Aktualitet

Rama: Çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “me “KÇK”-në kemi punë jo të lehtë, sepse çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi”.

Gjatë inspektimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për shërbimet online, duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari lidhur me shqetësimin për pezullimin e gjyqeve që kanë lidhje me pensionet, Kryeministri Rama theksoi se “tani reforma në drejtësi po bëhet, por do kohën e vet sepse gjithë ai pastrim i madh nuk bëhet dot sa hap e mbyll sytë e para, e dyta nuk jemi në komunizëm, jemi në demokraci”.

“Pavarësisht gjithë poshtërsive që bëjnë ata, ne nuk e kemi të drejtën të ndërhyjmë më forcë në punën e tyre. Është reforma, pastrimi, ndërtimi i institucioneve të reja, garantimi që ata që do të mbeten aty do të jenë njerëz me integritet që do të sjellë këto që kërkojmë ne, ndryshe nuk bëhet”,- nënvizoi Rama. /atsh

Rama: Çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi Read More »

Programi PISA, Shqipëria përmirësimin më të shpejtë në rezultatet ndër vite

Shqipëria ka bërë përmirësimin më të shpejtë në rezultatet e testit PISA ndër vite, ndërsa rezultatet e sivjetshme tregojnë se reforma në arsimin parauniversitar po jep frytet e veta.

Ministria e Arsmit, Sportit dhe Rinisë thekson se ka ende punë për të arritur standardet që duam.

Në një video të përgatitu nga Qendra e Shërbimeve Arsimore bëhet e ditur se çfarë është PISA dhe eksperiencën që Shqipëria ka patur në intervalin 2012-2018.

PISA, programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve mat aftësitë e tyre për të zbatuar atë që kanë mësuar në shkollë në situata të jetës reale, duke vlerësuar jo çfarë ata dinë, por çfarë mund të bëjnë me atë që dinë. Testimet PISA nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me kurrikulën e çdo vendi.

Qëllimi i saj është të vlerësojë sistemet arsimore kudo në botë, të mësojnë nga politikat dhe praktikat e vendeve që kanë demonstruat përmirësim dhe zhvillim.

Shqipëria është një nga 79 vendet që morën pjesë në PISA 2018. Kjo ishte pjesëmarrja e 5-të e Shqipërisë, përveç asaj në vitin 200, 2012 dhe 2015.

Përgatitja vazhdon për ciklin e ardhshëm në vitin 2021. Dëshira dhe nevoja e politikbërësve për të kuptuar se si krahasohet performanca e nxënësve në vend, në raport me standardet ndërkombëtarë dhe me vendet që përballen me sfida të ngjashme. Identifikimi i aspekteve që lidhen me performancën ndërkombëtare në tërësi në mënyrë që të përqasen në kontekstin arsimor shqiptar.

Lidhur me performancën e nxënësve shqiptarë ndër vite në Lexim, Matematikë dhe Shkencë rezultatet janë këto; në Lexim dhe Matematikë mesatarja e arritjeve të nxënësve është rritur me 56 pikë nga viti 2000 në 2018.

Në Shkencë mesatarja e arritjeve të nxënësve është rritur me 41 pikë nga viti 2000 në 2018.

Ne ciklin e 2018 Shqipëria, vendi i parë në mesin e të gjithë pjesëmarrësve të PISA, që uli më së shumti përqindjen e performuesve të dobët në matematikë (me 26%) nga viti 2009 në vitin 2018.

Rreth 19% e nxënësve shqiptarë që i përkasin profilit më të ulët socio-ekonomik në vend, kanë performuar në 25%-in e më të mirëve të Matematikës në rang ndërkombëtar.

Ministria e Arsimit, Sportit she Rinisë bën të ditur se “aktualisht Shqipëria po përgatitet për PISA 2021”. /atsh

https://www.facebook.com/arsimitsportitdherinise/videos/2510392555945793/?t=0

Programi PISA, Shqipëria përmirësimin më të shpejtë në rezultatet ndër vite Read More »

“Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm, këmbanë alarmi për drejtësinë”, Gjonaj: Shkarkim e ndjekje penale për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediet ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle, teksa ka theksuar se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, si edhe ka shkarkuar nga detyra, Drejtorin e Shërbimit të Provës në Krujë.

“Ndaj me ju sot,shqetësimin e thellë timin dhe të qeverisë mbi vendimin skandaloz të gjyqtares së rrethit gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha,për lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit dhe të çdo norme funksionale të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”, – nisi fjalën e saj ministrja Gjonaj..

“Lirimi në shkelje të ligjit, i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë kohët e fundit – është një këmbanë alarmi, për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia në këtë fazë tranzitore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve, që evidenton edhe njëherë nevojën e thellë për këtë spastrim të radhëve të gjyqësorit”, – theksoi ministrja.

“Ndjehem e keqardhur për këtë vendim, edhe pse shqetësimin për këtë çështje, e kam shprehur dhe adresuar institucionalisht që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në informacionin që dispononim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i provës, duke patur indicie apo dyshim mbi objektivitetin dhe paanësinë e këtij gjykimi, duke kërkuar veç të tjerash verifikim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili”-, tha Gjonaj.

Zyrtarisht i jam drejtuar atëherë Inspektoratit të Këshillit (në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë), duke kërkuar fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha, por, duke ndeshur të njëjtën heshtje dhe pa përgjegjshmëri që për shumë e shumë vite ka kalbëzuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri”-, theksoi ministrja.

“Lidhur me vendimin e finalizuar pak ditë më parë nga gjyqtarja Hoxha, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është kryer me hollësi e shpejtësi një verifikim administrativ i dokumentacionit të administruar, vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike, për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë në këtë vendim.

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara dhe duke mbajtur parasysh se veprime të tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmërinë dhe objektivitetin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar: I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerimin e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe punën e përkushtuar të institucioneve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës.

Njëkohësisht i kam kërkuar institucionit të Prokurorisë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarrjeve abuzive, por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve tek drejtësia. I jam drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për ndjekjen me prioritet të përshpejtuar të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtares, por edhe të gjithë rasteve të tjera të ngjashme, mbi të cilët, në vite, rëndojnë akuza të shumta publike për paligjshmëri dhe korrupsion.

Po gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se edhe Drejtoria e shërbimit të provës Krujë, e cila ka depozituar raportin e saj në këtë gjykim për të dënuarin Dokle, duke sugjeruar rehabilitimin me dënim alternativ, ka vepruar në shkelje të rënda të dispozitave ligjore dhe vlerësimit që ky shërbim ka kryer për këtë rast. Si rezultat i kësaj, janë marrë të gjitha masat administrative nga Ministria e Drejtësisë, duke pezulluar menjëherë nga detyra Drejtorin e shërbimit të provës Krujë dhe po dje, është depozituar kallëzim penal ndaj tij, në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Krujë për shpërdorim detyre”, – theksoi Gjonaj.

“Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, ashtu si dhe duke mbajtur në vëmendje, vendimmarrje të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve,për lirimin apo favorizimin e subjekteve kriminalë me rrezikshmëri të lartë, të cilat po kthehen në një precedent negativ, përsëris me zë të lartë nevojën e një reagimi të menjëhershëm institucional nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë.

Vendime të tilla të dhëna nga individ të caktuar, apo individë të tjerë të cilët po shfrytëzojnë këtë periudhë tranzitore, duke e patur të qartë që nuk do ta kalojnë procesin e Vetingut, dhe që po veprojnë për interesa personale, duhet të marrin reagimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm nga institucionet e reja të drejtësisë me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve tek sistemi i ri që po ndërtojmë por njëkohësisht edhe imazhin e vendit në procesin e integrimit europian.

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë dhe shpresoj miratoj, me urgjencë,në ditët e ardhshme propozimet e bëra nga qeveria në kuadrin e paketës së reformës në drejtësi për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve (e ashtuquajtura paketa anti-KÇK), e cila, padyshim do t’u japë institucioneve të reja të drejtësisë, instrumente të rinj dhe efikasë, për të reaguar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre, dhe jo ta kenë vendin në sistemin e drejtësisë”, – përfundoi deklaratën e saj, ministrja Gjonaj. /atsh

“Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm, këmbanë alarmi për drejtësinë”, Gjonaj: Shkarkim e ndjekje penale për gjyqtaren Enkelejda Hoxha Read More »

Hapja e negociatave/ Spiropali: Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, Komisioni e Këshilli të mbajnë premtimet e tyre

“Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe Komisioni e Këshilli duhet të mbajnë premtimet e tyre. Ky ishte mesazhi i Komisionerit për zgjerimin të BE-së, që është një mesazh i ngrohtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kështu deklaroi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në një studio televizive ku foli për rrugën europiane të Shqipërisë.

Duke komentuar vizitën në Shqipëri të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, Spiropali pohoi se, ky akt është në vetvete një mesazh i ngrohtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për rrugën e tyre europiane.

“Jemi përpara një situate të re. Komisioneri tha se është duke negociuar, duke u ulur, duke folur për vendet që janë skeptike për procesin e integrimit në tërësi dhe shpreson se shumë shpejt Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të çelin negociatat”, tha Spiropali.

E pyetur sesa shanse ka që kjo metodologji e re për zgjerimin e BE do ta afrojë më tepër Shqipërinë me hapjen e negociatave, Spiropali tha se, “ne atë nuk mund ta dimë. Franca është një vend që ka propozuar një ndryshim sesi vendet e reja i qasen BE dhe metodologjinë e vlerësimit të tyre, por nuk kemi ende një dokument që të jetë i hapur dhe publik për diskutim. Posaçërisht Macron ka idetë e veta mbi integrimin. Kokën e tij nuk e lexojmë dot, por ne bëjmë punët që duhen bërë. Dhe besoj që kemi bërë një punë të mirë. Presidenti Macron pastaj marrëdhëniet i ka me Gjermaninë me vendet e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë me ne, është jashtë mundësisë tonë për të ndikuar”.

“Unë mendoj se shumë nga qëndrimet janë afruar dhe besoj se Gjermania, e cila ka qenë një një promotore e fortë dhe një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është afruar në qëndrim me Francën dhe me vende të tjera”, tha Spiropali.

Duke folur për marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare për miratimin e Reformës Zgjedhore ministrja Spiropali theksoi se, “ne si mazhorancë jemi aty ku kemi qenë, nuk kemi lëvizur nga kjo tryezë. Kemi qenë të hapur”.

Ajo theksoi se, “është një lajm i mirë që opozita jashtëparlamentare ka braktisur rrugën e dhunës, molotovit, të përjashtimit dhe heqjes dorë nga institucionet. Ky opsion ka qenë gjithmonë i hapur. Ne i kemi lënë një vend opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore”.

“Ne shpresojmë se 15 marsi të jetë data e fundit për të bërë ndryshimet dhe të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha Spiropali.

E pyetur nëse do përmbushet ky afat, Spiropali tha se, “jemi në rrugë të mbarë, sepse është bërë një punë e madhe përgatitore”.

Sa i përket diskutimit të sistemit zgjedhor, Spiropali theksoi se, “nuk ka qenë asnjëherë diskutim që kërkohet nga partneret tanë. Kjo është një çështje kushtetuese. Pra duhet ndryshuar Kushtetuta për të ndryshuar sistemin. Është një diskutim që ne jemi pa asnjë kompleks për ta bërë, por primare kemi rekomandimet e OSBE-ODIHR”./atsh

Hapja e negociatave/ Spiropali: Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, Komisioni e Këshilli të mbajnë premtimet e tyre Read More »

Kërko kuponin tatimor/ Shqipëria drejt vendosjes së skemës së rimbursimit për qytetarët

Shqipëria, e cila është në prag të zbatimit të fiskalizimit, po përgatitet për të vendosur skemën e rimbursimit të një pjesë të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për qytetarët, çka do të nxisë lëshimin e kuponit tatimor nga ana e ofruesve të mallrave dhe shërbimeve, falë kërkesës së qytetarëve të interesuar për ta tërhequr atë.

Kjo është një skemë e cila po zbatohet në Maqedoninë e Veriut dhe në këtë kuadër Administratat Tatimore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nisur shkëmbimin e përvojave.

Delina Ibrahimaj, drejtore e përgjithshme e Tatimeve dhe homologia Sanja Lukarevska, prezantuan në një takim të përbashkët në Shkup, qasjet e secilës administratë në politikat fiskale, të cilat synojnë formalizimin e ekonomisë dhe ndërgjegjësimin e publikut për përfitimet që sjell formalizimi, në zhvillimin e një vendi.

“Shqipëria, e cila është në prag të zbatimit të fiskalizimit, po përgatitet për të zbatuar të njëjtën skemë si Maqedonia e Veriut, e cila nxit lëshimin e kuponit tatimor nga ana e ofruesve të mallrave dhe shërbimeve, falë kërkesës së qytetarëve të interesuar për ta tërhequr atë”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pas këtij takimi të parë do të nënshkruhet në Tiranë një memorandum bashkëpunimi mes dy administratave tatimore./atsh

Kërko kuponin tatimor/ Shqipëria drejt vendosjes së skemës së rimbursimit për qytetarët Read More »

23 aplikime për shërbime dhe licenca nga MIE online/ Rama: Qytetarët shpenzonin më shumë se 300 ditë në radhë

23 aplikime për shërbime dhe licenca që jepen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, tanimë kryhen online vetëm përmes platformës “e-albania.al”.

Kryeministri Edi Rama përmes një video të publikuar bën të ditur se “më shumë se 300 ditë shpenzoheshin në radhë për 33 mijë aplikimet që kryheshin çdo vit vetëm për licencat në fushën e projektimit dhe zbatimit”.

“Falë revolucionit dixhital 2020, aplikantëve nuk u kërkohen më plot 46 dokumente shtetërore. 33 mijë aplikime që kryhen mesatarisht çdo vit vetëm për licencat në fushën e projektimit dhe zbatimit, sot bëhen direkt nga smartfonë apo kompjuteri më i afërt pa ecejake, pa radhë, pa ryshfet. Administrata në këmbë për qytetarin. Jo më qytetari në këmbë për administratën”, shprehet Kryeministri Rama.

Një lajm i mirë edhe sa i takon dokumenteve shoqëruese, numri i të cilave është reduktuar me 46 më pak.

“Tashmë jeni të lehtësuar me sigurimin e tyre, pasi nga 128 të tillë ju duhet të siguroni vetëm 82, duke ja lënë shtetit t’u vijë në ndihmë për pjesën e mbetur”, theksohet në videon e publikuar.

Ndërkohë edhe 27 shërbime të tjera të agjencive në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë qytetarët i përfitojnë tashmë vetëm online./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/190638892080214/?t=0

23 aplikime për shërbime dhe licenca nga MIE online/ Rama: Qytetarët shpenzonin më shumë se 300 ditë në radhë Read More »

Sejko takon ambasadorin norvegjez Grøndahl/ Turizmi, bujqësia, minierat, sektorë me potencial për investime

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim zyrtar me ambasadorin e ri të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl.

Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, Sejko e njohu ambasadorin Grøndahl me zhvillimet financiare në vend, ku u shpreh se sistemi bankar shqiptar është likuid, i kapitalizuar dhe me tregues të mirë rentabiliteti. “Banka e Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet e fokusuar në mbikëqyrjen e kujdesshme të riformatimit të sistemit bankar në vend, duke kontribuar në konsolidimin e tij”, deklaroi Sejko.

Duke u ndalur tek ecuria ekonomike e vendit, Guvernatori Sejko, theksoi se rritja ekonomike ka vijuar trendin pozitiv.

“Ndërkohë që ambienti i jashtëm makroekonomik mbetet sfidues, autoriteti monetar dhe institucionet e tjera në vend do të japin të gjithë kontributin e duhur për të mbështetur ruajtjen e parametrave makroekonomikë”, tha ai.

Guvernatori Sejko u shpreh se institucioni që ai drejton do të vijojë të jetë i angazhuar në përmbushjen e misionit të ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve të konsumit dhe stabilitetit financiar të vendit. “Banka e Shqipërisë ka ndjekur dhe do të vazhdojë të ndjekë edhe në periudhën në vijim një politikë monetare lehtësuese”, nënvizoi Sejko.

Nga ana e tij, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, falënderoi Guvernatorin Sejko për takimin dhe shprehu vlerësimet e tij për kontributin e rëndësishëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Grøndahl, theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore dhe vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria vitet e fundit në këtë drejtim. “Zbatimi i mëtejshëm i reformave në përputhje me standardet evropiane do të ndikojë pozitivisht në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si dhe në krijimin e një ambienti tërheqës për investitorët e huaj”, deklaroi ai.

Guvernatori Sejko vlerësoi rëndësinë e investimeve norvegjeze të deritanishme në Shqipëri në drejtim të punësimit dhe rritjes ekonomike.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, si dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, në sektorë si ai i turizmit, bujqësisë, minierave etj. /atsh

Sejko takon ambasadorin norvegjez Grøndahl/ Turizmi, bujqësia, minierat, sektorë me potencial për investime Read More »

Studentët shqiptarë, mundësi punësimi sezonal në Gjermani

Studentët shqiptarë kanë mundësi punësimi sezonal në Gjermani gjatë pushimeve verore.

Ambasada e Gjermanisë ka publikuar një thirrje nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, (DIMAK Albania) në lidhje me 4 hapat që duhet të ndjekin studentët shqiptarë që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Së pari ata duhet të lexojnë me vëmendje fletën e informacionit. Më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale.

Së treti duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes (nëse kanë) dhe lejen e drejtimit (nëse kanë).

Së katërti duhen dorëzuar dokumentet origjinale pranë DIMAK Albania deri më 14 shkurt ora 15:00

DIMAK Albania thekson se, “përmes Facebook do të publikojmë edhe sesionet e ardhshme informuese ku ju mirëpresim për një prezantim të programit, si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve që mund të keni. Na ndiqni rregullisht për t’u njoftuar në kohë mbi aktivitetet”.

Synimi i qendrës së informacionit DIMAK është sjellja në një vend të përbashkët e ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së migrimit legal në Gjermani dhe veçanërisht rreth temës së nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë./atsh

Studentët shqiptarë, mundësi punësimi sezonal në Gjermani Read More »