Aktualitet

Manastirliu: Karantina e detyrueshme, do mbrojmë shëndetin e të moshuarve që ky virus mos të përhapet

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka apeluar për të të gjithë qytetarët që të mos drejtohen menjëherë në spital, por të telefonojnë 127 që të ruajnë veten dhe të tjerët.

“Çdo person të kontaktojë në numrin 127. Është i vetmi numër për personat që kanë simptoma apo kontakte në vendet e prekura. Është i vetmi numër që duhet të kontaktojnë, është numri unik. Vetëm dje kanë telefonuar 1 mijë qytetarë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe janë informuar. Për ato raste që ka patur indikacione, janë marrë mostrat që janë analizuar sipas protokolleve në laboratorin e virologjisë në ISHP”, tha Manastirliu .

Manastirliu apeloi që qytetarët të zbatojnë rregullat për vetëkarantinim dhe karantinim, pasi bazuar në informacionet e skenarëve do të ketë një numër në rritje të rasteve të konfirmuara.

“Dua të informojë që sipas skenarëve që tashmë janë të ndërtuar prej Komitet te Koronavirusit që janë fleksibël, dinamik të ndërtuar nga komiteti i ekspertëve, sipas tyre parashikohet dhe është e pritshme për një rritje të numrit të rasteve. Ky është momenti që ne të kërkojmë që qytetarët të respektojnë masat”, tha Manastirliu.

“Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme, sido që të jetë ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojtur në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus”, -tha Manastirliu. /atsh

Manastirliu: Karantina e detyrueshme, do mbrojmë shëndetin e të moshuarve që ky virus mos të përhapet Read More »

Koronavirusi/ Nuk është çështja sa trima apo guximtarë jemi, por sa të vetëdijshëm dhe sa solidarë

Kryeministri Edi Rama ka apeluar sot të gjithë që të shmangin sa më shumë lëvizjet për të mos përhapur koronavirusin.

“Fëmija yt nuk rrezikohet në jetën e tij larg qoftë, por duke pasur kontakte të afërta fizike jashtë shtëpisë mund ta transportojë virusin jashtë shtëpisë. Vajza dhe djem që me të gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit kanë dëshirë që të shkojnë dhe të argëtohen në mbrëmje duhet ta dinë që u bënë shumë party në Milano me temën ne s’pyesim për koronën. Ashtu sikundër u bënë edhe shumë shfaqje aerobike në palestra ne i thyejmë brinjët koronës. Nuk janë gjëra të duhura, përkundrazi janë me dëm të madh për të gjithë’, tha Rama.

“E dyta ti mund të mos e marrësh vesh kurrë që e kishe koronavirusin. 80% s’kanë për ta marrë vesh kurrë sepse e ke dhe s’ka asnjë simptomë, por t’i e transporton dhe tek dikush shfaqet një simptomë dhe tek dikush tjetër që është hallka më e dobët godet. Kjo është arsyeja që nuk është çështja sa trima apo guximtarë jemi, por sa të vetëdijshëm dhe sa solidarë jemi. Sa të gatshëm jemi, duke sakrifikuar një stil jetese që është e përditshmja jonë dhe duke e vendosur të përditshmen tonë në atë pikë ku jemi të frontit të madh të një lufte me një armik të padukshëm”, theksoi Rama.

Për mediat, Rama tha se, ”sigurisht që mund të jemi të detyruar që të shkojmë larg edhe në raport me mediat, por midis të shkuarit larg në raport me mediat, për t’u siguruar që nuk ka burime faktesh alternative, sepse faktet janë një. Mendimet janë alternative dhe me këtë rast nuk është koha për të dhënë mendime për çështje që janë strikte të kufizuara në fushën e një grupi të ngushtë njerëzish, ekspertësh dhe autoritetesh të shëndetësisë, por padyshim që shumë më mirë është që me atë fuqi dhe me atë mundësi për të komunikuar me ata që ju ndjekin të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia, vendosmëria, informacioni dhe gatishmëria dhe jo paniku, pasiguria, ankthi e kështu me radhë”.

“E përsëris këtu s’ka vend për frikë. Nëse sot mesazhi im ishte ndryshe nga ditët e tjera, sepse sot është një ditë ndryshe nga ditët e tjera. Nesër do të jetë një ditë tjetër nga ditët e tjera. Vetëm kështu ne mund ta fitojmë këtë luftë. Ndryshe na merr përpara inercia e të marrurit me sportivitet të një beteje që është luftë nuk është lojë”, tha Rama./atsh

Koronavirusi/ Nuk është çështja sa trima apo guximtarë jemi, por sa të vetëdijshëm dhe sa solidarë Read More »

COVID-19/ Gonzalez: Shqipëria ka marrë masat në kohën e duhur dhe në përputhje me rekomandimet e OBSH-së

“Shqipëria dhe vendet e Ballkanit kanë kapacitetin për të ngritur sistemin e vëzhgimit”, deklaroi sot Dr. Raul Gonzalez-Montero përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Në një intervistë televizive ai theksoi se, “një sistem i fortë shëndetësor, nuk ecën paralelisht me rastet e identifikuara. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit kanë kapacitetin për të ngritur sistemin e vëzhgimit”.

Ai tha se, “është e mundshme të llogaritet sa mund të shkojë numri i të infektuarve në Shqipëri. Shihet sjellja e mundshme e virusit, kapaciteti në mjekësi dhe masat e qeverisë. Transmetimi i tij është në 2 deri në 2.5 persona, në kushte normale mund të infektohet 60% e popullsisë, prandaj duhet qeveria që t’i përcaktojë rregullat”.

“Numri përfundimtar i të prekurve do të varet nga intensiteti i masave të qeverisë dhe mënyra se si njerëzit do të veprojnë ndaj masave që do të vendosë qeveria”, tha Montero.

I pyetur në lidhje me strategjinë e ngritur nga Shqipëria, ku autoritetet thonë që kanë ngritur një strategji sipas OBSH, edhe sipas shembullit të Italisë, Gonzalez tha se, “është absolutisht e vërtetë, masat janë në përputhje me rekomandimet nga OBSH, ky vend dha instruksione shumë të qarta duke pasur vetëm 2 të infektuar, pra janë marrë masa në kohën e duhur”.

“Vende si Italia e Spanja i kanë marrë masat me vonesë, edhe pse kanë sistem shumë të fortë shëndetësor. Nevoja e masave duhet të jetë në proporcion me ekonominë dhe kapacitetin e vendin”, tha ai.

I pyetur nëse autoritetet kanë vepruar mirë në lidhje me anulimin e fluturimeve me Italinë dhe ndërprerjen e shkollave, pas shfaqjes së rasteve të para Gonzalez tha se, “ne i dhamë rekomandime të qarta që të mos mbyllin kufijtë apo të anulojnë fluturimet, sepse nuk jep rezultat. Shtetet janë sovrane dhe i marrin këto vendime vetë. Më parë nuk ishin as të përshtatshme këto masa”.

Mbi masat dhe shqetësimin e qytetarëve Gonazeles tha se, “e kuptoj shqetësimin, por masat këtu nuk janë të njëjta me ato në Itali e as numri i personave të prekur nuk është njësoj. Qytetarët duhet t’i përmbahen masave të qeverisë sepse kjo është thelbësore. Nëse ndodh në Shqipëri varet nga sa e fortë është qeveria për të detyruar zbatimin e masave dhe sa të bindur janë qytetarët për t’ju bindur atyre”./atsh

COVID-19/ Gonzalez: Shqipëria ka marrë masat në kohën e duhur dhe në përputhje me rekomandimet e OBSH-së Read More »

Mbyllja e shkollave/ Shahini: RTSH Shkolla do të transmetojë leksionet e matematikës dhe kimisë

Leksionet për nxënësit që do të qëndrojnë dy javë në shtëpi si pasojë e përhapjes së koronavirusit do të transmetohen në RTSH Shkollë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thekson se, “RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12”.

Ndërsa, shton Ministrja Shahini, “nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1”.

Qeveria ka vendosur mbylljen e të gjitha shkollave dhe Universiteteve për një periudhë 2 javore./atsh

Mbyllja e shkollave/ Shahini: RTSH Shkolla do të transmetojë leksionet e matematikës dhe kimisë Read More »

Manastirliu-Bashës: Mos e prishni gjakun e shqiptarëve duke përhapur panik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu reagoi sot ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me maskat e shpërndara për personelin mjekësor.

“Zoti Basha, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën për turpin tuaj, ju e quani “rrumpallë”, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lufte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën. Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike”, thekson Manastirliu.

“Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një epidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë”, shton ajo.

“Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo shani dhe fyeni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje. Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim Ata janë burimi i sigurisë që kam, se ne do t’ia dalim kësaj lufte! me ose pa ju zoti basha, ne do t’ia dalim!”, thotë Manastirliu

“Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani “task-forca opozitare”. Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e maskave të skaduara zoti Basha? Ju pyes sepse ju s’keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fyeni ministrinë që është edhe e tyrja! Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me “bombë në duar” pozonin me një qendër shëndetësore në sfond për të frikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit. Ju s’keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të akuzave e të kërcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për “detektivët” tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!”, shton ajo.

Ne, thekson Manastirliu, “Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm. Po si mundët të na quani kriminelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që sot jemi një, bashkë me çdo shqiptar dhe për çdo shqiptar?! Unë jam mësuar të mos habitem nga agresiviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme”.

“Shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo “task-forca” shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës. Ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë betejë me virusin, të heshtni, atëherë kur nuk keni ç’të thoni. Nuk është luftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit. Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi mundur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dënueshme në çdo aspect”, thotë Manastirliu./atsh

Manastirliu-Bashës: Mos e prishni gjakun e shqiptarëve duke përhapur panik Read More »

“Paniku më i dëmshëm se sa vetë virusi”/Gjata apel qytetarëve: Zbatoni masat, e domosdoshme të ulim në minimum shkallën e infektimit

“Paniku është më i dëmshëm se sa vetë virusi”, deklaroi sot Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Në një intervistë televizive, Gjata bëri thirrje që të mos ketë përhapje të lajmeve të rreme, sidomos në rrjetet sociale.

“Për mua paniku është më i dëmshëm më shumë se sa virusi. Pjesa më e madhe medieve kanë treguar profesionalizëm. Ndërsa rrjetet sociale të mos bëjnë fake news. Ndërsa klasa politike duhet të ketë një konvergjencë, që të bëhet sa më e kalueshme si situatë. Fatmirësisht pacientët momentalisht nuk kanë nevojë për ndihmë respiratore. Personale mjekësor është më i ekspozuari, dhe nëse infektohen mund të kesh mungesë personeli. Po ashtu është trajnimi i tyre. Infektivi mund të paraqitet deri të pacientët që nuk kanë probleme respiratore, sepse ata nuk kanë kompetencat e mjaftueshme”, tha Gjata.

I pyetur në lidhje me pajisjet në infektiv, Gjata tha se, “ pajisjet e infektivit dhe pajisjet bazë të domosdoshme janë gati dhe gjithashtu ekziston mundësia e diagnostifikimit. Di që kjo skema e telefonatës nga shtëpia dhe vet izolimi në shtëpi, marrja e analizës në shtepi me tampon janë udhëzime të OBSH”.

“Është e domosdoshme të ulim në minimum shkallën e infektimit të popullatës. Sa më shumë të ulim infektimin aq më e lehtë do jetë për sistemin shëndetësor ta përballojë situatën”, tha ai.

“Do të doja shumë që në mënyrë të përsëritur të ftoja mediat që t’i bënin thirrje publikut të zbatojë ato rregulla të thjeshta për shmangien e përhapjes së sëmundjes. Janë rregulla të thjeshta, të cilat nuk ja vlen t’i përsërisim. Që nga larja e duarve, dhe me radhë. Janë shumë të rëndësishme”, tha Gjata./atsh

“Paniku më i dëmshëm se sa vetë virusi”/Gjata apel qytetarëve: Zbatoni masat, e domosdoshme të ulim në minimum shkallën e infektimit Read More »

Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto

Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto.

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

Posta thekson se, “pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto”.

“Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin”, nënvizon Posta.

“Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve”, bën të ditur Posta Shqiptare.

Posta Shqiptare fton të gjithë të kontaktojnë për çdo pyet/atsh

Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto Read More »

COVID-19/ Reduktim i tavolinave në gjithë restorantet dhe klubet

Qeveria shqiptare ka përforcuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, është e domosdoshme që të gjithë restorantet dhe klubet të garantojnë një modifikim të numrit të tavolinave, duke krijuar një distancë dy metra nga njëra tavolinë tek tjetra.

“Nuk është pjesë e kësaj dite, të kësaj faze, që ne të mbyllim restorantet apo klubet, por është e domosdoshme që të gjithë restorantet dhe klubet të garantojnë një modifikim të numrit të tavolinave, duke krijuar një distancë dy metra nga njëra tavolinë, tek tjetra. Këtë nuk e kemi shpikur ne. Unë nuk do doja kurrë të thoja gjëra që në kohë të tjera do dukeshin qesharake, por janë aq serioze sa nuk ka më. Është njësoj si të shmangesh nga plumbi. E njëjta gjë. Nuk janë gjobat, gjëja që ne mendojmë se është e para. Vendet e tjera, vende demokratike, vende të BE-së kanë vendosur gjoba marramendëse. Në Republikën Çeke paguan 100 mijë euro, i marrin edhe shtëpinë dikujt që del nga shtëpia, pasi ka ardhur nga një nga vendet e prekura”, tha Rama.

“Por ne jemi të vetëdijshëm që këtu është nevoja për t’u bërë bashkë. Këtu është nevoja që secili të bëjë detyrën e vet. Ne do bëjmë detyrën, unë do bëj detyrën, edhe si kryeministër, edhe si individ, edhe si familjar, edhe si prind dhe si biri i një nëne të sëmurë. Por pas kësaj, sigurisht do të ketë dhe sanksione, sepse, kur të thonë ke ardhur nga një zonë e prekur, apo ke pasur një kontakt me dikë, – e thashë në fillim, 8 prej të prekurve janë kontaktet e një burimi, nga 10 që kemi, – atëherë duhet ta respektosh për veten tënde e për familjarët e tu. Në 14 ditë, Izraeli ka mbyllur 100 000 vetë në shtëpi. 100 000 qytetarë izraelitë janë mbyllur nëpër shtëpi 14 ditë dhe nëse dalin, shkojnë drejtpërsëdrejti në burg. Këtu besoj që duhet të mirëkuptohemi e do respektojmë shumë jetën dhe të drejtën e atyre që janë më të rrezikuarit, që të mbrohen dhe nga ne. Është e vërtetë, prek më të moshuarit, ata që janë më të sëmurë, por ne nuk mund të bëjmë asnjë shaka. Frikë, fare! Ndërsa kujdes, po! Maksimal!” – tha Rama./atsh

COVID-19/ Reduktim i tavolinave në gjithë restorantet dhe klubet Read More »