Aktualitet

Pezullohet peligrinazhi i të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka shpallur sot një dekret e rreth pezullimit të të gjitha veprimtarive kishtare deri në date 3 prill 2020, në të gjithë territorin e Shqipërisë për sa i përket Kishës Katolike.

Në apelin sensibilizues dhe ndërgjegjësues, njoftohen edhe besimtarët e shumtë për pezullimin edhe të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit.

Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shën Ndout, por Kisha Katolike apelon që besimtarë të bëjnë lutjet nga shtëpitë e tyre.

Konferenca Ipeshkvore thekson se, ky dekret ka të bëjë me të gjitha Kishat përfshi edhe dy shenjtëroret Kishën e Laçit ku pezullohen të gjitha pelegrinazhet dhe Shenjtëroren e Zojës së Shkodrës.

Famullitarët do të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjithashtu, famullitarët do të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi dhe për ata të pranishëm, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë./atsh

Pezullohet peligrinazhi i të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit Read More »

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se, nesër administrata shtetërore do të jetë pushim.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë – Durrës, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër”, ka theksuar Rama.

“Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda”, ka vijuar Rama.

Kryeministri ka shtuar se, “për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë’

“Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare!”, ka përfunduar Rama./atsh

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim Read More »

Lufta me koronavirusin nuk fitohet nëse nuk përshkallëzojmë masat deri në ekstrem

“Lufta me koronavirusin nuk fitohet nëse nuk përshkallëzojmë masat deri në ekstrem”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi drejtuar gjithë shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se “këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronavirusit”.

Rama tha se “do të ishte akoma më e mira të zbatojmë me symbyllur këshillat praktike në këtë situatë lufte”. “Larjen e duarve, daljen sa më pak nga shtëpia, vetëizolimin për peronat e ardhur nga vendet e prekura dhe moslejimin e më të moshuarve të dalin nga shtëpia”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkoj kudo si çdo grip i zakonshëm, por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm që kalon pa trauma kombëtare apo botërore ky grip luftohet me masa që përshkallëzohen deri në forma drastike të ngjashme me reagimin në rast lufte”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi shumëkënd që mendon mendon gabimisht se po të kishim mbyllur kufijtë Shqipëria nuk do të prekej. “Jo, po të ishte kështu murtaja e mesjetës kur nuk kishte transport ajror nuk do të kishte marrë miliona jetë. Mbyllja e kufijve nuk e ndalon prekjen nga virusi por vetëm e ngadalëson dhe duhet bërë as më para, as më vonë veçse kur shfaqet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kushdo duhet të ngulisë mirë në kokë se 80% e atyre që do të preken nuk do ta marrin kurrë vesh që janë prekur, sepse nuk do të kenë asnjë shenjë, do ta ngordhin koronën si çdo trup i shëndetshëm që lufton viruset. “Vetëm 20% të tjerë do të kenë shenja të ndryshme, dhe këtu ka shumë rëndësi të kuptohet se 80% e kalojnë njësoj si një grip, duke ndenjur në shtëpi. Për këta këshillohet mbajtja larg e më të moshuarve, jo shtrim në spital, vetëizolim. Vetëm 20% rezultojnë me shenja shqetësuese që janë të sëmurë kronikë, me zemër, tension, sëmundje mushkërish. Vetëm për ata duhet regjim spitalor përjashtuar rastet që u shfaqën të parat”, tha Rama./atsh

Lufta me koronavirusin nuk fitohet nëse nuk përshkallëzojmë masat deri në ekstrem Read More »

Koronavirusi/ Doktor Kalo apel qytetarëve: Kjo e keqe DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, na dëgjoni dhe besoni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka kërkuar qytetarëve që t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe të dëgjojnë mendimet e ekspertëve të cilët janë në fronin e kësaj beteje.

Për këtë, ministrja ka referuar mjekun e nderuar, profesor Tritan Kalon. “Ju lutem, merrni informacionet zyrtare dhe dëgjoni mendimet e ekspertëve që janë në frontin e kësaj beteje, si i nderuari Prof. Tritan Kalo”, -thotë ministrja duke iu referuar statusit të Tritan Kalos.

“MASË EPIDEMIOLOGJIKE e sugjeruar OBSH-së më 28 Shkurt, e cila më së fundmi u përcaktua si e tillë…Covid-19 tashmë është në stadin e PANDEMICITETIT të saj, diçka që na bën të jemi më ALERT në mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë….Përcaktimi i situatës epidemiologjike si një PANDEMI edhe na “relakson njëkohësisht mendërisht”, sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë BETEJË për jetën, dhe se kjo e keqe tashmë MUND e DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, si dhe të ardhmërisë së vetë njerëzimit……”TRIMI i mirë me shokë shumë” – shprehet populli ynë…..EKSPERIENCAT e fituara tashmë nga beteja me Covid-19 në Kinë, në Kore, në Iran, në Itali e gjetkë, na shërbejnë edhe NE si shembuj për atë çfarë mund dhe duhet bërë më mirë, si dhe të “korigjojmë shënjestrën” e objektivave tona…..VETNDËRGJEGJËSIMI për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid-19, mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare….Na dëgjoni, Na besoni, Na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid-19, dhe të gjithë së bashku me siguri që do ta mposhtim atë….JEMI për ju në vijën e parë të luftës ndaj sëmundjes Covid-19 për TRIUMFIN e JETËS!!!”, -shprehet doktor Tritan Kalo.

Koronavirusi/ Doktor Kalo apel qytetarëve: Kjo e keqe DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, na dëgjoni dhe besoni Read More »

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ndalon veprimtaritë fetare

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve me anë të një deklarate për mediet shprehet se, duke marrë parasysh situatën nga koronavirusi, janë marrë masa të menjëhershme për të ndaluar veprimtaritë fetare.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Kryegjyshata thotë se do të ndalohen në teqe dhe objekte të tjera kulti të kësaj feje, ritet e fesë, që bien në kundërshtim me rregullat e vënë në fuqi nga qeveria shqiptare.

“Ndalohen kategorikisht të gjitha festat, darkat e ndryshme, llokmat për myhibanë, apo dashamirës bektashinj, suni dhe çdo lloj tubimi tjetër që është traditë e tarikatit dhe nënkupton grumbullimin e besimtarëve”, thuhet të tjera në njoftim.

Urdhërat e lëshuara janë firmosur nga ana e kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj./atsh

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ndalon veprimtaritë fetare Read More »

“Jemi pranë çdo qytetari”, bashkia Vlorë dezinfekton zonat publike

Bashkia e Vlorës vijon dezinfektimin e zonave publike, në kuadër të masave të marra nga qeveria në kuadër të minimizimit të përhapjes së COVID-19, të njohur ndryshe si koronavirusi i ri.

Bashkia Vlorë, të enjten, duke publikuar një video, nga puna për dezinfektimin e zonave publike, thekson se është pranë çdo qytetari.

“Në çdo moment, për të garantuar standardet e nevojshme të higjienës. Në çdo hapësirë, për të ofruar siguri. Puna jonë vazhdon. Jemi pranë çdo qytetari. Së bashku bëhemi më të fortë! Besimplotë, se kështu do ja dalim!”,- njofton bashkia e Vlorës.

Qeveria ka urdhëruar prej ditësh tashmë që të gjitha njësitë vendore të marrin masa për dezinfektimin e zonave publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, urbanëve…etj, një masë kjo që do të mundësojë minimizimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është vendosur gjithashtu dhe patrullimi në të gjithë vendin nga patrulla të përbërë nga ushtria dhe Policia, për të evidentuar të gjithë ata shtetas që shkelin urdhrin për vetëkarantimin, të cilët gjobiten, sipas urdhrit të qeverisë me 5000 euro gjobë.

Deri më tani numërohen 15 të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një zonjë 73-vjeçari nga Durrësi, që kishte edhe komplikacione të tjera.atsh

“Jemi pranë çdo qytetari”, bashkia Vlorë dezinfekton zonat publike Read More »

Koronavirusi/ Apeli i mjekut Beqiri: Sigurisht që do ia dalim! Qëndroni në shtëpi, do t’i bënit një shërbim gjigant familjes tuaj

A do ja dalim? Sigurisht që Po! Me një kusht, askush të mos takojë askënd për disa ditë, më e mira 2 javë. Qëndroni në shtëpitë tuaja duke evituar çdo kontakt me persona të tjerë dhe do t’i bënit një shërbim gjigant familjes dhe atdheut tuaj, vetizolohuni”.

Ky është apeli i mjekut të njohur Arben Beqiri, i cili ndan këshillat e tij për tejkalimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

“A do ja dalim? Këtë pyetje ma bëjnë këto ditë shumë miq, të afërm, pacientë të shqetësuar nga lajmet e përditshme mbi pandeminë nga COVID-19. Me keqardhje konstatoj që rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe vetëm ndonjë maskë tek-tuk të kujton që nuk është ditë e zakonshme pushimi”, thekson ai.

Beqiri thekson se “nuk ka të ngjarë që ne ta kalojmë këtë situatë më lehte se vendet e tjera, por duke qenë pak më të vonuar në prekjen nga kjo pandemi kemi mundësi të mësojmë shumë nga eksperienca e të tjerëve”.

“Nuk ekzistojnë as veprime, masa apo buxhete magjike që të mund të zgjidhin situatën. Por ekzistojnë të gjitha premisat që përhapja e këtij infeksioni tepër ngjitës të kufizohet në maksimum! Nuk duhet të lejojmë që për çdo dy pacientë që dalin nga terapia intensive 5 të rinj të shtrohen në terapinë intensive. Kjo do të bllokonte plotësisht sistemin shëndetësor”, u shpreh ai.

Beqiri vlerësoi se “mjekët dhe infermierët po punojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve. Me kënaqësi konstatoj që vlerësimi për ta sot është në maksimum. Shpresoj që të mos harroni, dhe që kjo të vazhdojë edhe pas kësaj pandemie”./atsh

Koronavirusi/ Apeli i mjekut Beqiri: Sigurisht që do ia dalim! Qëndroni në shtëpi, do t’i bënit një shërbim gjigant familjes tuaj Read More »

Ministria e Kulturës: Pezullohen deri në datën 3 prill të gjitha aktivitetet kulturore

Ministria e Kulturës ka urdhëruar sot pezullimin deri në datën 3 prill 2020, të të gjitha aktiviteteve kulturore, konferencave, këshillave kombëtare, dëgjesave publike, të parashikuara për t’u zhvilluar në institucionet e varësisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka theksuar se, “me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, sipas urdhrit nr.132, datë 08.03.2020 të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”, Ministria e Kulturës urdhëron: Pezullimin deri në datën 3 prill 2020, të të gjitha aktiviteteve kulturore, konferencave, këshillave kombëtare, dëgjesave publike, të parashikuara për t’u zhvilluar në institucionet e varësisë’

Ndër institucionet kulturore ku do të pezullohet aktiviteti janë teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar “Kujtim Spahivogli”, Cirku Kombëtar, Qendra Kombëtare, Kulturore për Fëmijë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Biblioteka Kombëtare, Instituti Kombëtar I Trashëgimisë Kulturore.

Urdhri parashikon mbylljen deri në datën 3 prill 2020 të muzeve publikë në varësinë e Ministrisë së Kulturës. Mbylljen deri në datën 3 prill 2020 të parqeve arkeologjike. Pezullimin e shërbimit për përdoruesit dhe mbylljen e sallave të leximit në Bibliotekën Kombëtare. Protokolli për kërkesa/ankesa pranë Ministrisë së Kulturës do të funksionojë me orar të reduktuar.

Gjithashtu ministria kërkon mirëkuptimin e institucioneve kulturore private, kinema e muze t’I bashkohen masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-2019./atsh

Ministria e Kulturës: Pezullohen deri në datën 3 prill të gjitha aktivitetet kulturore Read More »