Aktualitet

Dendias: Greqia mbështetje qeverisë shqiptare në këto momente të vështira

Ministri i Punëve të Jashtme, të Greqisë, Nikos Dendias deklaroi se, Greqia është një nga vendet e para, nëse jo e para, që ofroi ndihmë dhe njohuri teknike pas rënies së tërmetit në Shqipëri.

Ministri i Punëve të Jashtme, të Greqisë, Nikos Dendias dha një intervistë për televizionin ANT1 ku foli për situatën në Shqipëri dhe ndihmën e ofruar nga Greqia.

Ai theksoi se: “Në fillim shkova me Kryeministrin, z.Rama dhe Ambasadoren tonë këtu, znj. Filippidou, në Durrës. Shkuam drejt e në pikën e shembjes së ndërtesave, madje vëzhguam përpjekjet për të nxjerr viktimat”.

“Vendi ynë, me urdhër të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ka dërguar dy njësi të EMAK, të cilat tashmë po veprojnë. Greqia është një nga vendet e para, nëse jo e para, që ofroi ndihmë dhe njohuri teknike, sepse për fat të keq ne kemi përjetuar tërmete, siç e dini mire”, tha Dendias.

Ne, vijoi ai, “po bëjmë gjithashtu gjithçka që mundemi për të ndihmuar qeverinë shqiptare për të pasur kontakt me Bashkimin Europian, Autoritetin Europian të Mbrojtjes Civile, përmes Komisionerit të saj qipriot, z. Stylianidis, për të ndihmuar qeverinë shqiptare të trajtojë nevojat e mëdha në këto momente të vështira”.

“Ka pasur katastrofa të përhapura, shumë njerëz janë jashtë shtëpive të tyre në kampe në natyrë, brenda një stadiumi të ngritur nga qeveria shqiptare. Por, siç e dimë nga përvoja jonë, këto janë gjëra jashtëzakonisht të vështira për t’u trajtuar”, u shpreh ai.

“Tërmeti ishte shumë i madh, ishte rreth dhjetë milje larg bregut, në një thellësi të vogël nga sipërfaqja – kjo ishte ajo që më tha kryeministri shqiptar, me të cilin vizitova pikat e katastrofës. Në përgjithësi ka pasur një katastrofë shumë të gjerë në Shqipëri”, theksoi Dendias./atsh

Dendias: Greqia mbështetje qeverisë shqiptare në këto momente të vështira Read More »

Disa heronj të heshtur vazhdojnë të shërbejnë me zemër e përkushtim

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i konsideron heronj të heshtur, të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë, punonjësit e policisë, FA, personeli zjarrfikës, personeli mjekë dhe infermierë, vullnetarë, personel i ardhur nga vendet mike dhe gazetare që vazhdojnë të kontribuojnë më përkushtim për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe ardhur në ndihmë banorëve.

“Pas një nate të frikshme dhe të vështirë, pas një ditë po aq të vështirë, plot dhimbje, ankth, disa njerëz, heronj të heshtur vazhdojnë të shërbejnë me zemër dhe përkushtim”, shprehet ajo.

Po ashty, Hysi thekson se “ata janë punonjësit e policisë së shtetit, të forcave të armatosura, të emergjencave civile, personeli i urgjencës kombëtare shëndetësore, personeli zjarrfikës, personeli mjekë dhe infermierë, vullnetarë, personeli i ardhur nga vende mike, gazetarë dhe kameramanë. Mirënjohje dhe respekt për kontributin tuaj”./atsh

Disa heronj të heshtur vazhdojnë të shërbejnë me zemër e përkushtim Read More »

Pasojat e tërmetit/ Ambasada shqiptare në SHBA, thirrje thirrje komunitetit për solidarizim

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkaura të Amerikës i ka bërë sot thirrje thirrje komunitetit shqiptaro-amerikanë në SHBA të solidarizohen dhe të mbështesin bashkëkombasit.

“Nisur nga ngjarjet e fundit natyrore, tërmeti i fuqishëm që përshkoi vendin tonë me pasoja të jashtëzakonshme, i bëjmë thirrje komunitetit shqiptaro-amerikanë në SHBA të solidarizohen dhe të mbështesin bashkëkombasit tanë në këto ditë të vështira, ashtu siç keni qenë gjithmonë”, thekson ambasada shqiptare në SHBA.

Ambasada nënvizon se, “një lajm i parë i mirë vjen nga Albanian American Cultural Center në Texas me Kryetar Bruno Ceka, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre prej 25.000$ në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Sipas z. Ceka, kjo është vetëm një shumë fillestare e cila do të vijojë të rritet në ditët në vijim, sipas kontributeve të Komunitetit atje”.

“Në këtë kontekst, lutemi të gjitha organizatave, individëve, përfaqësuesve të kompanive private të komunitetit shqiptar në SHBA të organizohen për të mbledhur kontributet e tyre financiare në ndihmë të familjeve të dëmtuara”, shton ambasada.

“Për çdo pyetje, paqartësi, koordinim lutemi na kontakoni 24/24 orë në numrat tanë të telefonit: 202 758 9526 Lutemi, të jemi gjithë shqiptarët bashkë! Llogaritë bankare ku mund të depozitoni kontributin tuaj është:

“Kontribute vullnetare, Emergjenca” tek Banka Credins

IBAN në USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002”, thekson Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkura të Amerikës./atsh

Pasojat e tërmetit/ Ambasada shqiptare në SHBA, thirrje thirrje komunitetit për solidarizim Read More »

Luan Kapaj, shefi i zjarrfikësve të Vlorës lufton për të shpëtuar jetë në Durrës

Luan Kapaj, shefi i ndërhyrjes në Stacionin zjarrfikës të bashkise së Vlorës, pas operacionit të shpëtimit të një tjetër banori në Durrës. Probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Urime dhe një Bravo e madhe për Shërbimin Zjarrfikës! Një tjetër jetë e sigurt !

Zjarrfikësit e sakrificës, heronjtë e gjallë po punojnë në kushtet ekstreme për të shpëtuar jetë njerëzish !
Luan Kapaj, zjarrfikësi nga Vlora ka shpëtuar një prej të mbijetuarve nën rrënoja dhe lufton për të shpëtuar të tjerë, me gjithë forcën e tij fizike dhe shpirtërore!

Luan Kapaj, shefi i zjarrfikësve të Vlorës lufton për të shpëtuar jetë në Durrës Read More »

Shqiperia dhe shqiptarët të bashkuar, për të kaluar edhe këto momente të vështira!

Njoftim solidarizimi
Ne këtë situatë të rëndë që po kalon vendi ynë, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqiperi, z.Bledi BAJRAKTARI në bashkëpunim me ALER Travel dhe ALER Group hapin dyert e rrjetit të hoteleve me vendodhje ne Malin e Robit, ALER Hotel dhe ALER Luxury Resort, ashtu edhe në qytetin e Vlorës ALER Grand Hotel si dhe ALER Luxury Hotel.

Jemi të gatshëm të mirëpresim familjet e prekura nga tërmeti. Ushqimi dhe akomodimi merren përsiper nga z.BAJRAKTARI së bashku me ALER Travel dhe ALER Group!

Një falenderim edhe për z. Artur HAXHI për ndihmën e dhënë tek ALER Grand Hotel në Vlorë.
Shqiperia dhe shqiptarët të bashkuar, për të kaluar edhe këto momente të vështira!

Shqiperia dhe shqiptarët të bashkuar, për të kaluar edhe këto momente të vështira! Read More »

Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet

Tërmeti që u shënua në mesnatë rezultoi fatal për dhjetëra persona të cilët ndërruan jetë dhe qindra të tjerë që mbetën të pl.agosur.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi shtëpitë e qindra qytetarëve u shkatërruan plotësisht.

Për ti ardhur në ndihmë pikërisht banorëve të cilët kanë mbetur në qiell të hapur, Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet.

Ai i ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të tjerë të solidarizohen me bashkëkombasit dhe ta kalojnë së bashku këtë moment të vështirë, duke ndihmuar njëri-tjetrin.

“Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur.

Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura.

Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment.

Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën”, shkruan Bedinaj në rrjetet sociale.

Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet Read More »

Tërmeti, ekipe kërkim-shpëtimi në çdo objekt të dëmtuar në Durrës

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë me kujdes për nxjerrjen e personave të mbijetuar nën rrënojat e disa ndërtesave që u shembën, pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.3 Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës.

Gazetarja e ATSH-së, Zina Tosku raporton nga Durrësi se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur që prej momenteve të para pas tërmetit pranë çdo banesë të dëmtuar duke bërë të pamundurën për të shpëtuar jetë./atsh

Tërmeti, ekipe kërkim-shpëtimi në çdo objekt të dëmtuar në Durrës Read More »

Sizmologu Koçi: Aktiviteti sizmik në rënie, tërmeti po e humb fuqinë goditëse

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit po monitoron të gjithë situatën e pas tërmetit dhe pasgoditjeve të lëkundjeve sizmike që prej orës 03:54 minuta të ditës së sotme.

Në një prononcim për ATSH, sizmolog i IGJEUM, Rexhep Koçi shprehet se tërmeti i regjistruar mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, thellësi 40 km i lokalizuar në veri të Durrësit, u shoqërua nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, të cilat kanë qenë më të lehta çka provon rënien e aktivitetit sizmik gjatë ditës.

Deri në orën 15:00 të ditës së sotme janë regjistruar 250 pasgoditje me magnitudë nën 5 të shkallës Rihter. Ne vazhdojmë të ndjekim situatën. Jemi duke monitoruar çdo moment, por trendi tregon që tërmeti është duke ulur fuqinë goditëse,” shprehet Koçi.

Ai deklaron se nuk ka vend për panik pasi pavarësisht momenteve me ndonjë impuls më të lartë, lëkundjet sizmike pas tërmetit të parë kanë qenë të gjithë poshtë magnitudës 5 Rihter.

“Nga tërmeti i 21 shtatorit aktiviteti sizmik në vendin ka qenë shumë aktiv, por sot ai u rigjenerua përsëri duke regjistruar këtë ngjarje kryesore,” pohon sizmologu.

Ai gjithashtu deklaron se tërmetet nuk mund të parashikohen por pas goditjes kryesore lëkundjet e mëvonshme nuk do të jenë aq të forta. “Shpresojmë që të mos jenë me impakt dhe me ndjeshmëri të lartë,” nënvizoi ai. /atsh

Sizmologu Koçi: Aktiviteti sizmik në rënie, tërmeti po e humb fuqinë goditëse Read More »