Aktualitet

Rama,Elvis Naçit “Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej”

Një debat lidhur me menaxhimin e fondeve dhe donacioneve të mbledhura për tërmetin po zhvillohet në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, me përfaqësues nga shoqata bamirëse, arkitektë, inxhinierë, Shoqata e Ndërtuesve dhe Fondi i Zhvillimit dhe përfaqësues të Shoqatës së Sipërmarrësve.

Kryeministri Edi Rama mbron idenë e bashkimit të të gjitha donacioneve në një llogari të vetme, por është kundërshtuar në këtë pikë nga Elvis Naçi, i cili është shprehur i gatshëm të bëjë transparencë deri në qindarkën e fundit për donacionet e mbledhura.

“Jam në oponencë me kryeministrin të fortë, që gjithsecili në kampin e vetë dhe të shikojë punën e vetë, unë nuk e quaj të përfunduar nëse ky komision nuk cakton njerëz që të krijojë një komision brenda komitetit që të shikojë bankën dhe të bëjë transparencën që bëjmë ne dhe transparencën që bën komisioni.

Ne nuk jemi të politikës por krijojmë modele edhe për politikën. Ajo stepje që bën kryeministri, jo ju i keni vetë, ju s’i keni vetë, nuk ka nevojë. Sepse lekët nuk i ka Elvis Naçi.

Ju lutem shumë ua kërkoj këtu që sido që të jetë, të ngrehet komiteti dhe të vijë të shikojë numrin e llogarisë si në Zvicër, PayPal, GoFundMe. Ne nuk kemi lidhje si kanë ardhur por”, u shpreh Elvis Naçi.

Kryeministri Edi Rama shpjegoi më tej se si do të zhvillohet procedura që ai propozon:

“E kisha për diçka tjetër se transparenca është minimale. E kisha në sensin e përdorimit, jo në sensin e prejardhjes. Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej. Dhe mbi atë bazë të ndaheshin projektet dhe secili ndiqte projektet. Gjëja më me vlerë që shoh unë këtu është që të arrijë i gjithë projekti i menaxhimit dhe rindërtimit, i gjithë ky fond është një, dhe pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme. Unë mendoj që ky komitet të trajtojë çështje përtej fondeve. E gjithë bota i ka këto gjëra. Askush s’duhet të ketë shqetësim që ky fond që kam kaluar unë po përdoret në mënyrë korrekte”, tha Rama.

Rama,Elvis Naçit “Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej” Read More »

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një”

Imami Elvis Naçi ishte në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

Por, nga ana tjetër, imami u shfaq i prerë se nëse kjo fjalë dhe të tjerat dhënë në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit nuk do të mbahen, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

Më tej, duke zbuluar shumën që është mbledhur deri më tani prej tij, ai theksoi se ka dëshirë të shohë edhe fondin e qeverisë.

Naçi: Kemi mbledhur rreth 2 milionë euro, dhe besoj që shifra do të rritet. Kam qejf të shoh sa janë mbledhur nga fondi i qeverisë.

Rama: Meqë më sfidove, po të përgjigjem. Natyrisht, do ishte mirë që fondet të bashkohen. I gjithë ky fond është një, pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme./balkanweb

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një” Read More »

Rama “nuk ia përton” qenit: Pusho, se dhe ty të kemi mangut

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot në Kashar ku ka vizituar familjet e dë mtuara nga tërmetet që kanë rënë prej 26 nëntorit.

Por gjatë vizitës Rama është shqetësuar nga një qen dhe në një moment nuk e ka mbajtur veten pasi ka hu mbur durimin.

Teksa qeni në një banesë aty afër lehte, pasi po shihte njerëz të panjohur rreth shtëpisë së pronarëve të tij Rama ka vendosur që t’i bërtasë.

“Hë pusho! Pusho! Dhe ty të kemi të kemi mangut. Pusho, ça të bëjë dhe ai tan, ai pret gazetarët”, u shpreh Rama dhe në fund qeshi.

Rama “nuk ia përton” qenit: Pusho, se dhe ty të kemi mangut Read More »

Keni ankth e frikë dhe nuk dini si ta largoni? Ja kush janë pesë gjërat që duhet të bëni

Përjetimi i an kthit është pjesë normale e jetës. Sidoqoftë, njerëzit me çrregullime të an kthit shpesh kanë shqetësime dhe fr ikë intensive të tepruar dhe këmbëngulëse, për situatat e përditshme.

Shpesh, çrregullimet e ankthit përfshijnë episodet e përsëritura të ndjenjave të papritura të an kthit të fortë dhe frikës ose ter rorit, që arrijnë kulmin brenda disa minutave (su lme pa niku). Këto ndjenja an kthi dhe pa niku që ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, janë të vështira për t’u kontrolluar, janë jashtë proporcionit me rre zikun aktual dhe mund të zgjasin një kohë të gjatë. Ju mund të shm angni vendet ose situatat për t’i parandaluar ato. Simptomat mund të fillojnë gjatë fëmijërisë ose viteve të adoleshencës dhe të vazhdojnë në moshën e rritur.

SIMPTOMAT – Ndjenjë tro nditjeje, mpirjeje ose mosbesimi, padurueshmëri dhe nervozizëm, vështirësi për të kujtuar gjërat, për t’u përqendruar në punë, fr ikë nga përsëritja e ngjarjes janë disa nga shenjat e an kthit. Nëse simptomat e lidhura me ankthin janë veçanërisht të rënda ose vazhdojnë për më shumë se katër javë, nëse nuk jeni në gjendje të angazhoheni në punë, jetë familjare dhe shoqërore, ose jeni duke përdorur ilaçe apo alk ool për ta përballuar, mund të jetë e dobishme të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor mendor. Mjeku do të marrë në konsideratë se sa kohë dhe sa intensive janë simptomat që keni, në momentin që ju diagnostifikojë. Gjithashtu, do të kontrollojë për të parë nëse simptomat ju pengojnë të kryeni aktivitetet normale.

SHKAQET – Studiuesit nuk e dinë saktësisht se çfarë sjellin çrregullimet e an kthit. Ashtu si format e tjera të sëmundjes mendore, ato burojnë nga një kombinim i gjërave, përfshirë ndryshimet në trurin tuaj dhe stresin mjedisor, madje edhe në gjenet tuaja.

PARANDALIMI – Merrni ndihmë herët. An kthi, si shumë kushte të tjera të shëndetit mendor, mund të jetë më i vështirë për t’u trajtuar, nëse e neglizhoni. Qëndroni aktiv. Merrni pjesë në aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Shm angni përdorimin e alk oolit ose të dr ogës. Përdorimi i alk oolit dhe ilaçeve mund të shk aktojë ose përkeqësojë an kthin.

Keni ankth e frikë dhe nuk dini si ta largoni? Ja kush janë pesë gjërat që duhet të bëni Read More »

Horoskopi,e hënë 2 dhjetor 2019

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të mund të merrni frymë, pas tensioneve dhe debateve që keni pasur me dikë. Tashmë gjërat do të ecin më mirë, ku ju do të ndiheni më të vendosur për të marrë rezultatet që i keni vendosur vetes synim. Në dashuri, mund të ketë rikuperim.

Demi

E hëna do të jetë disi nën ritmin e duhur, gjatë së cilës bëni mirë që të shmangni rreziqet e çdo lloji. Bëni mirë që të shmangni kërkesat, por më mirë prisni edhe disa ditë, pasi yjet do të vijnë duke u përmirësuar. Luhatje do të ketë edhe në sferën sentimentale. Bëni kujdes në dashuri dhe mundohuni që të mos përfshiheni në polemika.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mund të merrni rezultate të kënaqshme në punë, por edhe në dashuri situata do të jetë më se pozitive. E rëndësishme është që të mos e çoni kohën dëm, me dikë që nuk ju meriton. Ndërsa nëse keni përkrah personin e duhur, është momenti për të bërë disa projekte.

Gaforrja

Ju pret një ditë pozitive, mjaft më e mirë në raport me fundjavën. Tashmë lidhjet ndërpersonale do të jenë më të mira, nëse tregoheni më të hapur për dialog. Në punë, programoni gjërat që duhet ti bëni sa më parë. Sa i takon dashurisë, tashmë do të keni mundësi që të sqaroni disa keqkuptime.

Luani

Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe tension. Mundohuni që të mos jeni shumë në konfrontim në raport me ata që ju rrethojnë. Bëni mirë që të rrini të qetë dhe të merrni kohën e duhur lidhur me çdo vendim që duhet të merrni, sidomos nëse ju duhet që të firmoni një marrëveshje. Nën ndikimin e Venusit, nuk do të keni shumë dëshirë për të dalë, por preferoni që të merreni me veten tuaj.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë protagoniste gjatë kësaj të hëne, sidomos në mbrëmje. Kështu që përfitoni, mos qëndroni të mbyllur në shtëpi, por lëvizni. Sa i takon punës, do të keni kontakte me persona të tjerë dhe vende të tjera, duke u përballur me mundësi të shumta.

Peshorja

Java do të nis në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht ndikimit të kundërt të Venusit, i cili do të sjellë disa probleme në dashuri. Nuk keni shumë durim, edhe pse kjo nuk ju duket ndonjë defekt i madh. Nëse jeni vetëm, mundohuni që të hapeni pak më shumë, pasi është momenti i duhur për të parë me sy të tjerë disa situata dashurie. Hëna do të jetë në anën tuaj, gjë që do ju ndihmojë që të hidhni hapa të sigurtë.

Akrepi

E marta do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm, ndaj është mirë që të shmangni debatet dhe polemikat, sidomos në punë. Mendohuni para se të flisni, pasi impulsiviteti mund të shkatërrojë shumë gjëra. Mbrëmja do të favorizojë tej mase situatën sentimentale.

Shigjetari

Jeni në një fazë rivlerësimi personal, ku disa raporte do të funksionojnë më mirë se më parë. Do të arrini që të kuptoni dhe të kuptoheni më mirë. Tashmë varet nga ju, se cilat janë raportet që ju bëjnë të ndiheni mirë. Yjet favorizojnë çdo zgjedhje tuaj.

Bricjapi

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj këshilla për ju është që të ruani qetësinë sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me punën, pasi me gjasë brenda fundit të vitit do ju duhet që të bëni një zgjedhje të rëndësishme, shkruan noa.al. Sa i takon dashurisë, mbrëmja premton të jetë intriguese.

Ujori

E hëna do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës dhe Diellit në shenjën tuaj. Tashmë do të keni mundësi që të veproni për të marrë rezultate në punë dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj ekonomike si dhe për të ecur përpara në karrierë. Edhe në dashuri do të lëvizë diçka, pasi është dikush që ju intereson, ndaj përvishni mëngët.

Peshqit

Kjo fillim javë do të nisë mjaft pozitivisht, ku do të ndiheni në humor dhe të frymëzuar. Shfrytëzojeni këtë gjë për të kaluar momente të bukura me njeriun e zemrës, pasi dashuria do të lulëzojë. Keni nevojë për të forcuar raportin në çift, por edhe vetëbesimin tuaj.

Horoskopi,e hënë 2 dhjetor 2019 Read More »

Rama: “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë në Kamëz, ku ka parë nga afër dë met e shkaktuara nga tërmetet dhe ka takaur disa nga banorët e prekur.

Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, i cili i tha se situata nuk është shumë ala rmante, por mediat e zmadhojnë. Në këtë moment Rama ka su lmuar dhe njëherë mediat dhe gazetarët i ka quajtur maskarenj.

Sipas Ramës situata me tërmetin ka mbatuar, por mediat po çmendin qytetarët. “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar”, u shpreh Rama.

Ky nuk është su lmi i parë që Rama po bën kundër mediave, pasi prej ditësh ka përdorur epitete të ndryshme. Vetëm pak orë më parë në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, numri një i qeverisë quajti median si kr iminale dhe ska ndaloze.

Rama: “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar” Read More »

Mot i çuditshëm gjatë javës që vjen

Moti në javën që po vjen do të ketë luhatje të shumta. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën e ardhshme do të ketë dhe diell, por dhe reshje shiu.

Në një njoftim SHMU bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, pasi temperaturat do të pësojnë rënie.

“Java që vjen, do të sjellë me vete ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në jug dhe në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës përgjatë lartësive malore e kodrinore në verilindje e lindje reshjet do të kthehen në dëborë.

Reshjet do të ndërpriten gjatë së mërkurës, por duke sjellë rënie të ndjeshme temperaturash, veçanërisht në veri e verilindje, ndihmuar dhe nga era e ftohtë veriore si dhe mjegull e ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.Më tej, siç shihet dhe në tabelë reshjet e shiut parashikohen lokale të përkohëshme. Ditën e premte temperaturat do të pësojnë rritje. Urojmë që qetësia të mbizotërojë mes nesh këto ditë!”, shkruan SHMU.

Mot i çuditshëm gjatë javës që vjen Read More »

Gazetari: Nënë çfarë po bën këtu? Përgjigjia e të moshuarës epike

Teksa në këto ditë shqiptarët janë në a nkth dhe tr ishtim pas tërmetit të së martës i cili solli 51 vik tima dhe qindra të pl agosur, një video po qarkullon ma sivisht në internet.

Gazetari pyet një të moshuar në Durrës, e cila është duke pritur për të marrë ushqime dhe veshmbathje.

Por përgjigja e saj për pyetjen se çfarë po pret është epike.

“Pres të martohem”, shprehet ajo./Express

Gazetari: Nënë çfarë po bën këtu? Përgjigjia e të moshuarës epike Read More »