Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe, tryezë diskutimi në Elbasan

Përfaqësues të shoqërisë civile u bënë bashkë në Elbasan në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe ku u diskutuan format e mposhtjes së barrierave me qëllim lënien mënjanë të ndasiveë që ndjejnë këta persona në shoqëri.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim është shprehur se institucioni që ai drejton i ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’i mbështesë akoma edhe më shumë në rrugën e tyre sfiduese personat me aftësi të kufizuar.

Sipas Llatjes, “në këtë ditë të gjithë mësuam se jo çdo shqisë ka vlerë më të madhe se personaliteti dhe kjo i bën këta njerëz të jenë një pjesë e veçantë e shoqërisë tonë”. /atsh

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe, tryezë diskutimi në Elbasan Read More »

Isopolifonia mblodhi në Vlorë dhjetëra artistë nga zona të ndryshme, çmimin “Haxhi Dalipi” e merr grupi i Gramshit

Dhjetëra artistë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën në Vlorë për edicionin e XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso – Polifonisë.

Pjesëmarrës ishin artistë të të gjitha moshave që interpretuan me grupet e polifonisë labe dhe toske nga Gramshi, Belshi dhe Shpati, Tërbaçi, Mallakastra, Gjirokastra, Skrapari, Vranishti, Livadhja dhe Finiqi dhe natyrisht Vlora.

Juria ndau disa çmime për kontribut të gjatë dhe interpretim me nivel të lartë artistik.

Çmimin Special “Haxhi Dalipi” e fitoi Neki Zhupani nga Gramshi, ndërsa Çmimin e Parë “Neço Muko” e mori ansambli folklorik i qarkut Elbasan, të dytin e mori grupi polifonik Miks “Shën Dëlli” dhe “Gjergj Arianiti” nga Bashkia Mallakastër.

Iso-Polifonia vokale shqiptare është shpallur nga UNESCO “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit” dhe mbrohet po prej saj.

Ndërsa Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ndau tre çmime mirënjohje për rapsodin Hamdi Pulo (pas vdekjes), si dhe këngëtarët Sinan Gjoleka e Piro Latifi.

Ky festival zhvillohet çdo vit për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipërinë e pas viteve ‘90.

Çmimet në Edicionin e XIII-të të Festivalit Kombëtar të Iso-polifonisë:

-Çmimi Special “Haxhi Dalipi” – fitues Neki Zhupani, Gramsh

-Çmimi i parë “Neko Muço” – fitues Ansambli Folklorik i Qarkut Elbasan

-Çmimi i dytë “Demir Zyko” – fitues grupi polifonik “Shëndëlli” dhe “Gjergj Arianiti”, Mallakastër

-Çmimi i dytë “Xhevat Avdalli” -fitues grupet polifonike Qarku Gjirokastër

-Çmimi i tretë “Arap Çeloleskaj” – fitues, Ansambli folklorik i Bashkisë Skrapar

-Çmimi i tretë “Dhimitër Varfi” – fitues, Grupi polifonik i Dukatit

-Çmimi Marrësi më i mirë – fitues Robert Prifti, Vlorë

-Çmimi Marrësja më e mirë- fituese Shpresa Kapaj, Tërbaç, Vlorë

-Çmimi i karrierës – grupi polifonik “Bilbili”, Vlorë

-Çmimi i 75 Vjetorit të Çlirimi – fitues grupi polifonik Çipini.

Isopolifonia mblodhi në Vlorë dhjetëra artistë nga zona të ndryshme, çmimin “Haxhi Dalipi” e merr grupi i Gramshit Read More »

‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’/Rama vlerëson ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Trupat e kërkim shpëtimit nga vendet e huaja që ndihmuan duke nxjerrë shqiptarët nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë pas tragjedisë së tërmetit u vlerësuan mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama me një medalje që jepet për herë të parë, ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’.

“Ky takim si zakon përfundon me një libër të dhuruar, por këtë herë bibliotekat tuaja nuk do të pasurohen me librat e mi, sepse këtë mbrëmje unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi për të mos ia dedikuar pikërisht trupave të kërkim-shpëtimit dhe pikërisht sepse është më e denjë dhe më fitimprurëse të japësh se sa të marrësh, ju nuk do mbeteni duarbosh gjithësesi. Nuk kam bërë zgjedhjen nëse jam produkt i zotit apo bujarisë, kam kaq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kuptoj nëse kam pasur me shumë se dy a tre takime me njerëz më të gjatë se vetja, por pa asnjë retorikë mund të ju them se kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe në masë”, tha Rama , duke shtuar se “ dhe sot edhe më i vogël përballë shembullit të gjithë atyre heronjve që ishin këtu mes nesh, njerëz të zakonshëm të vendeve nga erdhën, prindër motra e vëllezër, bij e bija që siç erdhën ik, si engjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike as politike, as shoqërore, por për atë që siç thoshte Shën Pali ishte mirësia, thellësia dhe lartësia e brendshme e heroizmit të jashtëzakonshëm”.

Më tej Rama tha se “ekziston një varg që është i njëjtë në të gjithë librat e shenjtë, edhe në Bibël edhe në Kuran: “Kush shpëton një jetë, ka shpëtuar gjithë njerëzimin”. Unë nuk e di se çfarë mund të thuhet për ata që shpëtojnë më shumë se një jetë. Nuk e di si mund të përkufizohet devotshmëria dhe shpërblehet gatishmëria e gjithë atyre që nga 13 shtete e dy ekipe të BE dhe OKB shpëtuan këtu më shumë se një jetë. Por di që çka ata bënë dhe çka ata e bënë para syve tanë, do të luajë më shumë rol në gjithë konstitucionin tonë në raport me Europën se sa të gjitha raportet e Komisionit Europian. Do të luajë konstitucionin tonë në raport me fqinjët më shumë rol se sa të gjitha historitë që na janë treguar apo ngatërresat që na janë trashëguar. Dhe pa diskutim do të luajë më shumë rol edhe në raportin tonë me vetveten”.

Duke iu drejtuar ambasadorëve, Rama tha se “ekipet tuaja të kërkim shpëtimit janë arsyeja e parë dhe më themelorja sepse ai makthi i madh i momentit të asaj nate të gjatë ku gjithkush ishte i gatshëm të falte gjithçka vetëm të mbaronte ai makth u shndërrua në shpresë dhe besim”.

Më tej, Kryeministri Rama tha se një medalje nuk do të thotë asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë të gjesh kujt t’ia japësh, ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’.

“Fakti që për herë të parë ju jepet këtyre njerëzve, patjetër që do të behet edhe më e vështirë që të ju jepet edhe të tjerëve mbrapa. Por lumë ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për nga përkushtimi dhe nga aftësitë profesionale janë nga gjerat më të çmuara që kanë krijuar shtetet. Dhe dua që t’iu lutem që t’i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave, shprehjen më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre.Dhe e mundshin flamujt dhe shenjat e tyre dalluese ta mbajnë edhe këtë medalje kuqezi që është shprehje e dhimbjes dhe e shpresës së mbarë një populli të cilët ata me aq heroizëm e ringritën shpirtërisht brenda një kohe shumë të shkurtër”, deklaroi Kryeministri Rama. /atsh

‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’/Rama vlerëson ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit Read More »

Marrëveshje me SHBA për rrjetin 5G/ Braçe: Zhvillim i rëndësishëm teknologjik, ekonomik dhe social

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se, “nuk duam që procesi i rindërtimit të bëhet në kurriz të së ardhmes të të gjithë qytetarëve dhe të fëmijëve të këtij vendi”.

Në takimin e fundvitit me ambasadorët dhe trupën diplomatike të akredituar në Tiranë, Rama u shpreh se, për këtë arsye, ne nuk kemi parashikuar asnjë taksë të re. Nuk kemi parashikuar asnjë ndërprerje të investimeve madhore. Dhe nuk kemi parashikuar as rritje të borxhit. As buxheti i mbrojtjes nuk do të preket, sepse si anëtar i NATO-s kemi marrë një angazhim dhe qeveria jonë nuk i ikën asnjë angazhimi, sado të madh ta ketë justifikimin, dhe aq më tepër ne nuk mund që me justifikimin e madh të nevojës për të financuar rindërtimin, t’i bëjmë bisht në atë tryezë ku kemi nderin e madh të jemi së bashku me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, angazhimit të përbashkët të secilit vend”.

“Këto vite kemi bërë shumë për të vendosur ekonominë dhe financat e vendit në një themel të qëndrueshëm, dhe nuk mund ta prekim këtë themel. Ashtu sikundër kemi bërë shumë për të përgatitur hapat e mëpasshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe nuk mund t’i ndalim këto hapa. Natyrisht jam krenar që, pavarësisht përmasave të jashtëzakonshme të kësaj katastrofe, dhe lëkundjes shumë të fortë prej saj të të gjithë ngrehinës së shoqërisë dhe të shtetit, ne e kemi përballuar momentin e parë me plot dinjitet”, – tha Rama.

“Jo pak ndër ju, janë dëshmitarët në vendet e tyre, të efektit që ka një tërmet apo një katastrofë natyrore mbi shoqërinë dhe mbi shtetin dhe qeverisjen, dhe besoj se ju ndani mendimin me mua se Shqipëria duke arritur që të sistemojë të pastrehët në kohë rekord në hotele me kushte optimale mikpritjeje dhe shërbimi, në shtëpi me qira, që shpesh janë më të mira sesa shtëpitë që të prekurit kanë humbur, meriton sigurisht respekt”, – tha Rama./atsh

Marrëveshje me SHBA për rrjetin 5G/ Braçe: Zhvillim i rëndësishëm teknologjik, ekonomik dhe social Read More »

Ambasadori i Izraelit: I detyrohemi shumë Shqipërisë, privilegj madhor që t’ju ndihmojmë

Kryeministri Edi Rama organizoi mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, pritjen me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, të cilëve i’u shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për kontributin që po japin vendet e tyre në mbështetje të Shqipërisë, për të kapërcyer pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryeministri Rama vlerësoi me medalje task forcën e kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipin e zjarrëfikësve të Republikës së Kosovës.

Medaljet iu dorëzuan ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

“Ndjehem i priviligjuar që jam përfaqësues i shtetit të Kosovës dhe këtë katrastrofë të tërmetit e kemi ndarë dhe e kemi ndjerë bashkërisht dhe e ndjejmë që si popull, si komb t’i dalim zot njëri-tjetrit. Bashkarisht mund t’ia dalim”, tha ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani. /atsh

Ambasadori i Izraelit: I detyrohemi shumë Shqipërisë, privilegj madhor që t’ju ndihmojmë Read More »

Qeveria vendim për shpërblimin financiar të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e kritereve dhe të masës së shpërblimit financiar mujor të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut.

Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi sot shpërblimi financiar mujor për familjen e dëshmorit të atdheut caktohet në masën 7 000 (shtatë mijë) lekë.

“Kur përfitues të shpërblimit financiar, sipas certifikatës së rrethit familjar të dëshmorit të atdheut në momentin e vdekjes së tij, janë më shumë se një person, atëherë personi që do të tërheqë këtë shpërblim duhet të pajiset me prokurë të lëshuar nga përfituesit e tjerë. Në njoftimin e dhënies së statusit “Dëshmor i atdheut” nga Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i atdheut” (KQSDA), përfituesit duhet të informohen, gjithashtu, edhe në lidhje me procedurën dhe dokumentacionin që kërkohet për të përfituar shpërblimin financiar”, thuhet në vendim

Po sipas vendimit të qeverisë, në rast se përfituesit, sipas certifikatës së rrethit familjar të dëshmorit të atdheut në momentin e vdekjes së tij, brenda 10 ditëve, nga njoftimi i dhënies së statusit “Dëshmor i atdheut” nga KQSDA, nuk bien dakord për pajisjen me prokurë të njërit prej tyre, atëherë masa e shpërblimit financiar mujor do të pjesëtohet sipas numrit të përgjithshëm të përfituesve.

“KQSDA-ja i dërgon Institutit të Sigurimeve Shoqërore emrin e familjarit, që, sipas certifikatës së gjendjes familjare të dëshmorit të atdheut në momentin e vdekjes së tij, përfiton shpërblimin financiar, bashkë me një kopje origjinale të vendimit për dhënien e statusit “Dëshmor i atdheut”. Kur familjari i autorizuar, sipas listës dhe vendimit të KQSDA-së për tërheqjen e shpërblimit, vdes, kjo e drejtë i transferohet njërit prej pjesëtarëve të rrethit familjar, sipas procedurës së përcaktuar në vendim.

Shpërblimi i familjes së dëshmorit të atdheut jepet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas vendimit të KQSDA-së ndërsa rrajtimi financiar për rrethin familjar të dëshmorit të atdheut fillon në datën e shpalljes së vendimit të KQSDA-së.

“Trajtimi financiar për rrethin familjar të dëshmorit të atdheut, i cili e ka fituar të drejtën për t’u njohur si “Dëshmor i atdheut” me vendim gjykate të formës së prerë, fillon nga data e vendimit të komisionit për mosdhënien e statusit “Dëshmor i atdheut”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga qeveria./atsh

Qeveria vendim për shpërblimin financiar të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut Read More »

Padia e Metës, Dvorani në Prokurori: Ligji, i barabartë për të gjithë

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani u paraqit sot në prokurorinë e Tiranës ku dha dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e bëra nga presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta ka paditur Dvoranin me akuzën për shpërdorim detyre dhe ‘përvetësim të kompetencave në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani tha se e ka shpjeguar mendimin e tij. “Por, kjo nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë, madje unë them se nuk ka rëndësi çfarë thotë presidenti. Për këtë situatë është prokuroria që do të bëjë hetimin, do bëjë verifikimin dhe në përputhje me ligjin do ta gjykojë dhe vlerësojë dhe më pas gjykata do shprehet”, theksoi.

Në lidhje me pretendimin e presidentit për sa i përket posedimit të disa videove kompromentuese, Dvorani tha se “Nuk mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në TV, as në gazeta”.

“Këtu kam bërë gjithë shpjegimet e hollësishme. Institucionet, funksionarët kushtetues e publik nuk i shtojnë dhe nuk është e mira t’i shtrojnë me produkte artistike me filma me me serial të shkurtër të gjatë, por çështje ligjore institucionale”, tha Dvorani.

“Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikimet, sigurisht s’kam asnjë autoritet dhe mundësi të bllokoj hetimin. Kam dhënë shpjegim dhe janë prokurorët ata që do e vlerësojnë dhe ata duhet të mbrojnë ato prova shkresore që i quajnë të nevojshme. Nuk jam këtu të deklaroj këshilla, rekomandime. Kjo është e pakuptimtë në një shtet të së drejtës. Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Ky është detyrim”, tha ai. /atsh

Padia e Metës, Dvorani në Prokurori: Ligji, i barabartë për të gjithë Read More »

Vizita zyrtare në Arabinë Saudite, Cakaj: Mundësi të shumta bashkëpunimi në fushën ekonomike

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvilloi edhe një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

“Diskutuam mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, transportit e tregtisë, mes tjerash. Po ashtu, sot nënshkruam edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit”, tha Cakaj.

“Ramë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejme të investimeve”, vuri në dukje Cakaj.

Sipas tij, bashkëpunimi strategjik në një sërë fushash të rëndësisë së posaçme, sikurse është lufta kundër terrorizmit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Princi Faisal bin Farhan Al Saud konfirmoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit”, shprehet Cakaj. /atsh

Vizita zyrtare në Arabinë Saudite, Cakaj: Mundësi të shumta bashkëpunimi në fushën ekonomike Read More »