Aktualitet

Cfare të bëjmë kur bie tërmet? SHKRELI: Nuk ka vend për pa nik, banorët e kateve të lartë të mos dalin menjëherë

Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli u bëri me dije qytetarëve që banojnë në katet e larta të ndërtesave të mos bra ktisin menjëherë godinat në momentin që bie tërm et.

Në raportimin para qeverisë, Shkreli theksoi se rr eziku më i madh ka kaluar, pasi është shpenzuar energjia më e madhe.

”Kjo është më tepër dhe për njerëzit që në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje shumë të lehta, d.m.th. energjia sizmike vjen duke rënë. Njerëzit mund ta konfirmojnë dhe në internet.

Një këshillë praktike për banorët e kateve të larta rekomandohet të mos dalin menjëherë, kur bie tër met. Ka rezultuar gjatë shpë tim-kërkimit se kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë poshtë trarëve, tavolinave. Duhet të gjejnë vende të sigurta dhe të shfrytëzojnë pauzën mes lëkundjes së parë dhe të dytë. Kur vjen një lëkundje e dytë më e vogël duhet të dalin. Banorët e katit të parë të dalin sa më parë kur bie tërmet, ndërkohë, banorët e kateve të larta të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në qendër, jo pranë mureve, që krijojnë dëmtime. Sipas statistikave, probabiliteti i kateve të larta që bien është më i vogël sepse kanë peshtë më të lehtë se katet e mëposhte.

Nuk ka vend për pa nik. Sizma e madhe konsiderohet se ka kaluar, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga lëku ndjet e tjera”, përfundoi raportimin zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli.

Cfare të bëjmë kur bie tërmet? SHKRELI: Nuk ka vend për pa nik, banorët e kateve të lartë të mos dalin menjëherë Read More »

Mblidhet sot Komitetit Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Familjet do targetohen sipas nevojës që procesi të mos marrë vite

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nevoja për të krijuar një bazë solide për operacionin e financimit të gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe, dhe po ashtu edhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targetohen sipas nevojës dhe që procesi të mos marrë vite e vite si në vende shumë më të fuqishme se ne”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama njoftoi se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.

Rama tha se “në këtë Komitet marrin pjesë përfaqësues nga qeveria, përfaqësuesit e organizatave solidare për njerëzit në nevojë që kanë grumbulluar sasi të konsiderueshme kontributesh financiare, me përfaqësuesit e shoqatës së ndërtuesve, shoqatës së inxhinierëve, shoqatës së arkitektëve, me Dhomën e Tregtisë, Fondin e Zhvillimit, përfaqësues të shoqatës së sipërmarrësve në sferën e tregtisë”.

Kryeministri theksoi se “Komiteti do të fillojë procesin e diskutimit dhe harmonizimit të përpjekjeve që kontributet e mbledhura të shtohen në mënyrë që procesi i planifikimit të harmonizohet.

“Ministria e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar bashkarisht po punojnë me një ekip ekspertësh për rishikimin e buxhetit në funksion të këtij prioriteti të prioriteteve”, tha Rama.

Ai vlerësoi reagimin e partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare, që në këtë moment është goxha inkurajues.

Mblidhet sot Komitetit Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Familjet do targetohen sipas nevojës që procesi të mos marrë vite Read More »

Rama zbuloi se çfarë i shkroi Presidentit Trump pas tërmetit

Kryeministri Edi Ram tha gjatë takimit me ambasadorët se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit Trump.

“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë.

Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë.

Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar.

Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama.

Rama zbuloi se çfarë i shkroi Presidentit Trump pas tërmetit Read More »

Rama viziton në spital dy fëmijët Aurelin dhe Alesion: Historia e tyre na detyron t’i quajmë trima me fletë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës dy fëmijë, Aurelin dhe Alesion, të cilët kishin marrë lëndime nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Dy fëmijët sipas ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt.

“Aureli dhe Alesio, që nga mosha quhen fëmijë, ndërsa historia e tyre na detyron t’i quajmë trima me fletë”, u shpreh Rama duke uruar që Zoti u qëndroftë mbi kokë tërë jetën, pas kësaj që kaluan si heronj me forcën e tyre të paimagjinueshme.

“Aureli fluturoi nga kati i tretë, ndërsa Alesio nga i pesti, për të vazhduar të jetojnë gjatë, duke i mbijetuar goditjes së tmerrshme mbi familjen dhe pallatin e tyre të vjetër në Thumanë”, shprehet Rama.
Kryeministri u premtoi dy vogëlushëve, tifozë të Milanit dhe Juventusit, se do u sjellë respektivisht nga një bluze, njërën me firmën e portierit Donaruma dhe tjetrit me firmën e Cristiano Ronaldos.

Lëndimi që kishte marrë njëri nga fëmijët kishte ardhur si pasojë e hedhjes nga kati i pestë. Rama iu drejtua atij duke i thënë se do e marrë në shtëpi e do e bëjë shok me djalin e tij, Zahon./atsh

Rama viziton në spital dy fëmijët Aurelin dhe Alesion: Historia e tyre na detyron t’i quajmë trima me fletë Read More »

Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizohen për të prekurit nga tërmeti

Nismës për të ndihmuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i janë bashkuar edhe artistët e njohur të kinematografisë Shqiptare, Roza dhe Dhimitër Anagnosti.

Të dy aktorët, kanë shkuar mëngjesin e sotëm të dorëzojnë ndihmat te Teatri Kombëtar.

Roza dhe Dhimitër Anagnosti anë solidarizuar me ngjarjen e rëndë që i ndodhi vendit dhe vendosën të ndihmojnë me ushqime apo veshje./atsh

Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizohen për të prekurit nga tërmeti Read More »

Xhaçka: E shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike

Ministrja e Mbrojtje Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me komentet e publikuara së fundmi për takimin e zhvilluar pasditen e sotme me disa nga ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit.

Reagimi i plotë i ministres Xhaçka:

Është e shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike. Por është perverse që pikërisht sot, të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit. E bëj këtë sqarim, jo për t’ju përgjigjur atij që e hodhi në shesh këtë teori të shëmtuar, por për hatër të gjithë atyre, që me të drejtë, shqetësohen kur dëgjojnë nga goja e një figure publike të flitet për urrejtje patologjike për Kosovën e mosmirënjohje të Ministrit të Mbrojtjes për djemtë e shkëlqyer të FSK. Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët, që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falenderuam. Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontigjentët amerikanë, kroatë, zvicerianë, grekë, serbë e izraelitë që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit. Sepse, ndryshe nga sa mendon analisti që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.

I kam falenderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falenderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK. Nuk kam pasur unë e nuk ka pasur asnjë shqiptar kurrë dyshim që vëllezërit kosovarë do na gjendeshin në orën tonë të tragjedisë, ashtu si ju gjendëm ne atyre kur tragjedia kish pllakosur andej kufirit. Ju jemi gjendur e na janë gjendur e do t’ju gjendemi e do na gjenden, jo sepse këto i shohim si mundësi për të bërë foto për FB, por sepse jemi një popull. Gjatë këtyre ditëve shqiptarët ia dolën të mahnisin botën mbarë me solidaritetin mes tyre. Është vërtet një turp i madh, në fakt është perverse, që në këtë situate të marrësh e të nxjerrësh një postim në FB nga një takim spontan e ta përdorësh pastaj me një poshtërsi të tillë si provë për një urrejtje patologjike mes shqiptarëve. E kuptoj luftën politike dhe kritikën politike. E kuptoj dhe e pranoj edhe pse të bësh politikë në kohën e një tragjedie të tillë është vërtet e ulët. Ama ndjej neveri, asgjë veç neverisë e përçmimit, për këdo që bën politikë duke nxitur dasinë mes shqiptarëve. Turp!

Xhaçka: E shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike Read More »

Rama fton Bashen publikisht: “Te ulemi bashke per perballimin e termetit”

Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryetarin e opozites Lulzim Basha ne nje aksion te perbashket per perballimin e pasojave te termetit.

Kryeministri Rama ne Twitter:

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete🙏Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike🤗

@lulzimbasha_al
është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë🤝Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

Rama fton Bashen publikisht: “Te ulemi bashke per perballimin e termetit” Read More »