Aktualitet

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria mes vendeve të përparuara në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi e arsim

Shqipëria është ndër vendet e para të klasifikuara nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për përparimin e shpejtë drejt mbylljes se hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi dhe arsim që nga auditimi i fundit në 2018.

“Shqipëria, Kanadaja, Kosta Rika, Letonia, Zvicra, Afrika e Jugut dhe Spanja i kishin kryer të gjitha proceset e kërkuara dhe ia kishin kaluar Britanisë së Madhe në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi dhe arsim që nga auditimi i fundit në 2018”, thuhet në një artikull të gazetës prestigjioze britanike “The Guardian”, qe merr në shqyrtim pozicionimin e Britanisë së Madhe në këtë drejtim.

Sipas gazetës, Mbretëria e Bashkuar ka rënë gjashtë vende poshtë renditjes globale për barazinë gjinore. Edhe pse kryeministrat britanikë janë zotuar të ndërmarrin një vendim shterues për të zgjidhur pabarazitë gjinore në politikë dhe britanike, Mbretëria e Bashkuar ka rënë nga vendi i 15-të te vendi i 21-të si kombi me barazinë më të mirë në botë.

WEF, që organizon takimin vjetor të politikanëve dhe drejtuesve të biznesit në Davos, Zvicër, tha se ishte arritur kaq pak përparim në trajtimin e problemit sa që do të duheshin 100 vjet për të mbyllur hendekun global gjinor.

“Raporti i këtij viti thekson urgjencën në rritje për veprim”, tha Klaus Schwab, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i WEF.

“Pa përfshirjen e barabartë të gjysmës së talentit të botës, ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë premtimin e revolucionit të katërt industrial për të gjithë shoqërinë dhe të rritim ekonomitë tona për prosperitet më të madh të përbashkët’’, theksoi ai. /atsh

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria mes vendeve të përparuara në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi e arsim Read More »

Reshjet e dendura dhe era e fortë/ ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes, ndërhyrje për të liruar akset rrugore

Situata e rënduar e motit, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimin në disa prej akseve rrugore në vend.

Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gadishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eleminuar këto vështirësi.

Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Më problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.
Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa deme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë rreshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.

Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.
Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës. /atsh

Reshjet e dendura dhe era e fortë/ ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes, ndërhyrje për të liruar akset rrugore Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta të profetit Muhamet: Jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm Fjalët e Shenjta të profetit Muhamet (Paqja qoftë mbi të!) në një apel për solidaritet dhe për të mos harruar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sillu sikur do rrish përgjithnjë në këtë botë dhe jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër”, përcolli kryeministri Rama fjalët e profetit Muhamet (Paqja qoftë mbi të!).

Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore. /atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta të profetit Muhamet: Jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër Read More »

Tirana vesh petkun e festave të Fundvitit, ndizet atmosfera

Tirana është përgatitur për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar.

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit. Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Për emigrantët shqiptarë të cilët duan që të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, në Tiranë, do të mund të gjejnë mundësi për të kaluar kohë të bukur në kryeqytetin e zbukuruar. Por kjo, sigurisht është një mundësi për të gjithë qytetarët, për t’u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, kohë relaksi dhe kënaqësie.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një album me foto nga pikat më tërheqëse nga Tirana e zbukuruar. Fotograf: Agim Dobi. /atsh

Tirana vesh petkun e festave të Fundvitit, ndizet atmosfera Read More »

Ruçi me sizmiologun grek Spiros Pavlidis: Ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot sizmiologun grek, Spiros Pavlidis.

Kryetari Ruçi e falënderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultativ me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike. Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujërat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera”, tha Ruçi.

Profesori Pavlidis dhe Ruçi diskutuan për çështjet të zhvillimeve sizmike në Shqipëri si edhe vlerësuan qasjen e drejtë që për trajtimin e tyre duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e ligjvënësve.

“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike. Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria”-tha ai.

Po ashtu ai tha se “Ju keni një një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit. Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.”.

Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit, Ruçi, dhe profesori Spiros Pavlidis diskutuan edhe mbi aspekte e detaje të tjera të konsolidimit të masave kundër tërmeteve dhe kultivimit të kulturës sizmike të shoqërisë. /atsh

Ruçi me sizmiologun grek Spiros Pavlidis: Ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike Read More »

Përkeqësimi i motit/ Trageti Durrës-Bari niset me vonesë, pezullohet përpunimi i dy anijeve tregtare

Përkeqësimi i motit në vend ka prekur edhe portin e Durrësit, që përmes një informacioni theksoi se situata e krijuar gjatë orëve të fundit ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen/ mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.

Trageti i linjës Durrës-Bari(Aurelia), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë, anija konteinerike ‘’X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit të Durrësit, Dispeçeria e Autoritetit Portual, Shërbimi i Rimorqimit, Shërbimi i Pilotimit, Shërbimi Ormexhimit, në gatishmëri të plotë, në funksion të hyrje-dalje të anijeve dhe trageteve dhe në kohe të keqe, 24/24 porti i hapur.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësim të kushteve të motit për periudhën kohore 20-23 dhjetor. /atsh

Përkeqësimi i motit/ Trageti Durrës-Bari niset me vonesë, pezullohet përpunimi i dy anijeve tregtare Read More »

Zbukurimet e festave, kartolinat nga qytetet e vendit tregojnë dëshirën për jetën

“Këto kartolina me pamje reale nga qytetet e Shqipërisë që tregojnë dëshirën për jetë me zbukurimet e festave, janë kaq inkurajuese në një të dielë me shi”.

Kryeministri Edi Rama uroi për të gjithë shqiptarët një atmosfere të dashur në shtëpitë e tyre, me anë të këtij kolazhi me kartolina festive.

“Pozitiviteti na duhet të gjithëve!”, theksoi ai në mesazhin e kësaj të diele. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1372556026247404/?t=0

Zbukurimet e festave, kartolinat nga qytetet e vendit tregojnë dëshirën për jetën Read More »

Meta: Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal” ka deklaruar se Serbia duhet të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare.

“Serbia duhet të ndalojë këtë fushatë kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucionet ndërkombëtare. Siç është edhe për shembull anëtarësimi në Interpol. Të gjithë në rajon janë të vetëdijshëm se krimi i organizuar është një nga problemet kryesore në të gjitha vendet tona dhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol ndihmon bashkëpunimin, jo vetëm të Kosovës me Interpolin, por për të gjithë rajonin është një kontribut për të luftuar krimin e organizuar nga ky rajon. Nuk e kuptoj pse Serbia do të merrte një pozicion të tillë, sipas meje, jo shumë të arsyeshëm dhe aspak konstruktive. Sidoqoftë, unë besoj në dialog, në partneritet dhe shpresoj që së shpejti palët të ulen në tryezën e dialogut dhe ne jemi fuqishëm pro normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta.

Në lidhje me nism e Shengenit Ballkanik, Meta tha se “ne kemi kaq shumë platforma rajonale bashkëpunimi”.

“Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse, është e mirëpritur. Kjo duhet të ishte një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Iniciativa që ndihmojnë bashkëpunimin tonë janë gjithmonë të mirëpritura, por jo duke provokuar debate të panevojshme, duke u përpjekur për të margjinalizuar dikë ose një vend, apo t’i japësh protagonizëm dikujt tjetër. Vetëm partneriteti dhe gjithëpërfshirja mund të rrisë besimin mes vendeve, mes njerëzve dhe mund të reduktojë dhe eliminojë të gjitha barrierat, qofshin ato legale, administrative apo burokratike në rajonin tonë”-tha ai.

Presidenti Meta ka vlerësuar punën e qeverisë dhe të institucioneve shtetërore për përballimin e situatës së tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

“Të gjitha institucionet janë angazhuar menjëherë të përballen me pasojat dhe ato vazhdojnë të përmirësojnë mekanizmat e përballimit të këtyre pasojave. Ne jemi shumë të kënaqur me reagimin ndërkombëtar. Me reagimin e Kosovës, Maqedonisë Veriore, Serbisë, vendit tuaj, Malit të Zi, Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit që u përgjigjën menjëherë, erdhën këtu dhe ofruan ekspertizën e tyre”, tha ai. /atsh

Meta: Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës Read More »