Aktualitet

Olsian Çela zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm

Olsian Çela u zgjodh sot si Prokurori i ri i Përgjithshëm me 101 vota pro të deputetëve.

Pas votimit, Olsian Çela është betuar mbi Kushtetutë në sallën e seancës plenare.

Olsian Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ndërsa Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku e renditur e dyta nga KLP mori 11 vota pro.

Ndërsa kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro./atsh

Olsian Çela zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm Read More »

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë u zhvillua dita informuese e projektit “POLYPHONIA”

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë u zhvillua dita informuese e projektit “POLYPHONIA”, në praninë e partnerëve të këtij projekti si dhe me pjesëmarrjen e grupeve të interesit në Bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

Në këtë projekt ndërkufitar, i cili mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian nga programi “Interreg Greece-Albania 2014-2020”.Organizimi dhe realizimi i kësaj Dite të Informimit të Hapur në Vlorë kish qëllim prezantimin e projektit dhe objektivat e tij për publikun, rritjen e vetëdijes dhe tërheqjen e interesit të aktorëve / palëve të interesuara kryesore. Nisur nga nevoja urgjente për të studiuar, mbledhur dhe ruajtur këtë trashëgimi muzikore të pasur dhe autentike, nga e cila mund të nxirren informacione të vlefshme në një seri disiplinash si etnomuzikologjia, estetika, antropologjia dhe historia, ky projekt kërkon të fotografojë gjendjen aktuale të këtij zhanri, ta ruajë dhe gjithashtu të vlerësojë, përmes instrumentit të turizmit tematik, duke parë potencialin domethënës të pazhvilluar të brendshëm (fshatrat tradicionale etj) dhe të përmirësojë atraktivitetin e rajonit, për të sjellë për prosperitetin dhe rritjen ekonomike.

Per prefektin e Gjirokastres, Astrit Aliaj, muzika polifonike eshte ajo e cila do te sherbej per te ngritur ura lidhese midis partnerve nderkombetar ne kete projekt dhe pales shqipetare, duke krijuar nje stategji te qart per kultivimin dhe trashgimin e kesaj pasurie kombetare brez pas brezi.

Per Orgest Feimi, drejtorin e drejtorise rajonale kombetare te kultures ne Vlore, polifonia Shqipetare eshte shpallur tashme trashgimni boterore, vendimi i marre vite me pare per ta shpallur polifonine trashgimni boterore tregon edhe njehere vlerat e nje populli i cili jeton me polifonine, si nje nder popujt me te lasht nga i cili ka themelet polifonia gojore.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Vlorë është partner së bashku me Perfekturën Gjirokastër dhe Bashkinë Dropull nga pala shqiptare si dhe Bashkinë e Pogonit dhe Unionin e bashkive të Epirit, e cila është dhe partneri lider i këtij projekti, nga pala greke.

Projekti adreson disa dimensione të politikave të BE-së, të tilla si kultura dhe turizmi i qëndrueshëm. Të gjithë opartnerët synojnë të rrisin kompetencat e tyre për të shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme burimet kulturore në zonat e tyre, duke forcuar bashkëpunimin përmes shkëmbimit të njohurive dhe transferimit të ekspertizës.

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë u zhvillua dita informuese e projektit “POLYPHONIA” Read More »

Rama nga Londra: Europa e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në takimet që ka zhvilluar në kuadër të Samitit të NATO-s ka kërkuar organizimin e një konference donatorësh për Shqipërinë.

Në një komunikim me median, pas fjalës në Samitin e Londrës dhe largimit të parakohshëm nga tryeza, për t’u nisur drejt Romës, Rama tha se, ky ka qenë fokusi dhe objektivi kryesor dhe se reagimet e para janë pozitive.

“Natyrisht që për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij Samiti dhe me thënë të drejtën u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni, por edhe të interesuar të dinin më shumë. Faktikisht kemi diskutuar me partnerët europianë, kam bërë bisedë të gjatë me Presidentin e Francës, Kancelaren e Gjermanisë, kryeministrin e Holandës, dhe me një sërë liderësh të tjerë. Kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshirë dhe e interesuar, padiskutim kryeministri Conte dhe kryeministri i Kanadasë. Me Presidentin Trump kemi folur, me Presidentin Erdogan kemi folur”, tha Rama.

Të shikojmë tani më tutje, tha Rama, duke shtuar se “qëllimi është të realizojmë një konferencë donatorësh dhe kjo ishte ajo që unë kam kërkuar”. “Reagimet e para janë pozitive, të shikojmë më tutje. Jemi duke punuar intensivisht dhe vazhdojmë punën intensive në këtë drejtim”, tha Rama.

I pyetur nëse u diskutua për integrimin, Rama tha se fokusi ka qenë në këtë temë, situatën nga tërmeti. “Natyrisht që ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojë procesi i diskutimit mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologjisë, por për hir të së vërtetës, unë kam qenë shumë i fokusuar tek kjo çështje se është një çështje që prek drejtpërdrejt sot njerëzit”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, “vendi do të vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra njësoj siç do t’i bënte sikur të ishin hapur negociatat”.

“Nga ana tjetër është një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve dhe kundërshtirave të natyrave të ndryshme në aspektin e procesit të negociatave, Europa është e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve, të gjitha vendet pa asnjë dallim, të gjithë liderët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se vetë duhet të kthehet në Shqipëri, por Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon intensivisht komunikimet me homologët dhe po ashtu edhe ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Në këtë front po bëjmë një punë shumë intensive. Kemi vënë në dispozicion edhe dokumente dhe shumë informacione që të mund të kenë një pamje shumë të qartë. Në nivelin e Ministrisë së Jashtme, të burokracisë shtetërore apo edhe në Bruksel, informacioni ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale se kemi parë shumë ndihmë në momentet e para, vazhdojmë të shohim ndihmë me ekipet e ekspertëve. Po ashtu për strehimin e përkohshëm kam kërkuar ndihmë që të mund të plotësojmë të gjithë ata që janë në zonat urbane me çadra dimërore”, tha Rama.

Por, Rama tha se “objektivi, që them se e kam arritur, është përfshirja drejtpërdrejt e liderëve”. “Të përfshijmë emocionalisht ata të cilët janë shumë të rëndësishëm në këtë proces, sepse një fjalë e tyrja është më shumë se sa një dosje e tërë e përgatitur në nivelet më të ulëta”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për thirrjet për bashkëpunim që i drejton kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shtuar se “kjo është gjëja më normale në botë”. “Nuk ka asnjë sens që të vazhdojë historia me deklarata e komunikata në distancë, kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie shumë më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë”, tha Rama. /atsh

Rama nga Londra: Europa e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve Read More »

“Durrësi qyteti më i bukur dhe nuk e lëmë”, qytetarët dhe bizneset i kthehen normalitetit

Qyteti i Durrësit është zgjuar sot plot diell dhe gjallëri.

Njerëzit në qytet i janë kthyer përditshmërisë së tyre ku dyqanet janë të hapura, kafenetë janë të mbushura dhe fëmijët të shoqëruar nga prindërit po shijojnë shëtitjet dhe diellin në shëtitoren e qytetit.

Gjatë një vëzhgimi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare sot në Durrës banorët dukeshin më të qetë dhe i ishin kthyer aktivitetit të tyre normal duke u rikthyer në punë, duke bërë pazaret dhe konsumuar kafe me njëri-tjetrin.

Qytetarët shpreheshin se tashmë situata është më e qetë dhe ata janë rikthyer në banesat e tyre të cilat sipas tyre janë verifikuar dhe nga specialistët dhe nuk përbëjnë rrezik për ta.

Ata gjithashtu shprehen se tashmë e kanë kaluar atë situatë të vështirë dhe shpresojnë që mos të përsëritet më.

Një qytetare shprehet për ATSH-në se, “ndihem shumë e lumtur që qyteti është mbushur sërish nga njerëzit. Nuk e lëmë dot Durrësin, pasi është qyteti më i bukur”.

Teksa largohesh nga qyteti bregdetar rrezet e diellit dhe buzëqeshja në fytyrën e njerëzve të fton të rikthehesh në qytetin që tashmë po ringrihet dhe shkëlqen sërish e ku jeta vazhdon po me të njëjtin ritëm e vitalitet. /atsh

“Durrësi qyteti më i bukur dhe nuk e lëmë”, qytetarët dhe bizneset i kthehen normalitetit Read More »

Plani i Ramës për rindërtimin: “12-18 muaj ndërtohen 5 mijë apartamente”

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama dha detaje lidhur me planin e planin e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama ka theksuar se do të ndërtohen lagje të reja, nje në Durrës, tre në Tiranë dhe një në Laç.

Sa per afatet ai ka theksuar se brenda pranveres duhet te jene te hapura te gjitha kantieret e rindertimit, nderkohe qe ai ne Laë duhet te nis menjehere.

“Në Durrës do të bëjmë një lagje të re, do të jemi shumë të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjeve, po të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqet e kujtesës për cfarë ndodhi, dhe me infrastrukturën sociale për cfarë ndodhi”– tha Rama.

Sipas Ramës, në Tiranë tanimë është e qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat.

“Prishje e gjithë godinave problematike dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty me parametra krejt të tjera. Një pikë të 5 maji, pranë lumit është një zonë ku ne mund të bëjmë spostime se pjesët më të prekura brenda qytetit janë kombinati dhe zona e njësisë 4, por mund të bëjmë spostime pa iu spostuar jetën në të njëjtën hapësirë gjeografike. Dhe një tjetër në ish Uzina e Autrotraktorëve, më e vogël, por e nevojshme”– deklaroi kryeministri.

Kryeministri theksoi se “këto janë tre pikat që plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër, 12-18 muaj, 5 mijë apartamente, pa llogaritur infrastrukturën”.

Plani i Ramës për rindërtimin: “12-18 muaj ndërtohen 5 mijë apartamente” Read More »

Parashikimi i motit – Zonat ku do ketë reshje bore

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot (e enjte, dt. 05) priten reshje të dobëta në pjesën qëndrore dhe në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në jug- lindje të vendit reshjet do të jenë në formën e borës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 / 13 °C
në vendet malore: -3 / 6 °C

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet ajo pritet të fryjë deri e fortë.

Parashikimi i motit – Zonat ku do ketë reshje bore Read More »

Horoskopi – Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë

Dashi

Kjo e enjtje do të nisë disi me lodhje, por më tej gjërat do të sistemohen. Vetëm në fundjavë do të keni mundësi që të mblidhni frytet e punës që keni bërë më parë. Ndërkohë në mbrëmje bëni mirë që të relaksoheni, ndoshta duke kaluar momente intime me njeriun e zemrës dhe duke qëndruar larg polemikave.

Demi

Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë. Do të merrni lajme të mira dhe konfirmime. Në dashuri, mund të keni diskutime të vogla, por nëse nuk këmbëngulni me kokëfortësi, çdo gjë do të zgjidhet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar, pas një periudhe të ngarkuar që keni kaluar. Mundohuni që të shtyni disa detyra për një moment tjetër. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, përfshi edhe historitë e lindura prej pak kohësh, por që mund të kthehen në mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

Dita do të jetë mjaft pozitive ndaj mundohuni që të përfitoni në maksimum, pasi ditët në vijim do të jenë të ngarkuara. Yjet janë mjaft të favorshme dhe mund të merrni një lajm të mirë. Sa i takon dashurisë, duhet të mundoheni që të shihni më qartë brenda vetes.

Luani

Kjo është një ditë nën ritmin e duhur, por mos u dekurajoni, pasi me kalimin e orëve, situata do të përmirësohet. Do të shihni që sfera profesionale do të jetë më e favorizuar se ajo personale. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të shumta për takime.

Virgjëresha

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mund të ndiheni në siklet apo mund të keni ndonjë problem të vogël shëndetësor. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, sidomos në dashuri. Bëni mirë që të shmangni përplasjet dhe debatet.

Peshorja

Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me momente emocionuese, me kusht që të lini mënjanë çdo debat apo pakënaqësi. Do të shihni që me gatishmërinë e duhur, do të merrni surpriza të këndshme.

Akrepi

Dita do të jetë pozitive dhe e mbushur me fuqi të madhe, edhe pse në sferën profesionale mund të përballeni me disa probleme. Në dashuri do të ketë të reja premtuese, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kapni momentin!

Shigjetari

Mund të përballeni me disa momente tensioni në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do të shkaktojë lodhje dhe pesimizëm. Mundohuni që të mos ndikoheni shumë, pasi shumë shpejtë kjo fazë do të kalojë. Ndërkohë shmangni debatet dhe polemikat, sidomos me njerëz të rëndësishëm.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mbyllni shumë gjëra. Yjet janë në favorin tuaj, por duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur atë që doni. Mund të merrni disa ndihma të papritura. Dashuria është mjaft e favorizuar dhe mbrëmja parashikon emocione të bukura.

Ujori

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me emocione të bukura, shkruan noa.al. Dashuria do të jetë protagoniste, ndonëse mund të keni një bllokim sa i takon çështjeve financiare.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive sa i takon punës dhe ç ështjeve të biznesit. Nëse keni ndonjë dyshim, mund të merrni sqarimet e nevojshme. Kjo vlen edhe në dashuri, ku gjërat duket se po sistemohen. Megjithatë duhet të jeni më të vendosur në veten tuaj dhe në gjërat që kanë vërtetë vlerë.

Horoskopi – Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë Read More »

Rama i përlotur: “Kristi Reçi ishte e fejuara e tim biri, nuk kam dashur të flas sepse…”

Kryeministri Rama ka pranuar në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespës se, 25 vjeçarja Kristi Reçi që hu mbi jetën nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës, ishte e fejuara e djalit të tij Gregut.

Rama ka thënë se nuk ka dashur të flasë për këtë ngjarje pasi tr agjedia nuk kishte prekur vetëm atë apo familjen e tij, por ishte tra gjedi për të gjithë në Shqipëri.

“Po është e vërtet. Më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të vecantë dhe ky det yrim për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tr agjedi, unë nuk kam dashur të flas për këtë.

Kjo nuk është dicka që nuk ka të bëj vetëm me mua dhe familjen time, por me të gjithë ne. Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tonë të brendshëm për të bërë gjithcka”, tha Rama.

Më tej, kryeministri ka folur dhe për rastin e dy vogëlushëve që u ho dhën nga pallati, njëri nga kati i 5-të dhe tjetri nga i 3-ti, duke i quajtur ata thjesht të mrekullueshëm.

“Ai djali që pamë është kthyer në simbolin e tërmetit (vogëlushi që u hodh nga kati i pestë). Ai zgjodhi të flutuonte nga kati i pestë bashkë me një shokun e tij, i cili u hodh nga kati i tretë dhe të dy shpë tuan. Ata janë dy fëmijë të mrekullueshëm”, shtoi Rama.

Kater anetaret e familjes Reçi, te katert nde rruan jete nen rre noja:

Rama i përlotur: “Kristi Reçi ishte e fejuara e tim biri, nuk kam dashur të flas sepse…” Read More »