Aktualitet

Reshjet intensive të shiut/ Prefekti Mamaj për ATSH: Situatë normale në Novoselë, po monitorojmë prurjet e Vjosës

Situata në fshatin Novoselë të Vlorës si pasojë e motit të keq të shoqëruar me reshje të dendura shiu në fundjavë është normale, pavarësisht se niveli i lumit Vjosa ka shenja të rritjes.

Kështu deklaroi për ATSH-në, prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili po ndjek nga afër situatën së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote dhe kryetarin e njësisë administrative Novoselë, Kanan Shakaj.

“Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në qytetin e Vlorës, ku konkretisht në Novoselë ka shenja të rritjes së nivelit të lumit Vjosë, si pasojë e ujërave të shumtë që vijnë nga Përmeti dhe Gjirokastra”, theksoi Mamaj.

Prefekti Mamaj sqaron se “për momentin nuk ka probleme, por nëse ka rritje të mëtejshme të nivelit të ujit do të ndjekim protokollin për evakuimin e banorëve dhe të bagëtisë, sipas fazave të emergjencës”.

Vendi ynë është përfshirë në fundjavë nga moti i keq i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta./atsh

Reshjet intensive të shiut/ Prefekti Mamaj për ATSH: Situatë normale në Novoselë, po monitorojmë prurjet e Vjosës Read More »

Reshjet e shiut, përmirësohet qarkullimi në disa akse rrugore në verilindje

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore në verilindje të vendit është përmirësuar gjatë ditës së sotme pas disa problemeve të paraqitura gjatë natës si rezultat i reshjeve të shiut.

“Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në disa segmente rrugore, si në akset e qarkut të Tropojës, në zonën e Murrashit, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës -Bushtricë ka pasur rënie gurësh dhe materiale në rrugë”, njoftoi ARRSH.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës dhe janë në terren për të pastruar akset nga rënia e gurëve në trup të rrugës.

Reshjet kanë pushur dhe situata është përmirësuar duke bërë të mundur që qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset të vazhdojë normalisht./atsh

Reshjet e shiut, përmirësohet qarkullimi në disa akse rrugore në verilindje Read More »

Projekti i Shërbimeve Mjedisore/ Përfitues, mbi 2 mijë fermerë në 18 bashki të vendit

Projekti i Shërbimeve Mjedisore mbështetur nga Banka Botërore ka ndihmuar të regjistrohen në 18 bashki të vendit rreth 300 mijë hektarë pyje dhe kullota, të rigjenerohen 5.893 ha pyje dhe prej tij kanë përfituar grante 2170 fermerë.

Ky projekt po realizon për herë të parë një sistem informacioni që do të ofrojë të dhëna për inventarin kombëtar, ose kadastrën e pyjeve dhe planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave, që synon të ndihmojë komunitetet rurale për rigjenerimin e pyjeve dhe përdorimin eficient të këtij fondi, për rritjen e të ardhurave në ekonomitë familjare.

Mbështetur në të dhënat aktuale rezulton se zbatimi i këtij projekti ka arritur të krijojë informacion të monitorimit për llojet e pyjeve sipas klasifikimit europian për mbi 5 mijë e 500 ha pyje.

Ndërkohë që në 4 bashki të vendit janë përgatitur planet e menaxhimit që mbulojnë 114 mijë ha pyje. /atsh

Projekti i Shërbimeve Mjedisore/ Përfitues, mbi 2 mijë fermerë në 18 bashki të vendit Read More »

Atentati ndaj prokurorit Kuliçi, reagon Prokuroria e Vlorës: Akt kriminal, i papranueshëm

Prokuroria e Vlorës ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen e ndodhur të shtunën kur makina e Albert Kuliçit, me detyrë zv.drejtues i Prokurorisë së Vlorës shpërtheu si pasojë e lëndës eksplozive të vendosur në automjetin e prokurorit.

Ngjarja e ndodhur në orët e para të ditës së shtunë është vlerësuar nga Prokuroria e Vlorës si një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas ngjarjes së rëndë dhe kriminale, të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 21.12.2019, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive, vendosur në mjetin me targa AA583OO, në pronësi të prokurorit, Albert Kuliçi, me detyrë zv.drejtues i kësaj prokurorie, si dhe pas analizimit të detajeve të ngjarjes, e konsideron këtë ngjarje si një sulm të drejtuar ndaj këtij prokurori për shkak të funksionit dhe detyrës së tij”-, njoftoi Prokuroria Vlorë.

“Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cenojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit. Prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë, dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike”.

“Duke mbështetur kolegun tonë në vijim, trupa e Prokurorëve të kësaj prokurorie, në respektim të ligjit dhe parimeve Kushtetuese, do të jetë gjithmonë e pa ndikuar në luftën pa kompromis kundër krimit. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”-, përfundoi reagimin i Prokurorisë së Vlorës. /atsh

Atentati ndaj prokurorit Kuliçi, reagon Prokuroria e Vlorës: Akt kriminal, i papranueshëm Read More »

Krishtlindjet/ Arqipeshkvi George Frendo mesazh shqiptarëve: Ëndërroni të krijoni një vend më të mirë

Në vigjilje të Krishtlindjes Arqipeshkvi i Metropolitit Tiranë-Durrësit dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot George Frendo iu drejtua sot me një mesazh besimtarëve katolikë, por edhe gjithë shqiptarëve.

Në mesazhin e tij, Imzot George Frendo një vëmendje të veçantë i kushtoi tërmetit të 26 nëntorit dhe humbjet në njerëz të familjeve që u prekën nga ky tërmet.

“Në një varfëri ekstreme ka lindur ai që bota e kishte pritur si princ, si shpëtimtar, Jezu Krishti. Asnjë bujtinë, asnjë shtëpi nuk ka gjetur vend për Marian në orët e fundit të shtatzënisë së saj. Sivjet Jezusi u bashkohet atyre që në këto 4 javë po kalojnë ditën dhe natën nën një tendë, jashtë shtëpisë së tyre. U bashkohet atyre që atë natë të 26 nëntorit në pak sekonda kanë humbur gjithçka, disa edhe vetë jetën e tyre. Në shpellën e Betlehemit shohim një çift shumë të varfër që dëgjojnë dënesën e foshnjës së sapolindur, atë dënesë që sot bashkohet me dënesën e atyre që para 4 javësh nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti kanë nxjerrë trupin e pajetë të të afërmit të tyre”, theksoi Imzot George Frendo.

Në mesazhin e tij, Imzot Goerge Frendo u shpreh më tej se “nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe, por ka qenë edhe rast që shumë njerëz shqiptarë si edhe të huaj të tregonin solidaritetin e tyre me ata që e kanë humbur një ose më shumë persona, të vdekur nën rrënoja dhe me ata që kanë humbur shtëpinë. Ne si Kishë katolike por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit. Sot nga grazhdi Jezusi fëmijë i etur dhe lakuriq na kujton fjalët që ai si i rritur na tha, ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’”, tha Imzot Geroge Frendo.

Imzot George Frendo theksoi se “ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë. Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që kemi trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidaritetin që tregoni në rast fatkeqësia”.

“Nga grazhdi yt o Jezus fëmijë hidhe shikimin tënd mbi Shqipërinë dhe ne të dashur vëllezër e motra, le të vendosim shpresën tonë në atë që si i rritur ka dhënë shëndet atje ku nuk kishte shpresë për shëndet. Ruaje o Zot Shqipërinë tonë! Ju uroj përzemërsisht Gëzuar Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri”, tha Imzot Goerge Frendo./atsh

https://www.facebook.com/Arqipeshkevia/videos/835832563517979/?t=0

Krishtlindjet/ Arqipeshkvi George Frendo mesazh shqiptarëve: Ëndërroni të krijoni një vend më të mirë Read More »

Tërmeti/ SHBA i dhuron FA-së mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, shprehet ambasada. /atsh

Tërmeti/ SHBA i dhuron FA-së mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash Read More »

Akademia e Shkencave ngre njësinë e kërkim-studimit në fushën e gjeofizikës e sizmologjisë

Akademia e Shkencave vendosi ngritjen e njësisë së kërkim-studimit në fushën e gjeofizikës e sizmologjisë, e cila do të jetë objekt të punës përcaktimin e masave dhe hartimin e akteve që duhen ndërmarrë e miratuar për futjen e eurokodeve për sigurimin e standardeve në projektimin e strukturave ndërtimore të qëndrueshme ndaj tërmeteve, sipas klasifikimit të objekteve në fushën e ndërtimit.

Kjo njësi u ngrit në mbledhjen e kryesisë së ASH-së mbështetur në ligjin “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të prof. Shyqyri Aliaj dhe pëlqimit të Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike.

Njësia përbëhet nga prof. Shyqyri Aliajm drejtues shkencor i njësisë Markel Baballëku, specialiste në fushën e inxhinierisë së tërmeteve e Skënder Allkja, drejtor teknik i kompanisë “Altea Geostadis 2020”, kompani gjeoteknike.

“Veprimtaria e njësisë do të kryhet në dy faza . Së pari përgjithësimi dhe evidentimi i akteve për bërjen efektive e detyruese ligjërisht të rezultateve të studimit të kryer nga prof. Shyqyri Aliaj, Eduard Sulstarova, Siai Koçiu e Betim Muço brenda një periudhe 2-3 mujore. Më tej njësia do të vazhdojë me hartimin e propozimeve konkrete për masat që duhen marrë nga Këshilli i Ministrave e institucionet përkatëse për të kryer zbatimin e plotë të eurokodeve për ndërtim në Shqipëri”, – thekson Akademia e Shkencave.

Sipas ASH-së, koha e veprimtarisë së njësisë është 6 muaj me mundësi rizgjatjeje 6 muaj të tjerë.

“Pranë njësisë do të ftohen si konsulentë specialistë ndër më të njohurit në fushën e ndërtimit e të sizmologjisë sipas propozimit të njësisë. Konkluzionet dhe propozimet e njësisë do të paraqiten në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Shtetëror të Rindërtimit”-, shprehet Akademia e Shkencave.

ASH jep mbështetjen logjistike e mbulon shpenzimet financiare për veprimtarinë e njësisë përfshirë ato për ribotimin e studimit në 200 kopje, ndërsa ky vendim hyn në fuqi menjëherë./atsh

Akademia e Shkencave ngre njësinë e kërkim-studimit në fushën e gjeofizikës e sizmologjisë Read More »

615 të punësuar në një javë nga zyrat e Punës

Numri i të punësuarve gjatë javës së fundit vetëm nga Zyrat e Punës është 615 persona. Numrin më të lartë të punësimeve e zë Tirana, ku 232 prej aplikantëve janë punësuar në kryeqytet.

Sipas statistikave të publikuara në “Pasqyrën Javore”, bëhet me dije se shifra e punësimit vetëm nga Zyrat e Punës nga data 13-19 dhjetor është 615.

Sipas statistikave, në Tiranë janë punësuar 232 persona, në Berat, 20 persona, Durrës 72, Fier 77, Korçë 31, Dibër 11, Elbasan 35, Gjirokastër 44, Kukës 5, Lezhë 26, Shkodër 36, Tiranë 232, Vlorë 25. /atsh

615 të punësuar në një javë nga zyrat e Punës Read More »