Aktualitet

Shkreli: Janë marrë të gjitha provat për godinat e shembura

Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli deklaroi sot se për godinat e shembura janë marrë të gjitha provat.

“Prokuroria këtë moment, ashtu sikundër menjëherë pas kalimit të fazës së parë të traumës filloi të interesohet për marrjen e provave sidomos në objektet ku pati viktima. Domethënë u ndalua shkatërrimi i pjesës ekzistuese të objekteve pasi u nxorën viktimat”, tha Shkreli gjatë një emisioni televiziv.

Shkreli tha se, objektet e tjera u shkatërruan pasi u morën provat.

‘Tek objektet me viktima po e po, por dhe më vonë dhe tek këto në vazhdim çdo objekt që shpallet që do të shkatërrohet , Instituti i Ndërtimit është i detyruar në prani të oficerit gjyqësor të marrë prova nga elementët konstruktiv, themele, kolona, trarët, se kur ka element konstruktivë sic janë diafragmat apo kullat e ashensorëve edhe prej tyre merren”, tha Shkreli.

Ai theksoi se si prova, “merren kampione të betonit, merren kampione të seksioneve të kolonave sesi janë vënë hekurat aty, të cila më vonë do të kontrollohen me projektin nëse janë bërë në funskion të projektit apo janë ndryshuar nga projekti. Kjo do të nxerrë ëprgjegjësinë nëse është e projektuesit apo e zbatuesit”.

Shkreli tha se, “edhe tek ato godina që projektet nuk gjenden provat merren njësoj dhe do shihet nëse kompania që i ka bërë, pavarësisht se nuk gjendet projekti se mund të jetë pa leje, nuk ka zbatuar kushtet teknike. Se ka dhe objekte pa leje që i zbatojnë kushtet teknike, sikurse dhe ka objekte me leje që nuk i zbatojnë kushtet teknike”.

“Kompania nuk është fantazëm, banorët e dinë kush e ka bërë. Do pyetet administratori lokal, në rastin kur është bërë me kompani të ndryshme. Ndërtimet pa leje shprehin mënyrën e tranzicionit që ka bërë Shqipëria, si në politikë ashtu dhe në infrastructure”, theksoi Shkreli.

Ai gjithashtu theksoi se për ҫdo godinë që shembet me shpërthim të kontrolluar ka një dosje të përgatitur me të gjithë provat.

I pyetur për formularët e grupeve të inspektimit, Shkreli tha se, “kanë qenë dy formularë që ndryshonin nga forma, por jo nga përmbajtja. Për këtë u vendos me ndihmën e një njësie të UNDP të OKB të bëhet një formular që të njihet ndërkombëtarisht dhe ky formular është hedhur në qarkullim dje. Sot janë bërë të gjithë konstatimet me I Pad”./atsh

Shkreli: Janë marrë të gjitha provat për godinat e shembura Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta të Naim Frashërit: Mos e ndy shpirtin në jetë

Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta nga shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri, ashtu sikundër ka bërë këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Mos e ndy shpirtin në jetë, zemrënë mos e lyej, shko n’udhëzët të vërtetë, mos u kthe e mos u thyej”.

“Fjalët e shenjta: Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët” shkruan kryeministri Rama.

Prej disa ditësh kryeministri,ka zgjedhur që të publikojë thënie nga njerëz të urtë, apo nga librat e shenjtë siç janë Kurani apo Bibla, duke i titulluar si ‘Fjalët e shenjta’./atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta të Naim Frashërit: Mos e ndy shpirtin në jetë Read More »

ATSH dhe SPA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me presidentin e Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA) Abdullah bin Fahd Al-Hussein për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e lajmeve midis të dy agjencive.

Nënshkrimi i memorandumit u krye gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e SPA-së në Riad, midis Al-Hussein dhe drejtoreshës së përgjithshme të ATSH-së. Në takim merrte pjesë edhe zv.presidenti i SPA-së Ahmed bin Ibrahim Al-Awadh.

Gjatë takimit, Krasniqi e informoi presidentin e Agjencisë Saudite të Shtypit për pasojat e tërmetit në Shqipëri dhe për ndihmën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar. Ajo theksoi rolin e marrëveshjeve të tilla, të cilat i cilësoi si dritare të rëndësishme për informimin e opinionit publik të vendeve respektive.

Krasniqi vizitoi Ministrinë saudite të Medias, ku u njoh me teknologjitë e reja që përdoren në këtë sektor.

Presidenti i Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA), Abdullah bin Fahd Al-Hussein bëri një përmbledhje të punës që zhvillon institucioni që ai drejton, duke u përqendruar sidomos tek media sociale, e cila sipas tij, përbën një instrument të ri për të qenë më pranë opinionit publik.

Pas takimit, drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi e shoqëruar nga Al-Hussein, vizitoi departamentet e SPA-së, duke përfshirë redaksinë e gazetarëve, e-median, departamentin e fotografisë, qendrën e prodhimeve multimediale, si dhe u informua për strukturën e punës.

Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi e ftoi homologun saudit për një vizitë pune në Shqipëri.

Kjo marrëveshje me SPA është e treta e nënshkruar nga ATSH, pas asaj me agjencinë polake të lajmeve, PAP në janar dhe me agjencinë rumune të lajmeve, Agerpress në muajin nëntor të këtij viti./atsh

ATSH dhe SPA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi Read More »

Mjekët, heronjtë e heshtur të Shqipërisë pranë të lënduarve të tërmetit

Mjekët janë heronjtë e heshtur të Shqipërisë çdo ditë, por sidomos në ato më vështirat. Të tillë ishin edhe mjekët e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, të cilët me punën e tyre heroike u kujdesën për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

I gjithë stafi mjekësor dhe infermieror me përkushtimin dhe profesionalizmin treguan gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti se janë heronj të vërtetë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikoi sot një video me rrëfimet e mjekëve të Spitalit Universitar të Traumës, për punën e bërë prej tyre në ditët e vështira të pas tërmetit.

Mjeku Eduard Rama, në spitali universitar i Traumës, shprehet se “pasi ndaloi lëkundja e tërmetit urgjentisht u nisëm për në spital sepse e dinim që këtu do të kishte raste të paparashikuara”.

Mjekja Suela Gjeçi tha se “impakti i parë në urgjencë ishte një kaos total , pra kishte vetëm njerëz që vinin të traumatizuar e të trembur”.

Prof. ass Arben Zenelaj thekson se “u arrit që në një kohë shumë të shkurtër të përshtatej infrastruktura me rrethanat që na erdhën. Ne prej kohësh kishim krijuar atë që quhet në gjuhën tonë mjekësore korridori sanitar”.

Ndërsa Dr.Vrenoz Hodaj shprehet se “brenda 2 orëve të para janë paraqitur një numër mjaft i konsiderueshëm . Nëse në ditën e parë janë paraqitur 350 të dëmtuar që morën ndihmën mjekësore në urgjencën tonë, brenda 2 orëve të para kanë qenë 200. Por kapacitetet e zgjeruara në çaste dhe hapësirat që ne përdorëm na krijuan lehtësira që të fokusoheshim tek ata që ishin sëmurë rëndë”./atsh

Mjekët, heronjtë e heshtur të Shqipërisë pranë të lënduarve të tërmetit Read More »

Platforma e re e sistemit bankar – Rigjallërim kreditimit dhe ulje të kredive me probleme

Në vijim të punës për zbatimin e “Platformë për rigjallërimin e kreditimit” të rënë dakord midis Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), institucionet e linjës diskutuan në Tiranë, për piketat e kësaj platforme me fokus mbështetjen e kreditorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare të Financimit (IFC) dhe me mbështetje e Sekretariatit të shteteve Europiane për Tregtinë (SECO), organizuan këtë fund javë workshop-in me temë “Rigjallërimi i kreditimit dhe ulja e NPL-ve”.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, IFC, delegacionit të BE, përfaqësues të bankave nga departamentet juridike dhe të menaxhimit të riskut.

Platforma e re, prek politikat e kreditimit të bankave, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, shtylla të rëndësisshme të sistemit bankar, të cilat nën konsulencën e institucioneve ndërkombëtare synojnë përmirësime rregullative dhe iniciativa konkrete, për nxitjen e kreditimit si një burim i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetësimin financiar.

Përfaqësues të bankave u shprehën se, treguesit financiarë të sektorit bankar, dëshmojnë se potenciali për zgjerimin e kreditimit në tërësi dhe në sektorë të caktuar është i konsiderueshëm. Ndërsa bankat kanë hapësira për të rritur kreditimin me ritme më të shpejta, veçanërisht në monedhën kombëtare dhe në drejtim të sektorëve e subjekteve që kanë qenë më pak të financuar deri tani.

Me qëllim shfrytëzimin e këtij potenciali, është hartuar edhe kjo platformë nëpërmjet së cilës identifikohen disa veprime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kreditimit dhe krijojnë kushte më të mira për rritjen e kreditimit./atsh

Platforma e re e sistemit bankar – Rigjallërim kreditimit dhe ulje të kredive me probleme Read More »

Dita e parë e mësimit pas tërmetit, aktivitete zbavitëse për fëmijët

Dita e parë e mësimit pas mbylljes së shkollave për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, ka sjellë gjallëri në mjediset e shkollave në kryeqytet. Mësuesit dhe edukatorët janë përpjekur të sjellin atmosferë të gëzueshme pas tronditjes që la pas tërmeti, sidomos për më të vegjlit.

Pamjet e fotografit të ATSH-së, Agim Dobi tregojnë sesi fëmijët në shkollat “Konferenca e Pezës” dhe “Servete Maçi”në kryeqytet dekoruan sot pemën e Krishtlindjeve dhe morën pjesë në aktivitete argëtuese, projektuar për të larguar stresin pas tërmetit. /atsh

Dita e parë e mësimit pas tërmetit, aktivitete zbavitëse për fëmijët Read More »

Horoskopi

Dashi

Dashuria: Nëse jeni në çift nuk është koha më e mirë për të planifikuar shpenzime ose projekte të reja. Për momentin, do të angazhoheni për konsolidimin e marrëdhënies tuaj, ndërsa beqarët mund të tërhiqen nga vetmia dhe të takojnë njerëz të rinj.

Puna: Ju keni ndërmend të arrini qëllimet tuaja dhe me këmbënguljen që do të vini në lojë, askush nuk mund t’ju ndalojë. Koha do t’ju vërtetojë si duhet.

Demi

Dashuria: Nëse e doni emocionin e aventurës, atëherë ka një ditë në të cilën një surprizë e madhe do të shqetësojë qetësinë tuaj në çiftit. Partneri ndoshta do t’ju ​​surprizojë! Nëse jeni beqarë, mund të shijoni një mbrëmje të paharrueshme me miqtë tuaj.

Puna: Nëse bëni një punë ose një profesion vetëm, sot yjet do të favorizojnë veprimet tuaja.

Binjakët

Dashuria: Sot mund të shijoni mundësitë që yjet do t’ju japin, në fakt do të përjetoni momente befasuese në intimitet! Për beqarët, po vijnë emocione të forta nga të cilat do të jetë e vështirë të largoheni.

Puna: Ju jeni gati të shfrytëzoni qëllimin tuaj, sot do të jetë e nevojshme të bëni një përpjekje përfundimtare për të përfunduar zhvillimin e një projekti.

Gaforrja

Dashuria: Dëshira për të jetuar sot do të përfshijë ata që janë në çifte dhe mund të plotësojnë dëshirat e tyre. Nëse jeni beqarë, historia e intriguar që po përjetoni po merr skica gjithnjë e më shqetësuese. Është koha për të marrë një vendim të rëndësishëm.

Puna: Ju mund të bëni një gabim serioz duke mos ndjekur këshillat e një kolegu me përvojë, duhet të shfrytëzohen mundësitë e mira!

Luani

Dashuria: Gjithçka shkon në mënyrën më të mirë në marrëdhënien tuaj si çift. Ndarja dhe bashkëpunimi do t’ju lejojnë të shndërroni mundësi të mira në projekte fituese. Beqare, ne një kontekst sentimental, hijeshia nuk garanton gjithmonë sukses!

Puna: Më mirë të mos e nënvlerësoni një problem që mund t’ju krijojë dhimbje koke. Ju mund të mbështeteni në mirëkuptimin e shefit tuaj.

Virgjëresha

Dashuria: Marrëdhënia në çift përfshin situata sfiduese dhe ju mund të mos ndiheni gati për t’i mbajtur ato. Sidoqoftë, do të duhet të merreni me situata që nuk mund t’i shmangni. Beqarët sot nuk do duan aspak të jenë rreth njerëzve dhe të takojnë njerëz.

Puna: Mos e humbni besimin në veten tuaj për shkak të disa dështimeve, një gabim do të jetë vetëm një aksident në rrugë!

Peshorja

Dashuria: Nëse jetoni si çift, mos përfitoni nga dashamirësia e partnerit, madje edhe durimi juaj ka një kufi. Beqarët do duhet të mësojnë të guxojnë të thyejnë zemrën e një personi. Vetëm duke u përfshirë mund të kenë reagime pozitive.

Puna: Përmirësimi është rregulli juaj dhe për këtë ju nuk do të hezitoni të merrni përsipër sfidën që do të nisë një epror i juaji.

Akrepi

Dashuria: Në marrëdhënien në çift gjithmonë kërkoni perfeksion por me këtë qëndrim do të përfundoni duke irrituar partnerin tuaj. Yjet sugjerojnë t’ju kënaqin. Beqarët tani do të përfitojnë nga gjendja e tyre për të ndjekur aventura të reja.

Puna: Sot nuk do të arrini t’i kërkoni eprorin tuaj për t’ju bërë të caktoni një punë më të përshtatshme për aftësitë tuaja.

Shigjetari

Dashuria: Sot yjet ju ftojnë të besoni partnerin tuaj dhe së bashku mund të dilni nga momenti i keq që po kaloni. Dita është premtuese për beqarët, përgatituni të jetoni një përvojë shpërblyese në një mjedis të dashur.

Puna: Intuita do të jetë edhe një herë karta juaj e fitimit, aftësitë tuaja vlerësohen dhe së shpejti do të thirreni për diçka të rëndësishme.

Bricjapi

Dashuria: Nëse jeni në çift, harmonia që mbretëron nuk do të ndikohet nga një mosmarrëveshje e vogël që do të ndizet për shkaqe të parëndësishme. Një darkë romantike do të ishte ideale për të filluar një mbrëmje pasioni. Për një lojë të fatit, beqarët mund të gjenden në një situatë të paqartë.

Puna: Një takim me njerëz të rëndësishëm mund të nxisë një seri nismash të rëndësishme.

Ujori

Dashuria: Nëse akoma insistoni të theksoni defektet e partnerit tuaj pa u shqetësuar për tuajat, vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien. Nëse kjo nuk është ajo që dëshironi, korrigjoni qëndrimin tuaj. Beqarët do të duhet të futen në skuadër.

Puna: Nëse doni të rriteni profesionalisht, duhet të mësoni të guxoni edhe më shumë.

Peshqit

Dashuria: Sot do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje takimit rastësor me flakën tuaj të dikurshme, kjo mund të ndikojë në stabilitetin e marrëdhënies në çift me implikime të paparashikueshme. Beqarët thjesht nuk mund të ankohen për sukseset sentimentale.

Puna: Për shkak të momentit kritik kur kaloni në punë, do të keni pak shpresë për fillimin e një projekti, por mos humbni besimin.

Horoskopi Read More »

Rama publikon fjalimin e Erdogan: Të ndihmojmë vëllezërit tanë, e ngremë Shqipërinë në këmbë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqet presidenti turk Erdogan në një fjalim, duke u shprehur se Turqia do të bëjë aq sa të mundet për të ndihmuar Shqipërinë pas pasojave të tërmetit.

Në videon e publikuar nga Rama, Erdogan thotë mes tjerash: “Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”. Erdogan shpesh iu referohet shqiptarëve si vëllezër, ndërsa thotë se dy vendet tona janë mike.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë.

Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/590056478465692/?t=0

Rama publikon fjalimin e Erdogan: Të ndihmojmë vëllezërit tanë, e ngremë Shqipërinë në këmbë Read More »