Aktualitet

Dëbora e parë në malin e Tomorrit tërheq alipinistët në peizazhin e bardhë

Reshjet e dëborës të rëna në fundjavë në malin e Tomorrit ftuan të apasionuarit pas alpinizimit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Parku Kombëtar i Tomorrit, vitet e fundit është një nga parqet më të vizituara si nga vizitorë të huaj dhe ata vendas.

Kujdesi i treguar nga Administrata e këtij parku në menaxhimin e mjediseve turistike dhe të shoqërimit të vizitorëve me specialistë guidatorë që njohin shtigjet dhe vendet e kalueshme për në hapësirat turistike të Tomorrit, kanë bërë që ky park të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Administrata e Zonave të Mbrotjura të Beratit bën të ditur se “moti i mirë sot, pas dëborës së rënë dje, ka sjellë turistë të shumtë në Malin e Tomorrit”.

Sipas ADZM-së, disa, si të apasionuar pas alpinizmit, kanë ngjitur lartësitë plot dëborë, ndërsa të tjerë me familje luajnë me dëborë e parë të këtij viti.

Mali i Tomorrit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të rafftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorrit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës./atsh

Dëbora e parë në malin e Tomorrit tërheq alipinistët në peizazhin e bardhë Read More »

Rama shoqëron Aurelin dhe Alesjon në ditën e parë të shkollës: Do t’ju ndjek deri në fund

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në ditën e parë të shkollës Aurel Lalën dhe Alesjo Cakonin, 10 dhe 7 vjeç, dy fëmijët që i shpëtuan mrekullisht tërmetit të 26 nëntorit.

Ashtu sikurse u kishte premtuar, Kryeministri Rama bashkë me kryetarin e bashkisë Kamzë, Rakip Suli, i përcolli dy fëmijët me makinën e tij të punës në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Kryeministri i këshilloi të dy djemtë që të mësojnë në shkollë, ndërsa u tha se “do t’i ndjeki deri në fund të mbarimit të shkollës”. Ai u kërkoi atyre që të marrin vetëm nota të larta, pasi në këtë mënyrë do të arrijnë të bëhen dikush në jetë.

“Po morët 8 me mua e keni keq punën, 6 ose 7 nuk bëhet llaf. Të jeni me 10, unë nuk ju ndahem do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë. Ka shumë. Në dorë e keni vetë”, tha Rama.

Rrugës për në shkollë kryeministri Rama i kërkoi kryetarit të bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, të rregullonte gropat në rrugë.

“Na ka lënë shumë gropa ai. Mbulimi i gropave e do pak kohën e vet. Kur janë shumë gropa”, tha Suli, duke folur për paraardhësin e tij.

Kryeministri i shoqëroi fëmijët deri në klasë, ku i prezantoi dhe me shoqet dhe shokët e shkollës së re.

Të dy fëmijët kanë marrë bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës. Po ashtu ata janë sistemuar në apartamente të reja në bashkinë e Kamzës. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/445059126440214/?t=0

Rama shoqëron Aurelin dhe Alesjon në ditën e parë të shkollës: Do t’ju ndjek deri në fund Read More »

Si është zbukuruar Parku i Liqenit

Jemi në periudhë festash dhe këto janë ditët më të bukura të vitit. Kështu që mos humbisni asnjë moment, por merrni familjarët dhe festoni çdo ditë në Tiranë.

Dritat, ngjyrat dhe zbukurimet e festave na mbushin zemrën plot, kudo dhe sa herë i shohim. E ndërsa përjetimet harrohen me kohën, fotot mbeten aty! Kështu që ruaj dhe ti kujtimin më të bukur te Parku i Liqenit, apo në çdo cep tjetër të zbukuruar të kryeqytetit, teksa je në pritje të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2020!

Tirana këtë vit ka atmosferë festash jo vetëm në qendër te Sheshi “Skënderbej”, por edhe te Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës apo Liqeni Artificial. Te ky i fundit atmosfera është ndryshe, pasi një pemë prej vërteti është vendosur atje me drita shumëngjyrëshe për të gëzuar fëmijët.atsh

Si është zbukuruar Parku i Liqenit Read More »

Basha: Media në situatë dramatike, do të zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensive kundër lirisë së shprehjes”.

Në tryezën për lirinë e medies, Basha tha se “pa lirine e medies nuk ka liri politike”. “Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për ne Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medies. Qeveria po propozon një ligj për të instaluar censurën”, tha Basha.

Objektivi ynë, tha ai, “është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medies dhe për ta zhvendosur në standarde europiane, ne praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes”.

“Nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitare”, tha Basha.

Sipas tij, “shteti nis kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medies”.

“Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias por mbi të gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi publik”, tha Basha.

Basha bëri po ashtu një “Mea Culpa” në emër të PD-së për gjithçka në këto 30 vite. “Jam i gatshëm të bëj një zotim solemn për anulimin e këtij akti apo çdo akti tjetër që cenon standardet europiane në shprehjes së lirë. Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike që ka për qëllim korruptimin e medies në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetareve, listë e zezë e cila nuk ekziston”, tha Basha.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “jemi në krah të gazetarëve”. “Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin. Kemi të njëjtën situatë si në 1945 ku nisën spastrimin e intelektualëve”, tha ajo.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se “duhet një rezolutë e përbashkët për sa i përket kundërshtimit të censurës ndaj lirisë së medias”.

“Duhet të ketë një rezolutë të përbashkët bazuar në pikat e propozuara nga Basha. Mendoj se e kemi mundësinë për takime me ndërkombëtarë të cilët analizojnë çështjen. Shqipëria merr presidencen e OSBE-së dhe vendi po ballafaqohet me një ligj censure të mendimit dhe fjalës së lirë. Duhet nje rezolutë e përbashkët”, tha Mediu./atsh

Basha: Media në situatë dramatike, do të zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë Read More »

Hetimet për tërmetin/Kryeprokurori Çela: Provë e pavarësisë së prokurorëve

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, realizoi sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me prokurorët e kësaj prokurorie përpara përfundimit të aktivitetit nga ana e saj.

Ai u shprehu atyre vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të saj, duke theksuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën ndaj krimit të organizuar.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela vlerësoi lart profesionalizmin e tyre dhe shprehu besimin se eksperienca që ata kanë do të jetë shumë e vlefshme për prokuroritë ku ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet.

Njëkohësisht ai vlerësoi pozitivisht vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për transferimet e prokurorëve të kësaj prokurorie, si shenjë e mbështetjes dhe vlerësimit që ky organ dha për karrierën e prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Çela vuri theksin gjithashtu edhe tek kuadri i ri ligjor në të cilin veprojnë prokurorët, ku pavarësia u cilësua si elementi thelbësor që do të karakterizojë punën e prokurorëve.

Ai siguroi se do të jetë mbështetës dhe garant i kësaj pavarësie. Mes të tjerash, Kryeprokurori Çela u shpreh se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.

Në fund, ai u uroi suksese në karrierën e mëtejshme prokurorëve, duke shprehur besimin se kontributi i tyre do të jetë i rëndësishëm për rritjen e besimit të publikut tek drejtësia./atsh

Hetimet për tërmetin/Kryeprokurori Çela: Provë e pavarësisë së prokurorëve Read More »

Sizmologët qetësojnë të gjithë: Mos ju referoni aplikacioneve, por Institutit të Gjeoshkencës

Një tjetër lëkundje e tokës ka shkaktuar panik te banorët e Durrësit, Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2.18.

Kjo lëkundje ka patur epiqendrën në fshatin Kuraten në Gjirin e Lalëzit, në një thellësi prej 46 km. Por sizmologët thonë se lekundje do të ketë në vazhdimësi dhe nuk ka vend për panik.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionet që njoftojnë për lëkundjet e tokës. Profesor Llambro Duni shpjegon se qytetarët duhet t’u referohen të dhënave që raportohen nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit, e cila raporton madhësinë e lëkundjeve sipas magnitudës lokale, ndërsa disa agjenci raportojnë madhësinë e lëkundjeve sipas magnitudës vëllimore të valëve , sikundër ka ndodhur edhe sot kur është raportuar madhësia e tërmetit 4.5 , ndërkohë që sipas magnitudës lokale është regjistruar 4.

Ndryshimi sipas Dunit është kur të njëjtën distancë e raportojmë me kilometra dhe milje.

Psikologët u kërkojnë qytetarëve që të heqin aplikacionet që tregojnë lekundjet e tokës nga telefonat e tyre pasi ndikon në rritjen e stresit./tch

Sizmologët qetësojnë të gjithë: Mos ju referoni aplikacioneve, por Institutit të Gjeoshkencës Read More »

Salianji: “Kam zgjedhur të luftoj,gjatë javës fakte dhe prova të reja për “Xhafaj-Babale”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk dor ëzohet, ose të paktën nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

Pak ditë pas pretencës së Prokurorisë për çështjen “Xhafaj-Babale”, përmes një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manip ulimin dhe devijimin e qëllimshëm të he timeve për këtë çështje.

“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimb shëm, unë kam zgjedhur të lu ftoj. Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, shkruan Salianji.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me bu rg të të pandehurve të ashtuquajturës dosja “Babale” për akuzën e kall ëzimit të rr emë. Për ish- deputetin Ervin Salianji u kërkua 18 muaj burg, për Albert Veliun 3 vite e gjashtë muaj, Fredi Alizotin 3 vite, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit heqje lirie.

Salianji: “Kam zgjedhur të luftoj,gjatë javës fakte dhe prova të reja për “Xhafaj-Babale” Read More »

Moti i keq “pushton” Europën, dhjetëra të pla.gosur, ka dhe vi.ktima

Moti i keq që ka zgjatur për disa orë në disa vende të Europës, si Irlandë, Francë, Itali e Greqi ka lënë pas edhe vi ktima.

Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, ndërsa në gjendje të rë ndë u raportua në 28-vjeçare.

E reja iu nënshtrua operacionit dhe ndodhet ende rre zik për jetën.

Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ek streme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.

Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar.

Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve duke marrë me vete një burrë të moshuar francez.

Një tjetër në të 70-at mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve.

Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.

Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.

Moti i keq “pushton” Europën, dhjetëra të pla.gosur, ka dhe vi.ktima Read More »