipas psikiatres, nga kjo ngjarje e rëndë, organi që u dëmtua më rëndë është truri dhe rikuperimi i këtij dëmi kërkon një punë të gjatë dhe shumë të kujdesshme.

Kush janë kategoritë e të prekurve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit?

Ka dy lloje kategorish njerëzish që u prekën nga kjo ngjarje e rëndë nga ana psikologjike. Dihet që kontingjenti më i prekur janë personat që kanë pasur humbje njerëzore, por edhe materiale, të shtëpisë apo pronave të tyre.

Kjo gjë vjen nga fakti se njeriu ndaj çdo humbje është reagues me emocione negative. Për më tepër, kur kjo ngjarje e gjen të pafuqishëm dhe të papërgatitur për të reaguar. Gjithçka deri më tani, reagimet, ankthi apo edhe tronditjet e pësuara janë normale. Kjo gjendje tregohet në të gjitha sjelljet tona.

Si në bashkëveprim apo edhe te sjelljet që kemi me njëri-tjetrin, pasi sjelljet tona kanë pësuar ndryshim.

Ne tani jemi më të shpërqendruar dhe bëhemi më shpejt nervoz. Është pikërisht ky mekanizëm që kërkon shfryrjen e negativitetit të mbledhur brenda me anë të valvuleve që duket se janë racionale, por në fund të fundit krijojnë probleme edhe sa u përket raporteve njerëzore që kemi me njëri-tjetrin.

Cilat janë dëmet psikologjike që rrezikojnë më shumë të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe në zonat e tjera?

Ata që kanë pasur shumë viktima në familjet e tyre dhe aq më tepër që tani janë vetëm për ta përballuar këtë situatë, janë personat më vunerabël, te të cilët ndërhyrja nuk duhet të jetë vetëm aktuale, por edhe afatgjatë. Problemet aktuale, nuk janë ato që do të kenë më pas.

Aktualisht, ata janë në fazën e mohimit, siç çdokush që fillimisht e mohon një humbje. Por faza tjetër, që pason këtë fazë mohimi, është ndërgjegjësimi dhe vuajtja. Kjo është pjesa më e rrezikshme, prandaj ndërhyrja te këta persona duhet bërë shumë shpejt. Është e rrezikshme, për shkak se gjendja nuk mbetet vetëm tek ankthi, por fillon komprometimi i humorit.

Gjatë një humbjeje, dihet që humori bie nën nivelin e normës, por te këta persona, kjo ulje e normës së humorit është akoma edhe më e madhe. Për sa i përket çrregullimeve mendore, nuk mund të jepet një përgjigje në tërësi, sepse varet shumë nga vetë personaliteti i gjithsecilit.

Gjithsekush nga ne ka mekanizmat e vetë reagues dhe mbrojtës, kështu që kemi reagime mbi bazën e së kaluarës sonë. Ne nuk mund të themi kategorikisht se çfarë lloje problemesh mendore mund të kenë të ardhmen këta persona.

Një gjë është e sigurt, që çrregullimin e stresit pas traumës, këta persona, por edhe të gjithë ne, do ta vuajnë në një mënyrë apo në një tjetër, që sot nuk mund të thuhet në mënyrë precize.

Çfarë masash duhet të marrin banorët që kanë pësuar trauma psikologjike?

Mesa kam marrë vesh, në terren janë disa ekipe psikologësh, që do të thotë se terapia mbështetëse atyre nuk po iu mungon. Më pas, ata duan patjetër që të ndiqen hap pas hapi për çdo problematikë që mund shfaqet. Dhe gjatë këtyre hapave vlerësohen edhe nevojat e tyre emocionale.

Më pas vlerësohet se nëse nuk do të mjaftojë vetëm psikoterapia, atëherë do të kalohet edhe te përdorimi i medikamenteve, të cilat janë për të rregulluar ekuilibrat fiziologjikë, që prishen gjatë stresit dhe situatave të tilla.

Cili është rreziku që u kanoset fëmijëve nga një situatë e tillë paniku, e cila është krijuar përgjatë këtyre ditëve?

Këshilla jonë e parë është jo vetëm që të sigurohen dhe të mbahen fëmijët më afër këto ditë, por edhe të ndiqen me kujdes në vijimësi. Për fëmijët e prekur direkt, sigurisht që do duhet të suportohen si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht.

Atyre do duhet t’u sigurohet një qendër, ku do duhet t’u mundësohet që të sigurohen nevojat e tyre primare. Fillimisht, njeriu duhet të sigurojë nevojën primare për ushqim e veshmbathje dhe për të ruajtur higjienën e vet. Pra, aspektet ekzistenciale. Dhe pas kësaj, gjithë mirëqenien që nevojitet në një ambient të ngrohtë, i cili të mund të kujtojë ambientin familjar që kanë pasur para ngjarjes, pasi një pjesë e këtyre fëmijëve i kanë humbur familjet e tyre.

Me fëmijët duhet pasur kujdes edhe në premtimet që u bëhen. Të mos harrojmë që ata kanë inteligjencë dhe fantazi për të na kuptuar shumë mirë.

Mbështetja psikologjike me asistencë dhe me punonjës socialë, si dhe me psikolog, do të duhej si një ndërhyrje për suportin emocional të këtyre fëmijëve dhe më pas ata të gjejnë sa më shpejt imazhe nga jeta e tyre e mëparshme, e cila është dëmtuar nga tronditja e tërmetit.

Është me rëndësi që ata të kthehen sa më shpejt në rutinën e përditshme. Edhe pse ne të rriturit mendojmë se fëmijëve gënjeshtrat u bëjnë mirë, nuk është kjo që duhet bërë.

Fëmijëve duhet t’u tregohet realiteti dhe emocionet e përjetuara për të bërë një shkarkim të traumës apo katarsis dhe pastaj ata duhet të sigurohen për t;u kthyer sa më shpejt realitetit. Premtimet boshe nuk janë asnjëherë gjëja e duhur në këtë moment. Pjesa tjetër e fëmijëve që nuk u prekën nga tërmeti, sigurisht janë të prekur nga emocionet, pasi kanë përjetuar reagimet që kanë ndodhur nga pamjet që janë transmetuar përmes mediave vizive. Këto reagime kanë përçuar te këta fëmijë emocione të tepërta.

A duhet pasur kujdes më fëmijët, për sa i përket kontaktit me mediat? Fëmijët e kanë fantazinë të zhvilluar dhe ata mund të ndihen dyfish të lënduar. Në këto kohë, prindërit duhet të jenë afër fizikisht, por edhe emocionalisht te fëmijët e tyre.

Prindërit duhet t’i sigurojnë fëmijët që kjo situatë do kalojë,. duhet t’u shpjegojnë se sa e rëndësishme është që të jenë bashkë, për ta kaluar këtë gjendje dhe se kjo është një gjende

normale për të gjithë. Fëmijëve duhet t’u krijohet mundësia për të bërë aktivitete fizike, artistike dhe argëtuese, pasi këto aktivitete iu mundësojnë që të çlirojnë adrenalinën. Fëmijët duhet të rrinë dhe më moshatarët e tyre, qoftë edhe për të ndarë përjetimet e momenteve të tërmetit, por duhen monitoruar, nga prindërit, mësuesit apo edhe nga një punonjës social.

Në këtë mënyrë neutralizohet çdo shfaqje e mundshme ankthi te fëmijët. Sugjerohet që gjatë kësaj periudhë, ata të mos jenë të ekspozuar gjatë imazheve që ofrojnë mediat, pasi vazhdojnë të shfaqen pamje apo mesazhe që për ta janë të pafavorshme. Sugjerohet që fëmijët të ndjekin më shumë programet e përshtatshme për ta.

Një këshillë për njerëzit që i përjetuan lëkundjet?

Të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm në ato që thonë ekspertët e fushës dhe të mos ndikohen nga ato që lexojnë nëpër rrjete sociale. Kërkimi i qetësisë psikologjike nuk mund të gjendet përmes arritjes apo ikjes, pasi asgjë nuk mund të parashikohet. Ne na duket sikur i ikim së keqes, por nuk mund ta dimë se ku kjo e keqe mund të jetë në një moment të dytë.

Kur je në shtëpinë tënde, është më e lehtë për t’u përballuar një goditje, pasi je në habitatin tënd. Një këshillë që unë mund ta them në këto momente është se nuk duhet abuzuar me gjumin, pasi gjumi është pasuria më e madhe dhe më i dobishmi. Në këto momente, imuniteti, si ai fizik por edhe ai mendor, është më i dobët.

Si duhet të përgatitemi psikologjikisht për tërmetet?

E para është që çdo gjë që na sulmon, na mëson. Pa diskutim, ne me këto tërmete të fundit mësuam të paktën se si duhet të ruhemi në nivelin bazik. Me marrjen e informacioneve që i kemi marrë në mënyrë të bollshme nga mediat, kemi krijuar një bazë për qetësi.

Qetësia është numri një për të mos dëmtuar veten. Edhe nëse nuk e kemi, duhet ta gjejmë brenda vetes. Duhet t’i rikthehemi sa më parë rutinës së përditshme. Duke u gjetur në këtë vorbull negativiteti, energjia jonë vijon të rrotullohet dhe nëse nuk i kthehemi objektivave tanë dhe gjërave të përditshme, do vazhdojmë të fusim veten në këtë vorbull e jo vetëm do të qëndrojmë në sipërfaqe, por edhe mund të thellohemi në negativitet.

Një tjetër gjë e rëndësishme është që duhet gjithmonë duhet t’i drejtohemi profesionistit të shëndetit mendor, duke mbajtur larg komplekset. Sot, thirrja për t’iu drejtuar psikologut, është më e fortë se kurrë.

Nga kjo gjendje e krijuar, truri është organi më i sulmuar. Këtë radhë, përveç frakturave fizike, edhe truri ynë ka marrë fraktura dhe kjo është përtej atyre që u prekën nga lëkundja sizmike. Askush nuk i shpëtoi këtij lloj dëmtimi.

Traumat nga termeti, si te gjejme qetesine e humbur Read More »

Cfare të bëjmë kur bie tërmet? SHKRELI: Nuk ka vend për pa nik, banorët e kateve të lartë të mos dalin menjëherë

Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli u bëri me dije qytetarëve që banojnë në katet e larta të ndërtesave të mos bra ktisin menjëherë godinat në momentin që bie tërm et.

Në raportimin para qeverisë, Shkreli theksoi se rr eziku më i madh ka kaluar, pasi është shpenzuar energjia më e madhe.

”Kjo është më tepër dhe për njerëzit që në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje shumë të lehta, d.m.th. energjia sizmike vjen duke rënë. Njerëzit mund ta konfirmojnë dhe në internet.

Një këshillë praktike për banorët e kateve të larta rekomandohet të mos dalin menjëherë, kur bie tër met. Ka rezultuar gjatë shpë tim-kërkimit se kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë poshtë trarëve, tavolinave. Duhet të gjejnë vende të sigurta dhe të shfrytëzojnë pauzën mes lëkundjes së parë dhe të dytë. Kur vjen një lëkundje e dytë më e vogël duhet të dalin. Banorët e katit të parë të dalin sa më parë kur bie tërmet, ndërkohë, banorët e kateve të larta të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në qendër, jo pranë mureve, që krijojnë dëmtime. Sipas statistikave, probabiliteti i kateve të larta që bien është më i vogël sepse kanë peshtë më të lehtë se katet e mëposhte.

Nuk ka vend për pa nik. Sizma e madhe konsiderohet se ka kaluar, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga lëku ndjet e tjera”, përfundoi raportimin zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli.

Cfare të bëjmë kur bie tërmet? SHKRELI: Nuk ka vend për pa nik, banorët e kateve të lartë të mos dalin menjëherë Read More »