Aktualitet

Prefekti Mamaj për ATSH: Situatë normale në Novoselë, po hapim portat bllokuese për të ulur nivelin e Vjosës

Në fshatin Novoselë të Vlorës situata pas reshjeve të dendura që e përfshinë në fundjavë është normalizuar.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “pas fryrjes së lumit Vjosa si pasojë e motit të keq të shoqëruar me reshje të shumta shiu, ditën e sotme niveli ka pësuar rënie”.

Sipas tij, niveli i ujit ka rënë në kuota normale dhe lumi Vjosa është në shtrat.

“Gjatë ditës së sotme po punojmë për hapjen e portave bllokuese, për të ulur më tej nivelin e ujit të Vjosës”, – tha Mamaj.

Moti i keq që përfshiu vendin tonë në fundjavën që lamë pas solli probleme edhe në qytetin e Vlorës, ku konkretisht në Novoselë pati rritje të nivelit të lumit Vjosë, si pasojë e ujërave të shumtë që vinin nga Përmeti dhe Gjirokastra./atsh

Prefekti Mamaj për ATSH: Situatë normale në Novoselë, po hapim portat bllokuese për të ulur nivelin e Vjosës Read More »

Vigjilja e Krishtlindjes/ Janullatos uron paqe, shpresë dhe solidaritet

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, përcolli sot urimin me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke uruar që Viti i Ri 2020 të na sjellë paqe, shpresë dhe solidaritet.

Në mesazhin e tij, mes të tjerash, Janullatos shprehet se “në Krishtlindje në të kremten e madhe të ardhjes së birit dhe fjalës së perëndisë brenda njerëzimit kremtojmë nismën e perëndisë, atë për tu pajtuar me gjininë njerëzore”.

“Në një kohë kur ndasitë tensionet, konfliktet po torturojnë botën do të kremtojmë Krishtlindjen në mënyrën më esenciale, vetëm nëse marrim pjesë sipas mundësive tona në përpjekjet për pajtim, në ambientin tonë të ngushtë në jetën profesionale, shoqërore, kishtare dhe politike”.

Janullatos uroi “Krishtlindje të bekuara, Viti i Ri të na sjellë, paqe shpresë dhe solidaritet në sprovat e jetës”./atsh

Vigjilja e Krishtlindjes/ Janullatos uron paqe, shpresë dhe solidaritet Read More »

Reshje dëbore në Llogora, Prefekti Mamaj për ATSH-në: Asnjë problem me qarkullimin, hidhet kripë në rrugë

Llogoraja prej mbrëmjes së djeshme është mbuluar nga dëbora, ndërkohë që reshjet nuk kanë krijuar asnjë shqetësim në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon këtë rrugë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se “gjatë natës së mbrëmshme në Llogora ka rënë fillimisht breshër dhe më pas dëborë. Mjetet borëpastruese të subjektit koncensionar, që mirëmban këtë rrugë, kanë pastruar dëborën”.

“Ky proces është shoqëruar edhe me hedhjen e kripës në shtratin e rrugës gjatë mbrëmjes, por edhe mëngjesin e sotëm, gjë që krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrezikut të rrëshqitjes”, theksoi Mamaj.

Prania e borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e bën më tërheqës këtë mjedis pyjor malor edhe për të apasionuarit pas turizmit të bardhë.

Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor./atsh

Reshje dëbore në Llogora, Prefekti Mamaj për ATSH-në: Asnjë problem me qarkullimin, hidhet kripë në rrugë Read More »

Rindërtimi mbetet prioritet i prioriteteve, brenda 2020 të gjitha shërbimet për qytetarët online

“Rindërtimi mbetet prioritet i prioriteteve”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ndërsa foli për disa nga objektivat qeverisës në vitin 2020.

Në një prononcim për mediet, Rama tha se “mendoj që vendi nuk ka vakum për arsye sepse Kuvendi funksionon, procesi legjislativ ecën, ne reformat po i çojmë përpara”.

“Besoj se me prioritetet që kemi përcaktuar do t’i japim një shtysë të re shumë të fortë kësaj faze të dytë të mandatit, në kuptimin e impaktit që do të ketë kjo shtysë në aspektin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për ligjin e ri për titujt e pronësisë në fshat që tani është gati, dhe në aspektin e shërbimeve për qytetarët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në janar, qytetarët do ta ndiejnë shumë shpejt lehtësimin e madh se nuk do të jenë të detyruar të presin në sportele”.

“Brenda 2020 në të gjitha shërbimet që do t’u ofrojmë qytetarëve, të paktën në fazën e aplikimeve online, shteti do të marrë përsipër të plotësojë dosjet”, tha Rama.

Disa prej prioriteteve të tjera gjatë vitit 2020, sipas Ramës, kanë të bëjnë me “aspektin e sezonit turistik, ku kemi marrë angazhimin për të bërë një riformatim të legjislacionit për vijën bregdetare; në aspektin e ecurisë në Paktin për Universitetin me hapjen e kampusit të madh universitar, që do të transformojë botën universitare në një platformë të pakrahasueshme me çfarë ka qenë gjithë këto vite”.

Ndërkohë, Rama tha se rindërtimi mbetet prioritet i prioriteteve. “Është shumë e rëndësishme kur njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre që do të jenë shumë më të mira se më parë dhe zonat e prekura të fillojnë të marrin frymë”, tha Rama.

Të gjitha këto do të vlejnë për qytetarët, tha ai, duke shtuar se “nuk besoj se në kushte të tjera do të bëhej me tepër se kaq”./atsh

Rindërtimi mbetet prioritet i prioriteteve, brenda 2020 të gjitha shërbimet për qytetarët online Read More »

Meta shpall listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta shpalli sot listën e kandidatëve për vendin e Besnik Muçit, në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta publikoi sot listën e personave që kanë aplikuar, pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.

Meta tha se për këtë vend kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Altin Binaj
2. Artan Spahiu
3. Dedë Kasneci
4. Eugen Papandile
5. Gentian Mete
6. Sergjio Mazreku
7. Sinan Tafaj
8. Sonila Bejtja
9. Shaqir Hasanaj
10. Zhaklina Peto

Meta tha se lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit./atsh

Meta shpall listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese Read More »

Amnistia për të burgosurit/ Përfitojnë lirinë 28 gra, burrat mbi 60 vjeç si dhe të mitur

Qeveria miratoi sot draftin për amnistinë e fundvitit për gratë e burgosura, fëmijët e mitur dhe burrat e dënuar deri në 3 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se “ndryshe nga herët e tjera, qëllimi dhe angazhimi kryesor i qeverisë por edhe i imi personalisht si ministre e Drejtësisë ka qenë që kjo amnisti t’i dedikohej disa kategorive të veçanta, si grave, të miturve dhe të moshuarve, që vuajnë dënimin në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.

Ajo tha se nga kjo amnisti përftojnë një kategori të dënuarish që vlerësohet se për shkak të dënimit të mbetur, ose veprës së lehtë për të cilën janë dënuar të lirohen përpara kohës së kryerjes së këtij dënimi.

“Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave, në bazë të të gjitha kritereve të vendosura më të lehtësuara për gratë dhe të miturit, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre. Thënë më qartë, fitojnë lirinë 28 gra dhe ndërkohë përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjera”, tha Gjonaj.

Gjonaj tha se “nga amnistia përfitojnë gjithashtu edhe 4 të dënuar të mitur që vuajnë sot dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit”.

“Nga ana tjetër, nga kjo amnisti përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash, të cilët janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, vendim i formës së prerë deri në datë 30/9/2019, ose u kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet burgim”, tha Gjonaj.

Gjithashtu, Gjonaj tha se “një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia”.

“Sigurisht, duhet vënë në dukje se pavarësisht se një pjesë e të dënuarve mund të përmbushin kushtin e dënimit apo të moshës, në rats se këta persona janë dënuar për një kategori të caktuara veprash penale, që kryesisht janë vepra penale të rënda, ose shumë të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti. Tashmë besojmë se edhe Kuvendi do të jetë dakord me propozimin e qeverisë për miratimin e këtij projektligji për t’i bërë më të afërta ditët kur kjo kategori e të dënuarve do të jetë pranë familjarëve të tyre”, tha Gjonaj. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/853586915100955/?t=0

Amnistia për të burgosurit/ Përfitojnë lirinë 28 gra, burrat mbi 60 vjeç si dhe të mitur Read More »

Parandalimi i dhunës ndaj grave/ OSBE me faqe të posaçme në përkrahje të vendeve të Europës Juglindore

Sekretariati i OSBE-së publikoi sot një faqe të re interneti që përmban burimet për ndihmë dhe informacione, si përkrahje e përpjekjeve për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave.
E disponueshme në gjashtë gjuhë, www.stopvawnow.org/ është krijuar si një mjet praktik për zyrtarët, organet e zbatimit të ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë.
Faqja e internetit është krijuar enkas që përdoruesit të gjejnë informacionin që u nevojitet në mënyrë të thjeshtë e sa më shpejt, me të dhëna, udhëzime dhe kontaktet kryesore që janë të rëndësishme për secilin vend.

Nën seksionin “Kam nevojë për ndihmë”, gratë që përjetojnë dhunë mund të gjejnë informacione me kë mund të kontaktojnë nëse kërkojnë mbështetje, siç janë numrat e telefonit të OJF-ve lokale, si dhe linjat telefonike për ndihmë.

Nën seksionin “Dua të ndihmoj”, OSBE ka përpiluar hapat që qytetarët e interesuar mund të ndërmarrin për të qetësuar situata kritike, për të mbështetur gratë dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Seksioni “Dua informacion” jep detaje të mëtejshme mbi rezultatet dhe rekomandimet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, të botuar në fillim të këtij viti. Anketa zbuloi se 70% e grave në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore kanë përjetuar një formë të dhunës: seksuale, fizike, psikologjike, ngacmim seksual ose përndjekje, por raportimi i incidenteve mbetet i ulët. Vetëm 15% e grave raportuan në polici incidentin më të rëndë të dhunës nga partneri aktual.

“Ky burim online bazohet në rezultatet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, e cila tregoi se gratë që kanë përjetuar një incident të dhunshëm duan më së shumti mbështetje morale dhe dikë për të biseduar”, tha Serani Siegel, menaxhere e projektit të anketës. “Sondazhi gjithashtu theksoi rëndësinë e të folurit dhe ofrimit të burimeve për gratë për raportimin e incidenteve të dhunës. Faqja e internetit do të ndihmojë në këtë drejtim dhe do t’iu mundësojë grave që të gjejnë një sërë opsionesh për raportimin e dhunës dhe marrjen e mbështetjes së nevojshme”.

Faqja e internetit është dizajnuar që të shërbejë si burim për zyrtarët qeveritarë, organet e zbatimit të ligjit, OJQ-të, akademikët dhe mediat për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij problemi, si dhe jep udhëzime për implementimin e politikave dhe praktikave. Duke ofruar të dhëna për këto çështje, kjo faqe ka për qëllim të luftojë qëndrimet e fajësimit të viktimave, të cilat kontribuojnë në heshtjen e viktimave.

Lançimi i faqes në internet përkon me fundin e fushatës “Thyej heshtjen” të OSBE-së më 10 dhjetor, e cila u mbajt gjatë fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata “Thyej heshtjen” u përqendrua në ndryshimin e mentalitetit dhe qëndrimeve në publik që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe si pasojë, edhe në dhunën ndaj grave.

Gjatë kësaj fushate, u printuan postera, të cilat u shpërndanë nëpër stacionet policore të vendeve ku u zhvillua anketa, në të cilat u nënvizua roli i rëndësishëm i punonjësve të policisë dhe personelit në Stacionet e Policisë për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës.

Përdoruesit e medieve sociale dhe personat me ndikim (influencuesit) në mbarë rajonin mbështetën fushatën dhe shkëmbyen informacione mbi dhunën ndaj grave dhe mbi Anketën e kryer nga OSBE. Fushata angazhoi një numër të madh të njerëzve në rajon nëpërmjet kanaleve të medieve sociale të OSBE-së me më tepër se 39,000 njerëz të arritur në Facebook si dhe mbi 57,000 postime në Twitter dhe 16,000 të tjera në Instagram.

Filtri në Instagram, i zhvilluar posaçërisht për këtë fushatë, rezultoi në mbi 83,000 përshtypje gjatë 16 ditëve. Fushata u mbështet gjithashtu gjerësisht nga media dhe influencuesit, me një shtrirje të kombinuar prej mbi 20 milion njerëzve./atsh

Parandalimi i dhunës ndaj grave/ OSBE me faqe të posaçme në përkrahje të vendeve të Europës Juglindore Read More »

Balerinët shqiptarë dhe italianë, shfaqje në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri

“Cagli vallëzon për Shqipërinë” titullohej shfaqja e organizuar mbrëmjen e djeshme në teatrin komunal të Cagli, Itali, me pjesëmarrjen e balerinëve italianë dhe atyre të njohur shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj, në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Në këtë shfaqje të organizuar nga Bernard Shehu merrnin pjesë balerinët Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, si edhe balerinët e tjerë italianë si Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti, si dhe grupet e baletit Movimento e Fantasia, Nuovo Balleto Classico.

“Ndërsa jetojmë në këtë anë të Adriatikut, ne kemi shpirt dhe mendje të ndarë midis dy brigjeve. Siç ndodh për shumë prej nesh, zemra ime rreh edhe për Shqipërinë, vendin ku kam lindur, ku jam rritur, ku u edukova dhe u bëra njeriu dhe balerini i respektuar që jam sot. Ndiej dhimbje të madhe për dramën që po përjeton populli ynë për shkak të tërmetit katastrofik. Nuk është e thjeshtë të përshkruash këtë ndjenjë ngacmuese me fjalë “, është shprehur për mediet balerini Bernard Shehu.

Shehu tha se “më shumë sesa një shfaqje artistike, kjo e jona është një manifest i dashurisë dhe solidaritetit me vendin dhe popullin tonë”./atsh

Balerinët shqiptarë dhe italianë, shfaqje në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri Read More »