Aktualitet

Urimi i Xhaçkës për Krishtlindje: Nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur

“Nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur”-, thekson Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke uruar besimtarët Katolik dhe Ortodoks për ditën e shënuar të Krishlindjeve.

Sipas saj, dita e Krishtlindjeve është ditë shprese, është dita për të shëruar brengat e për të rigjetur fuqitë e besimin për një të ardhme më të mirë! Gëzuar Krishtlindjen.

“Sot është një ditë shprese! Një ditë për të kujtuar se nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur! Është dita për të shëruar brengat e për të rigjetur fuqitë e besimin për një të ardhme më të mirë! Gëzuar Krishtlindjen!”-, thekson Xhaçka në urimin e saj. /atsh

Urimi i Xhaçkës për Krishtlindje: Nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur Read More »

Krishtlindje në Korçë, mikpritja e veçantë e qytetit të serenatave

Si gjithnjë, por veçanërisht në festat e fundvitit, qyteti i serenatave të mikpret me një pamje mahnitëse.

Dekori i veçantë në rrugët dhe sheshet, veçanërisht në Pazarin e Vjetër të Korçës, i ka dhënë qytetit një bukuri magjepsëse për Krishtlindje, duke e shndërruar sërish në destinacionin kryesor në Shqipëri që qytetarët zgjedhin për të kaluar festat e fundvitit.

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën sërish Korçën për të festuar edhe këtë Krishtlindje.

Pazari i Vjetër dhe pista e patinazhit duket se mbeten më të frekuentuarat për ata që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit si edhe turistë të huaj.atsh

Krishtlindje në Korçë, mikpritja e veçantë e qytetit të serenatave Read More »

Bashkia Gjirokastër bursa për nxënësit ekselentë

Bashkia e Gjirokastrës ka vendosur të jap bursa për vitin 2020 për nxënësit ekselentë.

Gjatë një aktiviteti festiv të zhvilluar në sheshin e Çerçizit, Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, vlerësoi me çertifikatë mirënjohje 70 nxënës të ciklit 9- vjeçar.

“Duke folur për rezultatet e shkëlqyera të tyre, Golemi nënvizoi se, “ju sot jeni nxënësit më të mirë, por nesër, mjekët, inxhinierët, ekonomistët, juristët, mësuesit, që do të kontribuoni për zhvillimin e qytetit”.

Aktiviteti festiv u shoqërua edhe me pjesë të akrobatëve dhe animatorëve të Cirkut të Tiranës./atsh

Bashkia Gjirokastër bursa për nxënësit ekselentë Read More »

Rama uron Krishtlindjen i rrethuar nga fëmijët

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët katolikë dhe të krishterë për festën e Krishtlindjes.

Rama ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar Krishtlindjen, duke postuar një fotografi, ku është i rrethuar nga fëmijët.

“Gëzuar Krishlindjen”, – shprehet Kryeministri Rama.

Në mbarë botën besimtarë katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit. /atsh

Rama uron Krishtlindjen i rrethuar nga fëmijët Read More »

Rama përcjell fjalët e Papa Franceskut: Zoti nuk u jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Papa Franceskut në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Zoti nuk u jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin. Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, citoi Rama fjalët e Papa Franceskut, në ditën e Krishtlindjeve.

Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore. /atsh

Rama përcjell fjalët e Papa Franceskut: Zoti nuk u jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin Read More »

Nis shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e Fundvitit, ISSH: Nuk humbet nëse nuk tërhiqet brenda dhjetorit

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili është në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist.

Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga sot, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.

Pagesat do të kryhen sipas grafikut të mëposhtëm:

në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara./atsh

Nis shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e Fundvitit, ISSH: Nuk humbet nëse nuk tërhiqet brenda dhjetorit Read More »

Basha uron Krishtlindjen nga Durrësi: Lutjet e mia janë për të prekurit nga tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përcolli sot mesazhin e tij të urimit për shqiptarët nga Kisha Ortodokse në Durrës.

Duke uruar festën e Krishtlindjes, Basha bëri thirrje për një bashkim të fuqishëm ‘si një familje’, për të përballuar çdo të keqe.

“Dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata më shumë në nevojë, në veçanti me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit. Gëzuar dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha./atsh

Basha uron Krishtlindjen nga Durrësi: Lutjet e mia janë për të prekurit nga tërmeti Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta të Nënë Terezës: Kemi vetëm të sotmen, le t’ia nisim

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Nënë Terezës në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit.

“E djeshmja iku. E nesërmja s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t’nisim”, citoi Rama fjalët e Shën Terezës.

Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore. /atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta të Nënë Terezës: Kemi vetëm të sotmen, le t’ia nisim Read More »