Aktualitet

Surpriza për Aurelin dhe Alesjon/ Dy fëmijët që i shpëtuan tragjedisë së Thumanës takojnë yjet e futbollit, Ronaldo dhe Buffon

Aureli dhe Alesio, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë u surprizuan sot, ndërsa takuan në Itali sulmuesin e “Juventusit”, Cristiano Ronaldo-n dhe portierin legjendar të “Juventusit” e të kombëtares italiane të futbollit, Gianluigi Buffon.

Në vizitën që u bëri pak ditë më parë në spital dy vogëlushëve që shpëtuan mrekullisht nga shembja e pallatit të tyre, Kryeministri Rama u premtoi se do u sillte respektivisht nga një bluzë, njërit me firmën e portierit Donaruma dhe tjetrit me firmën e Cristiano Ronaldo-s.

Por mesa duket, Kryeministri e tejkaloi sot premtimin e bërë, ndërsa i mori me vete në Itali dy fëmijët.

Në takimin e organizuar në hotelin ku qëndron ekipi i “Juventusit” në prag të sfidës së nesërme me “Lacion”, fëmijët takuan për disa minuta legjendat e futbollit, duke marrë edhe bluzat respektive me autografe.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, tha Kryeministri Rama./atsh

Surpriza për Aurelin dhe Alesjon/ Dy fëmijët që i shpëtuan tragjedisë së Thumanës takojnë yjet e futbollit, Ronaldo dhe Buffon Read More »

Baza Ajrore Farkë/ 52 vjet në shërbim të qytetarëve dhe kombit shqiptar

Për mbi gjysmë shekulli, pilotët, teknikët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptar, shpesh në çastet më kritike.

52-vjetori i krijimit e gjen Bazën Ajrore të Farkës në prag të modernizimit me helikopterët Black Hawk, duke u bërë më operacionale edhe në misionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes, në këtë 52-vjetor të Bazës Ajrore Farkë, kujton me respekt të veçantë dhe vlerëson përpjekjet, kurajon, mundin dhe djersën e derdhur ndër vite nga breza të tërë pilotësh, teknikësh, specialistësh, të cilët kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre në përmbushje të misionit dhe detyrave në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Kontributi i dhënë ndër vite nga ata është transmetuar sot edhe tek brezat e rinj, që evidentohet me pjesëmarrjen e tyre në Emergjencat Civile në ndihmë të komunitetit, stërvitjet e përbashkëta brenda dhe jashtë vendit. /atsh

Baza Ajrore Farkë/ 52 vjet në shërbim të qytetarëve dhe kombit shqiptar Read More »

Gjesti i veçantë i familjes nga Prizreni/ Kryefamiljari doli në kufi për të pritur njerëz të “panjohur” nga Durrësi pas tërmetit

Remzi Krasniqi, më 28 nëntor kishte pritur në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, të merrte ndonjë familje nga Shqipëria për ta strehuar. Rastisi që kjo të jetë familja e Riza Llukës.

Na kanë ftuar në familje, si në shtëpinë e vet, e jo si me qenë të huaj ne që kemi ardhur nga Shqipëria. Një gjak e kemi. Po të kishte qenë baba i babës tim, gjyshi im, nuk kishte me qenë më e mirë mikpritja, e jo ne që erdhëm nga larg, pa u njohur dhe na futi direkt në shtëpi. Na kanë pritur me çdo të mirë të tyre”, tha Lluka.

Pamjet e pasojave të tërmetit në Shqipëri, të pasqyruara në medie, nuk e kishin lënë të qetë Remzi Krasniqin. Ai kishte vendosur të strehojë dhe ndihmojë ndonjë familje nga zonat e prekura. Në vendkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, kishte pritur me orë të tëra që të merrte një familje të tillë.

“As nuk e ka ditur familja dhe askush. Kam shkuar, i kam marrë dhe i ka sjellë këtu, i kam strehuar. Pse? E ndjeja veten të ngacmuar. Nuk mund të bëja gjumë, sepse jemi vëllezër, jemi një gjak. Ne jemi një komb, shqiptarë”, u shpreh Remzi Krasniqi.

Ai shtoi se për familjen Lluka do të kujdeset për sa kohë që ata dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tij. Të dy familjet, thanë se do ta vazhdojnë miqësinë edhe në kohëra të mira.

Ndërkaq, në kohë lu fte ishin takuar edhe familje të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë. Familja e Muhamed Bukrit në fshatin Sukth i Durrësit, në vitin 1999 kishte strehuar familjen e Shkëlzen Krasniqit nga fshati Landovicë. Miqësia kishte vazhduar. Pas tërmetit në Shqipëri, këto familje, të komunitetit ashkali, u takuan sërish, por në Landovicë.

“Ra tërmeti dhe unë hyra brenda në shtëpi dhe pashë plasaritje. Jo shembje, por plasaritje të shtëpisë dhe nuk e përballonim dot. Në moment, një telefonatë dhe më ka ardhur miku dhe më ka marrë me makinën e tij dhe më ka sjellë në shtëpi. Me Shkëlzenin njihem që në kohën e lu ftës”, theksoi Bukri.

Nikoqiri i familjes Bukri, Shkëlzen Krasniqi, tha se strehimin e 10 anëtarëve të saj nuk po e bënte për t’ua kthyer nderin që kjo familje i kishte bërë familjes së tij, duke e strehuar gjatë kohës së lu ftës në Kosovë, por sepse e kishte obligim njerëzor.

“Kjo nuk është punë borxhi, por sepse Shqipëria dhe Kosova, ne jemi të njëjtë gati. Nëse nuk jemi në këtë gjendje, në këtë kohë, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, atëherë… Ashtu-kështu, këta na kanë ndihmuar edhe më herët dhe ne i ndihmojmë. Por, prapë nëse na bie puna për diçka, këta na ndihmojnë dhe ne i ndihmojmë, sepse nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin që ta shohim keq ose ta lëmë jashtë. Për çdo rast, duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Shkëlzen Krasniqi.

Menjëherë pas go ditjes së Shqipërisë nga tërmeti, më 26 nëntor, autoritetet e Kosovës kishin dërguar njësitë speciale për kërkim-shpëtim të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, organizime të ndryshme vullnetare në Kosovë, kanë dërguar ndihma në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës dhe Thumanë, si dhe kanë sjellë në Kosovë familje nga këto zona, për t’i strehuar ato.

Autoritetet e Kosovës ende nuk e dinë numrin e saktë të shtetasve të Shqipërisë, të cilët gjetën strehim në Kosovë, ndonëse, sipas tyre, një numër i madh i familjeve tashmë janë kthyer sërish në Shqipëri, pas thirrjeve që atyre u janë drejtuar nga autoritetet e atjeshme.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4ballë të Rihterit, që ka g oditur Shqipërinë, kanë vd ekur më shumë se 50 persona dhe janë l ënduar më shumë se 900 të tjerë. Ndërsa më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur pas strehë, pas shembjeve dhe dë mtimeve të shtëpive dhe ndërtesave të banimit./REL/

Gjesti i veçantë i familjes nga Prizreni/ Kryefamiljari doli në kufi për të pritur njerëz të “panjohur” nga Durrësi pas tërmetit Read More »

Arta Marku i lë stafetën kryeprokurorit të ri, ja lidhja e saj me Olsian Çelën

Në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u bë sot dorëzimi i detyrës tek kryeprokurori ri i Pergjithshem Olsian Çela.

E pranishme ishte edhe Arta Marku e cila ne fjalen e saj para se t’i linte stafetën Çelës, tha:

“Jam munduar qe prej dites se pare te punoj me perkushtim e integritet ashtu sic duhet të bëjë cdo zyrtar i këtij shteti. Dua të falenderoj prokurorët qe gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e sfidave në këto 2 vite ndihma juaj më ka dhënë një ekseriencë të shkëlqyer. Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius më kanë mbështetur ne cdo iniciative. Falenderim të vecanteë për median, hapësirën që më keni përkushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës apo edhe më pak roli juaj na bën më të përgjegjshëm. Urime prokurorit, kam besim që Prokuroria do ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shokut tim të klasës e jam e sigurt që do kaloni shumë mirë me të”.

Arta Marku i lë stafetën kryeprokurorit të ri, ja lidhja e saj me Olsian Çelën Read More »

Edi Rama: Do u japim 20 milion lekë në dorë kush e ndërton vetë shtëpinë në fshat, me kusht që

Kryeministri Edi Rama tha sot se kush dëshiron të ndërtojë shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 milion lekë në dorë nga shteti.

Deklarata erdhi gjatë mbledhjes së jashtëza konshme të qeverisë, mëngjesin e së premtes.

“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte.

Thjesht një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale.

Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.

Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”, tha Rama.

Edi Rama: Do u japim 20 milion lekë në dorë kush e ndërton vetë shtëpinë në fshat, me kusht që Read More »

Grekët: U sho kuam, kurrë nuk kishim parë diçka të tillë

Disa prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit nga Greqia që erdhën të parët në vendin tonë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kanë folur për mediat në vendin e tyre për situatën në momentet e para kur tërmeti sapo kishte rënë.

Mediat greke shkruajnë se, menjëherë pas tërmetit qendra koordinuese e Brukselit ka dërguar sinjal urgjent ku paralajmëronte Greqinë për mision ndihmues të menjëherëshëm në Shqipëri. Spyros Karoubis , Konstantinos Tsakiris dhe zjarrfikësit Vassilis Gerokostas de Evangelos Alexandris janë ndër 26 anëtarët që u përgatitën më urgjencë për tu nisur në vendin tonë.

Ai ka thënë se janë sho kuar kur kanë shkuar në rrënojat e një pallati 5 katësh pasi kanë parë që nuk kishte kolona të mirëfillta, por ato ishin bërë me tulla.

“Shoku i parë që kaluam ishte kur morëm vesh që ndërtesa nuk kishte kolona çimentoje. Kolonat ishin prej tulle. E gjithë ndërtesa ishte në” ajër “dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë”, ka thënë Spyros Karoubis.

Grekët: U sho kuam, kurrë nuk kishim parë diçka të tillë Read More »

U ankua tek kryeministri se i kishte humbur, gjendet gruaja e Kastriotit

I trembur, i paditur, i humbur mes ankthesh dhe njerezish të panjohur, Kastrioti Gjonaj kërkoi njeriun me të cilën ndan jetën.

Pas kërkesës së tij naive dhe të ndjerë, që shkaktoi të qeshura jo vetëm për opinionin publik, por edhe në rradhët e funksionarëve, më në fund vjen lajmi i mirë.

Bashkëshortja e Kastriotit, Drandja dhe dy fëmijët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Pas tërmetit tragjik vetëm njeri nga djemtë, Klevisi ka pasur nevojë për ndihmë dhe pas ekzaminimit ai ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Aktualisht ata ndodhen tek kompleksi ‘Harmonia’ në Golem, ku ndodhen të strehuar edhe shumë nga banorët e tjerë të prekut nga tërmeti i 26 nëntorit./newsbomb

U ankua tek kryeministri se i kishte humbur, gjendet gruaja e Kastriotit Read More »

Horoskopi për nesër

Dashi
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Megjithatë do të ketë sërish disa konflikte, lidhur me të cilat duhet të merrni vendim. Mundohuni që të jeni më pak nervoz në dashuri.

Demi

Gjatë kohëve të fundit jeni përballur me shumë shpenzime, çka ka bërë që të përjetoni kriza të mëdha. Por duke nisur nga gjysma e dytë e muajit, situata do të ndryshojë, duke sjellë zhvillime pozitive në planin ekonomik. Në dashuri ju pret një periudhë pasionante.

Binjakët

E premtja do të jetë tejet pozitive, duke i prirë një fundjave të kënaqshme. Do të ndiheni më mirë me veten dhe me të tjerët. Mundohuni që të përvishni mëngët për të marrë rezultatet e shpresuara. Dashuria parashikohet mjaft e favorizuar, ku do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme.

Gaforrja

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj nuk do të keni mundësi të bëni gjithçka kishit menduar. Mundohuni të mos jeni pesimist dhe të mos përfshiheni nga ankthi, pasi gjërat do të ndryshojnë me kalimin e orëvë. Po ashtu shmangni polemikat dhe shtyjini debatet për një moment tjetër. Kjo gjë vlen edhe për dashurinë.

Luani

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni shumë të fortë. Mundohuni që të jeni sa më të gjendshëm si me të tjerët edhe me zhvillimet e reja, në mënyrë që të kapni mundësitë në momentin e duhur. Edhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar dhe mbrëmja do të rezervojë surpriza të këndshme.

Virgjëresha

Dita do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Përfitoni për të zgjidhur disa çështje të mbetura pezull, edhe me partnerin/en. Mundohuni vetëm që të tregoni kujdes ndaj asaj që ju rrethon.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak se do të keni debate me një person të cilin e keni shumë përzemër. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm me fjalët, në mënyrë që të mos e përkeqësoni situatën.

Akrepi

Dita do të nisë në mënyrë pozitive dhe kjo periudhë është shumë e rëndësishme për jetën tuaj. Mund të ketë disa ndryshime si në sferën personale edhe në atë profesionale. Mbrëmja parashikohet që të jetë tejet romantike.

Shigjetari

Gjatë kësaj të premteje do të ndiheni më mirë dhe më të fortë. Do të jeni të mbrojtur nga planetet dhe dashuria do të rezervojë surpriza të këndshme. Nëse keni interes ndaj dikujt, ka ardhur momenti për të guxuar. Do të jeni tejet tërheqës gjatë kësaj dite.

Bricjapi

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm, ku gjatë saj duhet të tregoheni më të kujdesshëm, sidomos në dashuti. Këshillohet që tensionet e jashtme të punës apo të gjërave të tjera të mos i përcillni në familje edhe raportin në çift. Bëni mirë që të lini gjithçka mënjanë dhe të shijoni momentet e bukura.

Ujori

E premtja parashikohet mjaft pozitive dhe e kënaqshme në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do ju bëjë më të shoqërueshëm dhe më të prirur për të manifestuar ndjenjat dhe dashurinë, shkruan noa.al. Takimet e reja janë mjaft të favorizuara.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive, por duhet të jeni më pak mosbesues me të tjerët. Dhet kujdes maksimal ndaj një sërë situatash. Ndonjëherë është e nevojshme që ta lini veten të lirë, sidomos në dashuri. Dikush do që t’iu afrojë, por ju e refuzoni. Bëni mirë që ta shqyrtoni këtë mundësi.

Horoskopi për nesër Read More »