Aktualitet

Gratë në timon janë më pak të rrezikshme se burrat

Ekziston një diskriminim seksual ndaj grave që drejtojnë makinat, edhe pse shkalla e ulët e aksidenteve të shofereve në krahasim me drejtuesit meshkuj është e dukshme, ka raportuar revista franceze ”AutoPlus”, në bazë të sondazhit të fundit të bërë në Belgjikë nga instituti ”Vias”.

Sipas raportit gratë janë një marrëveshje më e mirë për kompanitë e sigurimeve, jo vetëm sepse janë më pak të përfshira në aksidente në përqindje, por edhe sepse ato gabojnë më rrallë dhe prandaj ato do të meritonin norma më të favorshme të sigurimit.

Analiza e ”AutoPlus” tregon se gratë janë më pak të prekura nga burrat në rastet e aksidenteve, dëshmi e kujdesit të tyre më të madh.

Në fakt, ato përfaqësojnë 44% të atyre që kanë pasoja të vogla, 23% të aksidenteve me dëmtime të rënda, dhe 34% të aksidenteve me dëme serioze.

Me fjalë të tjera, gratë janë të përfshira në aksidente më pak të rënda sesa homologët e tyre meshkuj. Për më tepër, aksidentet që përfshijnë një shofere femër përfshijnë gjysmën e shkallës së vdekshmërisë në krahasim me aksidentet që përfshijnë një burrë pas timonit./atsh

Gratë në timon janë më pak të rrezikshme se burrat Read More »

Hapet ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik në Karavasta/ Kapaciteti prodhues 140 megavat, 100 milionë euro investim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi sot çeljen e Ankandit për Parkun Energjetik Fotovoltaik prej 140 MW të Karavastasë. Një projekt i rëndësishëm në sektorin e energjisë së rinovueshme që llogarit mbi 100 milionë euro investim.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në Tiranë, ministrja Balluku tha se, energjia e rinovueshme është një sektor i rëndësishëm dhe çdo shtet duhet të kujdeset për të përmbushur kuotat e prodhimit të kësaj energjie. Në këtë kontekst, vijoi Balluku, Shqipëria është një vend i vogël që i plotëson kushtet të prodhojë 100% energji të rinovueshme.

“Në strategjinë tonë kombëtare kemi vendosur prioritet, mbështetjen nga qeveria të incentivave për prodhimin e energjisë së rinovueshme por duke i dhënë hapësirë edhe nxitjes së investimeve të huaja në këtë sektor.”- tha ajo.

“Parku fotovoltaik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat kryesore me rrezatimin më të lartë në vend, që garanton një investim që i kthehet shpejtë investitorët dhe i sjell përfitim shtetit shqiptar në prodhimin e energjisë me çmim të ulur. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar”, tha Balluku.

Ky është një investim që llogaritet në mbi 100 milionë euro dhe projekti do të vendoset në një hapësirë prej 198 hektarësh në bashkitë Fier dhe Divjakë.

Lidhur me çmimi 55 euro, ministrja shpjegoi se ky është një proces ankandi dhe çmimi që ne kemi vendosur është çmimi tavan. Presim konkurrencë të madhe dhe jemi në djeni që do të ketë interes të shuar. “Ky ankand shënon një gur të ri kilometrik përsa i takon procedurave të organizuara nga qeveria shqiptare. Investitorët e interesuar do të kenë mundësi të marrin një paketë të plotë dokumentacioni teknik dhe informacioni mbi projektin, ndërkohë që theks i rëndësishëm i është vënë politikës mjedisore duke ruajtur veçanërisht mjedisin lagunor të zonës. Ndërsa një tjetër hap që ezaurohet që në momentin e parë është se nuk do të ketë fazë negocimi mes OSHEE por kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi. Ndërkohë lidhur me projektin vetë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi javën e shkuar lejen e zhvillimit”- tha Balluku.

Duke u ndalur tek afatet, ministrja theksoi se, sot më 20 janar është hapur ankandi dhe janë 54 ditë në dispozicion të investitorëve për të blerë të gjithë dokumentacionin dhe për të kryer veprimtarinë e identifikimit të zonës. Pas datës 16 mars 2020, dorëzohen ofertat në dy zarfe, në zarfin A vendoset dokumentacioni dhe në zarfin B oferta financiare. Identifikimi i dokumentacioneve do të kryet deri në datën 26 mars 2020, ndërsa deri më datën 31 mars do të kryet ankimimi, përgjigja e të cilave do të jepet deri në datën 6 Prill 2020. “Në datën 7 prill 2020 do të bëhet hapja e ofertave dhe shpallim fituesin live. Zarfet B me ofertën financiare do të hapen një nga një dhe publikisht duke kryer kështu transparencë të plotë për investimin e Parkut Energjetik Fotovoltaik, në Karavasta. Ndërsa lidhja e kontratës do të kryet në 8 maj 2020 “- tha ministrja.

Balluku ftoi investitorët të marrin pjesë në këtë ankand, ndërsa u shpreh se ky është parku i dytë për të cilin hapet një garë ndërkombëtare. I pari ishte Akërnia në vitin 2018 i cili u fitua nga kompania India Power për një çmim 59.9 euro/MWh./atsh

https://www.facebook.com/267225880099293/videos/482837459088545/?t=0

Hapet ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik në Karavasta/ Kapaciteti prodhues 140 megavat, 100 milionë euro investim Read More »

Presidenca shqiptare e OSBE-së/ Rama mund të vizitojë Ukrainën Lindore, në varësi të motit

“Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës Lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vadym Prystaiko, Rama deklaroi se në udhëtimin drejt Ukrainës Lindore do të shikojë po ashtu dhe ndikimin praktik në terren të Misionit Special të Monitorimit”.

Vizitën e tij të parë zyrtare si President i OSBE-së, Kryeministri Edi Rama e zhvilloi sot në Ukrainë, dhe kjo sipas tij, “reflekton rëndësinë e madhe që i jep adresimit të krizës në dhe rreth Ukrainës”./atsh

Presidenca shqiptare e OSBE-së/ Rama mund të vizitojë Ukrainën Lindore, në varësi të motit Read More »

Ambasada e SHBA mbështet projektin, “Shkolla si Qendër Komunitare” në Vlorë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet projektin “Shkolla si Qendër Komunitare”, në Vlorë

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun, Brian Beckmann vizitoi qendrën komunitare të sapo hapur në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Vorë, pjesë e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”, të mbështetur nga Ambasada dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Ai bisedoi me aktorët kryesorë vendorë të kësaj nisme, përfshirë studentë, mësues, prindër, zyrtarë të qeverisë vendore, komunitete fetare, polici vendore dhe aktivistë të komunitetit. Ata folën për rolin e rëndësishëm që ky program luan në ndërtimin e lidhjeve të forta brenda komunitetit dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

“Ju uroj për kontributet tuaja të çmuara, të cilat po e bëjnë komunitetin tuaj dhe Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të sigurt për të jetuar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara ju mbështet në përpjekjet tuaja”, tha Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Beckmann./atsh

Ambasada e SHBA mbështet projektin, “Shkolla si Qendër Komunitare” në Vlorë Read More »

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York

Në shkollën “Alba Life” në New York vazhdon mësimi i gjuhës shqipe, promovimi i muzikës, historisë dhe kulturës shqiptarë.

Ministri i Shtetit për Diasporën bën të ditur se “Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Këshilltar në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, viziton nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, SHBA”.

“Ditë e mrekullueshme me studentet, stafin dhe familjet e shkollës Alba Life! Një program i mrekullueshëm në rrethin tonë që promovon dhe mëson fëmijëve gjuhën, muzikën, historinë dhe kulturën shqiptare, për të mbështetur dhe ndërtuar një identitet të shëndetshëm kulturor, pjesë e kaq shumë të tjerëve në lagjet dhe komunitetet tona të ndryshme”,- tha Gjonaj./atsh

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York Read More »

Kirurgët e spitalit rajonal të Durrësit, ndërhyrje për heqjen e tumorit në veshka te një 45-vjeçare

Ministrja i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot spitalin rajonal të Durrësit që i është nënshtruar së fundmit investimeve në pavionin e kirurgjisë.

“Kirurgjia po zhvillohet me ritme të shpejta edhe në spitalet rajonale, falë investimeve në infrastrukturë dhe ekipeve tona mjekësore të kualifikuara”, tha ajo.

Po ashtu, Manastiri thekson se fal pajisjeve në pavionin e kirurgjisë po realizohen operacione të vështira.

“Kirurgët e spitalit rajonal të Durrësit, dr. Shkëlqim Ferko, dr. Denis Godaj, dr. Laurian Hoxha kanë realizuar një ndërhyrje laparaskopie të vështirësisë së lartë për heqjen e tumorit të veshkës tek një paciente 54 vjeçare”, tha ajo./atsh

Kirurgët e spitalit rajonal të Durrësit, ndërhyrje për heqjen e tumorit në veshka te një 45-vjeçare Read More »

Përkujtohet 552-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot 552-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.

Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skënderbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar.

Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar në të gjithë vendin, e cila u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa me madhe e trojeve shqiptare. Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, së Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare./atsh

Përkujtohet 552-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu Read More »

Rama citon Papa Benedikti XVI: Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët

“Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët”.

Ishin këto fjalë të Papa Benedikti XVI që Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenja”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon Papa Benedikti XVI: Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët Read More »