Aktualitet

Si stërvitet heroi me katër putra që shpëtoi jetë në Durrës

Tërmeti i 26 nëntorit na njohur me heronj të heshtur, me të cilët u prezantuam në një moment të vështirë, por që nisëm t’i donim dhe t’u ishim shumë mirënjohës.

Një prej tyre ishte edhe ‘Brandi’, qeni policor që zbuloi njerëz nën rrënojat e tërmetit.

Policia e Shtetit ka publikuat një video nga stërvitja e tij ditore, një test jo vetëm fizik dhe inteligjence. ‘Brandi’ jo vetëm që është shumë i zoti fizikisht, por ai është i shkëlqyer edhe në matematikë.

Si stërvitet heroi me katër putra që shpëtoi jetë në Durrës Read More »

Ky vogëlush 9 vjeçar shqiptar po mahnit të gjithë me njohuritë që ka

Vetëm 9 vjet ka dhe është aq i shkathët në shkencë sa që dija e tij është jashtëzakonisht e lart, në veçanti për shkencat ekzakte.

Është në klasën e katërt dhe ai i formulon testet për nxënësit e klasës së 6’të dhe 7’të.

Mësuesit e tij janë të mahnitur me dijen qe posedon Ditrin Selmani nga Prishtina.

Ky vogëlush 9 vjeçar shqiptar po mahnit të gjithë me njohuritë që ka Read More »

“Tërmeti” 10 ballësh në Shqipëri për të cilin nuk iu flet askush

Nga Kreshnik Osmani

Sapo pashë në tv një reklamë rrënqe thëse. Një rrjet supermarketesh të një oligarku shqiptar paraqet në reklame në tv se produktet e dyqaneve të tij me te cilat ushqehen shqiptarët dhe qe duhet ti blejne ne keto dite festash vijne nga Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Belgjika, Somalia, Sri Lanka, Sierra Leone, Maçu Piçu etj.

Si mund te thuhet me zë te larte nje po shtersi e tille? Si mund te pranohet me ze te larte qe ky vend nuk prodhon asnje gje prej gjeje pasi nuk lejohet prej oligarkeve qe kjo te ndodhe. Sepse oligarket importues pengojne çdo lloj inisiative qe ne kete vend te prodhohet diçka. Sa kushton nje linje prodhimi patatinash? Sa kushton nje linje biskotash? Sa kushton nje linje makaronash? Sa kushton nje linje lengu frutash?

Si mund te pije uje te importit populli i vendit te ndertuar mbi male e burime dhe ku hidrocentralet prodhojne energji elektrike me uje te pijshëm?

Ky eshte termeti me i madh qe i ka rene Shqiperise dhe per te cilin nuk flet askush. Ky eshte termeti qe po shka terron perfundimisht kollonat mbajtese te ekonomise tone, por rrallekush flet per kete.

Sekti i manipulatoreve perpiqet vazhdimisht qe ta anatemoje kete qasje si urrejtje per kapitalin dhe kapitalistet, apo xhelozi per pasunarët dhe lekarët e rinj të Shqiperise por ky eshte nje mas htrim i madh. Te rrenosh ekonomine kombetare, te bllokosh prodhimin vendas, te ushqesh popullaten me 90% produkte importi, te shesesh naften, gazin dhe mineralet e Shqiperise me kontrata te dyshimta, te dhurosh buxhetin e taksave te gjakut dhe te mjerimit me PPP e Konçesione, nuk ka asnje lidhje me Ekonomine e Tregut as me tregetine e lire.

Ky eshte nje sabotim i mirellogaritur qe synon te na shuaje si Komb sipas nje plani te mirellogaritur kastë-oligarki. Ky eshte termeti dhjete balle per te cilin nuk ju flet askush. Per ta mbuluar gjemen e madhe ju flasin per pllaka tektonike, per te pastrehe, per pallate, beton, helur, tulla e llaç. Një popull qe nuk prodhon asgje, nuk mund te ekzistoje gjate. Tërmeti qe na ka shembur tullat dhe pallatet ka zgjidhje. Termeti qe po na ze perfund eshte ai qe ka rene tek raftet dhe produktet e supermarketit tënd!

“Tërmeti” 10 ballësh në Shqipëri për të cilin nuk iu flet askush Read More »

Parashikimi i motit

Ditën e sotme priten reshje të dobta në të gjithë vendin. Po kështu sipas IGJEUM, në të gjithë vendin do të ketë një ulje temperaturash.

Parashikimi i motit:

RESHJET

(E hënë, dt. 09) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 / 15 °C
në vendet malore: 1/ 9 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt. 08) dhe nesër (e hënë, dt. 09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Parashikimi i motit Read More »

94-vjeçari dhuron 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Një i moshuar 94 vjeç ka dhuruar 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor.

94-vjeçari mori live në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ku tha fjalën e tij me këtë rast.

I moshuari u shpreh se ka dhënë pak, kurse shtoi se uron që Zoti t’ju japë më shumë atyre që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

“Unë kam dhënë pak.

Zoti t’ju japë më shumë.

Mua kaq vite m’i ka dhënë Zoti.

Të gjithë shqiptarët, kudo që janë në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë e kudo uroj të jenë bashkë, të bashkuar, sidomos në ditë të vështira”, u shpreh i moshuari.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri thanë se falënderojnë pa masë 94-vjeçarin për ndihmën e çmuar që ka dhënë për të prekurit nga tërmeti.

94-vjeçari dhuron 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti Read More »

Erdogan: Brenda harkut kohor të një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se, brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë gati.

Në një prononcim për mediet, nga Turqia, ku u mbajt konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private, presidenti turk siguroi për vijimin e mbështetjes për Shqipërinë.

“Për sa i përket ndërtimeve, ka filluar puna. Të gjitha ekipet janë andej dhe në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri. Po presim që të vendoset për vendin ku do të ndërtohet, në mënyrë që të nisë sa më shpejt procesi”, – deklaroi Erdogan.

Erdogan theksoi po ashtu se po diskutohet që një pjesë të ndërtimeve t’i bëjmë çelik dhe një pjesë ndërtim normal.

“Diskutuam me Kryeministrin dhe ai tha se banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh, deri në një vit”, – tha Erdogan.

Po ashtu, presidenti turk bëri të ditur se janë dërguar drejt Shqipërisë edhe një numër i madh çadrash speciale dimërore, pasi koha është e ftohtë.

I pyetur nëse kishte besim se vendet e tjera do t’i përgjigjeshin kërkesës së kryeministrit Rama për ndihmë, presidenti turk theksoi se “edhe Kryeministri bëri thirrje, edhe unë e përsërita thirrjen për ndihmë edhe një herë pas kryeministrit Rama dhe shpresoj të marrim përgjigje pozitive”./atsh

Erdogan: Brenda harkut kohor të një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti Read More »

“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha mesazh të rinjve

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe djemtë e vajzat e Forumit Rinor të PD, këtë 8 Dhjetor ishin në Mamurras, ku gjenden me qindra familje të prekura nga tërmeti.

“Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si askush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni nderimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Të rinjtë dhe banorët dëshmuan se në Mamurras, prej gati 2 javësh, të vetmet ndihma që u janë shpërndarë familjeve të prekura nga tërmeti janë ato të vullnetarëve të rinj të opozitës.

Në ditën e 8 Dhjetorit, Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

“Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfrat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”, u tha Basha të rinjve në këtë 8 Dhjetor solidariteti./atsh

“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha mesazh të rinjve Read More »

Sugjerimet për bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama-Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se refuzimi i tryezës së përbashkët nga ana e kryetarit të PD, Lulzim Basha është gabim i madh.

Duke reaguar ndaj sugjerimeve të kreut të PD në lidhje me bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama ka theksuar se përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave.

“Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, është shprehur Rama.

Basha ka propozuar përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura, nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e riinvestojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit, si dhe pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

Gjithashtu, Basha ka propozuar përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve dhe pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ai i ka bërë thirrje thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura./atsh

Sugjerimet për bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama-Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh Read More »