Aktualitet

81 të shtruar në Infektiv, 8 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar

Numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në shërbimin infektiv është 81, prej të cilëve 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë një deklarate për mediet, të enjten, duke pasqyruar situatën e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, theksoi se “në shërbimin Infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar”.

“Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”, – shtoi Daja.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. /atsh

81 të shtruar në Infektiv, 8 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar Read More »

ARRSH: Të gjitha akset rrugore në vend janë pastruar nga bora

Rreshjet e borës dhe shiut kanë pushuar dhe qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset rrugore në vend kryhet pa probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset rrugore në vend janë pastruar nga bora dhe nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

ARSH bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren me mjete e punëtorë për të mbajtur të hapura akset rrugore. /atsh

ARRSH: Të gjitha akset rrugore në vend janë pastruar nga bora Read More »

Mesazhi i 66-vjeçarit nga Fieri që fitoi betejën me COVID-19, Manastirliu: Punë fantastike e stafit mjekësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin e Infektivit i shëruar nga COVID-19.

Në mesazhin e tij 66-vjeçari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, më tej ai thotë se falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

“Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin Infektiv. Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje postinfarkti të miokardit. Sot Kastrioti është i shëruar. Forca ekipit të Infektivit”, – shprehet Manastirliu.//atsh

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/666472430852600/?t=0

Mesazhi i 66-vjeçarit nga Fieri që fitoi betejën me COVID-19, Manastirliu: Punë fantastike e stafit mjekësor Read More »

Salla operative e Policisë së Shtetit, përgjigje mbi 1 milion telefonatave

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla solli sot rastin e Elisabeta Çarçiut, vajzës nga Gramshi, punonjëse në sallën operative të Drejtorisë së Policisë, Qarku Tiranë, ku marrin përgjigje 1 milion telefonata.

Balla vlerëson punën e Policisë së Shtetit dhe kontributin e vajzave në sallën operative ku u përgjigjen mbi 1 milion telefonatave.

“Salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët. Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19”, tha ai.

Pu ashtu, Balla shton se “Policia e Shtetit është në vijën e parë të frontit në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët”. /atsh

Salla operative e Policisë së Shtetit, përgjigje mbi 1 milion telefonatave Read More »

Kryeministri dhe ministrat me gjysmë page, shuma në fondin kundër COVID-19

Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Po ashtu, sipas vendimit, edhe nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

Përjashtohen, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Institucionet përkatëse duhet të derdhin shumat e papaguara në buxhetin e shtetit, në fondin anti COVID-19, të miratuar për vitin 2020./atsh

Kryeministri dhe ministrat me gjysmë page, shuma në fondin kundër COVID-19 Read More »

”Turizmi rikuperohet më shumë se çdo sektor tjetër”, Klosi: Mbi 3 mijë biznes përfitojnë nga ulja e TVSH-së 6%

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh sot se, është e vështirë të flasësh për shifra konkrete të dëmeve në turizëm, nga situata e COVID-19.

“Kërkohen shifra ne situata kur ne jemi duke përpunuar skenarë të mundshëm se sa i goditur është turizmi. Unë nuk mendoj që turizmi s’do pësojë goditje. E ndaj këtë shqetësim me operatorët çdo ditë. Është një sektor shumë i goditur por shikohet me përparësi sepse është sektori që mund të rikuperohet më shumë se çdo sektor tjetër”- tha Klosi.

Sipas tij, turizmi nuk është problematikë e momentit, por e gjithë sezonit që do vijë se goditet i gjithë viti.

“Shpresojmë që problematika të mbyllet brenda muajit prill dhe me shumë pozitivitet shpresojmë disa statistika brenda sezonit. Nuk do kapim dot shifrat e vjetshme, por ne kemi punuar që të rikuperojmë sa të mundemi këtë sezon”, tha Klosi.
“E para është aktualiteti, momenti i vështirë dhe problemi më i madh çfare do bëjmë të kapim aq sa të kapim nga sezoni, se është nga ato sektorë që mund të fusë më shumë para cash nga jashtë se çdo sektor tjetër. Edhe kriza greke pati një rikuperim falë turizmit’- tha Klosi.
Ai njoftoi se me ministrin Ahmetaj po përgatisim disa skenarë që do ja paraqesim kryeministrit për të marrë një vendim në paketën 2 që do mbështesi ekonominë afatgjatë.
“Nëse ky sektor falimenton dhe i vë drynin, ne do kemi problematika të mëdha në sezon. Ne kemi shumë mundësi që nëse bashkëpunojmë fort dhe të çojmë propozime te kryeministri. Lekët janë një mënyrë, por politika janë mënyra tjetër”- deklaroi ai.
“Ka shumë sektorë që goditen, jo vetëm hotelet e mëdha. Jane 3 087 subjekte që përfitojnë 6 % e akomodimit, një pjesë e tyre janë biznes i vogël, por edhe për sa i përket biznesit të madh, kjo është situata në Shqipëri. Kontratat janë të ngrira, por jo të anuluara. Akoma ka shpresë që ky sektor të prodhojë për ekonominë shqiptare. Ne duhet ta ruajmë shumë mirë aleancën me kolegët”- tha Klosi.
Sipas tij, me një ndërhyrje të re duhet t’i paraqesim disa skenarë Kryeministrit, duke mbajtur komunikimin me kolegët, që kanë të bëjnë jo vetëm me para por edhe politika që sektori të mbijetojë dhe të shpëtojë./atsh

”Turizmi rikuperohet më shumë se çdo sektor tjetër”, Klosi: Mbi 3 mijë biznes përfitojnë nga ulja e TVSH-së 6% Read More »

“Paga e Luftës”/ Dyfishim i ndihmës ekonomike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se “pagesat e punonjësve në kushtet e situatës së jashtëzakonshme, do të bëhen menjëherë këtë muaj. Jemi duke procesuar aplikimet, kemi 5 700 biznese me 9 mijë punonjës vetëm sot dhe me të mbarur procesi dhe me të verifikuar numrin e llogarisë bëhet kalimi i pagesave në llogaritë bankar”.

“Hapja e llogarisë nuk është e vështirë nga individët të cilët e zgjedhin vetë bankën që duan. Tërheqja mund të bëhet me sportel ose me kartë”, tha Denaj.

Sipas saj, nëse kemi përcaktuar 10 ditëshin e parë të prill si periudhë që do të procesojmë ne themi që deri në datën 15 prill të gjitha pagesat janë të mundshme.

“Ne flasim për një pagë mujore dhe në muajin prill do të procesohet një pagë mujore për muajin prill, efektiviteti i këtij vendimi është nga data 1 prill dhe në konteksin e këtej efektiviteti flasim për muajin prill. Në maj do të merret paga e majit dhe në qershor paga e qershorit” -tha Denaj.

Sipas saj, “një nga masat që ka marrë qeveria në kushtet e situatës së fatkeqësisë natyrore është ndihma e papunësisë, e cila është një pagë sa gjysma e pagës minimale, e cila sigurisht si fond është dyfishuar dhe konkretisht është në shumën 26 mijë lekë”.

Gjatë një interviste televizive, Denaj u shpreh se, vlera e pagës minimale është menduar sa një pagë bazë për të pasur një trajtshmëri mbështetje.

“Unë e kuptoj që për një person që ka pasur një buxhet të caktuar për një muaj, kuptohet që ky është një ngushtim, por është një shumë që në kushte të tjera nuk do të mundësohej”- tha Denaj.

Pikërisht, vijoi ajo, për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve dhe atyre familjarëve të cilët ishin me pagë 0 të deklaruar, e marrin pagën 26 mijë lekë.

“E thënë ndryshe në një familje kryefamiljari që ka qënë i deklaruar me një pagë ndoshta 26 mijë, (ose kryefamiljarë të tjerë deklarojnë në vlerën 50 mijë), nëse flasim për një pagë të tillë 26 mijë lekë, bashkëfamiljari i tij me deklarimin 0 do të marri edhe ai 26 mijë lekë të dyja bashkë bëjnë një fond që është i rëndësishëm, për atë familje në këto kushte”- shpjegoi Denaj.

Denaj tha se, masat vijnë në një kontekst ndihme më shumë se ndihma ekonomike. Ka familje që marrin ndihmë ekonomike që është sa gjysma e pagës minimale por paketa e masave mbështetëse synon të jetë sa më gjithëpërfshirëse.

“Në varësi të kohëzgjatjes së situatës së vështirë qeveria do të mendojë dhe skenarë të tjerë mbështetjeje, por në këtë fazë kjo është masa e parë”, përfundoi Denaj./atsh

“Paga e Luftës”/ Dyfishim i ndihmës ekonomike Read More »

Fjalë të çmuara/ Ka miliona mbijetues, bëji një milion e një

“Ka miliona mbijetues, bëji një milion e një”, citoi sot kryeministri Edi Rama aktorin Tom Hanks, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të aktorit të njohur Tom Hanks që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Aktori fitues i çmimit Oscar Tom Hanks dhe gruaja e tij, aktorja dhe këngëtarja Rita Wilson, u prekën gjithashtu nga koronavirusi, ndërsa tashmë janë shëruar.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social./atsh

Fjalë të çmuara/ Ka miliona mbijetues, bëji një milion e një Read More »