Aktualitet

Masat shtrënguese ndaj COVID-19/ Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga zona të ndryshme në kryeqytet të cilat janë boshatisur nga qytetarët si asnjëherë tjetër.

Rama shprehet se “Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit”.

Më herët, si masë për frenimin e COVID-19 u kufizua lëvizja për qytetarët dhe nga e shtuna, ora 13:00, deri të hënën, ora 05:00, të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarët u janë përgjigjur masave të marrë nga qeveria për të parandaluar COVID-19./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1089999188034606/?t=0

Masat shtrënguese ndaj COVID-19/ Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit Read More »

Spiropali apel qytetarëve: Pakica e pabindur të qëndrojë në shtëpi, sa nuk është vonë

Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, falënderoi qytetarët për zbatimin e rregullave, si dhe apeloi pakicën të qëndrojë në shtëpi se ende nuk është vonë.

Spiropali shprehet: “Mirënjohje për maturinë qytetare shumicës që ka kuptuar se disiplina na afron tek fitorja me dhe po respekton rregullat një më një!”.

Spiropali thekson se “pakica e pabindur t’i thërrasë mendjes sa nuk është vonë!

“Stop me ‘ahengje’ papërgjegjshmërie kolektive në këto kohë kur misioni i përbashkët i betejës është shtëpia! “, tha ajo.

/atsh

Spiropali apel qytetarëve: Pakica e pabindur të qëndrojë në shtëpi, sa nuk është vonë Read More »

Rama apel të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, mos hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë

Kryeministri Edi Rama drejtoi një tjetër apel të fortë ndaj qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për kufizimin e lëvizjes duke qëndruar në shtëpi, ndërsa solli shembullin tragjik të Italisë.

“O njerëz, o xhan! Po aman more si doni t’jua them juve që akoma dilni nëpër lagje për ajrosje, që do merrni në qafë familjen, miqtë, kalimtarë që nuk ju kanë asnjë borxh?! Jam gati t’ju ulem në gjunj dhe t’ju lutem: Mos!!! Mos! Mos se po hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë!!!”, tha Rama.

Kryeministri iu drejtua edhe atyre qytetarëve që mblidhen para dyqaneve dhe nuk respektojnë distancën në radhë. “Po ju o motra e vëllezër si doni t’ju lutem që të mos bëheni garrumbull kur shkoni për të blerë, po të mbani radhë në distancë dhe duroni sa t’ju vijë radha?! Jam gati t’ju shtrihem para syve dhe t’ju lutem: Mos!!! Mos!!! Mos , se po bëni mish për top familjen tuaj dhe dhjetëra njerëz të pafajshëm, duke u sjellë si tek dera e autobusit apo stadiumit”, shtoi kryeministri.

Rama ftoi qytetarët që të ndërgjegjësohen dhe të shohin se çfarë po heq Italia, ku po mbeten të vdekurit pa varr e po ikin me kamionë ushtrie rrugëve.

“Lexojeni çfarë shkruan ky postim, ku edhe kjo foto ku s’ka njerëz grumbull e as ecje për dore, quhet një skandal. Këta bëjnë vrap mes bombave të padukshme dhe pastaj u thërret vdekja njerëzit e shtëpisë, e s’u gjejnë dot më jo krevat në spital, po as një copë varr”, tha Rama./atsh

Rama apel të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, mos hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë Read More »

Autoriteti i Ushqimit në Vlorë vijon kontrollet në tregje për zbatimin e masave kundër COVID-19

Përtej sforcos së të gjithëve prej nesh, kur kurajoja, durimi dhe dëshira për t’ja kaluar paq të gjithë kësaj situate të vështirë është më e fortë se kurrë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze për të garantuar shëndetin e secilit prej nesh.

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, gjatë këtyre ditëve ka kryer një sërë monitorimesh në markete, supermarkete, furra buke dhe njësi te ndryshme tregtimi mishi dhe fruta-perimesh.

“Fokusi kryesor është zbatimi i masave të vendosura higjieno-sanitare (maska, doreza dhe dezinfektimi i ambienteve), ruajtja e distancës, tregtimi i bukës së paprerë dhe ajo çka nuk duhet asesi të ndodhi, abuzimet me çmimet në kurriz të sakrificës së përbashkët. Mbetemi të vendosur që bashkë me secilin prej jush të dalim më të fortë nga kjo luftë”, citon njoftimi i AKU-së,/atsh

Autoriteti i Ushqimit në Vlorë vijon kontrollet në tregje për zbatimin e masave kundër COVID-19 Read More »

Katër arsye pse distancimi social është i rëndësishëm

Instituti i Shëndetit Publik ka renditur katër arsye kryesore pse është i rëndësishëm distancimi social në kuadër të situatës së COVID-19.

Sipas ISHP-së, e rëndësishme është që ndërpritet zinxhiri i transmetimit nga njeriu tek njeriu, ç’ka frenon përhapjen e sëmundjes.

Katër arsye pse distancimi social duhet të respektohet:

Ndërpret zinxhirin e transmetimit nga njeriu tek njeriu
Parandalon transmetimin e mëtejshëm të virusit
Redukton intensitetin e epidemisë
Ngadalëson rritjen e rasteve me COVID-19.

Katër arsye pse distancimi social është i rëndësishëm Read More »

Xhaçka: FA dhe Policia në çdo supermarket dhe bankë për të respektuar rregullat

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha sot se në çdo supermarket, sipas orareve të lëvizjeve, do të jenë Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit për të mundësuar rregullat e largësisë mes qytetarëve.

Xhaçka shprehet se “në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin e padiskutueshëm të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.

“Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: Disiplinimin”, shprehet ajo.

Xhaçka thekson se duhen respektuar orari i lëvizjeve distanca dhe këshillat për mbrojtjen nga COVID-19.

“Ndiqni këshillat e specialistëve. Respektoni oraret. Mbani radhën në supermarkete e banka. Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri. Respektoni masat mbrojtëse në ambientet publike. Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja. Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës”, shprehet Xhaçka./atsh

Xhaçka: FA dhe Policia në çdo supermarket dhe bankë për të respektuar rregullat Read More »

Për 5 javë/ 50% më shumë internet falas, akses falas në çdo platformë edukative online

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “do të ofrohet 50% internet mobil falas më shumë, për 5 javë nga të tre operatorët”.

“Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të veprimtarisë së tyre online dhe po bëhet një përpjekje e madhe për të mos ndërprerë falë opsioneve online mësimdhënien për nxënësit e shkollave, përmes AKEP kemi inkurajuar fuqishëm operatorët, sipërmarrësit dhe ata që janë të angazhuar në rrjetet e shërbimeve elektronike të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimal dhe cilësor të internetit me kushte financiare sa më të favorshme, duke pasur posaçërisht në vëmendje mbarëvajtjen teknike dhe qëndrueshmërinë e vetë rrjeteve”, tha Rama.

Kryeministri tha se edhe pas testeve teknike të domosdoshme që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit dhe janë koordinuar në vendimmarrje dhe bashkëpunim me kompanitë celulare lidhur me oferta që do të jenë të vlefshme, nga nesër deri në fund të muajit prill 2020 do të ofrohen:

50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore
Akses falas në internet në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH-së, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim.
Mundësi për abonentë të fiksit për të pasur akses në paltforma edukative interaktive për fëmijë të çdo moshe 60% më lirë krahasimisht me ofertën normale.
Zgjatje e ofertave për internetin fiks dhe televizor nga ABCOM, të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje gratis për fëmijët.
Ofertë për 1 muaj gratis për çdo paketë të re abonimi internet nga Albtelekom. Çdo paketë e re që do të blihet dhe kontratë e re do të ketë të përfshira ofertat e sipërpërmendura./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2625998364286573/?t=0

Për 5 javë/ 50% më shumë internet falas, akses falas në çdo platformë edukative online Read More »

Përdorim i kujdesshëm i internetit që të mos kolapsohet rrjeti, 350 teknikë të autorizuar në terren

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “javën e fundit është vënë re rritje e kuptueshme eksponenciale e përdorimit të internetit në Shqipëri”, ndaj dhe kërkoi përdorim sa më të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që kapacitetet e këtij aseti që nuk është një burim i pakufishëm të mos i mbivendosim presionin e kolapsit.

Rama tha se “administrimi i duhur i rrjeteve dhe shërbimeve elektronike është një nga pikat nevralgjike të gjithë menaxhimit të krizës dhe kërkon një koordinim në kohë reale mes të gjithë aktorëve”.

“E keni parë se si kolapsuan sistemet dixhitale në vende shumë më të zhvilluara se i yni. Ne ishim përgatitur qysh herët dhe kemi qenë gjithë kohës në koordinim me operatorët për mbarëvajtjen dhe sigurinë e mirëfunksionimit të rrjeteve dhe të shërbimeve që rrezikohen nga një kolaps i pjesshëm apo i përgjithshëm si rezultat i mbipërdorimit të internetit sidomos në shërbimin celular. Falë bashkëpunimit të deritanishëm, mirëkuptimit të sipërmarrësve, profesionalizmit të stafeve dhe mbështetjes së strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe të bashkive është siguruar megjithë vështirësitë kudo ku ka qenë e mundur”, tha Rama.

Ai u shpreh se “në respekt të kufizimeve normative, aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientit, më shumë se 350 teknikë janë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë gjithë ditës për të mirëmbajtur infrastrukturën e rrjeteve dhe për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët pa shërbime bazë”.

Rama tha se “në funksion të situatës ekipet teknike në terren mund të jenë edhe më të shpeshta megjithë mangësitë e natyrshme”.

Kryeministri theksoi se “në situatën e jashtëzakonshme është krijuar në kuadrin territorial një kordon asistence dixhitale jetëgjatësia e të cilit do të varet nga sensi i përgjegjshmërisë dhe vetëdijësimi i secilit prej nesh në një moment kur nuk ka ende parashikueshmëri për kohëzgjatjen e kësaj lufte”.

Kryeministri kërkoi ndërgjegjësimin e qytetarëve për brishtësinë akute të sistemeve dhe rrjeteve elektronike në këto kohë lufte.

“Përvoja në vende të tjera të prekura nga pandemia si Italia, Britania e Madhe dhe Spanja dëshmon se mbingarkimi i rrjeteve, abuzimi i përdorimit të tyre, sjell si pasojë të menjëhershme kolapsin që nuk dëmton vetëm cilësinë por kompromenton jetëgjatësinë dhe vazhdimësinë e furnizimeve bazike të telefonisë fikse dhe celulare si dhe furnizimin me internet në momentet kritike.

“Situata e krijuar në këto vende ku u afrua në mënyrë jorealiste internet mobile 100% falas i pakufizuar për 10 ditë, rezultoi në probleme teknike që mund të jenë fatale për mijëra konsumatorë. Ndaj dhe ata ndryshuan kurs kur u gjendën në kolaps”, tha Rama./atsh

Përdorim i kujdesshëm i internetit që të mos kolapsohet rrjeti, 350 teknikë të autorizuar në terren Read More »