Aktualitet

Vogëlushi dhuron kursimet e veta për të prekurit nga tërmeti

Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendin janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.

Përpos rasteve të ndryshme të ndihmave të ofruara, nuk mund mos tërheqë vëmendje gjesti i shembullor i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë një familje të prekur nga tërmeti.

Teksa përcjell në Instagram momentet emocionuese, kur vogëlushi i dorëzon në duar poçin e tij të kursimeve një vajze të vogël, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor.

“’Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime” – ca engjelli i bukur Ajki Nurka, që iu qep pas skuadrës sonë të emergjencave në Vaqarr në ndihme të familjes Nozlli! #TiranaSolidare”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe videon./atsh

Vogëlushi dhuron kursimet e veta për të prekurit nga tërmeti Read More »

Sizmologu nga Maqedonia e Veriut: S’ka vend për panik, i kënaqur për strukturën inxhinierike në Shqipëri

Ekspertë të njohur të sizmologjisë po qetësojnë qytetarët duke u shprehur se situata më e rëndë ka kaluar.

Gjatë një interviste televizive profesori i njohur për Sizmikën dhe Tërmetet nga Maqedonia e Veriut, Mihail Garevski deklaroi se tashmë mund të ketë pas-lëkundje të vogla, por paniku ka kaluar.

Gjithashtu Garevski tha se, “jam i kënaqur për strukturën inxhinierike në Shqipëri. Nuk them se janë në kushte jashtëzakonisht të mira, por një tërmet me një magnitudë kaq të madhe, viktimat mund të ishin edhe më të mëdha, pasi ishte me një fuqi tepër të madhe”.

Profesor Mihail Garevski theksoi se, “tronditja kryesor besoj e shpresoj ka ikur. Shpresojmë që ky është tërmeti më i madh, ndoshta edhe lëkundje mund të ketë, por më të vogla se magnituda 4.0. Mund të ketë magnitudë 4 ose 4.5, por jam i sigurt që nuk ka vend për panik. Tashmë besoj se toka sa vjen e qetësohet”.

Profesori tha se është e vështirë të parashikohen tërmetet sepse askush nuk e parashikon dot tërmetin.

Garevski tha se, ” zakonisht në këtë rajon, siç ndodhi edhe në Shkup më 1963, pas tërmetit të fuqishëm kishte lëkundje, e më pas toka u zbut. Edhe më 1979 në Mal të Zi kishte magnitudë 7.4, kishte disa pas-lëkundje e më pas situata u qetësua”./atsh

Sizmologu nga Maqedonia e Veriut: S’ka vend për panik, i kënaqur për strukturën inxhinierike në Shqipëri Read More »

Balla: Forcat zjarrëfikëse greke, meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin që dhanë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka falënderuar forcat zjarrëfikëse greke EMAK për ndihmën që dhanë për vendin tonë gjatë këtyre ditëve që pas rënies së tërmetit më 26 nëntor.

Balla shprehet se forcat zjarrëfikëse greke EMAK të Athinës dhe Janinës, që u larguan mbrëmjen e sotme nga Shqipëria, meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin e dëshmuar gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

“Eyxaristo poli! FALEMINDERIT! Edhe forcat zjarrëfikëse greke EMAK të Athinës dhe Janinës meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin që dhanë në këto ditë misioni në Shqipëri për gjetjen e trupave nën rrënojat e tërmetit, i cili la pas 52 jetë të humbura e qindra të plagosur”, shprehet Balla./atsh

Balla: Forcat zjarrëfikëse greke, meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin që dhanë Read More »

Anëtarët e familjes Lala zhvendosen në Tiranë/Rama: Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja

Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke bërë të ditur se anëtarët e familjes Lala që humbën familjarët e tyre, janë zhvendosur në Tiranë duke u akomoduar në një apartament në Shkozë.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me banorët e tjerë të zonës mikpritën mbrëmjen e sotme me duartrokitje vëllezërit dhe motrat e familjes Lala, ku tetë antëtarë të saj humbën jetën nga tërmeti i së martes. “Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament” u tha Rama.

Rama ka deklaruar se “deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:

• 1 milionë lekē të reja në dorë

• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat

• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj

• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve

• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe

“”Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut”, shprehet Kryeministri Rama./atsh

Anëtarët e familjes Lala zhvendosen në Tiranë/Rama: Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja Read More »

Rama,Elvis Naçit “Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej”

Një debat lidhur me menaxhimin e fondeve dhe donacioneve të mbledhura për tërmetin po zhvillohet në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, me përfaqësues nga shoqata bamirëse, arkitektë, inxhinierë, Shoqata e Ndërtuesve dhe Fondi i Zhvillimit dhe përfaqësues të Shoqatës së Sipërmarrësve.

Kryeministri Edi Rama mbron idenë e bashkimit të të gjitha donacioneve në një llogari të vetme, por është kundërshtuar në këtë pikë nga Elvis Naçi, i cili është shprehur i gatshëm të bëjë transparencë deri në qindarkën e fundit për donacionet e mbledhura.

“Jam në oponencë me kryeministrin të fortë, që gjithsecili në kampin e vetë dhe të shikojë punën e vetë, unë nuk e quaj të përfunduar nëse ky komision nuk cakton njerëz që të krijojë një komision brenda komitetit që të shikojë bankën dhe të bëjë transparencën që bëjmë ne dhe transparencën që bën komisioni.

Ne nuk jemi të politikës por krijojmë modele edhe për politikën. Ajo stepje që bën kryeministri, jo ju i keni vetë, ju s’i keni vetë, nuk ka nevojë. Sepse lekët nuk i ka Elvis Naçi.

Ju lutem shumë ua kërkoj këtu që sido që të jetë, të ngrehet komiteti dhe të vijë të shikojë numrin e llogarisë si në Zvicër, PayPal, GoFundMe. Ne nuk kemi lidhje si kanë ardhur por”, u shpreh Elvis Naçi.

Kryeministri Edi Rama shpjegoi më tej se si do të zhvillohet procedura që ai propozon:

“E kisha për diçka tjetër se transparenca është minimale. E kisha në sensin e përdorimit, jo në sensin e prejardhjes. Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej. Dhe mbi atë bazë të ndaheshin projektet dhe secili ndiqte projektet. Gjëja më me vlerë që shoh unë këtu është që të arrijë i gjithë projekti i menaxhimit dhe rindërtimit, i gjithë ky fond është një, dhe pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme. Unë mendoj që ky komitet të trajtojë çështje përtej fondeve. E gjithë bota i ka këto gjëra. Askush s’duhet të ketë shqetësim që ky fond që kam kaluar unë po përdoret në mënyrë korrekte”, tha Rama.

Rama,Elvis Naçit “Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej” Read More »

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një”

Imami Elvis Naçi ishte në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

Por, nga ana tjetër, imami u shfaq i prerë se nëse kjo fjalë dhe të tjerat dhënë në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit nuk do të mbahen, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

Më tej, duke zbuluar shumën që është mbledhur deri më tani prej tij, ai theksoi se ka dëshirë të shohë edhe fondin e qeverisë.

Naçi: Kemi mbledhur rreth 2 milionë euro, dhe besoj që shifra do të rritet. Kam qejf të shoh sa janë mbledhur nga fondi i qeverisë.

Rama: Meqë më sfidove, po të përgjigjem. Natyrisht, do ishte mirë që fondet të bashkohen. I gjithë ky fond është një, pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme./balkanweb

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një” Read More »

Rama “nuk ia përton” qenit: Pusho, se dhe ty të kemi mangut

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot në Kashar ku ka vizituar familjet e dë mtuara nga tërmetet që kanë rënë prej 26 nëntorit.

Por gjatë vizitës Rama është shqetësuar nga një qen dhe në një moment nuk e ka mbajtur veten pasi ka hu mbur durimin.

Teksa qeni në një banesë aty afër lehte, pasi po shihte njerëz të panjohur rreth shtëpisë së pronarëve të tij Rama ka vendosur që t’i bërtasë.

“Hë pusho! Pusho! Dhe ty të kemi të kemi mangut. Pusho, ça të bëjë dhe ai tan, ai pret gazetarët”, u shpreh Rama dhe në fund qeshi.

Rama “nuk ia përton” qenit: Pusho, se dhe ty të kemi mangut Read More »